HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KRYEPLAKU SOJSĖZ I FSHATIT SOJMIRĖ

-- nga Kolec Traboini*, shkrimtar

Kolec Traboini

Alegori bashkėkohėse

U mblodh njė pranverė nė kuvend tė madh, tėrė fshati Sojmirė, qė thuhet se racėn e kishte tė mirė, por kryeplakun e kishte sojsėz. Nė shtatė fshatra pėrreth nuk gjėndėj njė njeri mė nopran se ai kryeplak. Sa u afrua kryeplaku tek sheshi, u ngritėn nė kėmbė njerėzia duke i bėrė nderime tė mėdha madje duke u perkulur deri pėrdhe. Pastaj si u ulėn, u ngrit mėsuesi i fshatit e foli:

- I nderuari kryeplak, qė zoti tė dhashtė jetė sa mali i Pikėllimės e i Vetėtimės sė bashku, kemi menduar nėn drejtimin tėnd, tė bėjmė njė rrugė e tė ndėrtojmė njė urė, se u dėrrmuam baltėrave e po lėmė shpirtėrat e kockat nė lumė.
- Nuk bėhėt se nuk kemi para - dha hazėrxhevap kryeplaku namuzli.
Atėherė njerėzit u shpėrndanė, e dikur kur i mblodhėn paratė, i shkuan kryeplakut prapė, kėsaj radhė shėnd e verė e me shpirt tė lehtėsuar.

