HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PSE NUK DEL POPULLI NĖ FOTOGRAFI?!

-- nga Kolec Traboini, Koha Jonė, 18.04.2004

Kolec Traboini Dihet qė fotografia nuk ėshtė njė zbulim krejt i rastėsishėm dhe nuk mund tė shpjegohet, fjala vjen, me njė metaforė si nė rastin e "Mollės" sė Njutonit. Fotografia ėshtė sintezė jo vetėm e zhvillimit qė kish marrė shkenca, por edhe konkretizim i njė dėshire tė vjetėr lindur bashkė me njeriun.

Njihen vizatimet apo gravurat nėpėr shpella tė ruajtura qė nga kohėt mė tė hershme qė nuk kanė histori tė shkruar. Nė to njeriu pėrpiqej tė krijonte imazhin e vet dhe tė mjedisit qė e rrethonte. Gjatė historisė, njeriu, duke e ditur se ishte i vdekshėm e pas tij kurrgjė nuk do mbetej, filloi t'i ndizej dėshira pėr tė lėnė imazhin e vet tek ata qė pas tij do tė jetonin, pra nė njė farė mėnyre, lindi dėshira e mbijetesės ose mė tej e pavdeksisė nėpėrmjet imazheve. U zhvillua piktura, e cila, nė fillimet e veta, kryente funksionin e paraqitjes reale, dhe pėr kėtė sot ruhen nėpėr galeri kryevepra me njė autencitet tė jashtėzakonshem. Si tė thuash piktura luante rolin e asaj qė luan fotografia e sotme.

Njeriu me pikturėn mė se fundi gjeti tė mishėruar ėndrrėn e tij pėr tė mbetur i pėrjetėsuar. Falė talenteve tė mėdha tė artit figurativ, ne sot kemi nėpėr galeri familje mbretėrore, dinjitare tė lartė, kardinale e peshkope, kryeministra markeze kokėlartė e kontė qė historia i ka harruar, por nė art kanė mbetur. Pra, nė njė farė mėnyre, ata e kanė siguruar pėrjetėsinė qoftė dhe nė mėnyrė tė tėrthortė.

Dalja e fotografisė e ēliroi artin e pikturės nga detyrimi pėr tė qenė autentik, pra e ridimensionoi nė pikėpamje estetike. Por qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė qė tė merret me estetikėn e artit figurativ, por thjesht se si janė pėrdorur kėto arritje tė zhvillimit tė njerėzimit pėr qėllime ambicioze, lavdidashėse e madje utilitare, a tė leverdisshme pėr kohėn, ēfarė sot mund ta quajmė biznes.

Fillimisht, dua tė sjell njė shembull se si njė njeri i thjeshtė nė kohė tė monizmit, arrinte qė teknikėn e fotografisė ta pėrdorte nė mėnyrė mjeshtėrore pėr qėllime utilitare.

Shkonim me shėrbim pėr filmime kronikash nė veri tė Shqipėrisė. Diku andej nga Bulqiza, makinėn me ekipin e xhirimit e ndalon njė polic rrugor, i cili i thotė grupit se mėqe shoku P.., anėtar i Byrosė Politike, do tė kalonte pėrballė, duhej tė ndalonim nė kėnd tė rrugės sa tė kalonte "Benzi" i udhėheqjes. Operatori ynė, njė rrufjan i shkathėt, sa i pėrmendėn emrin e shokut P.., nxorri kameran bashkė me njė aparat fotografik. Kameran e hodhi nė qafėn e vet e aparatin e rrasi nė qafėn time, duke mė porositur qė ta kisha nė gatishmėri se duhet tė bėja njė fotografi patjetėr.

Polici, kur e pa operatorin me kamera, jo vetėm mbeti i kėnaqur por i shprehu dėshirėn qė edhe ai tė xhirohej nė film. Pritja nuk vazhdoi gjatė e nė krye tė rrugės doli "Benzi" i zi me shokun P.. brenda. Njė njeri me kamera nė dorė nė mes tė rrugės e sugjestionoi jo vetėm policin, por edhe pasagjerėt e rangut tė lartė tė "Benzit", i cili ngadalėsoi shpejtėsinė dhe pėr ēudi ndaloi. Me sa duket, tundimit pannjerėzor pėr t'u pėrjetėsuar nė celuloid, nuk i shpėtoi as udhėheqėsi truplartė, i cili zbriti nga makina dhe na dha dorėn tė gjithėve, ndėrkohė qė kamera e operatorit tonė rrufjan, nisi tė bėnte zhurmėn karakteristike tė filmimit. Pastaj udhėheqėsi nisi tė shihte peizazhin malor. Operatori i shkathėt iu afrua plot mirėsjellje e i shprehu dėshirėn qė tė bėnte njė fotografi sė bashku. Me fjalėn sė bashku, ai kishte parasysh veten e tij dhe shokun P... Unė nė gatishmėri, sipas porosisė, e shtypa disa herė sustėn e aparatit fotografik. U ndamė me udhėheqėsin e lartė e makinat shkuan nė drejtime tė ndryshme. Mėqe mbaja pėrgjegjėsi pėr ēdo pėllėmbė film "pėr kursimin e filmit qė thuhej blihej me valutė - tė tjerė thonin me presh - kishim presione tė jashtėzakonshme nga drejtoria), i shpreha pra shqetėsimin se si do ta justifikonim kėtė shpenzim jashtė planit tė xhirimit. Operatori qė kishte besim tė une, mė shkeli syrin e si m'u afrua, mė tha nė vesh qė tė mos dėgjonte shoferi: "E kisha kasetėn bosh". "Po pse e inskenove kėtė ndalesė", e pyeta i shqetėsuar. Si mė tregoi aparatin fotografik, plotėsoi mendimin me fjalė "pėr fotografinė".

Natyrisht, unė ende nuk po e kuptoja krejtėsisht qėllimin e tij, por shumė shpejt do tė qartėsohesha gjatė njė xhirimi nė Margegaj tė Tropojė, kur operatori nxorri njė vandak fotografish dhe nisi t'ia tregonte kryetarit tė kooperativės, duke bėrė shpjegimet pėrkatėse se kėtu kish dalė me shokun Mehmet, kėtu me shokun Kadri, kėtu me tė paharruarin shokun Hysni, e kjo e fundit me shokun Pa.. e nė fund, si mbaroi inkursioni fotografik iu kthye e i tha hapur kryetarit. "O kryetar, po vjen Viti i Ri e ngelem pa bakllava sivjet". "E ke fjalėn pėr arra?" - e pyeti kryetari. "Tani edhe pėr ndonjė dorė fasule kemi nevojė, se gėshtenja kemi gjetur", u pėrgjigj hazerxhevap bashkėbiseduesi.

Operatori i rregulloi punėt ashtu si diti dhe unė qė kisha pasione tė tjera e qė vrisja mendjen pėr letėrsinė e estetikėn, nisa tė kuptoj se kishte njė shmangie tė madhe nga ambicia e hershme e njeriut pėr tė ngelur i pėrjetėsuar nė fotografi. Me sa duket, koha i kishte sjellė fotografisė funksione tė reja.

As do ta vrisja mendjen fare pėr kėtė episod, qė mund tė pėrbėnte zanafillėn e njė subjekti pėr njė tregim satirik, sikur tė mos vija re se nė restorantin e njė shqiptaro-amerikani tė shquar, si nė biznes dhe nė atdhetarizėm, njė mori fotografish tė varura nėpėr muret e hollit tė restorantit, ku pronari kishte dalė me presidentė, senatorė, ministra, yje tė shquar tė Hollivudit e madje edhe me dy presidentėt shqiptarė Ramiz Alia e Sali Berisha. Duke i parė kėto korniza qė pėrbėnin njė galeri historike e duke sjellė ndėrmend xhepin e mufatun tė operatorit tė filmit, tashmė nuk kisha kurrfarė dyshimi se kėtu nuk kishim tė bėnim me temėn e njė subjekti satirik. Brenda ngjarjeve nuk kishte dhe aq humor sesa matematikė racionale interesash materiale. Secili prej tė dy kėtyre shqiptarėve, nė sisteme tė ndryshme, nė vende tė ndryshme dhe mundėsi tė ndryshme, pėrdornin artin fotografik pėr njė qėllim praktik e shumė tė dobishėm, pėr interesin apo biznesin e tyre, natyrisht sipas mundėsive e rrethanave ku ndodheshin.

E kėtu, nisa tė bindem se nuk ka gjė pėr tė qeshur as pėr tė stigmatizuar.

Por edhe ndaj kėtyre dy pėrngjasimeve do tė kisha mbetur indiferent, sikur tė mos me vinte njoftimi, nga disa bostonianė republikanė, qė pėrkundrejt njė shume prej dymijė dollarėsh, unė si qytetar amerikan tashmė, mund tė isha pjesėmarrės nė drekėn e presidentit Bush qė organizonte me ditėt e marsit e ku do tė mund tė dilja edhe nė fotografi personalisht me tė, sepse kėshtu e kishte protokolli i kėtij takimi nė kuadrin e fushatės elektorale presidenciale tė nėntorit 2004. Isha i bindur se sikur ai operatori, miku im i vjetėr i filmit, tė jetonte nė Boston do ta sakrifikonte dymijė dollarėshin, por unė as e vura ujin nė zjarr pėr atė punė. Aq mė tepėr se presidenti, duke mė lejuar tė bėja njė foto me tė, do tė realizonte biznesin e vet elektoral, por mua, qe nuk kisha kurrfarė biznesi, nuk mė tundonte ambicia tė shkundja xhepat.

Por edhe kėtė rast tė tretė do ta kisha lėnė nė heshtjen e harruar, po tė mos qenė vandaku i artikujve tė gazetave shqiptare mbi ambiciet e kryeministrit shqiptar, pėr tė dalė nė njė fotografi nderi me presidentin amerikan, tė cilin, sipas gazetave, kryeministri Nano do ta pėrdorė si kartė pėr reputacionin publik nė rėnie dhe pse jo nė zgjedhjet e pritme parlamentare nė Shqipėri.

Me kureshtje tė ngacmuar u futa nė kanalet e internetit dhe mė sė fundi e gjeta fotografinė Nano-Bush. Pėr njė ēast e humba fare. M'u duk se fotografinė e kisha bėrė unė kėtu e njėzet e pesė vjet mė parė... M'u benė lėmsh kujtimet me realitetin. Bushi truplartė - Nano trupshkurtėr, Bushi solid - Nano i mbledhur krruspull nė gji tė Bushit... Mirėpo kėto mendime shumė shpejt m'u zhdavariten, sepse nisa tė mendoj me qetėsi. Fundja tė dy nė rolet e tyre tė biznesit janė. Bushit i intereson pėr momentin jo vetėm popullariteti e pėrkrahja e brendshme (qė aq fort i ka rėnė tash sė fundi) por edhe pėrkrahja e jashtme (tani po pėrgatiten 200 ushtarė shqiptarė tė shkojnė nė Irak), prandaj dhe ajo "zhgrrap" nė celuloid, nė njė farė soji, ia bėn punėn Bushit. Por kryeministrit shqiptar ajo "zhgrrapje" e blicave tė aparateve fotografike ia bėn punėn akoma mė mirė. Shumė mė tepėr madje.

Pra, nė fjalė tė fundit, edhe Presidenti amerikan edhe kryeministri ishin nė tė drejtėn e tyre dhe nė bizneset e veta. Prandaj ēfarė kanė gazetarėt e gazetat qė grinden. Kur e bėn Bushi, si tė mos e bėjė Nano?! Kur Bushi nė Boston ia afroi kėtė privilegj ēdo bostoniani, duke pėrfshirė dhe shqiptaro-amerikanėt, pėr dymijė dollarė, si mund t'ia mohonte kryeministrit shqiptar, apo tė tjerėve qė vinė nė Amerikė nė festat e lutjeve e qė paguajnė ku e ku mė tepėr. Fundja biznes dypalėsh ėshtė. Paēka se paratė e Nanos (nėse ka paguar) nuk i mori Bushi pėr fushatėn e zgjedhjeve, por kompanitė e fluturimeve ajrore, tė hoteleve e restoranteve tė shtrejta amerikane qė e pėrkrahin mbase Bushin e jo Xhon Kerrin gjatė zgjedhjeve.

Ja pra, qė fotografia ka dalė qoftė nga dėshira e vjetėr njerėzore e pėrjetėsimit pas vdekjes, por edhe nga qėllimi i thjeshtė i njė kujtimi, duke u ngjitur nė shkallėt mė tė larta tė biznesit, ku njė foto shkon 2000 dollarė pėr amerikanėt, por pėr funksionarėt shqiptarė tė rangut tė lartė qė bėjnė varavingo nėpėr botė (jo vetėm Nano) paguajnė dhjetėra herė mė shumė. Kush i paguan kėto dollarė do tė thoni ju? Populli shqiptar i paguan, kush tjetėr. Pėr kėtė ėshtė populli, pėr tė paguar. E nėse ky popull (sipas Brehtit) nuk pranon tė paguajė pėr foto-bizneso-maninė e qeveritarėve, le tė ikė, le tė sjellim njė popull tjetėr. Se presidentėt, kryeministrat e kryetarėt e partive kurrsesi nuk mund t'i ndėrrojmė. Fundja me presidentin amerikan nė fotografi tashmė janė udhėheqėsit e populli nuk ėshtė kurrkund.

Vėrtet, ku ėshtė populli? Pse nuk del nė fotografi populli? Pse fshihet populli?!

Boston, Prill 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara