HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MALLKIMI I ROZAFĖS

-- poezi nga Ramadan MUSLIU

Rozafa Qytetet fshihen nėpėr harta
Trojat u bėnė rrafsh me tokė
urat as hapin njerėzor nuk e mbajnė mė
murator s'ka mė pėr tė ndėrtuar baladat
arkitektėt thellė nė dhe e muarėn
endrrėn e lashtė mbi fatin njerėzor
mjeshtrit ēollakė enden tė papunė botės
prej piramide nė piramidė pranė urave qyteteve
po gjallė nė dhe tė shti hapi reumatik i plakut mbi urė
fėmijėt pse qajnė rrugėve tė botes tėrė natėn e lume
dhe nuk prajnė pa u dhėnė gji nėnat qofte edhe nė balade
a dėgjon si kullon lagėshti nė fytyrė
a e sheh si derdhet qumėshti nga ėndrrat tona
dhe Drini fushat vėrshon
cilit fėmijė t'i japė gji nėna nė themel
tymi i botės ra syve ku ėshtė ai qytet legjendė
kuptimi kohė pas kohe therr nė zemėr si gjilpėrė
kujtimi i kohės mbeti njollė nė hapėsirė
apo statujė arkitekti nė njė tempull
ku bota i bie nė gjunj
kjo eshtė koha; uji i Bunės qė derdhet para

kėmbėve te mia
materie e lėngėt nė duart e mjeshtrit kjo ėshtė koha
gėlqerja ka hyrė ne eshtra, lagėshtira nė ėndėrr
mjeshtrit mjeshtėrojnė nėpėr eshtra si reuma
netėve tė vjeshtės me shi kur me qiri tė ndezur
lutemi pėr shpirtin e bijve tanė mbetur nė Vajkal
tash koha mjeshtrit i ngriu nė hapesirė
ata me kėmbė nė baltė vėshtrojnė veriun
qė e vodhi frvmėn time nė njė baladė
po dhembjen nė zallė e perzjeu
Orėn e rėrės
e ktheu mbrapsht
ēfarė zalli derdhet tash nė rapsodinė popullore.

-- dėrguar nga Ilir Seci

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara