HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dėshmi tronditėse e anėtarit tė Komitetit tė Shpėtimit nė trazirat e vitit 1997, Syrja Sherifi

Ne "Komiteti"... qė nuk e shpėtuam dot Vlorėn

-- nga Syrja Sherifi, intervistė pėr gazetėn TemA, 09.03.2004

I kėrkoj ndjesė familjes Berisha ndaj sė cilės janė adresuar njė sėrė akuzash e fyerjesh - qė s'janė tė denja - por edhe pėr diēka tjetėr, pasi koha tregoi se protestat tona u manipuluan dhe ne humbėm jo vetėm paratė, por edhe shumė gjak. I vumė nam qytetit dhe nga Vlora janė larguar tashmė shumė qytetarė intelektualė - qė vėrtet i mungojnė Vlorės

Syrja Sherifi ėshtė njė nga drejtuesit aktivė tė "Komitetit tė Shpėtimit" tė Vlorės nė vitin 1997. Nė intervistėn e dhėnė pėr gazetėn "TemA" ai rrėfen gjithēka mban mend nga ditėt e vitit 1997, sulmin mbi SHIK, krijimin e "Komitetit tė Shpėtimit", vizitat e politikanėve nė Vlorė, dhe trajtimin e oficerėve tė SHIK-ut, tė kapur nga demonstruesit. Sherifi kėrkon ndjesė pėr fjalorin e pėrdorur ndaj ish Presidentit Berisha dhe kėmbėngul se PS manipuloi protestat dhe zhgėnjeu popullin e Vlorės.

Z.Sherifi, ju sė bashku me disa persona tė tjerė keni qenė nė Komitetin e Shpėtimit. Si u organizuan protestat dhe cili ishte qėllimi i tyre?
Qėllimi i protestave ka qenė moskthimi i parave sipas premtimit, nga firma 'Gjallica', ku ishte premtuar se nė datėn 6 shkurt, kjo firmė do t'u jepte paratė qytetarėve. Afati i dytė u la pėr nė datėn 16, por dhe nė kėtė ditė nuk iu kthyen paratė kreditorėve. Nė kėto kushte qytetarėt vlonjatė, por dhe tė ardhur nga qytete tė tjera, zhvilluan njė protestė, ku dhe u thyen xhamat e bashkisė me gurė nga demonstrues. Pėr disa ditė protestat nuk u zhvilluan. Protestat e datės 26 janar dhe nė datėn 6 shkurt, drejtoheshin apo udhėhiqeshin nga njerėz tė ndryshėm. Nė datėn 17 shkurt sėrish u zhvillua protestė nė Sheshin e Flamurit, duke protestuar disa persona filluan tė bėrtisnin pėrse nuk dalin tė na udhėheqin intelektualėt e Vlorės, nė kėtė kohė hidhen persona qė na njihnin dhe na zgjodhėn disa persona pėr t'i drejtuar. Mua mė zgjodhi, me sa mė kujtohet, njė Qani Shabani nga Kropishti i Vlorės, unė Albert Shyti, personat e tjerė, u ndodhėm ngushtė dhe pranuam zgjedhjen tonė pėr tė drejtuar turmat. Nė kėtė ditė nė bashki zhvillohej mbledhja e bashkisė nė prani tė disa shoqatave dhe tė disa komuniteteve fetare, si dhe merrnin pjesė njė grup studentėsh, tė cilėt kishin bėrė kėrkesė nė kėshill pėr tė plotėsuar disa kėrkesa. Nė kėto kushte vendosėm qė nė kėtė mbledhje tė mernim pjesė dhe ne, ku kėrkuam qė tė gjithė sė bashku tė bėheshim pjesė e zgjidhjes sė problemit, sepse problemi ishte kthimi i parave popullit dhe dorėheqja e Meksit, dhe jo e Sali Berishės. Sepse Meksi duhet tė ishte nė rolin e policit, i cili vė njė tabelė nė rrugė qė paralajmėron shoferėt, ku Meksi duhet tė bėnte paralajmėrimin pėr humbjen e parave nė firmat piramidale. Nė mbledhjen e Kėshillit tė Bashkisė dhe nga organet e rendit, u mor leja pėr zhvillimin e grevės sė urisė nga studentėt.

Sipas jush, pėrse u zgjodhėn studentėt pėr t'u futur nė grevė urie?
Nė grevė urie fillimisht do tė futeshin qytetarė tė thjeshtė, dhe ishin zgjedhur pėr kėtė qėllim ambjentet e Pallatit tė Sportit, por mbasi biseduam midis dy palėve me pėrfaqėsues tė studentėve dhe me ne qė pėrfaqėsonim popullin, ramė dakord qė tė futeshin nė grevė urie studentėt, me qėllim realizimin e kėrkesave tė kėrkuara prej tyre dhe protestuesve.

Me sa di unė, ju keni kėrkuar tė bashkėpunoni nė atė kohė me tė gjitha partitė, a u realizua ky bashkėpunim?
Ėshtė e vėrtetė qė u kėrkua ky bashkėpunim pėr tė sheshuar shumė gjėra, por pėr fat tė keq nuk u realizua, pėr faj tė dy partive mė tė mėdha nė Shqipėri, pozitės dhe opozitės, pjesės sė opozitės, nė atė kohė PS-ja i vinte era pushtet, ndėrsa pjesa qė kishte pushtetin, donte tė ruante pushtetin, duke adresuar qėllimin e protestave gjetkė, duke spekulluar tė dyja partitė politike mė tė mėdha.

Z.Sherifi ju keni qenė anėtar i "Komitetit tė Shpėtimit", si i keni drejtuar protestuesit nė protestat e tyre?
Unė them se ne i kemi drejtuar shumė mirė, madje pa u shpėrbėrė komisariati, kishim rėnė dakord qė njė makinė policie tė rrinte nė ballė tė turmės pėr tė mos bėrė rrėmujė, por gjatė kėtyre protestave pati dhe incidente, tė cilėt nuk diheshin se kush i organizonte. Dhe sot unė nuk mund tė them se kush ishin kėta persona tė paidentifikuar, ose mė mirė tė them kėto hije. Por nė momentin qė politika filloi tė fusė hundėt, sepse ndjeu erėn e pushtetit, gradualisht gjithēka filloi tė devijojė, ku nga njė protestė pėr kushte ekonomike, po kalonte nė protestė politike.

Kush ishte politikani i parė qė mori takim me ju dhe cili politikan u fut i pari nė Vlorė nė kohėn e trazirave?
I pari politikan ka ardhur nė Vlorė Skėnder Gjinushi, dhe ka ndėjtur nė Vlorė nga data 6 shkurt deri nė datėn 17 shkurt, si dhe ėshtė parė Daut Gumėni. Mė pas nė Vlorė kanė ardhur politikanė tė tjerė, tė cilėt po ndienin erėn e pushtetit.

Nė protestat e drejtuara nga Komiteti i Shpėtimit, janė hedhur dhe parrulla ofenduese nė drejtim tė familjes sė Sali Berishės, a ishin normale pėr momentin?
Ndėrsa njė politikan ka hyrė nė politikė, do tė pranojė dhe ndonjė sharje nga populli, edhe pse nuk janė normale.
Me kėtė rast unė dua tė kėrkoj njė falje publike (ndjesė) pėr fjalorin e keq tė pėrdorur nė protesta, nė drejtim tė dy grave Liri Berishės dhe Vjollca Vokshit, dhe dua tė sqaroj se nuk kishte tė bėnte ai fjalor me nderin e familjes sė tyre, por ishte sinonimi i televizionit, sepse nuk mundet tė merret nėpėr kėmbė nderi i njė familjeje, apo njė individi, me pa tė drejtė. Por nė ato momente nuk mund tė kontrolloje gjithēka, sepse ndėrhynte shumė politika, duke futur njerėz nė rreshtat e para tė turmės.

Nė Komitetin e Shpėtimit ka pasur fillimisht, edhe nga pozita e asaj kohe, mė vonė u larguan, pėrse?
Fillimisht Komiteti i Shpėtimit ishte shumė i gjėrė, ku mernin pjesė dhe anėtarė tė partive tė djathta, dhe kjo ishte njė gjė shumė e mirė, por mė pas u larguan, sepse ndėrhyri politika qė donte pushtet. Nėse nuk do tė ishin larguar dhe nuk do tė kishte ndėrhyrė politika, mendoj se gjithēka do tė kishte shkuar mirė, ne do tė merrnim njė sasi lekėsh - kurse tani dihet si shkoi puna e lekėve - askush nuk i pėrmėnd ato - e pėrsėris: ne u ēuam pėr paratė! Nė atė kohė bėheshin dhe disa lista pėr ekzekutime tė ndryshme, si nga e majta dhe nga e djathta, madje dhe nga protestues, kjo bėhej pėr tė pėrēarė popullin e Vlorės, dhe kėtė gjė e arritėn nė njė farė mase.

Sipas jush, pėrse u sulmua Shėrbimi Informativ?
Unė kėtė natė nuk kam qenė nė Vlorė, por mendoj se gjithēka ka qenė nė kuadrin e thashethemeve, ku persona tė caktuar donin qė nė Vlorė tė derdhej gjak, dhe kėta kanė qenė hijet e natės, ata qė vepronin natėn.
Unė dua qė ngjarjet e kėsaj nate, tė mos lihen nė harresė, por tė zbardhen deri nė fund, sepse ekzistojnė fotografi dhe faksimile tė ndryshme, madje i ka dhe televizioni shqiptar, si dhe ekzistojnė tė gjithė personat qė kanė bėrė sulmin te SHIK-u, tė thirren tė gjithė dhe tė dalė e vėrteta se kush u bėri thirrje qytetarėve pėr tė sulmuar SHIK-un, kush vrau punonjėsit e SHIK-ut, dhe kush vrau 3 qytetarėt vlonjatė, si dhe kujt i interesonte kjo gjė. Unė falėnderoj vendimin e presidentit Moisiu, pėr dekorimin e dy punonjėsve tė SHIK-ut tė vrarė nė '97-ėn, madje ėshtė i vonuar, por kjo histori duhej zbardhur deri nė fund. Si dhe tė zbardhet se kush drejtoi popullin tė marrė armėt nė depot ushtarake, duke sulmuar depot ushtarake, tė cilat sollėn shumė viktima mė mbas.

Ju keni ndihmuar dhe njė punonjės tė Shėrbimit Informativ, i cili ishte i plagosur madje duke e dėrguar dhe nė shtėpinė e tij nė veri?
Po ėshtė e vėrtetė, unė, nė datėn 28 shkurt, natėn qė u sulmua SHIK-u, nuk isha nė Vlorė, por kur erdha nė mėngjes, pashė se tė gjithė ishin tė armatosur me armė. Nė kėtė kohė mė thonė se nė duart e disa personave ndodhej njė SHIK-as. Unė u kėrkova qė tė ma jepnin mua dhe me tė do tė merresha unė. Kėshtu bėnė duke patur besim ma dhanė. Unė e mora dhe e strehova te njė krushku im. Mbasi e mjekuam, mora nė telefon tė afėrmin e tij dhe i thashė qė tė mos bėheshin merak se i afėrmi i tyre ishte mirė dhe ndodhej nė duar tė sigurta. Mbas disa ditėsh personin e dėrguam nė tiranė me njė person, tė cilėt i kanė ndaluar nė Qafėn e Koshovicės forcat policore, madje dhe i kanė qėlluar me grushta, sepse nuk besonin qė ishte punonjės i Shėrbimit Informativ. Mė pas tė dy ata shkojnė nė shtėpinė e atij nė njė nga rrethet e veriut, dhe sot ai person ndodhet jashtė shtetit. Po nė kėtė kohė nė spital ndodhej edhe njė SHIK-as i plagosur. Marr vesh qė persona tė cilėt nuk dihej se kush ishin, donin qė kėtė person ta vrisnin nė spital. Posa mora vesh, menjėherė shkova dhe takova drejtorin e Spitalit, tė cilit i thashė si qėndronte problemi, dhe vendosėm qė ky person tė futej nė njė dhomė ku tė mos dinte gjė askush, pėrveē infermierit. Dhe kėshtu u bė, derisa u shėrua dhe mė pas ka shkuar nė shtėpinė e tij me ndihmėn e njė vlonjati, i cili vuri dhe jetėn e tij nė rrezik. Por unė them se ata qė kanė bėrė vrasje, nuk janė vlonjatė. E them kėtė gjė, sepse vlonjatėt, nė datėn 10 shkurt u pėrleshėn me policinė, dhe mbasi u pėrleshėn, gjakosėn dhe zhveshėn forcat e policisė, dhe pėrsėri i veshėn, u dhanė bukė, para, dhe i nisėn pėr nė rrethet e tyre.

Kush fitoi nga kėto protesta, dhe rrėmuja?
Un mendoj se fitoi politika e asaj kohe qė ishte nė opozitė, e cila ndjeu erėn e pushtetit dhe e shfrytėzoi. Unė dua tė them se me bandat e krijuara mė vonė nuk pati lidhje as pak Komiteti i Shpėtimit, por mendoj se kishte lidhje politika.

A ka pasur mosmarrėveshje brenda Komitetit tė Shpėtimit?
Patjetėr qė ka pasur madje dhe deri nė drejtimin e automatikut ndaj njėri-tjetrit, pėr arsye se filloi tė futej politika brėnda nesh. Dhe ne kishim rėnė nė marrėveshje qė nuk do tė pranonim, pėrfaqėsues politikė, dhe nuk do tė kėrkonim kushte politike pėr zgjidhje, por vetėm kthimin e parave tė popullit. Mė vonė Komiteti i Shpėtimit filloi tė ndahet nė dy pjesė, njė pjesė kėrkonte tė qetėsonte popullin, duke u thėnė se paratė do tė jepeshin duke i rekomanduar politika, dhe njė pjesė qė isha dhe unė, kėrkonim kthimin e parave tė popullit nga firmat piramidale, duke i kėrkuar Fatos Nanos tė ngrihej njė komision pėr kėtė qėllim, si dhe Skėnder Gjinushit i kam thėnė se ju erdhėt nė pushtet nga qytetarėt vlonjatė, por i keni Vlorės borxh kthimin e parave nga firmat piramidale. Madje dhe disa herė kemi bėrė debate me Farudin Arapin, i cili ėshtė vetėm njė mashtrues qė i shėrben politikės.

A kishit parashikuar se mė vonė do tė bėheshin rrėmuja nė Vlorė, deri nė vrasjen e shumė tė rinjve?
Jo absolutisht nuk e kishim menduar se do tė ndodhnin ato qė ndodhen, sepse pėrndryshe askush nuk do tė kishte dalė nė protesta, gjithēka qė ndodhi, vetėm nga ndėrhyrja e politikės.
Unė sot dua t'i them Nanos se ai hoqi syzet dhe ato i ka vendosur populli, po gabohet, sepse qeveria socialiste zhgėnjeu popullin duke spekulluar nė kurriz tė tyre, ku ky popull i dha pushtetin, tė cilėt tashmė nuk e meritojnė, sepse nuk mbajtėn premtimin e dhėnė pėr kthimin e parave nga paratė piramidale.

Kush ishin politikanėt mė aktivė, mbas Skėnder Gjinushit?
Mė pas ka qėnė z. Mejdani, Majkua, Kurt Kola, Dokle, Gumėni, Paskal Milo, Sabit Broka, Ritvan Peshkėpia, e tė tjerė. Gabimi mė i madh qe pranimi i politikės tė futej nė bisedime me ne, tė cilėt ditėn tė mashtrojnė shumė mirė, pėr tė mbyllur gojėn njė pjese e Komitetit tė Shpėtimit dhe tė shfytėzojnė gjithēka pėr qėllime politike pėr tė marrė nė dorė pushtetin.
Unė mendoj se duhet tė zbardhet ngjarja, sepse ekzistojnė gjithēka, dėshmitarėt, qytetarė, Komiteti i Shpėtimit, persona nė vėndngjarje, politikanė, foto dhe filimime, por me sa duket partisė nė pushtet nuk i intereson nxjerrja e tė vėrtetės pėr gjithēka qė ka ndodhur nė vitin 1997.
I kėrkoj ndjesė familjes Berisha ndaj sė cilės janė adresuar njė sėrė akuzash e fyerjesh - qė s'janė tė denja - por edhe pėr diēka tjetėr pasi koha tregoi se protestat tona u manipuluan dhe ne humbėm jo vetėm paratė, por edhe shumė gjak. I vumė nam qytetit, si dhe nga Vlora janė larguar tashmė shumė qytetarė intelektualė - qė vėrtet i mungojnė Vlorės. Faleminderit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara