HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kapidani Ndue Gjon Marku me histori dje dhe sot

-- nga Tomė Mrijaj, New York

Tomė Mrijaj Lavdia e shekujve qė ruan fisnikėrinė
dhe menēurinė e Kapidanėve tė Mirdiės nė rrjedhat e historisė shqiptare

Sa herė jam i lodhur ndjehem i ēlodhur, sa herė jam i etur mė shuhet etja si me magji, sa herė jam larg ndjehem afėr nė mishėrim me historinė e popullit tim, kur marr nė dorė "Lahuten e Malcis", qerpiku ma tret gjumin, peshė mė ngrihet qėnia, zemra mė ndizet flakė dhe syri mė kthjellon dritėn, kur endem mes vargjeve homerike tė Lahutės, tek ndalem tė marr vesht nė njė majė mali, nė Orosh tė Mirditės, nė Sarajet e Kapidanit, kur lexoj trinitetin Nacion - Kanun - Kishė Katolike. Mitet dhe lėgjendat zgjohen prej honeve tė bjeshkėve dhe si shtojzovalle zbresin me ujėvaret e krenarisė sė kullave me sytė e shqipes roje nė frėngji dhe poeti i madh Fishta, nis tė kėndoj vargjet:

Kapidan Ndue Gjon Marku "... Prenk Bibė Doda, djalė zotni:
Pėr kah mosha, mjaft i ri,
Por i vjetėr pėr pleqni,
Kur tė dojė me folė urti:
Aj asht, Zanė, njaj Kapitani,
Kapitani prej Mirditet,
Per tė cillin larg perflitet,
Larg perflitet, larg kallzohet,
Zi edhe bardh per te shartohet ..."

At Gjergj Fishta O.F.M.
("Lahuta e Malcis", Romė 1958, fq. 148)

Makina ime ecėn me shpejtėsi sa herė qė unė i jap drejtimin nė qytetin e njohur Queens tė New York-ut, pėr t'i bėrė vizitė tė zakonshme mikut tim tė nderuar Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjon Marku. Sapo afrohesh pak metra pranė shtėpisė sė Kapidanit, tė del pėrpara njė burrė i gjatė, i veshur hijshėm dhe me elegancė, me njė ecje krenarie si lisat e bjeshkėve tė maleve tona kreshnike, qė me vėshtrimin si shqiponja tė fton pranė hyrjes kryesore tė shtėpisė. Kur e takon ēlirohesh nga ndonjė emicion i ēastit dhe ndihesh si nė shtėpinė tėnde, pėr vetė thjeshtėsinė e tė komunikuarit me tė gjithė njerėzit njėsoj.

Nė mjediset e shtėpisė spikat sfondi shumėngjyrėsh i librave dhe dokumentave origjinale tė shekullit XX, korrespondencė, me bashkėatdhetarė qė kanė qenė pėrsonalitete tė jetės politike, shoqėrore dhe kulturore, me studiues tė huaj, shokėt e universitetit dhe miqtė e shumtė nga Europa dhe Amerika.

Marka Gjoni Je pėrpara njė mirditori, tė mbrujtur me visarin e traditės sė vendlindjes dhe i formuar nė shkollimin e mesėm e tė lartė nė Shkodėr, Itali e Austri, i qytetėruar me vlerat e pėrparimit perėndimor, i cili ia del mbanė tė realizojė misionin e tij (Qershor 1944 - 13 dhjetor 1990), nė sajė tė kurajos tė jashtėzakonshme, vullnetit tė hekurt, dijės sė thellė, pragmatizmit dhe zgjuarėsisė pėr tė realizuar nisma tė guximshme nė vendlindje, Itali dhe ShBA, tė cilat sėbashku plotėsojnė figurėn e madhe tė tij nė tė gjitha pikėvėshtrimet, pėr tė cilat do tė shkruaj mė poshtė.

Sipas traditės sė moēme shqiptare tė mikpritjes, nė shtėpinė e tij ruhen ende zakonet e tė parėve nga Oroshi i Mirditės. Gjuha e tij shqipe nė gėgnisht ėshtė shumė e pastėr dhe e pasur me fjalė autoktone shqiptare, qė do ta kishin zili edhe studiuesit bashkėkohorė nė vendlindje dhe nė trojet e tjera etnike shqiptare. Me njė buzėqeshje dhe fjalėt "Mir se t'ka prue Zoti", mė ofron paketėn e cigareve dhe kafe, tė cilat sikurse thotė ai i konsumon shumė.

Kapidan Mark Gjon Marku Biri i Oroshit, ka njė shtat tė lartė me njė prezencė, njėsoj sikurse burrat e shquar diplomatė apo artistė europianė e amerikanė. Pamja e tij tė kujton artistėt e kinematografisė, ku spikat portreti i fytyrės sė tij me tipare tė pastra antropologjike tė genit shqiptar dhe malėsive tona. Ka njė kulturė tė gjėrė dhe tė thellė dhe respekton me mall zakonet e tė parėve tė trashėguar nga kullat kreshnike dhe tė respektuar nė tė gjithė Shqipėrinė.

Mes shtėllungave tė tymit tė duhanit tė fortė amerikan (qė i kujton duhanin e Sheldisė nė Shkodėr), pasi mendohet mirė, flet saktė dhe qetė njėsoj sikur ngjarjet kanė ndodhur pesė minuta mė parė... Kapidani me shumė respekt ngrihet shpejt nga kolltuku dhe pėr tė treguar se ėshtė i fortė si mė parė, kėrkon tė mė ofrojė ndonjė dokument origjinal historik dhe me njė humor tė mprehtė mirditori, nis tė buzėqesh me gjithė zemėr...

Kapidan Gjon Marka Gjoni Me njė mikpritje tė sinqertė thotė, se "me pak meze me raki rrushi Shqipnie asht mir me kuvendue s'bashku" dhe me elegancė mbushė gotat me raki, duke thėnė: "Kjoft levdue Kreshti (Krishti)" e "Mir se ke ardh!". E shoh me kujdes Kapidanin, qė matet shumė dhe flet pak e saktė, ku ēdo rrėfim ka peshėn e argumentit dhe logjikėn e shėndoshė pėr kohėn dhe moshėn e tij 90 - vjecare. Ai ka njė diksion e timber tė ėmbėl nė tė folur, me njė muzikalitet, qė vjen nga gjuha e ėmbėl gegė e trevave tė pasura tė Veriut, me tė cilėn u shkruajtėn librat e parė nė gjuhėn shqipe. Ēdo fjalė e tij, ka njė gegnishte tė pėrpunueme dhe me nuanca tė pellgut tė Mirditės, duke shprehur edhe fjalė tė moēme shqipe, tė ruajtur me fanatizėm gjatė shekujve nė tėrė krahinėn e njohur tė Mirditės.

Tek fliste Kapidani pėr ngjarjet historike dhe bashkėmoshatarėt nė vendilindje (Orosh), periudhėn e udhėheqjes sė Mirditės, sipas ligjeve tė Kanunit tė Dukagjinit (tė cilat i kushtohen Derės sė Dinastisė tė Kapidanėve tė Mirditės), unė tresja shikimin tim nėpėr fotot e shumta origjinale, qė ishin tė ekspozuara nė faqet e mureve nė shtėpinė e tij.

Kapidan Bib Doda Familja dhe njeri pas tjetrit Kapidanėt e Mirditės dhe deri tek vėllezėrit e tij nė shekullin XX, ishin ruajtur me shumė kujdes nė shtėpinė arkiv nė New York. Dhe nuk ka se si tė ndodhte ndryshe, mbasi Kapidani i Mirditės vinte nga Mirdita "... tokė katedralesh, sic tė kanė quajtur, liman i madh, ku u thyhen si kėrthinja tallazet balozezinj. Galun i pathyeshėm, ku ka hedhur spirancėn anija e krishtėrė, e cila me bashin e ēeliktė prodhim i rrėnjėve tė saj i ka pėrballuar rrėbesheve e fortunave tė historisė edhe kur mbi krye i ka ndejė shpata e "Demokleut" tė Osmanllisė, edhe kur komunizmi i ngriti kurthe e pusi, edhe kur fqinjėt shovisnitė iu afruan kullės sė lashtė prej guri tė verbuar nga prushi i lisit nė vatėr e nga plisi i bardhė nė krye. Mirditė, tokė qė e pėrpinė hordhinė, tokė kristalesh bilur nė vezullimin ku reflekton vetėm njė dritė, Drita e Krishtit pėrmbi Dhe..." (Zef Pėrgega, "Vigan nė Krisht e nė Vatan" Libėr kushtuar Mons. Zef Oroshit, prelat i kishės katolike "Zoja e Shkodrės" nė New York, Detroit 2003, fq. 19).

Kėtu e kanė zanafillėn kryengritjet pėr liri kundėr Portės sė Lartė, qė kurrė nuk i ra nga dora flamuri nacional, ku zėnė fill shumė mite e legjenda historike, ku fjala bujare shqiptare e pėrshėndetjes (Mirdita) ruan tė gjithė simbolikėn e saj ndėr shekuj, duke mbetur deri mė sot pengu i shpirtit tė Kapidanit tė saj Ndue Gjon Marku.

Kapidan Prenk Bib Doda Njė foto e Oroshit, e vendosur pėrballė hyrjes kryesore nė shtėpi tė Kapidanit Ndue Gjon Marku, i sjellė shumė herė kujtime tė freskėta, pėr kohėn e viteve tė shkuara, trojet qė ruajnė themelet e hershme tė gurit tė parė shtatėshekullor, pikėrisht tė kullės qė mizorisht u rrėnua nga fitili i dinamitit tė drejtuar nga gjenerali komunist Petrit Dume. Por sadizmi, nuk mundi tė zhgulė nga rrėnjėt themelet e historisė dhe as imazhin e jehonės sė thellė tė shpėndarė ndėr shekuj dhe nė tė gjithė vendin pėr Derėn mė tė pamposhtur nga cdo hordhi dje dhe nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX.

Miku im nga Mirdita, studiuesi e gazetari Zef Pergega, mes mallit dhe dashurisė pėr trojet e veta, nga Detroiti (Michigan), i kushton Oroshit njė hyrje tek flet pėr Dr. Mons. Zef Oroshin (1912 - 1989), ku ndėr tė tjera vlerėson Derėn e famshme tė Kapidanėve tė Mirditės, tek fton ēdo visitor qė tė shkojė nė Orosh, se atje mund ta etiketojė shkatėrrimin e kullės, ku dėgjoheshin tingujt e violinės e tė pianos si njė mbetje tė njė kalaje tė lashtė tė jeshiluar nga myshqet. Muret e saj vende - vende lartohen deri nė katėr metra dhe syri tė zė gurė tė latuar dhe tė gdhendur nga mjeshtri popullor me ide arkitektonike. Nėse dikush vendos tė gėrmojė, mund tė zbulojė planimetrinė e vendosjes sė Sarajeve dhe mund tė dallohet oda e miqve, ku darkonin shpesh burra nga tė gjitha krahinat e Veriut, apo miq tė huaj, pėrmes njė debati tė kujdesshėm. Porta kryesore qė shikonte nga Veriu, ka patur tė gdhendur njė shqiponjė dhe emrat e djemve tė Gjomarkut, si: Mark, Ndue, Llesh, Ded dhe Nikoll, tė kėtij fisi. Shtėpia e Kapidanit tė Mirditės dhe Abacia e Oroshit, janė dy nga vlerat mė tė mėdha nė historinė nacionale pėr Liri e Pavarėsi, pėr organizimin e rezistencės antiosmane, pėr ta rikthyer Shqipėrinė nė dritėn e Gjergj Kastriotit, apel qė kanė firmosur 13 krahina tė vendit.

As unė nuk e di, se si vitet kanė kaluar, duke sistemuar thellė nė kujtesėn time tė freskėt ngjarje, pėrsonalitete, kontribute, episode interesante, qė lidhen me jetėn dhe veprėn e fytyrave tė ndritshme tė komunitetit shqiptaro - amerikan. Ato lanė emėr shumė tė mirė, duke mbetur tė nderuar dhe respektuar pėr bashkėkohėsit, bashkėluftėtarėt e idealeve tė pastra nacionaliste dhe antikomuniste, atdhetarė tė mirė, qė zemra e tyre gufoi vetėm pėr simbolet nacionale, traditat, doket, zakonet, kujtimin e tė parėve nė trojet amtare, ruajtjen dhe ushtrimin e gjuhės nėnė nė emigracion, zmergjerėsinė dhe frymėn e thellė tė humanizmit pėr tė gjithė njerėzit nė nevojė, fisnikėrinė e shpirtit, qė vjen nga tradita e hershme familjare e tyre, e shumė virtyte tė tjera pozitive, qė i zotėrojnė edhe sot ndonėse nė moshė tė thyer.

I tillė ishte dhe ėshtė edhe sot pėrsonaliteti i madh i botės shqiptaro - amerikane prej shumė dekadash, burrė i urtė deri nė madhėshti, fisniku dhe erudisti i thellė nė kulturė, emėrmiri dhe zemėrmiri Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku.

* * *

Nė Orosh tė Mirditės para 90 - tė vjetėve, do tė lindė mė 29 shtator tė vitit 1914 Ndue Gjon Marku, qė i shton gėzimin prindėrve tė vet dhe vėllait tė parė Markut. Kjo familje e madhe oroshase, do tė ketė 10 fėmijė, pesė djem dhe pesė vajza. Aty lindėn fėmijėt njėri mbas tjetrit, duke filluar me Markun, qė ėshtė fėmija i parė dhe mė pas u lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila dhe Bardha. Kapidani Ndue Gjon Marku, nga nėna ishte nipi i Bajraktarit tė Kurbinit i Gjok Pjetėr Pervizit, njė personalitet i njohur askohe pėr besė, burrėri, zakone e tradita tė hershme e bashkėkohore shqiptare.

Babai Gjoni pėrkujdeset qė djemtė tė ndjekin shkollėn fillore, ku midis tyre edhe Ndue Gjomarku vijon pesė vitet e para fillore dhe gjimnazin pranė shkollave private katolike tė Fretenve Franēeskanė dhe Jezuitve nė vitin 1934 nė qytetin e lashtė kulturdashės Shkodėr, nė kohėn kur Ministėr i Arsimit nė Qeverinė e Mbretit Zog ishte Dr. Mirash Ivanaj. I prirur pas botės sė librave dhe kulturės civilizuese perėndimore, adolishenti Ndue niset nė vitin 1937 pėr studime tė larta sėbashku me vėllaun Lleshin nė Universitetin (College) nė Terezianum tė Vjenės nė Austri. Pas disa vitesh kthehet nė Shqipėri dhe pas disa muajsh shkon nė Universitetin e Firences (Itali) pėr tė ndjekur studimet e larta nė Jurisprudencė. Ai pėr asnjė ēast nuk e shkėputi lidhjen me vendlindjen, miqte e huaj dhe vendas, tė cilėt e donin dhe respektonin, mbasi gjithnjė Dera e Kapidanit tė Mirditės ka respektuar popullin e Mirditės dhe krahinat tė tjera tė Atdheut. Me anije i riu Gjomarkaj nė vitin 1943 kthehet nė Shqipėri. Jeta studentore, miqtė e rinj dhe shokėt nė vendindje bėjnė qė ai tė zgjerojė rrethin e tė njohurve. Kėshtu sikurse kujtojnė disa bashkėkohės qė ende jetojnė sot nė qytetin e Shkodrės dhe nė Orosh tė Mirditės, familja dhe ai vetė ka pasur nderin, fatin, privilegjin dhe kėnaqėsinė tė marrė pjesė nė shumė ngjarje dhe evenimente atdhetare, fetare dhe kulturore nė qytetin e njohur tė Shkodrės dhe qytetet e tjera, duke kuvenduar me krerėt, parinė e qytetit, klerikė tė lartė katolikė, konsuj dhe udhėtarė tė huaj, qė vinin shpesh nė Shqipėri dhe nė veēanti nė trevėn e Veriut.

Gjatė bisedave tė lira e pyes Kapidanin, se a keni pėrjetuar ndonjėherė nė jetėn tuaj, njė ēast i cili ju ka mbetur thellė nė kujtesėn tuaj. Dhe ai me njė buzėqeshje fisniku m'u pėrgjigj: "Isha shum i ri, rreth 16 - 17 - vjeēar e m'kujtohet casti kur n'Shkoder po pergaditej nga Kleri Katolik shugurimi i Ipeshkvit tė qytetit dhe Primat i Shqipnis imzot Gaspėr Thaēi (1882 - 1946). Paria e Shkodres vjen nė shtepin time dhe me thon t'ju prij nė ket rast ceremonie tė randsishme pėr qytetin dhe besimtart e devotshėm katolik. U thash se baba gjindet n'Mirdit. Ata me than qė Ju mund ta zavendsoni Kapidan Gjonin. Un me shum knaqsi mora pjes ne shugurimin e Ipeshkvit. Paria e qytetit, ku banin pjes krent e familjeve ma tė njohuna tė qytetit, si: Ēoba, Muzhani, Pistulli, etj., ku mua ma caktuan vendin n'krye tė sofres n'mesin e dy konsujve atij Italian dhe Jugosllav. Isha shum i ri tė merrja pjes nė at rreth tė madh, nė mesin e atyne figurave tė nderueme tė qytetit, por e kalova mir proven e par, pasi nė Kullen e Oroshit kishim mėsue tė dėgjonim e jo tė flasim..."

Edhe studiuesi i njohur nė diasporėn shqiptaro - amerikane Idriz Lamaj, nė shėnimet biografike pėr Kapidanin Ndue Gjon Marku shkruan, se: "... Ndojt i paraqitėn raste me pritė e pėrcjellė pėrsonalitete tė shqueme shqiptare dhe tė hueja dhe me perfaqsue oxhakun e tij tė njoftun... Por simbas tij, nė Mirditė nė kontakt me popull e krenė, dhe tė krahinave tė ndryshme, formohet nė pikpamje tradicionale e kanunore. Tė gjitha kėto kontakte e formojnė moralisht e politikisht me kuptue realitetin e gjendjes tė ndėrlikueme tė kohės". (Idriz Lamaj, "Komiteti Kombėtar "Shqipėria e Lirė" 1949-1956", New York, USA, 2000, fq. 101).

Nė bisedė e sipėr e pyes me interes Kapidanin, se si e kalojshe kohėn nė ato male tė pashkeluna tė Mirditės. Ai si zakonisht me njė buzėqeshje fisnike mė pėrgjigjet: "Mirdita pėr mue asht vendi ma i bukur nė botė e ma i dashtuni. Populli fisnik i krahines sė Mirdites na ka dasht e respektue edhe ma shum. Na nuk kena prit asnjiher qi populli me na pershndet ne, por na i kena pershendet pėrpara tė gjithė, pavarsisht se a kan ken tė rij apo ma tė vjetėr se ne. Na kena shkue shum mirė me popull dhe kena ken tamam si nji familje e madhe. E prandaj Oroshi e tan krahina e Mirditės asht gjithēka pėr mue e Deren tonė".

Mė kujtohet, njė ditė tjetėr mė kishte ra nė dorė njė libėr nėpėrmjet njė miku, qė ishte e shkruar nga z. Pal Doci, e qė fliste pėr Mirditen e Deren e Kapidanit. Gjatė leximit vura re se z. Pal fillim e mbarim kishte nxjerrė vrer ndaj Derės sė Kapidanit tė Mirditės. Mbasi e pashė edhe njė herė librin, u nisa pėr t'ia dėrguar Kapidanit qė ta lexojė edhe ai. Kapidani, me gjakftohtėsi sapo e pa titullin e librit dhe emrin e autorit, ma riktheu librin, duke mė thėnė kėto fjalė: "Pėr Palin e shokė si ky, Mirdita do ta thotė nji ditė fjalėn e vet".

Kapidani Ndue Gjon Marku
ishte alfa dhe omega nė luftėn kundėr komunizmit

E gjithė treva e Veriut dhe qarqet diplomatike e shoqėrore tė komunitetit shqiptar nė atdhe asokohe e kanė njohur e vlerėsuar lart figurėn e madhe tė Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe tė birit tė tij tė madh Dr. Mark Gjon Marku (Ministėr i Brendshėm), kanė qenė shumė aktiv dhe janė marrė pėrherė me politikė, kurse Ndoja sikurse e thotė edhe vetė ka pas mė shumė kėnaqėsi nė jėtėn private e familjare.

At e bir, duke nuhatur afrimin e furtunės sė tėrbuar komuniste, qė kishte bėrė kėrdi nė Europėn Lindore dhe kryesisht nė Rusi, fillojnė tė pėrgatisin terrenin pėr tė rizgjuar ndėrgjegjėn e forcave nacionaliste, qė t'i bėjnė ballė komunizmit, qė ishte njė ideologji e shkatėrrimit, moral, material, filozofik, ateist dhe paatdhe tė njerėzve qė jetojnė historikisht nė trojet stėrgjyshore autoktone. Koha kėrkonte, qė bijtė e shqipes mė shumė se kurrė tė tregojnė atdhetashurinė, pėr tė ruajtur vlerat e lėnė trashėgim nga tė parėt, dinjitetin e shqiptarit, fenė, pasuritė private tė individit, pluralizmin e mendimeve, pėrparimin ekonomik dhe lidhjen shpirtėrore, ekonomike dhe politike me vendet e Europės Perėndimore. Pėr tė bėrė njė politikė mė tė konsoliduar Kapidan Gjoni, nė pranverė (mars) tė vitit 1944 i jep jetė themelimit tė "Grupit Nacional Indipendent", ndėrsa i biri Dr. Marku, duke gjetur pėrkrahje dhe mbėshtetje nė nismen e vet krijon "Lidhjen e Shkodrės", duke mbledhur rreth vetės tė gjithė eksponentėt kryesorė antikomunistė, qė ishin rreshtuar nė organizatat e mirėnjohura nacionaliste "Legaliteti", "Balli Kombėtar" dhe "Grupi Nacional Indipendent".

Jo rastėsisht, por interesat e larta patriotike, e bėjnė Ndojėn qė tė pėrfshihet menjeherė nė politikė dhe sapo merr vesht se forcat e ashtėquajtura partizane po i afrohen vendlindjes sė tij tė dashur Mirditės, lajmėron vėllain e vet nė Tiranė, se krahina dhe e gjithė Shqipėria e Veriut po sulmohet nga bisha e kuqe, qė pėr fat tė keq kishte emėr e gjak shqiptari. Ai ndėr tė tjera kėrkon tė lėshojė kushtrimin e qėndresės me vullnetarėt e vendosur antikomunistė. Menjėherė i vjen pėrgjigjia pozitive dhe inkurajuese e vendosmėrisė nga i vėllai i tij Dr. Marku, qė ishte shumė i shqetėsuar pėr fatet e brishta tė vendit. Ai, sikurse kujton Kapidani Ndue Gjon Marku dhe shkruan edhe studiuesi i mirėnjohur Idriz Lamaj pėr kėtė cėshtje i thotė se: "Ndue i dashtun, sot fillon nji kthesė e re nė historinė e Derės sonė, tė Mirditės e Shqipnisė mbarė. Mbledh sa mė shumė vullnetar e fillo qėndresėn kundėr brigadave komuniste. S'kemi rrugė tjetėr". (Idriz Lamaj, Vep. e cit., fq.102).

Organizimi i forcave politike dhe luftėtarėve nacionalistė bėnė qė njė ditė Ndoja tė takohet me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė grupimeve nacionaliste tė "Legalitetit" dhe "Ballit Kombėtar", tė cilėt gjatė pėrleshjeve tė tyre tė mėparshme kishin pėsuar humbje nė forca, por qė nuk iu dorėzuan komunistėve. Ata tashmė kishin arritur nė Veri tė Shqipėrisė. Udhėheqėsi i Organizatės "Balli Kombėtar" patrioti Mit'hat Frashėri dhe drejtuesi i "Legalitetit" Abaz Kupi, kishin mbėrritur nė shtėpinė e Gjon Fushės nė Bulger tė Mirditės. Mit'hat Frashėri, qė mbetet nė Mirditė, sėbashku me ballistėt e tjerė shkojnė nė Sh'Pal, ku i pret Ndue Gjomarku atė natė dhe tė nesėrmen i pėrcjellė me besnikėt e tij pėr nė Shkodėr. Me shėrbestarin e kombit Mirt'hat Frashėrin (i biri i patriotit tė flaktė tė Rilindjes Kombėtare Abdyl Frashėrit), Ndoja do tė ketė edhe takime tė tjera dhe bashkėpunime tė frytshme nė luftėn e rezistencės kundėr komunizmit nė Shqipėri, Europė dhe ShBA.

Ngjarjet asokohe zhvilloheshin me shpejtėsi. Si gjithnjė truri dhe kryet e lėvizjes antikomuniste mbetėn nė Veri tė Shqipėrisė me seli nė Mirditė. Nga ana e tjetėr Dr. Mark Gjonmarkaj, me tė gjithė forcat vullnetare qė kishte nėn kontroll, duke mos u demoralizuar mė 26 nėntor 1944 len qytetin e Shkodrės dhe merr rrugėn drejt maleve tė Veriut. Tashmė Ndoj me bashkėluftėtarėt e tij pėr pesė muaj nė shi e dėborė, luftojnė pa u mposhtur me tė gjithė brigadat partizane tė drejtuara nga Mehmet Shehu me urdhėr direkt tė gjeneralit e komandantit asokohe Enver Hoxha. Forcat e brigadave komuniste, duke pasė ushtri tė madhe nė numėr dhe tė armatosur mirė pushtojnė krahinėn e Lumes dhe Lurėn, duke iu afruar shumė pranė trevave tė Mirditės. Forcat nacionaliste, tė drejtuar nga Ndue Gjon Marku gjenden para njė rrethimi shumė tė vėshtirė, kur brigadat komuniste sulmojnė nė tre drejtime menjėherė, pa i dhėnė mundėsi nacionalistėve qė tė organizohen mirė. Nė kėtė situatė tė rėndė tė krjuar, sikurse kujton Kapidan Ndoj, asokohe nuk i mbeti asgjė tjetėr vecse tė ngujohet nė Sh'Pal. Nis njė luftė e ashpėr midis komunistėve, qė kėrkonin tė gjunjėzonin e pushtonin me dhunė krenarinė e historisė sė lavdishme tė Mirditės dhe nacionalistėve, qė kėrkonin tė mbronin vlerat demokratike dhe lirinė e popullit nga njė robėri internacionalistėve proletarė, qė ishin pėr njė botė pa Zot dhe robėri, nata e zezė e sė cilės filloi mė 28 nėntor 1944 nė tėrė Shqipėrinė.

Megjithė rezistėncėn e madhe pėr tre ditė me radhė, duke parė edhe humbjet e mėdha nė radhėt e forcave nacionaliste Ndue Gjomarkaj jep urdhėr pėr tėrheqje nė drejtim tė Shkodrės, njė qendėr e madhe e rezistencės antikomuniste. Kapidan Gjoni, Dr. Marku dhe Ndoj takohen dhe zhvillojnė bisedėn e fundit pėr planin e ri qė kishte menduar Dr. Marku. Kėshtu, ai kishte vendosur sipas logjikės sė tij tė shėndoshė, qė i ati Gjon Marka Gjoni dhe vėllai i tij i dytė Ndoja, duhet tė largoheshin nga Atdheu, me arsyetimin, se nuk duhet tė shuhet dera e tyre nga pėrpjekjet qė do tė bėhen me komunistėt. Vėrtetė e dhimbshme, por e domosdoshme kjo zgjidhje e menduar shumė mirė nga Dr. Marku, tė cilėn pas 9 dekadave mbi supe Kapidani Ndue Gjon Marku e kujton me dhimbje, kur flet pėr momentin e ndarjes me antarėt e tjerė tė familjes. Ka qenė pikėrisht Kisha e Kastratit nė Malėsi tė Madhe, kur Ndoj ka shtrėnguar dorėn pėr herė tė fundit me Dr. Markun.

At e bir nisėn prej Kastratit nė Tuz, Kolashin, Vishegrad, Sarajevė, Zagreb, nė Vjenė, Linz dhe nė Insbruk, nė njė dimėr tė ashpėr dhe nėn breshėrinė e bombardimeve tė shpeshta nga forcat e aleatėve. Nga qėndrimi pėr disa ditė nė Insbruk me njė makinė udhėtojnė drejt Italisė, duke kaluar nė "Passo di Resia" afėr kufirit tė Zvicrės. Pėr pesė muaj ata qėndruan nė Merano deri nė gusht tė vitit 1945 dhe mė pas morėn drejtimin drejt Romės, qė mbetet edhe stacioni i fundit i tij. Me tė mbėrritur nė Perėndim (Itali), Kapidani Ndue mendoi pėr tė bashkuar forcat nacionaliste dhe antikomuniste, pėr tė hedhė bazat e krijimit tė njė organizate tė mirėfilltė politike kundėr rregjimit tė kuq tė Tiranės zyrtare, qė po e zhyste popullin nė mjerim. Fryt i kėtyre pėrpjekjeve ėshtė edhe krijimi i partisė politike me emrin "Blloku Kombėtar Indipendent" nė vitin 1946, e cila do tė ketė jetėgjatėsi deri me pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri mė 13 dhjetor tė vitit 1990, duke qėndruar me dinjitet deri nė fund.

Gjatė vitit 1948 nė bashkėpunim me aleatėt perėndimore anglo-amerikan, Kapidan Ndojt i paraqitet rasti pėr tė dėrguar vullnetarė pėr tė pėrmbysur komunizmin nė Shqipėri, duke krijuar nė kėtė mėnyrė Komitetin Kombėtar "Shqipnia e Lirė", ku bėnin pjesė shumė anėtarė tė Bllokut. Nė lidhje me kėtė mision Kapidani kujton: "Nė pikėpamje morale ishem kryenalt, tue marrė nė konsiderim luftėn kundėr rregjimit komunist, vendosa me ftue dy luftarė besnikė tė cilėt pranuen pa kurrfarė kundėrshtimi. Kėshtu filloi ndėrmarrja e jonė kundėr rregjimit komunist nė Shqipni".

Blloku bėri hapin e parė dhe ruajti linjėn e pėrpjekjeve qėllimmirė pėr tė bėrė bashkimin e tė gjithė forcave antikomuniste shqiptare nė mėrgatė, qė ishin ndarė dysh nė Komitet dhe jashtė Komitetit. Kjo inisiativė synonte afrimin e grupeve tė ndryshme dhe harmonizimin mė tė plotė e tė qartė tė veprimtarisė sė tyre nė dobi tė atdheut dhe nė njė front tė pėrbashkėt kundėr komunizmit. Mirėpo rruga e nisur nuk ishte e kollajt mbasi fillojnė polemikat dhe pengesat ndaj inisiatorit tė saj mirditor.

Pėrpjekjet e Kapidanit Ndue Gjon Markut hasin nė pengesė pėr mospranimin e tij nė Komitetin e parė nga ana e pėrfaqėsuesve tė organizatės Balli Kombėtar, qė zotėronte asokohe tė gjitha postet e organizatave. Ndėrhyrja energjike e diplomacisė angleze dhe amerikane (ku pėrfaqėsuesit amerikanė kėmbėngulėn qė Kapidani tė pranohet pa kushte), bėri tė mundur qė tė zgjidhet ky problem dhe kėshtu Kapidani i Mirditės bėhet njė ndėr drejtuesit e Komitetit, falė kulturės sė shėndoshė perėndimore, vizionit largpamės pėr tė ardhmen, origjinės me emėr shumė tė mirė tė familjes nga ai vinte, kontributi me armė nė dorė qė kishte dhėnė drejtpėrdrejtė kundėr komunizmit etj. Ndoj do tė ketė takime tė rėndėsishme nė Itali, me ushtarakė tė lartė italianė, sikurse ishte admirali i marinės italiane zotin Talarigo dhe tė misionit anglo - amerikan, pėrfaqėsues tė lartė tė Ministrisė sė Jashtme Italiane. Takime tė tjera ka pasur edhe me z. Herbert, njė pėrsonalitet i njohur britanik pėr ēėshtjen shqiptare, amerikanin z. Mc Lean etj. Gjithashtu Ndoj kėmnguli, qė nė kėtė Komitet duhet tė pėrfshihet patjetėr edhe intelektuali i shquar ing. Xhafer Deva, mbasi ai ishte njė njeri me influencė tė madhe nė Kosovė dhe nė malėsitė e Shqipėrisė politike. Kapidan Ndoj, ka organizuar hedhjen e parashutistėve tė grupit tė ing. Xhafer Devės nė Shqipėri.

Kapidani kishte dhe ruan ende sot njė respekt tė veēantė pėr atdhetarin e flaktė Mit'hat Frashėri. Pėr figurėn dhe veprėn e tij Kapidani flet me njė admirim tė vecantė, pėr arsye sikurse thotė se "ishte nji njeri me nji prestigj tė naltė kombtar dhe pinjoll i nji familje me merita tė mėdha atdhetare".

* * *

Duhet venė nė dukje se gjithnjė shqiptarėt nė mėrgatė nuk kanė gjetur gjuhėn e bashkėpunimit tė pėrhershėm me njeri-tjetrin dhe grupin apo partinė ku bėnin pjesė, cka ka sjellė pėr pasojė edhe mungesė serioziteti dhe besueshmeri nga ana e qeverive perendimore dhe asaj amerikane pėr krijimin pse jo mė pas tė njė qeverie paralele nė ekzil, qė me pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri do tė kishin marrė frenat e pushtetit nė dorė. Kėshtu ėshtė vepruar shpesh herė me shtetet e tjera ish - komuniste apo diktatoriale asokohe. Kjo shpiegon edhe njė nga arsyet pse komunizmi u rrėzua i fundit nė Shqipėri dhe se populli duhet t'i besonte e mbėshteste mė shumė forcat nacionaliste se sa fjalėt e bukura tė ideologjisė ateisto - komuniste mbi kurrizin e sė cilit ra shtypja, varfėria, mjerimi, qė zgjati pėr 50 vjet me radhė.

Nė vitin 1956 Kapidani Ndue Gjon Marku hap familje tė re, duke u martuar me zonjushėn romane Maria Teresa Agustini, njė vajzė e diplomuar nė gjuhėt frėngjisht dhe anglisht nė Universitetin Internacional "PRO DEO" nė Romė. Ēifti i ri do tė gėzohet me lindjen e tre vajzave Kristina, Bardha, Aleksandra dhe Gjoni djali i vetėm, qė ruan emrin e gjyshit tė vet shumė tė mirėnjohurit Kapidanit Gjon Marka Gjonit. Kapidan Ndue u interesua qysh nė fillim qė tė shkollojė fėmijėt nė tė gjitha nivelet. Kėshtu vajzat dhe djali mbasi pėrfundojnė shkollėn e mesme, ndjekin dhe pėrfundojnė me rezultate shumė tė larta kolegjet mė tė njohura nė ShBA.

Me vdekjen e prindėrve tė gruas sė Kapedanit dhe tė babait tė tij Kapidanit Gjon Marka Gjoni, nė vitin 1966, familja e tij emigrojnė nė ShBA. Edhe kėtu fillon njė etapė e re e lėvizjes antikomuniste, ku aktiviteti i tij zgjerohet dhe respekti pėr kontributin e tij rritet edhe mė shumė kur zgjidhet si Kryetar i Bllokut dhe pėr vetė faktin tjetėr, se ai tashmė ėshtė trashėgimtar i Derės si Kapidan i Mirditės, krenari dhe nder tė cilėn e mban edhe sot nė moshėn 90-vjecare.

Nė New York Kapidani humb bashkėshorten, dhimbje e cila, nuk e mposht nė luftėn kundėr komunizmit. Veprimtaria e Kapidanit ėshtė shumė e madhe me shkrime publicistike nė organet zyrtare tė Bllokut, gazetat: "L'Albanie Libre" dhe "Lajmėtari i tė Mėrguemit", qė asokohe botoheshin nė New York dhe Rome.

Famlja do tė ruajė marrėdhėnie shumė tė mira me klerikėt katolikė shqiptarė nė emigracion, njė traditė e trashėguar edhe nga tė parėt e kėsaj Dere brez pas brezi dhe shekuj pas shekujve nė Mirditė. Kėshtu qysh nė Itali, ruajti lidhje tė ngushta me atdhetarėt e antikomunistėt konseguentė, studiesin e meshtarin e palodhur nė "Fe - Atdhe e Pėrparim" At Daniel Gjecaj OFM dhe bashkėvendasin e bashkėemigrantin, klerikun e nderuar nė tė gjithė komunitetin shqiptaro - amerikan, nacionalistin e madh, qė luftoi me pushkė e pendė, themeluesin e Kishės sė parė shqiptare nė ShBA, tė nderuarin e respektuarin Dr. Mons. Zef Oroshin.

Gjatė kėtyre viteve, ai po merret me saktėsimin e disa interpretimeve tė gabuara, qė janė bėrė gjatė kohėve tė ndryshme veprės sė At Shtjefen Kryeziu Gjecovit me titull: "Kanuni i Lekė Dukagjinit", tė cilin e ka nė dorėshkrim dhe shumė dorėshkrime tė tjera qė priten sė shpejti tė dalin nė botim. Fryt i kėtyre hulumtimeve serioze ėshtė edhe botimi nė vitin 2002 nė New York tė veprės sė parė me titull kuptimplotė: "Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni".

Ajo qė mė nxiti si shtysė, qysh nė fillim edhe tė vetė titullit tė shkrimit tim: "Mirdita krenaria dhe lavdia e dinastisė sė Derės tė Kapidanit", ėshtė vetė historia e pasur e Mirditės dhe Derės sė Kapidanit bijtė e nderuar tė sė cilės njeri pas tjetrit bėnė njė epokė tė lavdishme gjatė shekujve. Ata sėbashku plotėsojnė njera tjetrėn dhe janė dy anė tė sė njėjtės medalje tė ēmuar nė xherdanin e pasur tė historisė sė popullit shqiptar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara