FLAMUR GREK DHE FLAMURMBAJTĖS SHQIPTARĖ
-- nga Skėnder Shkupi
Ka nisur tė mė mėrzisė kjo historia monotone e incidenteve nėpėr shkollat e Greqisė: nxėnės tė shkėlqyer shqiptarė qė nuk lejohen tė mbajnė flamurin grek me rastin e njė feste kombėtare greke 28 tetori i vitit 1940 ( Ēuditem pėr faktin se si ka mundėsi qė dita e sulmit fashist ndaj Greqisė tė konsiderohet festė kombėtare e grekėve. Ėshtė njėlloj sikur ne tė festojmė 7 prillin apo rusėt 22 qershorin. Nejse, kjo ėshtė punė e tyre ).
Kur e pata dėgjuar pėr herė tė parė kėtė histori, dy ose tre vjet tė shkuara, nuk e mora vesh mirė. I mora faktet tjetėr pėr tjetėr. Mė ngjau se nxėnėsit tanė nė shkollat greke ndaloheshin tė mbanin flamurin shqiptar nėpėr ca ceremonira festive ndėrkohė qė grupeve tė tjera u lejohej diēka e tillė. Kur mu bė e qartė e vėrteta, mendova se ishte njė rast i veēantė, njė X nxėnės shqiptar, nė njė Y shkollė greke, nė njė Z krahinė tė atij vendi, pėr shkaqe specifike, nuk qe lejuar tė mbante flamurin e Greqisė. Ndalimi grek, kuptohet, mė ēuditi, por shumė mė tepėr mė shkaktoi habi dhe ēoroditje dėshpėrimi i thellė shqiptar pėr kėtė ngjarje. Gjithėsesi e mora incidentin si rast tė veēantė pa i dhėnė shumė rėndėsi.
Por pėrsėritja e historisė bajate tė flamurmbajtėsve tė vegjėl shqiptarė qė autoritetet dhe njė opinion i fantaksur grek ua heqin nga duart flamurin me kryq tė kaltėrt tė Greqisė, qė mė kujton simbolin e ekipit meksikan Kruz Azul tė futbollit qė ka rėnė ndjeshėm kohėt e fundit, e sidomos pjesa e historisė qė lidhet me qaravitjen e shqiptarėve dhe hidhėrimin e tyre tė thellė pėr sa mė sipėr mė shkakton njėfarė trazire nė stomak.
Ēėshtė ky dėshpėrim i pamotivuar? Mos vallė nėpėr shkollat greke po u hanė hakun nxėnėsve tanė? Mos nuk u japin notat qė meritojnė? Gjersa ata paskan dalė, nė shumė raste, tė parėt e shkollės kjo nuk ka ndodhur. Atėhere ēmerak na paska zėnė qė ne nuk paskemi pasur nderin tė valvisim atė flamur qė na irriton tek e shohim nė mes tė Himarės sonė apo nėpėr dyqanet e Gjirokastrės e tė Sarandės? Ēemocion provon njė shqiptar tek valvit me krenari nė duart e tij flamurin e Venizellosit, tė Kristaq Zografit e tė Pandelejmon Kotokos? Nuk arrij ta kuptoj.
Do tė ishte e udhės qė prindėrit e nxėnėsve tė shkėlqyer shqiptarė nė shkollat greke tu kėrkonin preraz fėmijėve tė tyre tė refuzojnė rolin e flamurmbajtėsit edhe kur grekėt ua ofrojnė me bujari atė rol. Pėr njė rrjedhė logjike tė ngjarjeve, tė dėshpėruar duhet tė ishin grekėt po qe se tė huajt u refuzojnė mbajtjen e flamurit tė tyre e jo tė huajt kur grekėt nuk ua lejojnė atyre ta valvisin atė flamur. Edhe nė kėtė rast grekėt ngjajnė si njė specie e veēantė e Europės sė sotme. Njė i huaj ballkanas qė valvit flamurin grek ėshtė njė motiv mė shumė pėr tė kėnaqur veten me ndjenjėn e megallomanisė qė ushqejnė fqinjėt tanė pėr idenė boshe tė epėrsisė greke nė kėtė gadishullin tonė, epėrsi qė e ėndėrrojnė ditė e natė, duke ecur nė njė vijė logjike specifike qė vetėm ata e marrin vesh. Por pėr vetė ballkanasin, e mban a nuk e mban atė flamur ėshtė njėlloj sikur tė mbajė apo tė mos mbajė njė pankartė qė shkruan unė dola i pari i shkollės pankartė e cila pak gjė i shton rezultateve reale tė nxėnėsit, tė sanksionuar nė dokumentet shkollore.
Sigurisht, ndryshon puna pėr rastin e ndonjė individi qė nuk e di mirė se ēfarė ėshtė. Po ta ndiesh veten grek dhe tė ta mohojnė mercenarizmin edhe mund tė pėrlotesh, edhe mund tė qash, madje edhe tė shpėrthesh nė ngashėrime. Por pėr njė shqiptar ajo detyrė nuk mund tė jetė asgjė mė shumė se njė rutinė ceremoniale qė as tė ngroh e as tė ftoh.
Ndodh edhe ndryshe. Shpesh ne vetė shqiptarėt bėhemi shkak pėr mėdyshjet dhe pavendosmėrinė e bashkatdhetarėve tanė qė i flasin tė dy gjuhėt. Mė kujtohet njė rast, rreth pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara, kur kaloja pushimet e verės nė Himarė. I zoti i shtėpisė mė ankohej: Nuk e dimė se ējemi o Skėnder vėllai, vemi nė Greqi e na thonė palo arvanitas, kthehemi kėtu e na e prishin gjakun me atė grek m
. Kemi mbetur as kėndej, as andej.
Ne kemi flamurin tonė dhe valvitja e tij duhet tė jetė e vetėmjaftueshme pėr tė na gjeneruar emocione tė forta. Dikush, me pėrēmim, ndonėse shqiptar, shkruan nga Athina se nacionalizmi shqiptar i 4 shtatorit 2004 ishte njė nacionalizėm idiot. Mė duket se, megjithė ashpėrsinė e gjykimit tė tij, nacionalizmi ynė idiot ėshtė shumė larg tė qenit simetrik me nacionalizmin inteligjent tė grekėve. Ėshtė e qartė, nacionalizėm idiot ėshtė ai qė i bėn njerėzit tė kėndojnė e tė brohorasin pėr kombin e tyre kurse nacionalizėm inteligjent ėshtė ai tjetri qė tė bėn tė vrasėsh dikė nga njė komb fqinjė e tė masakrosh qindra tė tjerė duke u mbyllur edhe dyert e spitaleve qė duhet ta kishin detyrė tė shenjtė dhėnien e ndihmės sė parė tė pėrgjakurve e viktimave tė dhunės. Grekėt pretendojnė se janė pasardhės tė Hipokratit. Veēse qoftė edhe njė detaj i tillė i vogėl siē ėshtė shkelja me tė dyja kėmbėt e betimit tė formuluar prej tij pėr tė gjithė shėronjėsit e planetit e rrit dyshimin ndaj kėmbėnguljes helene se kėta mjekė mizorė tė sotėm kanė pasur ata stėrgjyshė tė shkėlqyer qė i kanė dhėnė dritė botės.
Ndonėse grekėt ia kanė parė hairin nacionalizmit tė tyre inteligjent qė i ndihmoi tė shfarosin e tė zbojnė me zjarr e me hekur ēamėt nga trojet e tyre kurse ne, me nacionalizmin tonė idiot u dhamė, me tapi, minoritarėve tė Dropullit, tokat e shqiptarėve, pėrsėri unė do tė preferoja njėmijė herė kėtė idiotin tonė ndaj nacionalizmit vampir inteligjent tė fqinjėve tanė tė Jugut. Ne jemi shquar pėr konflikte, edhe tė pėrgjakshme, me njeri -tjetrin. Por kurrė historikisht nuk ka pasur aksione shqiptarėsh tė organizuar pėr tė shfarosur krahina tė banuara nga popuj tė tjerė. Me sa duket kjo ėshtė rrjedhoja fatkeqe e nacionalizmit tonė idiot pėr tė cilin grekėt do tė ishte mirė ti luteshin Zotit nga mėngjesi e deri nė darkė qė tė mos gdhinte kurrė ajo ditė e zezė qė ai tė bėhej inteligjent.
23/10/2004