- I mblodhėm o kryeplak, prandaj jep urdhėr tė fillojmė nga puna.
Kryeplaku u ngrys. Kokėn e ngriti lart, por shkopin e pėrplasi poshtė nė tokė:
- Nuk bėhėt dhe pikė,- tha dhe krisi e iku duke i lėnė fshatarėt me gojė hapur e me zėmėr tė ngrirė se ju humbi shpresa qė tė shpėtonin prej baltovinės e lumit tė egersuar qė merrte shpirtėra njerėzish pėr ēdo vit tė perėndisė.
I gjeti belaja njerėzit me atė kryeplak. Kaloi dhe ai dimėr, iku pranvera, u fry e u ul lumi e dikur njė fshatar i zgjuar, qė ia dinte huqet kryeplakut, i vete nė shtėpi e bashkė dredhin miqėsisht duhan. Ishin miq tė vjetėr e nuk ja prishnin njėri-tjetrit.
I thotė miku kryeplakut:
- Po si more miku im kryeplak nuk i lejove fshatarėt tė bėjnė rrugėn me parėt e veta, por i le tė mbyten baltėrave.
Kryeplaku i murrėtyer e i vendosur nė tė tijėn, u pergjegj:
- Le tė zhytėn e tė mbytėn kur s'kanė mėnd.
- Po pse o i uruari i perėndisė? Pse nuk kanė mėnd?
- Sepse,- tha kryeplaku - Paratė vertetė i kanė tė tyret, por vula ėshtė e imja, pastaj pse jam unė kryeplak,duhet tė them unė i pari se ēfarė do bėhėt nė kėtė fshat e jo fshatarėt.
- Po si i bėhet hallit - i tha miku.
- E zgjidh unė atė punė, se pėr kėtė jam kryeplak, - tha kryeplaku dhe e porositi:
- Do tė mbledhėsh tėrė fshatarėt nė shesh tė bėjmė kuvėnd, por shiko, sakėn se e zė njėri nė gojė atė punėn e rrugės e tė urės, se sa tė jem gjallė unė ajo punė nuk do tė bėhet.
Miku hoqi dorė nga ēdo pėrpjekje dhe bėri ēfarė i tha kryeplaku sojzi.
U mblodh prapė fshati Sojmirė me shpirt tė drithėruar, se ēfarė nuk pritej nga ai kryeplak sojzi, prandaj dhe vėndosi qė sido qė tė vinte puna, ta mbanin gojėn kyēur, e kyēin ta hidhnin nė lumė. Ndryshe nuk bėhej. Erdhi kryeplaku. Tė gjithė kokat ulur. Asnjė pipėtimė.
- Po pse mė jeni ngrysur kėshtu sikur u kanė lėnė gratė- u tha kryeplaku.
Hiē ata. Asnjė fjalė. Edhe pse si burra u prekėn nė sedėr.
- Po flisni bre,- u thėrriti kryeplaku,- se nuk ju kanė ngordhur as gomerėt, de!
Kur e pa se fshati ishte urtėsuar, kryeplaku qėroi gurmazin e nisi tė fliste rėndė e rėndė:
- Pse merziteni. Keni kryeplakun qė mendon pėr ju sa orė ka dita e aq sa ka nata, pra natė e ditė e ditė e natė.
Si pushoi pak, vazhdoi sėrish:
- Qė thoni ju, qė s'thatė asgjė, mė ka vajtur mėndja pėr njė gjė tė re. Qė kėtu nė fshat tė ndėrtojmė njė rrugė dhe njė urė qė tė shpėtoni nga hallet.
Njerėzit rrinin pa folur nga frika se i kthehej mėndja kryeplakut sojsėz.
- More, pse mė rrini si hunj gardhi. Nuk ju pėlqen kjo mėndja ime? Nuk doni tė bėhet rruga?
Fshatarėt e ngratė, qė nuk dinin si tė bėnin, rrinin vertetė si hunj.
Atėherė kryeplaku mori zjarr e tha:
- Nuk mund tė bėhet kurrgjė nė kėtė fshat, pa mė vajtur mėndja mua dhe pa e thėnė fjalėn unė i pari. Ta kenė vath nė vesh, jo vetem ata tė kalemit, por edhe ata tė kėrrabės. Dhe bėni mirė qė s'flisni se po tė kishit folur, edhe dhjetė vjet tė tjera do tė ishit zhgėrryėr nėpėr baltėra.
Kryeplaku, si mbaroi oratorinė, nxori kutinė e duhanit, pa nga miku i vet pėrballė me nėnkuptim dhe i tha kasnecit qė i rrinte gjithnjė nga pas si hije:
- Na more ti, ē'mė rri si bufi nė mes tė ditės. Vėr tėllallin shtėpi nė shtėpi se me idenė e propozimin e kryeplakut tė fshatit Sojmirė, qė nesėr fillon puna pėr ndėrtimin e rrugės dhe urės. Me firmė e me vulė. U tha e u bė. Kryeplaku dora vetė. DV.
U bė se tha kryeplaku se ndryshe nuk bėhej. Ose edhe mund tė bėhej, por do tė prishej deri sa t'i mbushej mėndja kryeplakut sojsėz. Se kryeplak ish e njė mėndje kish. Dhe ajo mėndje duhej tė ishte e para, e tė tjerėt nuk duhet tė mendonin e bėnin kurrgjė, pa firmėn e vulėn e tij, vulė qė edhe sot e kėsaj dite e mbajnė pėr brezi tėrė kryepleqtė e partive e tė shoqatave nė Shqipėri e Kosovė e tej e pėrtej Shqipėrisė e Kosovės, kėtu nė Amerikė mė shumė, por edhe kudo nėpėr botė, ku kėtyre lloj kryepleqėsh sojsėz e gojėprishur t'u ketė zėnė bytha postiqe, se pėr rehatin e saj tė shkretė mendojnė e punojnė thuaj tė gjithė kryepleqtė e sojit tonė kombėtar.
- E sa kryepleq tė tillė si sojziu i Sojmirės kemi a kemi patur nė histori?- do tė pyesė mė tė drejtė lexuesi.
Njė fjalė ėshtė e saktė:
Mė shumė kryepleq sė sa pleq!

* Botuar nė gazetėn "Koha jonė", E Shtunė, 22 Maj 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara