HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MIHAL TRIVOLI - ARTIOTI (Maksim Greku)

Shenjtori shqiptar i Rusisė

-- nga Kolec Traboini*, shkrimtar

Sapo u perkujtua 283 vjetori i vdekjes se Papes Klementi XI i mbiquajtur Albani, per cfare shume emigrante shqiptar ne Itali e ndjene vehten krenar, per shqiptaresine dhe ndihmesen e Papes shqiptar per ti ardhur ne ndihme atdheut te roberuar. E me te drejte nje lexues shkruan keto dite ne gazeten "Shekulli" se e dinim se kishim dhene nje kontribut me se shumti ne lindje me vezire e arkitekte te medhej ne perandorine osmane, por ky perkujtim na ben te ndjehemi vertete krenar edhe per kontributin shqiptar ne kulturen europiane.

Maksim Greku
Shejtori Maksim Greku (Mihal Trivoli-Artioti)

Mbase duke jetuar ne emigracion, e te rrembyer nga rutina e perditeshme, emigrantet nuk jane te informuar plotesisht per kontributin shqiptar ne Rilindjen Europiane, per te cilin ka mjaft dokumenta historike dhe studiuesi i njohur Mikel Prenushi, qe ne vitin 1981, ka botuar nje liber me shume vlere, ku ndonese nuk e gjen emrin e Papa Klementit XI (per shkak te diktatit antifetar te sistemit monist te kohes), gjen ne faqet e tij mjaft figura humanistesh e artistesh shqiptar te periudhes se Rilindjes Europiane.
Nder faqet e ketij libri, bie ne sy dhe figura e Mihail Artiotit, humanistit te madh shqiptar qe dha nje kontribut te jashtezakonshem ne mendimin intelektual humanist te Rusise. E mund te konsiderohet ne menyre te padyshimte me i shquari ne Rusine e kohes, sepse ai zhvilloi nje veprimtari te gjere filozofike, petagogjike, etike, publicistike si dhe ne fushen e perkthimeve, duke qene autor i me shume se 150 veprave e studimeve ne fushe te teologjise, filozofise, pedagogjise e shkencave humane. Edhe sot e kesaj dite konsiderohet nder perkthyesit me te medhej te botes, sipas Proel (Promotora Espanjola de Linguistika ne www.proel.org./traductores/maksim/htm)
Mihal Artioti sic eshte quajtur ne vendlindje, apo Mihal Trivoli sic e quajne ne studime te ndryshme - cfare duhet te jete mbiemri i sakte i tij - ka lindur ne nje familje shqiptare te kulturuar rreth vitit 1475, (ne nje botim gjerman "Legende vom Heiligen Maxim Grek" konsiderohet i ditelindjes 1480, edhe ne botimet ruse konsiderohet i njejti vit) ne qytetin shqiptar Arte (sot Greqi) qe ishte pushtuar nga osmanet ne vitin 1449. Prinderit e tij, Emanuel dhe Irena Trivoli, qe konsideroheshin njerez te ditur per kohen e qe kishin lidhje me personalitete te kultures ne Itali, u kujdesen qe i biri te mesonte ne shkollat humaniste europiane. Keshtu Mihalin e ri ne vitin 1492 (sipas botimi te Wolfang Heller 1993) e derguan me studime ne Itali e me pas ne Paris, France dhe sipas studiuesve hipotezave edhe ne Spanje.
Ne Itali qendroi per shume vjet ku studioj artet si dhe ndoqi studime ne fushen e moralit, drejtesise filosofise dhe dijeve te tjera. Mori mesime humaniste ne Firence nga Angiolo Poliziano (1454-1494), Marsilio Ficino( 1433-1499), Giovanni Pico della Mirandola (1463-1494), studjoj ne Bolonja, Milano, ndersa ne Universitetin e qytetit Padova, ku ai ndiqte studimet, jepte mesime bashkombasit i tij, filozofi, historiani e astronomi i madh me origjine shqiptare Leonik Tomeu( 1456-1531, mesues gjithashtu i Kopernikut).
Mihal Trivoli-Artioti qendroi edhe ne Venecja ku zhvillonin veprimtarine e tyre figura te njohura me origjine shqiptare si shkrimtari Marin Barleti, humanisti Marin Becikemi dhe piktori i famshem i Rilindjes Viktor Karpaci. Ne kete qytet, ai bashkpunoi me tipografin klasik venecian Aldo Manuzio.
Gjate kohes qe ishte ne Itali, Mihal Trivoli - Artioti bie nen influencen e ideve te Savonaroles. Krahas marrjes se mesimeve humaniste ngulmoi per kalitjen e karakterit te tij, duke bere nje jete stoike. Ne vitin 1502, ne Firenceu u fut nen urdhnin katolik dominikan. Ndersa ne viti 1506 futet ne urdhrin e murgjeve orthodoks te monastirit te famshem Vatoped ne malin Athos, i njohur per jeten e mundimeshme e te shkeputur nga bota, prej te cilit kane dale 43 shenjtore te orthodoksise, dhe sipas botimit te vete ketij monastiri, "Monastiri i madh i Vatopedit" Mali Athos, 1998, ne dy volume, 744 faqe, nder figurave me kryesore historike ka qene Mihal Trivoli.
Rreth vitit 1516 ai u kthye ne Arte, por ne qytetin e tij ishte e pamundur te zhvillonte veprimtari per shkak te kushteve te renda te pushtimit. Kur Knjazi i Moskes, Vasili i III Ivanovic kerkoi nje letrar te shquar e njeri te ditur per perkthimin e shkrimeve te shejta qe kishte marre nga Bizanti, Mihali e pranoi oferten dhe pas nje qendrimi ne Krime per te mesuar rusishten, me 4 mars 1518 arriti ne Moske ku u prit me nderime dhe iu vu ne dispozicion biblioteka e pasur e ketij qyteti. Qe ne fillim ai u mor me perkthimet fetare te psallmeve si dhe rishikimet e teksteve fetare te perkthyera me pare prej te tjereve nga latinishtja, por tashme duke patur per baze origjinalet ne greqisht.
Ne Rusi mori nje emer te ri, Maksim Greku, mbase per shkakun se ai ishte nje interpretues, njohes e perkthyes i kultures antike dhe bizantine, dhe me kete emer do te njihet si ne studimet e shumta te tij por edhe ne studimet e botimet e autoreve te ndryshem mbi te.
Veprimtaria e pare humaniste qe beri ne Moske qe hapja e nje shkolle nen shembullin e shkollave ku kishte studiuar ne Itali. Ai deshironte te sillte ne kete vend te prapambetur frymen e ideve te Rilindjes Europiane, duke u bere boterisht humanisti i pare ne Rusi. Ne kohen e Ivanit te Tmerrshem hapi te paren shtypshkronje te rregullt dhe me shkrimet e tij publicistike ai i dha popullaritet zbulimeve te reja gjeografike te epokes duke afruar dukshem Rusine me zhvillimet europiane, cfare nuk u pa me sy te mire nga ato forca qe perfaqesonin mentalitete te vjetra.
Ne ate kohe, ne Rusi kishte dy grupime qe ishin ne kundershtim me njeri-tjetrin, grupimi aristokrat konservator dhe ai liberal. I bashkuar me kete te fundit per shkak te karakterit humanist te ideve te tij, ai do te behej objekt sulmesh e ndjekjesh madje publike. Duke qene me i fuqishem, grupimi konservator arriti edhe ta arrestoje ne 1525 dhe e mbyllin ne keshtjellen monastir te Volokolamskut. Ne vitin 1531 do ti benin serisht nje gjyq me akuzen si heretik dhe se kishte keqinterpretuar perkthimet biblike nga greqishtja ne rusisht. Nga viti 1531 deri ne vitin 1551 e izolojne ne monastirin Otrou ne Tain. Por internimet nuk do t'i ndahen. Fundin e jetes do ta kalonte ne monastirin Trini Sergiev dhe mjaft kohe i ndaluar te lexonte e shkruante.
Kerkesen kembengulese te Maksim Grekut qe ne pleqerine e tij te thelle ta lejonin qe te kthehej ne atdheun e tij, ne Shqiperi, Knjazi i Moskes ia refuzoi me pretekstin se duke qene njeri i ditur e i zgjuar, qe di aq shume per Rusine, ai do te perhapte te verteten ne te gjithe boten. Eshte per te vene ne dukje se ai shkroi vec te tjerash edhe per vendlindjen e vet Shqiperine dhe per kohen e bemat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Monastiri ku vdiq Mihal Trivoli
Monastiri ne Trinita Sergiev ku vdiq Mihal Trivoli(Maksim Greku)

Keshtu Mihal Trivoli-Artioti (Maksim Greku), njeriu me i ditur dhe humanisti me i madh i Rusise, qe percoi idete e medhe te Rilindjes Europiane ne ate vend, ne perpjekje te jashtakoneshme per ta bere ate pjese e asaj kulture, u denua ta kaloje jeten ne internime te pafundme, por me nje krenari e dinjitet te palekundur e te admirueshem sepse nuk hoqi dore deri ne fryme te fundit prej ideve te ndritura te kultures e te dijeve qe kishin perfshire kontinentin dhe hapnin nje epoke te re per njerezimin. Ne faqen perfaqesuse ne Internet te Ambasades Amerikane ne Moske "US - Rusian Relations-timeline", qe ne krye thuhet se, "I pari qe e ka bere te njohur publikisht zbulimin e Amerikes tek ruset ka qene Maksim Greku ne vitin 1540. (www.moscow.usembasy.gov/links/history.php.)
Edhe pse rreth 80 vjecar, i lodhur e i derrmuar nga jeta e veshtire, vdiq i paperkulur ne idete e veta te ndritura, i vetmuar e ne internim ne Trinita Sergiev, me 21 Janar te vitin 1556.
Duhej te kalonin afro pese shekuj qe shqiptari i Artes, Mihal Trivoli - Artioti, nen emrin e rusifikuar Maksim (Greku), te shpallej ne menyre triumfuese prej Sinodit te Shejte, si Shenjtori i Orthodoksise Ruse ne vitin 1988. Por gjithesesi, sido qe te mbiquhet, te gjithe studiuesit serioze, shqiptare dhe te huaj neper epoka (madje edhe vete studiuesit rusė, ne nje Fjalor enciklopedik, botuar nga "Ruskoe sllovo" ne vitit 1996) e kane konsideruar dhe e konsiderojne Mihal Trivolin - shenjtorin e orthodoksise Maksim Greku - si shqiptarin nga Arta.

* Botuar ne gazeten ILLYRIA New York, Nr.1334, 16-19 prill 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara