HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pjesė nga historia origjinale e Kapidanėve tė Mirditės

Dr. Mark dhe Llesh Gjomarku

-- nga Tomė Mrijaj, New York

Tomė Mrijaj Me histori nė dorė...

Maria, pėrherė ka marrė kontakt me Kapidanin dr. Mark Gjomarkun, i cili, ishte njė komandant i aftė dhe trim i tė gjithė forcave nacionaliste nė Mirditė dhe nė tė gjithė Shqipėrinė Veriore.

Pėr lexuesit e kėtij libri, kushtuar Marie Shllakut, duket paksa i veēantė trajtimi i kėsaj teme, qė do tė vijojė nė faqet e veprės. Lufta e patriotes Marie, nuk mund tė kuptohet e shkėputur nga zhvillimi i ngjarjeve para dhe pas vrasjes sė saj. Nga ana e tjetėr, historiografia komuniste nė Kosovė dhe Shqipėri, shpesh kanė keqinformuar opinionin shqiptar mbi zhvillimin e ngjarjeve dhe pėrsonazhet kryesorė tė tyre. Infeksioni i fortė i dezinformimit e tė propagandės fallco komuniste, kishte mundur tė depėrtonte nė Ballkan dhe mė gjėrė nė Evropėn Perėndimore, duke mbėrritur sė fundi edhe nė ShBA, falė frymės liberale tė kėtyre shteteve.

Por, ajo qė tė shqetėson, ėshtė fakti, se disa elementė tė emigracionit kėtu, u prekėn shumė lehtė nga kjo semundje dhe filluan tė besojnė dhe tė shkruajnė pėr "patriotizmin" e partizanėve, qė kishin filluar luftėn vllavrasėse nė malet e bukura tė Kosovės dhe nė veēanti nė Veri tė Shqipėrisė. Mė konkretisht ka disa bashkėatdhetarė nė ShBA, tė gėnjyer nga propaganda e disa njerėzve me paramendim e qėllime tė kėqia, pėrhapin fjalėn nė erė mes emigrantėve, se: "Veriu i Shqipėrisė me tė vėrtetė ka qendruar larg dhe i paprekur nga sėmundja e komunizmit, ose nė anėn tjetėr ka mbetur indiferent gjatė shfaqjes sė kėsaj mortaje nepėr vise tė ndryshme tė Shqipėrisė."

Tė dy pjesėt e kėtij pohimi, nuk i qendrojnė aspak tė vėrtetės, mbasi me fakte dhe dokumente origjinale historike, sikurse ka ngjarė nė terren, do tė argumentojmė tė kundėrten e kėtyre trillimeve dhe mohimin e kontributit tė madh qė ka dhėnė Shqipėria e Veriut, pėr ēėshtjen shqiptare, duke qenė epiqendra e antikomunizmit. Pėr mė tepėr, njė ndėr qytetet e Veriut tė Shqipėrisė, sikurse ėshtė qyteti i lashtė kulturor Shkodra, ka pas 50 vjetėve tė sundimit tė diktaturės mė tė egėr komuniste tė kryexhelatit Enver Hoxha, nė ēdo dy vetė ka njė tė vrarė, i pėrndjekur, i syrgjynosur nė internime pambarim, i privuar nga e drejta e lirisė, duke vuajtur burgje brenda shtetit burg qė quhet Shqipėri. I gjithė kleri katolik numėron mbi 40 martir tė pushkatuar me dhe pa gjyq e shumė keqtrajtime, qė duhen shekuj pėr t’i pėrshkruar me lot dhe dhimbje.

Kėto argumente burimore tė gjalla historike me fakte nė dorė, do tė vlejnė edhe ndihmesė e ēmueshme, pėr atė qė do tė dojė tė shkruaj me paanėsi historinė e periudhės mė fatkeqe tė vendit, kur gjaku i shqiptarit u derdh pėr llogari tė tė huajit e nė dėm tė Shqipėrisė.

Shqipėria e Veriut e dha kontributin e vet, tė shėnuar nė luftimet e ndryshme jo vetėm nė anėn veriore, por edhe deri poshtė nė jug tė vendit, sikurse do tė shihet mė poshtė. Dėshmitarėt, qė kanė shpėtuar nga ai kalvar, duke lėnė Shqipėrinė me tela, kanė dėshmuar para botės dhe medias evropiane dhe amerikane gjithēka e zezė qė po ndodhte nė vendin e shqiponjave. Nė organin e Blokut Indipendent (Organe du Bloc National Independant, Roma, Italy), qė botohej nė diasporėn shqiptare nė Itali dhe pėrhapej nė ShBA, me titull kuptimplotė: "L’Albanie Libre", (nr.54 (64), vol.3, 28 nėntor 1952, fq.3), ndėr tė tjera lexojmė:

"Nji prove e gjalle e veprimtaris sė dendun kundra rrezikut komunist asht formimi i Grupit Kombtar Indipendent. Pjestarėt e kėtij grupi, pėr tia arrijtė ma mirė qellimit tė vet, i propozuen Ballit dhe Legalitetit nji lidhje e nji bashkim tė tė gjitha forcave antikomuniste. Mbas shum pėrpjekjesh dhe bisedimesh u ba marreveshja, e cila perfundoi ne perpilimin e nji protokoli te nenshkruem nga Kapidan Gjon Marka Gjoni e Sulēo Bej Bushati, per Grupin Indipendent, nga Mit’hat Frasheri dhe Lec Kurti per Ballin Kombtar dhe nga Ndoc Ēoba e Shefqet Muka per Legalitetin. Marreveshja u pagzue "Lidhja e Shkodres" me ket program:

Veprimtaria e perbashket kundra komunizmit, se pari: ne Prefekturėn e Shkodres e pastaj kudo qi ta lypte nevoja ne Shqipni.

Nė bisedimet qi rrodhėn, Grupi Indipendent pati kėrkue, qi ēdo veprim qi te bahej nga ana e tij tė bahej me dijenin e pelqimin e qeveris. Kjo gja kishte nji qellim te vetem: t’i jepej me kuptue popullit se kishte ende nji auktoritet qeveritar ne Shqipni dhe se ēdo veprim qi bahej do te kundrohej si veprimtari partizanije.

Perfaqesuesit e grupeve pranė Lidhjes sė Shkodrės ishin: per Ballin Kombtar: Lec Kurti e Jup Kazazi, per Legalitetin: Ndoc Ēoba e Shefqet Muka, per Grupin Kombtar Indipendent Mark Gjomarkaj e Hafiz Ali Kraja.

Per te forcue sa duhej ket bashkim dhe per te harmonizue veprimet e rasės, "Lidhja e Shkodres" ftoi nė qytet tė gjith krenėt e Malevet, dhe per t’ia mrrijt ma mirė qellimit, e pau te nevojshme tė dergonte ne ēdo nenprefekturė nga nji perfaqsues pėr te spjegue qellimin e kesaj mbledhjeje. Banoret e Malevet, tue pa rrezikun qi iu kėrcnohej, nuk vonuen te pranojne ftesen e nė fillimin e majit tė vjetit 1944 ranė tė gjith nė Shkodėr.

Mbledhja u ba nė kinema "Rozafat", ku Ndoc Ēoba, n’emnin e Lidhjes pėrshndeti tė pranishmit e menjiherė nisen bisedimet me nji liri tė plotė mendimi. Pa asnji kundershtim Krenėt e Malevet e njoften Lidhjen e Shkodres e u vunė nėn urdhnat e saj. Nuk shkoj shum edhe u dergue ne Jug Bataljoni "Vermosh" nėn komanden e Major Dodė Nikolles. Ky bataljon perbahej nga 400 vullnetar tė zgjedhun. Ndeshjen e parė me fuqit komuniste e bani nė Shushicė t’ Elbasanit, tė dytėn nė Tomorricė dhe tė tretėn nė Velēan Mokerr, afer Voskopojes, ku komunistet paten nji thymje tė randė.

Mjerisht "Lidhja e Shkodres" nuk shikohej me sy tė mirė as nga ana qeveritare dhe aq ma pak nga ana e grupevet tė ndryshme, qi bajshin pjesė nė tė. Kjo sjellje shkaktoi jo vetėm ligshtimin e bataljonit "Vermosh", por edhe shpartallimin e tij, sepse nuk u arrit kurr nji marrveshje as me partit as me Qeverin per dergimin e fuqive t’reja n’ato anė. Grupi Kombtar Indipendent kerkonte fuqi tė forta per tė mujtė me i dhanė fund nji herė e mirė luftės antikomuniste qė po lante vendin me gjak. Arsyet e mos dergimit tė fuqivet tė mjaftueshme nė ndihmė tė bataljonit nuk janė tė njohura as sot e kėsaj dite.

Ramja e Qeveris, shperndamja e eksponentavet politikė tė nacjonalizmit e dorėheqja e tyne nga fusha e veprimtaris sollen me vete shpartallimin e tė gjithė forcavet kombtare. U la fushe e lire, rrugė e hapet fuqis zhgatrruese tė vendit, komunizmit shkombtarizues.

Komiteti Ekzekutiv...

N’atė kohė kur po ngjante ky shpartallim, i cilli pėrfundoi me tragjendinė e sotme tė Shqipnis, Shkodra ishte i vetmi kand i Atdheut qi mund tė jepte sė paku nji farė shprese pėr nji qindresė kundra asaj stuhije tė tmerrshme, qi i kanosej vendit. Pėr ketė arsye besnikėt e Lidhjes sė Shkodres krijuen nji Komitet Ekzekutiv nen kryesinė e Kapidan Gjon Marka Gjonit e Sulēo Bej Bushatit. Kjo gja u pa e udhės, mbasi perfaqesuesit e grupeve tė tjera ishin largue pa asnji lajmim. Komiteti pat pėr komandant tė pėrgjithshėm tė fuqive te armatosuna Dr. Mark Gjomarkajn dhe per nen komandanta Xhelal Bej Bushatin, Halil Halin dhe Kolė Bib Mirakajn: si prefekt u shenue Tahir Kolgjini, si drejtor i zyres politike Enver Bushati dhe si drejtuer policije Pandeli Papalilo.

Per hir tė sė vertetės, duhet theksohet nė kėtė mes, se gjatė vjeshtės sė vjetit 1944 Komiteti ishte i vetmi auktoritet qeveritar nė Shqipni, por tė cilit mjerisht nuk iu dha asnjė perkrahje, nuk iu shtri dora prej nacionalistavet t’ardhun nė Shkodėr nga vise tė tjera t’Atdheut pėr tė shpėtue nga stuhija komuniste qi i pėrplasej Shqipnis.

Fatkeqsisht edhe nė emigrimin shqiptar gjinden asish, tė cilėt nuk duan ta njofin kėtė fakt t’idhtė, por tė vėrtetė, madje kėrkojnė ta padisin Komitetin kinse se ky ua pengonte ikjen. Por dielli nuk mbulohet me shoshė. Janė ende gjallė ata qė mund tė vėrtetojnė tė kundėrten. Komiteti u suell kundrejt tyne me nji mėnyrė krejt fisnike, ashtu si i ka hije shqiptarit; pati nji sjellje bujare kundrejt gjith atyne tė mjerve tė lanun rrugash nga kryetaret e vet. I priti, i pėrkrahu, u gjet strehė dhe pėrveē ndihmės sė menjihershme prej 25 napolona nė dorė pėr njeri, u dha edhe nga 50 napolona rrogė, sikurse veprohej pėr ushtarėt e Lidhjes.

Mbasi komunistet pushtuen pjesen ma te madhe te Shqipnis se Veriut, u pa nevoja qi edhe Shkodra tė lirohej. Nė kėtė qytet nuk gjindej ma asnjė eksponent i grupeve tė tjera: kėta ishin jashtė rrezikut tue lundrue pėr n’Itali dhe nji shumicė e madhe prej shokve tė tyne ishin strukė nė vende tė sigurta brenda nė Shqipni.

Me 26 nanduer 1944, n’oren 20, fuqit nacjonaliste, tė primė nga dr.Mark Gjomarkaj (ishin 1200 vetė prej krahinash tė ndryshme tė Shqipnis), lanė Shkodren dhe iu drejtuene Maleve tė Veriut per te vijue atje luften e nisun kundra anmiqve tė kombit shqiptar. Komanda kishte pasė vendosė qi pushimi i parė tė bahej nė Koplik, por tė penguem nga nji shi i terbuem me breshen e me stuhi, kreshnikėt t’onė muerėn pėrpjetėn dhe tė nesermen mrrijten nė Kastrat, ku u ba pushimi i paracaktuem. Kishte qenė caktue qi nata e 28 nandorit tė kalohej nė Zagorė, por per arsye sigurimi u ndrrue urdheni dhe marshimi vijoi per te famullija e Shkrelit.

Nė kėtė ndėrkohė komunistat kishin sulmue nji grup tė mbraparojes nacjonaliste, yė komandueme nga Major Prengė Dedė Gjomarkaj, qi mbeti i rrethuem nė kullat e atij katundi. Pushka kėrciste, lufta ishte ndezė e ashpėr, duhej marrė nji vendim i shpejtė, prandaj komanda dėrgoj menjiherė nė ndihmė tė tė rrethuemve Major Ndue Bajraktarin. Ky me nji mjeshtri tė rrallė u bani nji kundra-rrethim komunistavet dhe mbas dy oresh luftimesh t’ egra, mujti me i lirue shokėt qi ishin nė rrezik. Sulmi komunist kishte qenė pregatitė nga sekretari politik i atij vendi marksisti i egėr Ēun Jonuzi prej Kastrati.

Ky qe pagzimi i pare i luftes antikomuniste gjatė tėrheqjes nė Malet e Veriut.

Tėrheqja nėpėr male

Me 29 tė nandorit, tue qenė pranė Major Llesh Marashi dhe dr. Mark Gjomarkaj, dom Nikollė Gazulli, famullitari i vendit, u mbajti luftarve nji fjalim tė flakėt e shum guximtar, tue i kėshillue qi tė mos e humbshin shpresen: u solli nji varg shembujsh typike nga historija e jonė kombtare; u theksoi se nepermjet vuajtjesh, mundimesh, flijimesh e vetmohimesh forcohet karakteri i burravet, trajtohet ndergjegja kombtare, krejt ngjashtu sikurse po ngjante ne ata, qi po perjetsoheshin ne ato ēaste kritike.

Fjalimi i kėtij prifti nacionalist pa zhigla, i kėtij shkrimtari tė njoftun nė gjurmimet e visareve tė kombit, preku thellė zemrat e ushtarvet te liris. Fytyrat e tyne ndrrojshin simbas shprehjeve tė zgjedhuna tė fjaltarit; gjaku u shkonte dhe u vinte; nji rreqethje pershkonte trupat e atyne burrave, qi i ndigjojshin me nji heshtje kishtare. Fjalėt ė tija dilshin nga zemra e pervlueme per Shqipni, nuk ishin fjalė tė zbrazta, por te ndieme; i ngacmonte per flijim dhe aj vetė u dha shembullin tue ra pak ma vonė, nė marsin e vjetit 1945, me armė nė dorė si ma i miri deshmuer i nacjonalizmit shqiptar.

Tėrheqja vijoi per ne Bogė dhe me 30 nanduer u kap Thethi i Shales. Kėtu, perveē forcave nacjonaliste tė Komitetit, u mblodh edhe burr per shtepi si dikur motit, njashtu si i ka hije Malsorit tradicjonalist.

Marshimi i luftarvet tė nacjonaliszmit arbnuer qi u ba neper Alpet shqiptare asht nji shembull i shkelqyeshem i misjonarvet t’atdhetarizmit shqiptar.

Me 2 dhetuer ushtrija nacjonaliste kishte marrė drejtimin per ne Koder Shengjergj nepermes njij breshnaje plumbash tė brigadavet qi kishin zanė pritat, me tė ftotit e ashper t’atij dimni tė fortė, nen nji shi tė duhishem e madje edhe nen peshen e uris. Krenėt e vendit, tė primė prej bajraktarvet tė Shalės e tė Shoshit, Kolė Ndue e Lulash Gjeloshit, ashtu edhe prej tė parit tė djelmnis se Dukagjinit, Mark Sadikut, nuk u kursyen me i pritė kėta kreshnikė, tue u shtrue bukė, zjarm dhe zemer, si e ka pase gjithmonė zakon shqiptari mikpritės.

U egersuen bishat komuniste per ket sjellje atdhetare tė Dukagjinasvet, bashkuen brigadat e veta nga tė gjitha anet dhe me nji furi djallore sulmuen me qellim qi t’i futnin ne lak luftarė dhe popull.

Komanda e fuqivet atdhetare e pau t’udhes tė ndrronte vendin e pushimit per t’i shpetue keso dore njij rrethimi tė pėrgjithshem, keshtu qi po ate nate dha urdhen per t’u nise per ne Nikaj - Mertur. Fuqit komuniste i ndoqen kamba - kambes. Me 24 dhetuer zhvillohet nji luftim i ashper qi u zgjat 24 orė. Komunistat, ndonėse tė ndihmuem edhe prej fuqive te Sali Manit te Malsis se Gjakoves, e paten pisk punen tue u kthye keqas. Te dishpruem nga kjo thyemje e keqe dhe tue pa se nuk mujten me e ligshtue fuqin nacjonaliste, anmiqt e popullit hodhen n’erė urat mbi Valbonė, pse neper ata do te kalonte fuqija nacjonaliste nė terhjekjen e vet.

Nė brigjet e lumit Shefqet Peēi kishte vue pritat me njerzit e derguem nga Kuksi, n’anen tjeter Sali Mani bashk me Ram Mujėn ban nji sulmim tė papritun mbas shpine. E gjetun perpara ujnave te terbuem te Valbones, ne mes te gjith atyne pritave perreth, komanda e nacjonalistave u shterngue me marrė nji vendim tė premė per me msy Valbonen. N’atė kohė shiu tė vazhdueshėm, burravet besnike tė besės shqiptare ju desht me luftue edhe me valėt e rrembyeshem te lumit. Posa kėta u lėshuen per tė ēarė rrymėt e ujit, shpėrthei zjarmi nga tė katėr anėt prej pritave te Sali Manit. Mbrendė nė Valbonė u ba nji plojė e tmerrshme; shkulmat e saj tė bardhė u shndrruan nė shkuma gjaku. Ushtrija u shpėrnda dhe u pėrēa, tue marrė drejtime tė ndryshme: vetėm mbas dy ditėve mujti me u bashkue buzė Drinit, qi tė ēon pėr nė Kukės. Humbjet qenė tė mėdhaja dhe materjali luftarak ishte i pamjaftueshem per te ba nji qendres si duhej. Prandej Kapidan dr. Mark Gjomarkaj, komandanti i asaj ushtrije kreshnikėsh, nė mbledhjen qi u bani luftarvet, u drejoi kėto fjalė tė paharrueshme.

Luftarė!

"Burrat e fortė njifen ndėr rreziqe. Kush prej jush don me luftue mbathė e zbathė per te shlirue popullin e Atdheun prej kulshedrės komuniste, tė mė ndjekė, pse unė pėr sė gjalli nuk i nenshtrohem as nuk i bije nė dorė.

Me ket flamur kuq e zi nė dorė e nen hijen e tij do tė qindrojmė nė Malet t’ona kreshnike. Do t’a mbajmė ket shenjė tė shenjtė tė pastėr e do t’a lajmė me gjak sa herė qi tjeret duen m’e njollue. Ndonse sot jemi te thyem me trup, kemi besim te ngulun se ky Flamur prap se prap do te shtjellohet i lire e krenar ne qiellin e kulluet te Shqipnis se lire. Na do t’a vijojmė luften deri sa plumbat e trathtarvet te mos na kapin. te jemi te bindun se gjaku i te vramve dhe gjaku i yne qi do te derdhet deri ne fitore do te vihet me eshtnat dhe gjakun e nacjonalistavet shqiptarė.

Kush don me mė ndjek nė kėto ditė tė vėshtira, duhet tė jetė i vendosur tė vdesė pėr kėtė ideal tė naltė, pėr interesat e pėrgjithshme tė jetės sė kombit shqiptar.

Zani i t’Parve t’onė prej thellėsivet tė tokės e tė qiellit na lėshon benė e madhe me ua ruejtė amanetin qi na lanė: Gjakun e shqiptarit, nderin e tij, zakonet t’ona, familjen, ket dhe qi na lindi dhe Zotin e Madh pėr Zot. Qe besa e shqiptarit (shtrin doren), sė ciles nuk do t’i shmangem. Qe pengu (tue tregue parzmin) qi do ta la ne kėtė truem."

Ndėrlidhjet e rezistencės

Me 8 kallnduer 1945 nė pyllin e Hasit u muer vendimi qi kuadri ushtarak tė shndrrohej nė kuader ēetash tė sajueme prej krahinavet tė ndryshme dhe per kryetar tė tyne u caktuen burrat e poshtė-shenuem, qi ishin aty pranė nė bisedimet e rases:

Halil Halija per Diber, Gjergj Vata per Dukagjin, Kolė Bibė Mirakaj per Pukė, Sali Doda pėr Dardhė, Reē e Lurė: ndėrlidhės pėr Mat Ndrecė Lufi, pėr rrethet e Shkodrės Martin Sheldija; per Malsi tė Madhe, ndonse nuk ishin aty, u shenuen Prekė Cali, Jup Kazazi e Llesh Marashi; pėr Shqipnin e Mesme e pėr atė tė Jugut Alush Lleshanaku dhe Sefedin Biēaku i Elbasanit; Preng Dedė Gjomarkaj u la nė Dukagjin si ndėrlidhės me atė krahinė e me Malsi tė Madhe. Mirdita do tė mbetej qendra e rezistencės.

Nderlidhjet vijuen gjithmonė rregullisht, lajmtaret piqeshin me kryetarėt e vet edhe nė pikėn e dimnit e sė paku dy herė nė muej, edhe atėherė kur komunistėt ishin nė fuqi e frika ishte e madhe. Me formimin e kėsaj organizate qi e shtrini propaganden e vet anė e mbanė Shqipnis, Mark Gjomarkaj mrrijti me fitue simpatinė e mbarė popullit, i cili e ndihmoi dhe e strehoi. Mbasi ia doli tė bajė njė marrveshje me tė gjitha krahinat e Shqipnis sė Veriut, ashtu edhe me nji pjesė t’ushtris s’Enver Hoxhės, mendoi tė propagandoj dezertimin e ushtris, tue e nxit per ketė punė me anė traktesh neper qytetet e ndryshme.

Qeverija e Tiranės tue verejt ket organizim kaq tė fortė e te pėrpiket u tremb, u trondit. Per t’ia pre hovin, dergoi pjesen ma te besueshme te ushtris se vet nė ndjekjen e Nacjonalistave te Veriut. Dr.Mark Gjomarkaj nuk u tremb. E vijoi luften e nisun me energji gjithmonė tė reja; shkonte e vinte prej nji vendi nė tjetrin pėr t’u dhanė zemėr njerzve tė vet; me urtin e njij tė rysuni mundohej me u spjegue gjendjen e pergjithshme dhe randsin e rasės pa stėrhollime e pa shtrembrime. Perpiqej si nji at i mirė me u letsue vuejtjet e malit, me ua hjek merzin per familjet dhe t’afermit e tyne qi i kishin larg. Jeta e tij ishte e thjeshtė dhe ndante idhnimet me tė tjerėt. Sjelljet e tija fisnike kishin rrėmbye zemrat e tė gjithvet, kaq sa deri anmiqt e tij, komunistat, mbasi ranė nė fushėn e nderit, nuk munguan tė tregojnė haptazi vlerėn e tij si burr e si luftar.

Dr. Mark Gjomarkaj vdes si burrat

Nė shtatorin e vjetit 1945 u ba nji mbledhje e pergjithshme e nacjonalistavet nė Malin e Zepės (Mirditė), ku, muerren pjesė: Mark Gjomarkaj, Muharrem Bajraktari dhe Bilal Kola. Pėrfaqėsuesit e Dibrės, Fiqri Dine dhe Hysni Dema, tė cilėt kishin qenė tė lajmeruem e tė ftuem nė kėtė mbledhje, nuk mujtėn me marrė pjesė, pse nė kufi tė Dibrės me Lurė u ndeshėn me forcat komuniste dhe u kthyen dalė. Nė kėtė mbledhje u rrah ēashtja e organizimit tė tė gjitha forcavet kombtare dhe e mundėsis sė njij revolucjoni t’ardhshėm. U vendos edhe qi tė bahej nji mbledhje tjetėr nė tetuer nė Ēam tė Pukės, kufi me Mirditė. Kėsaj here Dr. Mark Gjomarkaj nuk qe nė gjendje me marrė pjesė, pse pat qenė shum i smuet, por dėrgoi si pėrfaqsues tė vetin tė kushrinin Dedė Prengė Kolėn dhe Nikollė Xhuxhėn. Nė mbledhjen e fundit tė tetorit tė Muharrem Bajraktarit muerėn pjesė: kėta tė dy tė Adem Ali Pozhari me parin e Gjakovės, parija e Hasit tė Thatė, Kapiten Mark Malaj dhe Kolė Mirakaj. Edhe kjo mbledhje pat pėr qellim shqyrtimin e mundėsive tė nji kryengritje sė pergjithshme.

Nė kėtė Kuvend u vendos qė tė mblidheshin pėrsėri nė marsin e vjetit 1946 nė Srriqe tė Fandit (Mirdit). Mjerisht ky takim nuk u realizue, pse dr. Mark Gjomarkaj qi kishte shkue atje pėr tė ba pergatitjet e rasės, u ndesh nė Domgjon me forcat komuniste dhe aty u zhvillue nji luftim i rreptė, ku mbetėn tė vramė dy nacjonalista e tre tė plagosun. Komunistat nė anėn tjetėr janė pesė tė vdekun dhe njimbdhetė tė plagosun. Nė kėtė katund komunistat pushkatuen katėr nacjonalista burgosėn njizet tė tjerė dhe internuen tri familje. Muharrem Bajraktari qi ishte nisė pėr Kuvend, kur muer vesht kėto lajme t’ idhta, ndrroi rrugė e vojt e u takue me Kolė Bibė Mirakėn ke Hala e Tuēit (Spaē-Mirdit).

Tė gjitha kėto vishtirsi jo qi nuk e demoralizuen Markun, por perkundrazi e forcuen edhe ma teper; vijoi i palodhshem nė drejtimin e marrun, sepse kjo ishte rruga qi ai kishte zgjedhė; ky ishte ideali qi e frymėzonte nė tė gjitha pėrpjekjet kombtare.

Me 6 maj 1946 dr. Mark Gjomarkaj u bani nji mbledhje luftarvet te Rrasa e Bardhė nė Mirditė, ku muerėn pjesė: Sejfulla Merlika, Gjetė Kamberi, Bam Kupi, Kran Miri, Bilal Kola, Kurt Sulkurti, Haxhi Kurti, Kolė Bibė Mirakaj, Kapiten Prendė Gjergj Keqi dhe Ali Gjoēi. Kjo asht pershendetja qė Marku u drejtoi tė pranishmvet:

"Tė dashtun shokė!
Janė tue u mbushė tetėmbėdhetė muej q’se shumica e juej ndodhet larg familjevet e tė dashtunvet, larg mallit e gjasė, larg votravet. Kėta tetėmbėdhetė muej tmerri dhe gjaku janė pėr t’u shenue si nji faqe e zezė e historis s’onė.

Shumicėn t’uej e njof tash tetėmbėdhetė muej, disa i kam pa ma vonė e ndokend jam tue e pa sot per te parėn herė. Porsi t’parėt, ashtu edhe tė mramėt, tė dyja lagjet jetuen n’ankth pritjeje dhe dishiri, vuejtjeje dhe andrrimi. Per ēdo njenin prej nesh Shqipnija dhe interesat e saja tė nalta qenė frymzim ma i kthjellti, flaka ma e gjalla, dishiri ma i zjarrti, qi na mbajtėn nė kambė e tė papėrkulshėm. Pamė me sytė t’onė shtėpijat tue u djegė, gjanė tue na u plaēkitė, tokat tue na u lanė djerr, familjet tue na u nepėrkambė dhe pėrbuzė. Disa prej jush provuen dishka edhe ma tepėr: panė tė dashtunit e vet, mishin e gjakut tė vet, tue ra dishmorė pėrpara Altarit t’Atdheut.

Kujtimi i tė vdekunvet t’onė duhet tė nderohet prej kėsaj mbledhjeje, prandaj ju ftoj tė bajmė nji minut pushim.

Shokė tė dashtun, ndjekjet e papreme tė bolshevikvet shqiptarė kundra nesh e banė jetėn e secilit shum tė vėshtirė, punėn tė ngadalėshme, marrėveshjet tė plogėta; megjith kėtė u punue dhe u punue mirė, u veprue rreth njij programi, ju vunė bazat njaj ndertese qi do tė ēoj drejt realizimit kombtar, pėr tė cilat jemi nė mal."

Nė kėtė Kuvend u vendos qė tė kalohej menjiherė me veprime; tue fillue prej asaj dite tė priteshin tė gjitha vijat telefonike tė rrethit tė Sh’Palit (Mirditė). Perfaqsuesavet tė krahinavet tė ndryshme iu dhanė udhzimet e nevojshme pėr bashkėveprim.

Pėr t’u ndalue hovin bakėqijvet dhe spiunvet tė vendit, dr. Mark Gjomarkaj, kishte vue nji rregullore me kater nene:

1. Spiunet e vendit do tė ekzekutohen menjiherė.
2. Atyne qi per vullnetin e komunizmit prishnin zakonet e vendit do t’u digjen shtėpijat.
3. Ata qi do mohojnė ndihmen e nacjonalistavet, do tė denohen ne gjoba.
4. Veprimtari kundėr komunizmit kudo.

Pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje kishte formue skuadrėn e shpagimit, e cila, mbasimirrte urdhnin me shkrim prej kryetarit t’organizatės dhe prej dy antarvet, kalonte nė veprim.

Kjo mėnyrė veprimi vijoi deri me 6 qershuer, atėherė kur komandanti dr. Mark Gjomarkaj kishte caktue qi tė bahej nji mbledhje e pėrgjithshme, e cila do tė mbahej me 14 t’atij mueji nė pyllin e quejtun Tjegullat e Prosekut pėr tė shqyrtue bashkarisht mundėsinė e kryengritjes dhe planin e saj. Ai vetė me shtabin prej 19 ushtarakėsh e civilash kishte zanė vend nė pyllin e dendun t’Ujės sė Pėrlatit.

Nė mesnatėn e ditės 13 qershuer Marku, tue kalue nga Pylli i Prelatit pėrmbi Tjegullat e Prosekut, mu nė katundin Prosek ra ndėr pritat e para tė komunistavet, tė cilėt tė vumė nė dijeni pėr kėtė Kuvend, kishin rendė prej Dibre, Shkodre e Tirane. Aty u zhvillue nji luftim shumė i ashper. Mbas dy orė pėrleshjeje tė pėrgjakshme nacjonalistat terhiqen pa dam.

Nė kėtė terhjekje dr. Mark Gjomarkaj me shokė tue manovrue nepėr pyll pėr tė kalue rrugėn Prosek - Pėrlat, ra nė prita tė forta t’anmikut, i cili ishte mirė i armatosun. Nė kėtė ndeshje u vra Nikollė Pjetri, djal 18 vjeē, kurse dr. Mark Gjomarkaj mbeti i plagosun nė kofshėn e djathtė.

N’atė natė t’errėt, n’atė pyll tė dendun dhe nė mes tė asaj lufte tė furishme, nacjonalistat shtrengohen tė shpėrndahen nė drejtime tė ndryshme. Ngeli vetėm me dr. Markun e plagosun Gjin Kros Buna me pak shokė, tė cilėt e bartėn Kapedanin nė shpinė ma tepėr se dy orė. Dr. Marku, nuk ishte ma nė gjendje tė vijonte rrugėn, prandej urdhnoi t’a ulshin; u dorzoi shokve tė gjith dokumentat dhe u urdhnoi tė largoheshin. Me zemer tė plagosun dhe me lot nder sy u ndanė. Nė kėtė ndėrkohė ia mbėrrijnė komunistat. Diktuen se ku gjindej dr. Marku. I lėshuen za pėr dorzim. Ky u pėrgjigj se nuk mund tė luente nga vendi e tė vijshin me e marrė, me kusht qi tė paraqitej vetė komandanti komunist. Ky, i kėnaqun pėr ketė dorėzim, i afrohet, por nuk mujt me e mbrrijt, pse i plagosuni i ndejti gati me revolver tue e lanė lmuq pėr tokė. Kishte mbrrijt i shkreti dr. Mark me fuqit e veta tė fundit, e pėr tė mos ra nė dorė i gjallė i dha fund jetės me dorė tė vet.

Llesh Gjomarkaj, qi gjindej nė Pyllin e Prosekut me shokėt e vet, porsa ndigjoi krismen e pushkėvet dhe tue mos dijtė fatin e tė vllaut, jep urdhėnin e sulmimit. Kjo ngjan nė mėngjesin e 14 tė qershorit. Lufta u zgjat deri nė orėn 15 t’asaj dite. Jehu i piskamavet tė luftarve nacjonalista ushtonte prej njij mali nė tjetrin; britmat pėr guxim sipas zakonit mbrrijshin deri nė qiell; krismat e bombavet, e pushkėvet dhe e mitralozavet tė shurdhonte veshėt. Mbetėn dy tė vrarė e tre tė plagosun. Nė kėtė rast komunistėt pushkatuen pesė vetė nga nacjonalistat, burgosėn 27 dhe internuen dy familje.

Qeverija komuniste e Tiranės pėr tė pengue riorganizimin e forcave nacjonaliste pėrqindroi nė Mirditė nji fuqi prej 7 mijė vetėsh besnikė. Nė ēdo katund filluen pushkatimet tue flijue pa pikė mėshire popullin e pafajshėm..."

Shėnim: Pėr tė pėrjetuar figurėn e nacionalistit tė shquar dr. Mark Gjomarkaj, poeti, shkrimtari dhe publicisti i shquar Prof. Ernest Koliqi, i ka kushtuar njė kėngė, tė cilėn po e botojmė tė plotė. Ai, ishte dhe njė mik dhe bashkėluftėtarė i martires Marie Shllakut, qė luftonte nė krahun tjetėr tė shqiponjės sė Flamurit Kombėtar, nė Kosovėn e robėruar nga komunistėt sllavė dhe trathtarėt shėrbetorė, qė pėr fat tė keq kishin origjinėn shqiptare...

Kanga e Kapidan Dr. Markut

Lum pėr Ty qi na fale, o Zot i lumi!
se natė asht ba dh’askend nuk po e merr gjumi:
as shqipen ke foleja per nėn maje,
as jehonėn e shqet’ qi dridhet n’vaje,
as gjetht e ahit n’pyll ku prehet era,
as gurrėn qi s’kndon ma si nder net tjera,
as nder kulla tė vndueme maje currash
ku zdri in unat rrudha t’vranta burrash,
fytyra t’zbeta grash me sy tė rimun
ke djepat ku vjen fisi t’u pertrimun.
Mbi djepa qi pertrijn nder mote fisin
nanat me lot nji emen pėrshperisin.

Vrik prej maleve derdhet kah jallija
nji kumt i zi dhe preket n’palc Shqipnija,
e veton qielli me ndeshtrasha t’zeza,
ngrehen n’prigjim dhe t’deknit nder vorreza
kah paq nuk po e kanė eshtnat n’nat’ vorrit,
hapet prej Veleēikut n’cep t’Tomorrit,
kthen prej Tomorrit n’cep t’Veleēikut
ai kumt e loti rrjedh idhun ēerpikut
tue pikllue njajzi dashamir e shemėr:
Nanės Shqipni nji pikė i ra mu n’zemėr!
Thot’ kumti se rraz malit buz’ nji prronit
dekun u rrzue Kapidan Marku i Gjonit.

Si u ngjau dikur fatosave t’Omerit
mbi mbejtin shfryen anmiqt pezmin e vnerit
neper qytet ku lshon hije Rozafati
n’pluhun t’udhve tu’ e ngref’ rreshqan pėr s’gjati.
Vrret e gazmohet turma me keēana
lum se po shfren per s’deri n’Kapedana,
por pa pritmas men brima edhe pran zhurma
e pihet shtang para kufomes turma
kah vizlon mbi ball t’t’deknit nji dell drite,
shej jetik n’Kapidana prej Mirdite.
E i duket, prisi i rrzuem, ēudis anmike
i madh si div plot hijeshi fisnike.

Vajton granija e po ban gjam burrnimi
po e ama zemrėn ndryn n’nji dry heshtimi,
pik loti ajo nuk derdh qi mbet shkret votra
edhe vajin ndalon n’vllazėn e n’motra:
- S’e qajm na Markun, le t’a qaj Shqipnija,
pse rrezja e fundme ai kje qi lshoi lirija
Kapidanat robnin veē druen per s’gjalli,
lumnojn kur desin t’lir me ’i plumb ke balli,
lumnojn kur fiken porsi yjt e dritės
n’lamin e nderit kah i prijn Mirditės,
nji grusht Mirdit’ qi don t’i kndohet kanga
se zbret nė vorr pėr mos m’u lidh’ me pranga.

U mbyllen kishat neper viset t’ona
e n’qiell per mort ma nuk vajton kumbona,
veē dridhet neper lugina jehu i malit:
- Heu, ti Shqipni, ku rritej pika e djalit,
ku sot mjerohen nipat e Kastrijotit,
mos u deshpro se shpesh n’vallen e motit
u ngushtove e dermishe e u perlinde,
si nji myster gjallsije botėn binde,
se prap ke djelm si Marku i Kapidanit
qi dishmojn me gjak t’vet t’u rzue shulanit
se ndoshta t’vegjel jemi e desim unit
por duem lirin e nderin e Kanunit.

Bri votrave n’Mirditėn thepa thepa
shka pershperisin nanat permbi djepa?
Fjalėn e fundit qi me za t’thekun
la Kapidani para se me dekun:
- Ju shtegtar’, kushdo qofshi, qi kerkoni
rrugat e botės, Plakut t’em m’i thoni,
per n’m’a takofshi kund nder dhena t’hueja:
Vul’ gjaku u vuna porosive t’ueja:
dathė ase mbathė e ngran’ pa ngranė un ngjitas
t’mirėn e t’keqen dava me Mirditas,
vuejta me ta, dhe vdiqa kur erdh dita
e Derėn e Kanunit s’ta korita.

Heshtet atdheu kaplue nėn tmerr e droje.
Por nesėr prap lahuta do t’tinglloje,
ke mrizet e lejthive hije - leta
prap do t’vijoj’ bariu jonet e veta,
vashave t’ona do t’i hiqet futa,
lirisht kah qielli do t’naltohet luta:
- Lum pėr Ty, Zot i lum, qi na dhae jetėn,
neper Ty mjerime e gzime vijnė e tretėn:
ban Ti qi gjaku i derdhun, sot e prore
flamurin t’on’ t’a kuqi n’ngjyr’ gazmore
dhe neper troje t’lira t’ksaj Shqipnije
nji popull i vllaznuem t’i struket n’hije.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara