HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"MĖ FAL, BILAL XHAFERRI !"

-- nga Kolec Traboini*, shkrimtar

Kolec Traboini Spiunimi publik i Bilal Xhaferrit dhe histeria e varrim-ēvarrimit tė dosjeve.
Fadil Paērami, sėrisht nė rolin e persekutorit tė Bilal Xhaferrit.

Pėr tė bėrė pendesen e persekutuesve tė Bilal Xhaferrit nuk ka nevojė tė hapen dosje... Madje edhe pse spiunimi i tij ėshtė publik dhe i hapur, askush nuk i tha shkrimtarit (tė paktėn pėr sė vdekuri), "Mė fal, Bilal Xhaferri!" Atėherė ēfarė kėrkojmė nėpėr varreza dosjesh dhe ēfarė ėshtė qellimi i hapjes sė tyre?!

Mjerisht, ata qė sot kėrkojnė me insistim tė quhen disidentė, dikur e martirizuan shkrimtarin, ndėr mė tė talentuarit e letersisė shqipe. Thonė tė hapen dosjet. Bukur le tė hapen (paēka se u kujtuam si kofini pas tė vjeli), nėse vertetė ka mbetur gjėkund ndonjė dosje?! Por pėr tė gjetur persekutuesit e Bilal Xhaferrit nuk ka nevojė tė hapen Arkivave te Shtetit, (prej ku nisin tė gjitha spekullimet e sotme), as ato tė Komitetit Qėndror e tė Ministrisė sė Brėndshme, sepse spiunimi i tij ėshtė bėrė publikisht nė Lidhjen e Shkrimtarėve, por edhe nė gazeta e librat e atyre qė jetojnė ende nėpėr delire disidencash tė paqėna.

Edhe pse diktatura ėshtė shėmbur dhe shkrimtari i deklaruar "armik" Bilal Xhaferri, ka afro dy dekada i tretur nė dhč, ai vazhdon ende tė jetė i persekutuar. Sigurisht jo nga lexuesit e dashamirėsit e tij tė shumtė, por nga ata qė u pėrpoqėn sa mundėn t'ja nxijnė jetėn njeriut, kolegut tė vet shkrimtar.

Madje edhe kėto ditė (sipas njė shkrimi tė Sadik Bejkos nė gazetėn "TemA"), ish kėmbora e madhe e letėrsisė qė u katandis mjerimi i madhėshtisė sė vet fodulle, Fadil Paērami, paska thėnė se paskėrka fakte se Bilal Xhaferri na kish qėnė "spiun i sigurimit". Po nuk thotė ky xhelat shkrimtarėsh (para se tė metamorfohej prej Enver Hoxhės nė viktimė), se nga i mori kėto tė dhėna dhe a ka ndonjė tė dhėnė tjetėr plotėsuese se kush e plagosi me thikė e kush i dogji dy herė redaksinė e dorėshkrimet nė Amerikė dhe mė tej, kush e vrau nė mėnyrė misterioze nė spitalin e Ēikagos Bilal Xhaferrin? Mesa duket Fadil Paērami, qė e anatemoi Bilal Xhaferrin nė Lidhjen e Shkrimtarėve, duke e nxjerrė jashtė nga salla me ulurimat "pinjoll i armikut tė Partisė" kėrkon ta persekutojė e anatemojė edhe pas vdekjes shkrimtarin Bilal Xhaferri. Mirėpo Fadil Paērami harron se ky nuk ėshtė mision shkrimtarėsh por nekrofagėsh, ėshtė i njėjti mision qė ai kishte si njė nga llafeollogėt e demagogėt mė tė zellshėm tė diktaturės. E nuk mund, mesa duket, tė rrijė pa e ushtruar zanatin e vjetėr edhe tani nė fund tė jetės zullumqare.

I lindur nė nėntor 1935 nė fshatin Ninat tė Konispolit, nė njė familje patriote ēame, Bilal Xhaferri u rrit jetim, pa nėnė e pa baba (baba te pushkatuar si armik nga shokėt e idealeve komuniste tė Fadil Paēramit), dhe e ndjeu qė nė fėmijėri varfėrinė dhe pėrbuzjen klasore. Punoi qė i ri nėpėr kantjere, i dėnuar pėr tė mos ėndėrruar arsimimin e lartė. Punėtori i Ulzės shumė shpejt do tė binte nė sy pėr talentin e madh letrar, pėr ēfarė u pa, sa me simpati e dashamirėsi nga lexuesit, aq mė cmirė e ligėsi nga shkrimtarėt e pėrkėdhelur tė regjimit, tė cilėt jetonin nė fodullėk e nė domenėt e letersisė sė partishme.
Nuk e lanė tė botonte veē njė libėr me tregime, qė gjithėsesi i dha emėr tė nderuar tek lexuesi i thjeshtė por edhe tek disa kritikė e rrethe letrare dashamirėse qė e pėrkrahnin.
Deri kėtu e lejuan, por kur Bilal Xhaferri guxoi tė mendonte e tė shkruante njė roman historik pėr periudhėn e Skenderbeut si "Krastakraus" lindėn plot ambicje tė liga, plot fjalė nisin tė qarkullohen pėr birin e njė tė pushkatuari, qė kish guximin konkuronte me ballin e letersise se kohės. Kėtė Partia e Punės (dhe e Lidhjes sė Shkrimtarėve) nuk mund ta linte tė ndodhte, prandaj prisnin vetėm rastin ta dėnonim pinjollin e "armikut". Dhe rastin u a dha nė dorė vetė Bilal Xhaferri, i cili duke jetuar e vuajtur bashkė me popullin e vet, dinte shumė mė tepėr se sa kritika zyrtare apo aparatēikėt e Komitetit Qėndror pėr problemet e letersisė e artit dhe tė lidhjeve tė saj me realitetin e jetės.
Por ēfarė tha Bilal Xhaferri nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Le tė ngrihet e tė thotė Fadil Paērami (nė ėshtė ende gjallė trupi se fryma e shpirti i kanė vdekur me kohė), se ēfarė gjėme i bėri letėrsisė shqiptare diskutimi i Bilal Xhaferrit?! Vetėm se tha qė trajtimi i figurės tė grave malėsore nė njė roman (konformist me ideologjinė zyrtare tė PPSH, qė disa shkrimtarė mediokėrr e quanin "hymni i letersisė sė klasės punėtore"), ishte i gabuar. Kjo pėr faktin se vertetė gruaja malėsore nė shfaqje dukej e nėshtruar, e poshtėruar, por nė thelb shoqėria dhe mjedisi shqiptar gjithnjė e kanė respektuar. Edhe analizat e Kanunit bėheshin prej pseudokritikėve tė rregjimit gjithnjė me qėllimin e keq pėr ta nxjerrė si ana me e zezė e jetės shqiptare. Malėsia e malėsorėt ishin bėrė sinonimi i egersisė dhe i prapambetjes shekullore nė letersinė e partisė. Edhe Kanuni lexohej dhe interpretohej sė prapthi, duke mos gjetur tek ai kurrfarė vlere, tė paktėn historike pėr kohrat kur shoqėria shqiptare jetonte ende jashtė legjislacioneve civile dhe nė kushte izolimi historik.
Duke jetuar nė mes tė malėsorėve tė zonave veriore ku dhuna komuniste ishte shfaqur me egersi tė pashoqe, Bilal Xhaferri do tė zbulonte tek ata jo vetėm vuajtjen e mjerimin ku e kish katandisur popullin regjimi monist popullin, por do tė dallonte edhe tiparet e madhėrishme tė malėsorėve shqiptarė si nderi, besnikėria, urtėsia, mikėpritja, respekti njerėzor. Bilal Xhaferri nuk mund tė mos i mbronte ato tipare e virtute tė larta tė njerėzve tė vatrave malėsore ku ai kishte ngrenė bukė e ishte pritur me bujari.
Bilal Xhaferri foli, tha tė vertetėn qė buēiste jo vetėn nė shpirtin e tij por edhe nė gjokset e malėsorėve tė martirizuar prej skuadroneve tė ndjekjes (lexo vdekjes).
Bilal Xhaferrit deshen t'ia bėnin varrin sė gjalli duke e ndarė nga letersia.
Librin "Lirishta e kuqe" qė ja vonuan tė dilte (jo pa qėllim) ja kthyen nė karton dhe romanin nė dorėshkrim "Krastakraus" qė shikohej me lente, thonė ,edhe nga vetė Ramiz Alia( fjalė e pėrhapur me qellim mbase), ja zhdukėn qė tė mos i mbetej asnjė nishan sfidės qe i “deklasuari” I bėnte njė romanit historik( me kohė tė pėrqasun) e qė ishte ngritur aso kohe nė peidesdal dhe hymnizohej prej kritikės shabllone tė rregjimit.
Ajo ēfarė i kishte mbetur Bilal Xhaferrit ishte, tė shpėtonte tė paktėn jetėn, para se ta shqyenin ēakejt e diktaturės. Dhe falė njohjeve, miqėve tė mirė, respektit qė njerzit kishin pėr tė, arriti tė arratisej nė fund tė gushtit tė vitit 1969.
Por mė kot mendoi Bilal Xhaferri se do t'i shpėtonte egersisė e dinakrisė sė rregjimit. Do ta gjenin edhe pse larg. Enigma e vdekjes sė tij, pas njė operacioni nė kokė tė deklaruar "i suksesshėm" ku, shkrimtari doli nga salla i vdekur e pėr tė cilin kurrfarė hetimi i plotė nuk u bė, tė lė tė kuptosh se "parja e kuqe e hafijėllėkut" (siē mė thoshte nė tė gjallė i ndjeri Preng Gruda, qė e kishte strehuar mjaft kohė Bilal Xhaferrin nė shtėpine e vet nė Detroit e pėr kėtė mė ka lėnė njė kujtim me shkrim), ka shkuar pra, nė dorėn qė duhej pėr tė kryer punėn e Sigurimit te Tiranės.
Gjithėsesi kjo vdekje mbeti enigmė e traumė pėr Komunitetin Shqiptar nė Amerikė, ku Bilal Xhaferri ishte ndėr intelektualėt mė aktive me revistėn e tij "Krahu i Shqiponjės", dhe humbje e madhe pėr Letersinė Shqipe.
Nė vend qė tė heshtej me dhėmbje pėr kėtė vdekje tragjike, nė njė botim nė ditėt e fundit tė monizmit, emri i Bilal Xhaferrit (edhe pse me iniciale), u satirizua nė mėnyrė makabre nga njė shkrimtar i nderuar e i respektuar, por qė megjithė talentin e admirueshėm kurr nuk i shpėtoi vogėlsirave ne te cilen e fuste ne ngacje ambicja.
Ėshtė e vertetė qė "shkrimtarin B.XH. koha ja dha varrit" por jo pėr t'u harruar siē thuhet nė atė libėr botuar rreth vitit 90, pėrkundrazi pėr tė shkėlqyer e admiruar nga populli shqiptar e pėr tu vendosur si talenti i madh dhe martir nė altarin e letrave shqipe, qė kurrsesi, megjithė dėshirat vetiake tė ndokujt, nuk mund tė pėrbėhėt veē nga njė dorė, veē nga njė mėndje e kurrsesi vetėm nga njė penė...
Nė spitalin e Ēikagos, nė tetor tė vitit 1986, nė moshen 51 vjeēare vdiq njeriu, por mbeti gjallė nė kujtesėn e njerėzve krijuesi i martirizuar, krijimtaria e tij, qė sot ėshtė pronė e gjithė lexuesve shqiptarė. Mirėnjohjen prej lexuesve e meriton Ballkiz Halilin e cila e ruajti njė kopje nė dorėshkrim tė atij romani. Duke shpėtuar vepren e Bilal Xhaferrit prej zhdukjes, permes rrezikut tė jetės sė vet, ajo bėri shumė mė tepėr se njė akt aq shumė tė pėrfolur e tė dėshėruar, qė quhet disidencė, e qė nė kėtė rast, ruajtja e librit tė "armikut", ėshtė shumė -s humė herė mė e madhe nga ato "disidencat" e disa shkrimtarėve zyrtarė, qė mė kot perpiqen ti mėsojnė lexuesve tė sotėm, se si ti lexojnė si disidente e kundershtare, veprat qė deri dje ishin konformiste tė regjimit monist.
Miti i Martirit tė letersisė Bilal Xhaferri, ndrit udhėn e gjithe brezave shqiptarė, tė atyre qė artin e bėjnė nepermjet dhėmbjeve e sakrificave e vlerat i arrijnė arrijnė nepėrmjet veprave tė veta e jo nėpermjėt mizanskenave, tarafeve, klaneve, tė cilat (pse jo) tė japin edhe ēmime tė mėdha kombėtare kur dhenesve u a do mideja dhe interesi.
Edhe hapja ose mos hapja e dosjeve, ėshtė njė lojė (krahas tėrė lojrave dinake pseudo-demokratike tė tranzicionit) qė po luhet prej 15 vjetėsh, e po nė kėtė sens do tė luhet akoma nga ata qė diē duan tė pėrfitojnė, qoftė nga varrimi apo ēvarrimi i dosjeve nė varrezat e diktaturės.
Ja nxinė jeten popullit duke varrosur tė vertetat e jetėt njerėzore, e tashmė kur populli ka plot halle tė tjera, kur korrupsioni dhe krimi tė zė sytė e varfėria e skajshme e ka prurė jetėn nė zgrip, u dashka njė spektakel i ri; ēvarrimi i dosjeve, zbulimi i shkrimtareve spiunė, atyre shkrimtarėve qė sot nuk janė kurrgjė veē hija e vetvehtes dhe nuk pėrbėjnė mė asnjė vlerė tė qėnėsishme nė pushtet e masmedia, tė atyre pra qė, si ekzistenca dhe mosegzistenca janė jashtė vėmendjes publike, qe tashme ėshtė tė politizuar skajshėm, e pėr mė tepėr veprat e tyre, edhe sikur tė duan, njerėzit nuk kanė para ti blejnė...
Tė hapen dosjet thuhet me nje kumbim tė bujshėm - Patjetėr, se populli ka nevojė pėr spektakėl e hashish informativ sensacional... O burra ti japim pra popullit delire tė trėndafilta, ti ngrejmė sipare ngjarjesh tė mėdha, ta ngopim me kufomat e njė pjese mjerane shkrimtarėsh, qė t'ju rritet oreksi e lavdia njė pjese tjetėr, atyre qė kanė bėrė "qendresė" nė kėshtjella ėndėrrimesh.

Ashtu si pėr zbulimim e “bujshėm” tė poemės "Pashallarėt e kuq" qė u bė ēeshtje e madhe por u fry e ēfry si tollumbacet e 1 Majit para tribunave, (me "urra" kur u ngrit e "urra" kur u rrėzua), ashtu do tė pėrfundoje edhe kjo nismė zulmėmadhe dosjesh pas afro 14 vjeteve tė vendosjes sė pluralizmit.
Kemi njė dosje tė Bilal Xhaferrit me "spiunė" tė vetėdeklaruar. Pse heshtet e nuk ka kurrfarė vrasje ndergjegje e reagimi publik?
Le ti marrim gjėrat me rradhė, pra tė lexohen sė pari dosjet e hapura, pastaj gjejuani anėn atyre tė fshehura, se vertete duhen hapur tė gjitha (nė ju lėntė Komiteti Shqiptar i Helsinkit, qė tashmė merr nėn mbrojtje mafien zyrtare dhe banditėt e qeverisjes per mosdeklarim e pasurive), pra tė hapen nėse ka mbetur ende ndonjė dosje e pa u manipuluar gjėkund...
Por, nė krye tė fjalės tė thuhet:
- Mė fal, Bilal Xhaferri!

* Boston, 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara