HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Skėnderbeu” - i panjohur

-- nga Julius PISKO,
Udhėheqės i Konzulatit Gjeneral tė Austrohungarisė nė Janinė (shek XIX)

Pėr herė tė parė
njė monografi e plotė studimore e panjohur pėr Skėnderbeun

Parafjala
Vjenė, 1894

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu Gjergj Kastrioti (Georg Castriota), Skėnderbeu (Skanderbeg), heroi nacional shqiptar, ėshtė padyshim dukuria mė e spikatur e Mesjetės. Duket e pabesueshme qė njė njeri i cili nėn komandėn e tij nuk kishte mė tepėr se disa mijėra ushtarė, edhe ata jo tė ushtruar pėr luftė, tė ketė mundur t‘i pėrballojė 24 vite me radhė me fitore ushtrisė turke pėr nga numri, shpesh, dhjetė e njėzet herė mė tė madh. E gjithė Evropa dridhej nga ecuria e fitoreve tė pandalshme tė Kalifėve Otomanė, nė njė vend idilik tė veēuar tė dėrrmuar megjithė mundimet, njeriun me dėshirė hekuri e bėnte pėrndryshe tė pamposhtur, tė cilin, shikuar nga numri i ushtarėve tė tij, e bėjnė hero.

Talenti strategjik i shkėlqyeshėm i Skėnderbeut, gojėtaria entuziaste, e gjithė magjia qė dilte nga personaliteti i tij, e vendosin atė denjėsisht nė anėn e heronjve mė tė rėndėsishėm tė tė gjitha kohėrave.

Shqipėria ėshtė ende edhe sot, megjithė pozitėn e pėrshtatshme gjeografike, nė njė mėnyrė primitive. Kėtu mungon literatura, s‘ėshtė ēudi qė jeta dhe vepra heroike e Skėnderbeut, megjithė entuziazmin jashtzakonisht tė kohės nė tė cilėn jetonte, janė tė rrethuara nga njė rreth mitologjik, ku historianėt kanė mundur vetėm me njė pėrpjekje tė mundimshme tė bėjnė dallimin mes tė vėrtetės dhe trillimit. Gjatė pėrmbledhjes sė kėtij libri, pėr fat tė keq nuk e kam pasur nė dispozicion tė gjitha ato materiale qė do tė kishin qenė tė nevojshme pėr tė dėshmuar me saktėsi tė plotė marrėdhėniet jashtėzakonisht tė ndėrlikuara tė pushtetarėve shqiptarė midis tyre nė shekullin e 15-tė; pra, nisur nga kjo, mė besoni, se unė me besimin e mirė i kam paraqitur supozimet dhe kam nxjerrė pėrfundime tė cilat mund tė gjenden edhe nė veprat e tjera e qė pėr mua janė tė panjohura, le tė mė falin me zemėrgjerėsi.

Megjithėkėtė, kam pasur nė dispozicion duke iu falenderuar zemėrgjerėsisė sė Jezuitėve tė P.P nė Skutari njė numėr tė madh tė librave me vlerė dhe dokumente, tė cilat mė kanė sjellė nė gjendje qė tė paraqes drejt jokorrektėsinė e njė numri tė madh tė shumė biografėve tė Skėnderbeut. Nėse unė kėtu i lejoj vetes, posaēėrisht nė mėnyrė tė hollėsishme tė citoj veprat e shfrytėzuara, pėr kėtė arsyeja qėndron nė atė se, njė numėr i madh i tyre mund tė gjenden nė tregun e librit jashtėzakonisht rrallė apo ndoshta nuk mund tė gjenden fare.

I vetmi shkrimtar i kohės nė Shqipėri ka qenė Marinus Barletius (“Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarium principis”).

Shumė mė i ndėrgjegjshėm se Barleti, duket informatori nga Giammaria Biemmi (“Istoria die Giorgio Castrista, detto Scanner-Begh, Brescia 1742”), tė cilin pėrmbledhėsi e quan Antivariner. Biemi tregon se e kishte gjetur njė libėr nė gjuhėn latine shumė tė dėmtuar, tė cilit i mungonin fillimi dhe mbarimi, nė mes tė librit ai kishte gjetur njė shkrim tė titulluar me kėtė pėrmbajtje:” Explicit Historia Scanderbegi edita per guendam Albanensem. Venetiis impressa industria atque impensa Erhardi Radolt de Augusta anno Domini 1480 die II mensis Aprilis ducente Joanne Mocenyco, inclito Duce.”

Mė tej nė punimin e dhėnė kėtu, ėshtė pėrdorur edhe kjo literaturė:

- “Historia universale dell`origine et imperio de Turchi; raccoltada M. Francesco, Venetia 1568”
- “Historia e gloriosi gesti et iuttoriose impress e fatte contro Turchi dal Sig. Don Giorgio Castriotto detto Scanderbeg; Venetia 1646” (Gjatė citimeve ky liber ne vijim do te pėrdoret me shkurtesėn H. e.g.)
- “Historia Bizantina Duplici Commentario Illustrata, Autore Carolo du Fresne Domino du Cange, Regi a Consiliis, et Franciae apud Ambianos Questore, Lutetiae Parisiorum 1680.”
- “Illyrici Sacri, Autore Daniele Farloto, Presbitero Societatis Jesu, et Jacobo Coleto olim ejusdem Societatis Alumno, Venetiis 1817.”
- “Histoire de l`Empire Ottoman depuis son origine jusqu`a a nos jours par J. de Hammer, Paris 183“
- “La Turquie d`Europe par Ami Boue, Paris 1840“
- “Albanische Studien, Dr. Jur. Johann Georg von Hahn, konzulat i mbretėrisė pėr Greqinė lindore, Jena 1854.“
- “Storia Ducumentata di Venezia di S. Romanin, Venezia 1855.“
- “Histoire de Scanderbeg par M. Camille Paganel, Paris 1855.“
- “Storia d’Italia del Professor D. Pietro Balan, Modena 1877.“
- “Le Istoria Albanesi compilate da Francesco Tafani, Salerno 1886.”

Dhe vepra tė tjera historike tė vjetra, si dhe materiale nė dorėshkrim nga arkivat e Venedikut, Milanos, Manta, Bolonjės etj.

J. Pisko - Janinė, qershor 1894


I

Nė fillim tė shekullit 15-tė, nė Shqipėrinė e sotshme sundonin njė numėr i princėve pak a shumė tė pavarur, prej tė cilėve mė i respektuari ishte Gjon Kastrioti (Johannes Castriota). Kastriotėt me sa thonė, kanė prejardhje nga Emathia nė Maqedoni1 (Macedonien) dhe sundonin zonėn e Krujės (Kroja) 2, sėbashku me njė pjesė tė tokės pėrskaj lumit Dibėr (Dibre).

Pretendimet e disa historianėve tė rinj se Kastriotėt kanė prejardhje serbe ėshtė pėr t’u kėrkuar nė faktin se, Gjon Kastrioti ka qenė i martuar mė Voisava, vajza e njė princi triball (Triballer) 3, me ēka edhe janė pėr t’u shpjeguar emrat e pjesėrishėm sllavė tė pesė vajzave tė tij (Mara, Djela, Angelina, Ulaiza dhe Mamica) dhe katėr djemve (Reposius, Stanica, Constantin dhe Georg – Skėnderbeu).

Sipas tė dhėnave tė shkrimtarėve tė kohės, vetė lindja e Gjergjit 4 do ketė qenė e pėrzier me njė lloj shenje mrekullie 5. Mbi vitet e para tė jetės sė tij raportohet se, megjithė moshėn e tij tė re, ishte mė i miri nė tė gjitha lojėrat e luftarake se gjithė vėllezėrit e tij, nė tė gjitha ushtrimet trupore tregohej shumė i shkathėt dhe posedonte njė dhunti tė jashtėzakonshme.

Mosmarrėveshjet e disa pushtetarėve shqiptarė ndėrmjet veti kanė pamundėsuar njė rezistencė tė suksesshme kundėr depėrtimeve otomane. Edhe pse vetė Principatat mė tė fuqishme, si Arianitėt (Arianites Thopia Comneus), poseduesit e njė pjese tė madhe tė Epirit (Epirus) i janė nėshtruar ushtrisė turke, megjithėkėtė, Gjon Kastrioti pėrpiqej ta mbronte pavarėsinė e vendit tė tij. Ai vetė, pa ndonjė ndihmė nga jashtė, pėr njė kohė tė shkurtėr, ishte i detyruar tė dorėzojė kryengritjen e pashpresė dhe dėrgonte katėr djemtė e tij si pengje nė Adrinopol (Adrianopel).6

Mbi vėllezėrit e Gjergjit nuk ka tė dhėna tė sakta; a i ka helmuar Murati i II-tė pas vdekjes sė babait tė tyre, siē supozohet nė pėrgjithėsi, kjo duket e diskutueshme.7 Nė ēdo mėnyrė, duket qė tė njėjtit bashkė me Gjergjin tė jenė detyruar ta pranojnė fenė e muhamedanėve, me ē‘rast trimi jonė e merrte emrin Skenderbe.8 Skėndėrbeu i ri gėzohej se nė bazė tė fitoreve dhe pėr shkak tė veēorive tė tij tė shkėlqyeshme trupore dhe mendore, fitonte njė njė simpati tė jashtėzakonshme nė oborrin turk. Ai ėshtė edukuar me njė pėrkujdesje tė veēantė ushtarake, natyrisht sipas mundėsive tė asaj kohe, mirėpo si duket, ai ka shijuar edhe mėsimet shkencore pasi qė, pėrveē gjuhės amtare, ka zotėruar edhe greqishten, arabishtėn, italishten dhe turqishten.

Nė moshėn 18 vjeēare i plotėsohet dėshira e flaktė e Skėndėrbeut qė tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė luftėrat kundėr armiqve tė Sulltanit. Murati i II-tė qė kishte marrė postin diku nė vitin 1421, u pėrgjigjet nxitjeve tė luftėtarit tė ri dhe e emėron atė pėr Sanxhakun,9 me tė cilėn vetė edhe ka marrė pjesė nė njė fushatė kundėr princėve tė Anatolien. Detajet pėr kėtė nuk posedohen, megjithėkėtė, supozohet nė pėrgjithėsi se Skėnderbeu kėtu ishtė mbuluar me lavdi. Duket se ai ėshtė dashur qė disa herė tė zhvillojė beteja kundėr Anatolien, derisa ai e kishte nėnshtruar kėtė provincė; megjithėkėtė, edhe pėr betejat e mevonshme, ngjajshėm si pėr tė parėn, ka shumė shkrime tė varfėra.10

Nė Adrinopol, qė nga viti 1366 rezidencė e Sultanit tė Turqisė, kthimin e heroit tė ri po e priste njė pritje e madhėshtore. Murati i II-tė e vlerėsonte Skėnderbeun si shtyllė tė ēmueshme pėr qėllimet e tij luftarake, dekoronte fituesin (Skėndėrbeun vėr.) me dhurata dhe tituj nderi nė praninė e gjithė Oborrit me fjalime lavdi.11

Njė kohė tė shkurtėr, pasiqė Skėnderbeu ėshtė kthyer nė Adrinopol nga beteja vendimtare kundėr Anatolien, kishte pėr tė kaluar dy duele tė cilėt janė prezantuar nė mėnyrė mjaft tė ngjashme nga shkrimtarėt e rinj dhe tė vjetėr. Nė kohėn e atėhershme, kur fuqia individuale shpeshherė ishte vendimtare pėr fitore, ishte e zakon qė nė kohė paqeje individė tė ushtruar mirė shkonin prej njė qyteti nė tjetrin pėr tė ftuar nė duel ata mė trimat. Njėri prej kėtyre luftėtarėve qė bridhte ishte njė tartar (Tartare) me njė trup tė zhvilluar si ai i Herkulit, i cili nė vitin 1429 vjen edhe nė Adrinopol dhe provokonte kot pėr njė kohė tė gjatė luftėtarė tė Muratit tė II-tė.

Kushtet luftarake shumė tė vėshtira, si dhe zėri i tij qė kishte dalė se ėshtė i pamundshėm, frikėsonte edhe vetė trimat mė tė mėdhenj. I vetmi ishte Skėndėrbeu, i cili kishte guxuar t’i dalė pėrballė kėtij tė madhi, i cili, kur u paraqit ai (Skėnderbeu) me trupin e tij tė brishtė tė 25 vjeēarit, thirrjet e larta vetėm se dyfishoheshin.12 Tė dy kundėrshtarėt qėndronin pėrballė njėri-tjetrit tė armatosur vetėm me nga njė, kamė krejt tė zhveshur nė njė hapėsirė tė kufizuar. Pas njė lufte tė shkurtėr, e cila u zhvillua me njė qetėsi tė lartė nga kureshtja e madhe e gjithė Oborrit dhe nga pjesėmarrja e madhe e popullatės, e shtrin Skėndėrbeu tartarin tė vdekur nė tokė. Ai ishte pėrcjellur me brohoritjet e pafundme nga shikuesit.

Jo mė pak i gėzueshėm ishte Skėndėrbeu edhe pak muaj mė vonė nė Bursia,13 ku ishte vendosur edhe Murati i dytė; nė njė duel tė dyfishuar kundėr dy persianėve (Perser) emrat e tė cilėve ishin Jaja dhe Zampsa tė cilėt i kishin ofruar Sulltanit shėrbimin e tyre dhe si provė pėr trimėrinė e tyre personale tregoheshin tė gatshėm tė armatosur me kuaj, shtizė, shpatė dhe mburojė tė luftojnė me trimin mė tė madh tė Sulltanit. Skėndėrbeu i lutet Sulltanit menjėherė pėr mundėsinė qė tė matė forcėn me kėta tė huaj14 dhe i hyp kalit. Jaja, i cili del i pari pėrballė Skėndėrbeut, ngushtohet shumė shpejt nė atė mėnyrė sa qė shoku i tij Zampa, duke bėrė shkeljen e rregullave, kėrcen nga mbrapa me shtizė nė drejtim tė Skėnderbeut15. Ky i fundit kthen kalin e tij me njė shpejtėsi prej vetime dhe shpuron tradhtarin me shtizėn e tij e mė pas pret Jajėn qė i ishte vėrsulur dhe e vret poashtu edhe kėtė me shpatėn e tij tė rėndė, me tė cilėn e kishte ndarė persianin nė dy pjesė.

Pas disa betejave tė parėndėsishme nė Azi, Skėnderbeu dėrgohet nė Evropė nga Murati i II-tė. Dhe ne kėtu kemi ardhur te pika mė e diskutueshme e jetės sė heroit tonė dhe pikėrisht pėr sjelljet e tij gjatė luftėrave me armiqtė e krishterė. Se Skėndėrbeu gjithė kohėn mbeti njė katolik i mirė, poashtu edhe nė mes tė rrethit tė tij turk, pėr kėtė nė tė vėrtetė nuk ka fare dyshim, megjithėse nė publik e njihte islamin. Nė oborrin e Muratit tė II-tė jetonte njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh (Albanesen) fisnikė, qė tė gjithė e shihnin Skėnderbeun si ēlirimtarin e ardhshėm tė vendlindjes dhe atė pėrherė e mėsonin nė mėsimet e krishtenizmit. E vėshtirė ėshtė pyetja nėse i njėjti (Skėnderbeu vėr.) a e kishte tė mundur qė nė luftėrat kundėr bashkėbesimtarėve, t’i kursente, ruante. Barleti dhe Sansovinus njoftojnė se Skėnderbeu nė mėnyrė shumė tė menēur, nė fushatat e tij kundėr Greqisė dhe Hungarisė, u ishte mėnjanuar betejave tė ashpra serioze dhe nėse ai burgoste ndonjė, mundohej qė atyre nė ēdo mėnyrė t'u lehtėsonte fatin e tyre dhe dinte aq mirė tė manovronte, sa qė ia arrinte ta kėnaqte nė mėnyrė tė plotė edhe vetė Sulltanin16. Autorė tė tjerė mendojnė se ai ka qenė i njėjti kundėrshtar i trishtueshėm si pėr myslimanėt, ashtu edhe pėr tė krishterėt. Dėshmi pėr kėtė ėshtė robėrimi i Serbisė 17 qė udhėhiqej nga Georg Vokovich apo Brankovich, pėrndjekjen e metropolitėve Novemonte nga ky vend. E vėrteta duhet tė jetė diku nė mes. Pa dyshim, se Skėnderbeu ėshtė ngritur nė luftė kundėr jo tė krishterėve, ai do t'i kishte rrezikuar planet nėse nė luftėrat kundėr bashkėbesimtarėve tė tij do tė ishte kufizuar vetėm nė rolin e njė shikuesi tė detyrueshėm.


1 Sot Moghlena; qyteti mė i mirė i kėtij Districtes ėshtė Vodena nė Vodena-Bystritza, e cila bashkohet me Moglenica qė pėrbėhet nga Bielica dhe Krusavica dhe mėpastaj quhet Bytritza (turqisht Kara-Asmak) - pėr prejardhjen e Kastriotėve shiko shtojcėn I shėnimi 1.
2 Sot njė qendėr e njė kaimokamsit turk. Shiko kap. VIII.
3 Shiko shtojcėn I shėnimi 4.
4 Barleti dhe tė tjerėt njoftojnė se, Skėnderbeu ka lindur nė vitin 1404; Paganel vlerson si duket vitin 1414, pasi qė ai kėtu njofton se, Skėnderbeu me 9 (nėntė) vjet nė vitin 1423 i ėshtė dorėzuar Muratit tė II-tė.
5 Sikur edhe shumė njerėz me rėndėsi, edhe kėtu besimi popullor e ka zbukuruar lindjen e Skėnderbeut nė mėnyrė legjendare. Krahaso ėndrrėn e Olimpias (nėnėn e Aleksandrit tė Madh), tė thėnėn e gjarpėrit nė krevatin e Herkulit tė Scipio Africanus etj. etj.
6 Shumė autorė tė vjetėr njoftojnė se Gjon Kastrioti i ka dėrguar Sulltan Muratit tė II-tė djemtė e tij si pengje. Kėtu megjithkėtė nė anėn tjetėr nė pėrgjithėsi viti 1413 emrohet si viti i nėnshtrimit tė Kastriotėve nėn sundimin turk, kėtu duket tė ketė ndodhė njė anakronie (Anachronismus), pasi qė nė kėtė vit sundontė ende Muhameti i I-rė (Mohammed I). Biemmi dikton shprehimisht se pasi qė Skėnderbeu me nėntė vite, pra nė vitin 1413, vjen nė Konstatinopol, kjo mund tė ketė ndodhur vetėm gjatė sundimit tė Mohamedit tė I-rė. Sipas tė dhėnave tė tjera Kastrioti (Castriota) do i ketė dėrguar djemtė e tij nė Adrinopol (Adrianopel) nė vitin 1410 pas njė lufte tė pafat kundėr Evrenos Pashės.
7 Paganel ėshtė kategorik kundėr kėtij pohimi, ngase njė akt i tillė mizor do ishte nė kundėrshtim me fisnikėrinė e Muratit tė II-tė.
8 Biemmi e cek qė Sulltani, para dorzimit tė katėr vellezėrve, nė mėnyrė festive tė ketė premtuar se ata do t'i lejoj qė tė rriten pa pengesa nė besimin e krishter. Ndėrsa te Sansovinus-i etj. nuk kemi hasė nė ndonjė premtim tė tillė.
9 Nė atė kohė Sanxhaku ka qenė emėrim pasues ushtarak pas Pashės, dhe krahasur tani me kohėn tonė ky emėrim do tė mund tė krahasohet pėrafėrsisht me Gjeneral Brigade. H. e. G. tregon, se Skėndėrbeu ėshtė emėruar Sanxhak nė moshėn 19 vjeēare.
„Giunto poi questo Skanderbeg all‘ etą d‘anni XIX fu fatto dal gran Turco Sanžacco, che vuol dire Condottire, dandogli condotta di dieci mila cavalli, piu volte con titolo die Capitano che vuol dire in Turcheso Bassą fu mandato contra suoi inimici.” Sipas kėsaj, Skėndėrbeut do e ketė marrė menjėherė rangun e njė Pashe, ēka nuk duket e besueshme.
10 Paganel cek tri beteja; nga disa autorė tė tjerė ceket vetėm nė mėnyrė tė pėrgjithėshme, se Skėndėrbeu disa herė ėshtė dėrguar tė luftojė kundėr Anotolien.
11 Sansovinuas shkruan: „Amurathe usaua dire publlicamente, che Skand. Era il suo bracio destro, il suo occhio, il suo cuore e il uero e sicurissimodifensor e augmetatore dello stato suo.”
12 Sansovinus: „Et cosi ad occhi ueggienti de popoli quasi innumerabili con animo molta sicura andņ a ritrouar quel Tartaro il quale quasi sbeffendolo come Golio sbeffana Dauid, diceva increscergli combattere con un tal giouane.”
13 Sipas Anderen Prusa; me sa duket Brussa e sotshme nė provincėn e atėhershme tė Bithynien.
14 Sipas Paganel-it, ai ėshtė kėrkuar vetė nga Murati i II-tė pėr kėtė duel.
15 Sipas tė dhėnave tė tjera Zampsa ėshtė future nė dyluftim tek pas vdekjes sė Jajas. Si do qė tė jetė fitorja e Skėndėrbeut ndaj kėtyre dy pėrsonave ėshtė njė e vėrtetė faktike historike.
16 Sansovinus: “Haueua costi tenuto e continuamete teneua appresso die se una moltitudine die Christiani fautori del padre li quali ad ogni hora i`ammastrauano della fede Christiana, riceunta nel sacrosanto battesimo e perņ protide che gli christianissimi Ungari senze altra mente uenir alle mani se ne ritornassero indietro. Onde allora se ne ritornņ sano e saluo co tutto i`esercito in Adrinopoli doue fu molto carezzato dal Sig. Turco e con assai doni sommamente onorato.”
17 Nė mesjetė Moesia superiuor dhe Moesia inferior. (Bullgaria e sotshme, Serbia dhe Bosnia veriore.)

Libri origjinal ėshtė pronė e pėrkthyesit, pėrkthimi i pjeses se pare te ketij libri eshte projekt i www.stublla.com

Pėrktheu nga gjermanishtja:
Zef Ahmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara