HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Drejtpeshimi" - libėr rreth filozofisė politike

-- nga Sabri Kiēmari

Drejtpeshimi Fjalė e autorit

E kam ndjerė kaherė nevojė tė brendshme tė analizoj raportet mes individit dhe shoqėrisė. I larguar pa dėshirė nga atdheu im dhe i detyruar pėr mė shumė se njė decenie tė jetoj nė vend tė huaj, i shtrėnguar t’u ambientohesha kushteve, sjelljeve dhe normave tė njė shoqėrie tjetėr, nuk e pata vėrejtur se shoqėria gjermane po lė gjurmė nė vetėdijen time, nė konceptimin dhe nė formimin tim. Kėtė do ta vėrej me rastin e rikthimit tim tė lirė nė Kosovė, nė qershor tė vitit 1999. Ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte pikėrisht mungesa e madhe e lirisė sė individit nė Kosovė. Individi i nėnshtrohej njė presioni tė vazhdueshėm tė familjes, tė shoqėrisė, tė fqinjėsisė nė lagje dhe tė bashkėsive tė organizuara. Familja dhe bashkėsitė nė Kosovė janė shumė tė fuqishme. Duke pasur parasysh se, sidomos nė vendet rurale, ende jetohet nė familje tė mėdha, me mė shumė se dhjetė anėtarė, ato luajnė rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin e normave tė sjelljes, moralit dhe edukimit tė individėve. Pėrshtypja e autorit ėshtė se kėto pėrmasa ndikimi janė tė tejtheksuara. Ato e ndrydhin lirinė e individit, aftėsinėe tij vetėkrijuese dhe vendimmarrėse pėr veten e vet.

I njėjti presion ushtrohet mbi individė tė vecantė edhe nga bashkėsitė e tjera tė organizuara: institucionet publike, partitė, shoqatat joqeveritare. Pasojė e sistemit njėpartiak qė ka mbisunduar shoqėrinė pėr decenie tė tėra individėt nė Kosovė ju nėnshtrohen tėrėsisht autoriteteve nė familje, nė institucione, nėpėr bashkėsi. As institucionet arsimore (shkollat fillore, tė mesme, tė larta dhe univeristeti), as subjektet politike, as organizatat joqeveritare nuk kanė punuar pothuajse fare nė identifikimin dhe tejkalimin e njė situate tė tillė: nė ēlirimin e individėve nga presioni i grupeve shoqėrore. Pa ēlirimin e individit, pa krijimin e kushteve pėr zhvillim tė lirė tė tij, pa nxitjen e aftėsive tė tij krijuese shoqėria e ka tė vėshtirė tė zhvillohet.

Pretendimi ynė nuk ėshtė thirrje pėr ēvleftėsimin e familjes si institucion i rėndėsishėm shoqėrore, as pėr ēvleftėsimin e grupeve tė organizuara dhe bashkėsive, por thirrje pėr liri mė tė madhe pėr individin, pėr ēlirim tė tij nga presionet e bashkėsisė. Derisa nė Kosovė ka nevojė pėr mė shumė liri tė individit, nė vendet e zhvilluara, nė shoqėritė amerikane, gjermane e britanike ka nevojė pėr rikthim drejt vlerave tė bashkėsisė...

1. Hyrje

Sapo erdha nė Gjermani, nė vitin 1989, mėsova pėr dallimet e mėdha mes shoqėrive perėndimore dhe asaj kosovare nė lidhje me ndjenjėn e pėrbashkėsisė, pėrkatėsisht tė individualitetit, tė moralit dhe tė vlerave shoqėrore - familjes dhe shtetit. Atėbotė, pak kuptoja nga kėto diferenca. Interesimi pėr njohjen e arsyeve tė kėsaj gjendjeje u ruajt e ngulitur thellė tek unė gjatė tėrė kohės sė studimeve. Edhe ky libėr duhet tė kuptohet rezultat i kėsaj pėrpjekjeje tė tė njohurit.

Unė e mbroj tezėn - nevoja pėr bashkėsi gjendet nė vetė natyrėn e njeriut. Ajo pėrmban nė vete diēka tė domosdoshme. Individi nuk mund tė mbijetojė i izoluar, i vetmuar dhe i palidhur. Qė nga akti i tė mėsuarit tė tė folurit, te formimi dhe zhvillimi i jetės, nė punė dhe deri nė vdekje njeriu ėshtė i detyruar tė bashkėjetojė me tė tjerėt. Por secili njeri ėshtė njė individ mė vete, subjekt mė vete. Ai mund t’i zhvillojė aftėsitė e tij krijuese vetėm si individ i lirė. Ai nuk guxon t’i nėnshtrohet tėrėsisht presionit tė bashkėsive tė organizuara. Detyrė e shoqėrisė, si bashkėsi e bashkėsive, ėshtė qė ajo tė sigurojė njė drejtpeshim tė qėndrueshėm nė mes tė bashkėsive tė organizuara dhe individit, si subjekt mė vete...

Libri „Drejtpeshimi“ ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese „Koēi“ nė Tiranė, dhe ka 205 faqe. Kushton 5 Euro. Tė interesuarit mund ta bėjnė porosinė nė adresėn elektronike: [email protected], ose pėrmes telefonit 0049 173 51 69869

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara