HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


STRATEGJIA E TOLERANCES

-- nga Kolec Traboini*, shkrimtar

Kolec Traboini ... Pak kohe me pare nga z.Mentor Cana ne New York u hodh ne Liste ideja qe duhet te jemi akoma me shume fetare. Duke qene perkrahes i idese se hedhur nga poeti Ali Podrime se "Duhet te shqiptarizohemi me pare", dergova kete mesazh ne Internet.

Nuk eshte hera e pare qe kam prekur temen e rrezikut qe mund te na vije si popull nese ndonje prej feve do te hidhet ne ofensive. Me ka shqetesuar keto vite te fundit vershimi i shume parave te huaja per te ngriture ne ēdo pellembe te tokes shqiptare objekte kulti fetar. Eshte shkruajtur ne shtypin shqiptar mbi rrezikun e kthimit te Shqiperise ne nje depo e fondamentalizmit. Tani kur flas per kete teme kaq delikate, duhet ta parashtroj qe ne krye per te mos ngjallur keqkuptime, se nuk nisem nga kurrnji pozicion fetar, se nuk jam ne poziten e nje misionari te kryqezatave qe kerkoj te ēoj krishterimin ne orjent, ēka ndonje njeri i paduruar nuk do te mungoje ta thoje. Por le ti leme paragjykimet ne nje ane dhe te marrim guximin te trajtojme tema te cilat shpesh, per fat te keq, kthehen ne tabu.
Ekzistojne teorira, nder profesoret e sociologet me te shquar ne bote se luftrat e ardheshme do te jene perseri perrreth Europes dhe se do te jene lufte kulturash, qytetrimesh dhe keto te mbeshtjellura me pektun e fese.Vendi yne duke qene nje koridor ku rrahin ererat e Lindjes e Perendimin do te jete nje pike e nxehte ku do te penetrojne keto rryma dhe ide per shkak te terrenit heterogjen te kulteve.Perpunmi i ketyre ideve behet edhe nga sociologet e profesoret e Universiteteve me te shquara amerikane, sic eshte ta zeme Harvardi.
Duke ditur influencat qe kane keto studime ne qarqet politike e diplomatike Europiane ( pavaresisht se mund te mos jene te sakta), ne shqiptaret, qe historia na ka lene pas nje amalgame besimesh fetare duhet te perpunojme strategjine tone te tolerances. Toleranca si fenomen ka ekzistuar e ekziston tek Shqiptaret, por kjo nuk do te thote se nen influencat e qarqeve te jashme te mos behen diversione per ta prishur kete ekuiliber ne mardheniet sociale.
Gjithashtu eshte ne interesin tone kombetar te shfaqemi perpara Europes si tolerant fetare, se nuk kemi afinitete orjentale, se shqiptaret vertete jane myslimane por se nga prejardhja e tyre eshte krishtere ( siē jane europianet) dhe se nuk kane kurrfare fanatizmi fondamentalist orjental prej te cilit Europa, sic thame, trembet jo pak.
Pra te jemi te zgjuar dhe te fitojme simpatine e saj. Nese e bejme kete me mencuri krijojme premisa per realizimin e qellimeve kombetare sepse duhet ta dime se qarqet europiane, sado te kulturuara e tolerante qe jane, ato kane dobesite e ambicjet e veta te cilat nuk i shfaqin aq dukshen ne masdmedia. Shpesh e verteta flitet pas kuintave.
Shprehes i opinjonit konservator Europian u be kancelari i Gjermanise Helmut Kohl, kur tha se "Turqia islamike nuk ka vend ne Europen e Krishtere".
Konservatorizmi europian eshte nje e vertete qe ndoshta nuk na pelqen por gjithesesi duhet ta kemi ne konsiderate, ta dime si ta shfrytezojme, qe "disfavorin" (edhe ne si Turqit jemi nje popull me perqindje te dominuar nga nje besim ndryshe nga ai europian), ta kthejme ne favorin tone, sepse kemi ne kete fund shekulli barren historike per ta zgjidhur ceshtjen kombetare.
Helmut Kohli e thote, te tjeret e fshehin por e kane ne koke kete ide.Ne ne koke kemi idene kombetare, pra Kosoven e cila per sa kohe nuk eshte e bashkuar me Shqiperine do te mbetet brenga me e madhe ne ēdo brez shqiptaresh. Nuk flas per manjaket fanatike, qofshin krishtere a myslimane qe shesin dhe nenat e tyre e jo me Shqiperine, por per njerzit e thjeshte te popullit te cilet e duan Atdheun e tyre.
Nga ana tjeter jemi para nje barriere te pakapercyeshme te kundershtimit te qarqeve diplomatike per ceshtjen e Kosoves. Te mos i bejme qejfin vehtes sepse fjalet i kane te bukura por praktikisht te gjithe jane kunder kur flitet per kerkesat legjitime te popullit shqiptar ne Kosove.
Kosova nuk eshte e lehte te bashkohet me Shqiperine per shume faktor, dhe kryesori nuk eshte Serbia, madje as dhe fakti se shqiptaret jane te dobet si shtet, kurrsesi, sepse edhe po ta kishim Shqiperine te forte, nuk do te linte Europa te cilen e kemi faktor si te thuash kundershtar ne realizimin e qellimit tone kombetar.
Nga ana tjeter, deri me tash, nuk kam pare kurrnji analist te shkruaj me saktesi se cilet jane faktoret qe e pengojne mvetesine e Kosoves nga Serbija. Flasin vetem per faktor te dukshem, ato qe i sheh e njeh kushdo, por per disa faktore te tjere detreminant heshtin.
Tani shtrojme pyetjen para vehtes dhe para jush si shqiptare te Kosoves: A do te lejoje Europa, e cila dridhet nga frika e ekspansionit te fondamentalizmit islamik, qe te krijohet nje shtet i madh mysliman ne zemer te Ballkanit e brenda Europes? Merr Bosnjen, dhe analizoje jo me krimet qe kane ndodh e njihen, por me faktin se pse Europa dhe Nato i lane te qete serbet te fshinin nga faqja e dheut me mijra shpirtera njerezore, burra e gra e femije te pafajshem? Kjo qe do ta them une mund te duket nje absurditet, por do ta them se eshte e vertete. I la serbet dorelire se ata qe vriteshin ishin mysliman. Qarqet politike te Europes nuk kane dashur dhe nuk duan nje shtet Mysliman madje hodhen idene e nje federate me kroatet per ta futur Bosnjen nen kontrollin e te krishtereve ( se kroatet jane katolike). Edhe ne qofte se do ti referohemi historise ne fillim te shekullit do te konstatojme tolerancen qe qarqet europiane u bene orekseve te shfrenuara greko-serbe ekspansionin territorial ne terrenin ballkanik. A eshte e veshtire te kuptohet pseja? Ne vitin 1912-13, aleancat serbo-greke te mos mos pandehim se kane qene te pa perkrahura nga Ruso-franko-anglezet ( nuk them per gjermanet)te cilet qarkullonin idene e fshehte ne qarqet diplomatike, kurrsesi nje Turqi tjeter ne Europe. Madje dhe venia e nje princi gjerman, te krishtere si Vilhelm Vidi nuk ishte e rastit. Ky ishte gjithashtu nje rast qe mund te ta kthenim ne dobine tone. Duke patur nje pric nga dere e njohur e familjes princore Europiane, Shqiperia do te konsiderohej si nje shtet i familjes Europiane. Ne histori ndodhi krejt ndryshe, u ngriten turkoshaket e Haxhi Qamilit, u ngrit dhe nje ambicioz toptanas per tu bere princ e mbret i Shqiperise dhe keshtu Vidin ( pra Europen ) e zbuan.
Qysh atehere Shqiperia eshte pare si vend orjental, dhe Europa e ka leshur dore ne pikpamje diplomatike. Pothuaj gjate gjithe shekullit Shqiperia ka qene nje faktor pa kurrfare rendesie per Europen. Madje ishin amerikanet me presidentin Uillsonin qe e moren nen mbrojtje dhe e shpetuan Shqiperine prej kthetrave te europianeve. Ne periudhen e diktatures e lane Enver Hoxhen ta ushtronte dhunen pa i hyre ferre ne kembe nga qarqet europiane te cilat e pranuan statukuone as me lindjen e as me perendimin. Ardhja e demokracise ne Shqiperi nuk e ndėrroi menyren e sjelljes se qarqeve diplomatike te Europes ndaj vendit tone per faktin se politikanet e rinj demokrate, te pashkolluar e totalisht te paafte, i lane shije te hidhur si diplomacise europiane madje edhe me keq asaj amerikane. Nje tentative qe beri Franca duke i afruar Shqiperise nje vend ne grupin e vendeve frankofone, presidenti shqiptar e refuzoi dhe jo me shume se gjashte dite ne pas e futi Shqiperine ne Konferencen e Vendeve Islamike.
Dhe kujt ja beri kete presidenti shqiptar? Pikėrisht Frances!!! Qarqet politike e diplomatike europiane te gjitha keto sjellje dhe kete turravrap te udheheqesve shqiptar me nje dashuri platonike me orjentin e vendet islamike i shohin dhe i gjykojne, packa se bejne sikur nuk u intereson e jane indiferent.
Edhe perdorimi pa kriter ne propogande i shifrarit te perqindjeve te besimeve, duke theksuar me te madhe se 75 % e popullsise jane myslimane nuk ka kaluar pa efekte tek Europianet. Ne kushtet qe ndodhet vendi yne vetem ata qe nuk ja duan te miren Shqiperise merren me te tilla shifrare te cilat e ndajne popullin ne pjese, krijojne psikologjine e coptimit. Me mire ta dilnim me statistika se sa shqiptare i dalin zot idese se bashkimit kombetar e sa te tjere nuk e cajne koken per atdheun e vet e i kane shpresat ca ne Greqi e te tjeret ne Itali.
Ne nje shkrim te Ali Podrimes "Te shqiptarizohemi me pare" vihet shenja mbi plagen e vertete te shoqerise shqiptare gje qe cdo njeri duhet ta veje ne mendime. Mos valle nuk jemi shqiptare sa duhet, mos si popull i terrorizuar na ka humbur durimi per sakrifica te metejshme dhe preferojme te merremi gjithesecili me fatin tone te vogel, ne egocentrizmin tone, me unin qe nuk eshte kurrgje kur nuk ka indentitet, per te shtuar edhe angazhimin fetar i cili te shume kush po zevendson angazhimin kombetar.
Nga te gjitha keto konstatime cfare mund te nxjerrim si konkluzion?
Se duhet te dime tu pershtatemi rrethanave. Se duhet te leme fanatizmin fetar, se duhet te jemi tolerant e pa pasione te tepruara, pa ate pathosin e cfrenuar per te ngritur tempuj ne cdo kend te Shqiperise ashtu si regjimi i meparshen ateist rrafshoi tempujt e ndertoi ta zeme milion bunkere tani u dashkam te ndertojme nje milion tempuj. Mesa duket ne kurr nuk do ti shpetojme ekstremeve dhe absurdit ( kjo vlen dhe per Kosoven) e aq me teper nuk e kuptojme se perse i leme te huajt te na i financojne keto tempuj( sepse dihet pse i financojne).
Ka shume gjera per te diskutuar dhe ne nje shkrim te vetem nuk ezaurohen te gjitha. Ja vlejme te ritheksojme se ka tre raste te perdorimit te besimit me strategji e platforme kombetare nga patriotet tane. E para eshte vjersha - hymn atdhedashurie e Pashko Vas Shkodranit, "O moj Shqypni, e mjera Shqypni!", qe sintetizohet ne vargjet: "Feja e shqyptarit eshte Shqiptaria" qe eshte platforme e Rilindjes Kombetare Shqiptare, thirrje per indentitet, per bashkim, per realizimin e qellimit kombetar.
Te mos harrojme se ne kete perudhe historike, pjesa ma e madhe e popullit ishte analfabet dhe perkatesia fetare ne ndonje rast e kapercente tolerancen e merrte nje karakter agresiv tek disa fanatike. E dyta: Vite me vone At Gjergj Fishta ben nje akt te pashembullt, kur lidh me tela elektriku Kishen e Fretenve me Xhamine ne Fushe Ēele. Kemi nje solidaritet te madh, nje mirekuptim te shkelqyer duke shkuar deri atje sa Bajrami ishte feste per tere Shkodren, ashtu si Pashket, nje rast i gezuar per myslimanet qe kthenin vizitat dhe provonin vezen e kuqe, duke thene se Allahu dhe Jesu Krishti jane vllezer.
Kohet e mepasme nuk sollen kurrji shqetesim ne kete aspekt sepse dhe Kishat e Xhamite u mbyllen, por veē nje fakt duhet pranua, deri ne vitet 1980 shume njerez ne Tirane, kolege qe mbaheshin si intelektuale, e kishin per gje te zakoneshme tu thonin te gjithe katolikeve fjalet "Ju katoliket jeni jezuit te poshter". Pra edhe ketu paragjykim edhe ne mungesen e fese.
E treta: Pas demokracise, ne vitin 1994 , Ismail Kadare shfrytezon nje interviste per hedhur nje ide ne dobi te ceshtjes kombetare. Ai duke jetuar ne mjediset diplomatike europiane, duke tatuar pulset e orekset e atyre qe vendosin per fatet e popujve, per te perfituar nga pikpamja fetare leshon ne publik idene se Shqiperia eshte nje komb 2000 vjet i krishtere dhe ne si popull bejme mire ti kthehemi krishterimit europian.
Tani gjithesecili kur e lexon me gjak te ftohte kete setence e kupton se ne te vertete ka brenda nje qellim kombetar, dhe aspak antifetar. Ēdo mendje e fresket e kupton se Kadarene nuk e ha meraku per Krishterimin ne vetvehte si fe, por i intereson qe faktoret per te cilet folem ti kaperceje e ti vere ne interes te popullit e te kombit te vet. Kur doli me kete formule, ai kishte parasysh qe jemi perpara nje qellimi kombetar por kemi perpara dhe nje konservatorizem europian. Dhe fundja kjo kishte te bente jo me ndrrime te detyruara te besimit, por me pershtatjen tone me koncepe te nje kontinenti plak qe quhet Europe, te cilit i perkasim si nga ana gjeopolitike por edhe nga aspekti i tradicionit kulturor. Populli yne i ka dhene Rilindjes Europiane disa kollose te artit e te mendimit.
Pra ketu rrihte ideja e Kadarese. Fatkeqesisht nga intelektualet u hesht ndersa nga masat qe jane aq larg ideve e filozofise bashkohore, u sulmua ashper sikur ky te kishte bere nje krim ndaj fese Myslimane. Kadare i ndodhur ngusht perpara nje rrebeshi sulmesh, beri gati te njejtin gjest si Salmon Ruzhdi, Ruzhdiu ndrroi fene per ti shpetuar denimit nga iranianet fanatike, ndersa Kadare e perballoi kercenimin me dy deklarata publike brenda dy javeve ne nje fushate takimesh me shqiptaret e Zvicrres, pra thote dy here, ne dy qytete te ndryshme "Une Ismail Kadare deklaroj se jam mysliman". Turmat mediokrre e brohoriten dhe u qetesuan. Ata e shihnin nisiativen e Kadarese si rrezik per fene, gje qe nuk eshte e vertete, por mentaliteti fetar per fat te keq ka zene rrenje, e intelektualet si Kadare jane te detyruar tu shkojne pas avazit. E keqja eshte se edhe nga intelektualet ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni ose nuk e kuptuan thelbin e asaj qe thoshte Kadare, qe tu a spjegonin njerezve me durim, ose kane mllefet e tyre ndaj gjeniut tone,( nuk po them se heshten nga aftesia e kufizuar per ti kuptuar fenomenet kombetare).
Kur analizojme ēeshtje delikate te kesaj natyre, duhet te kemi parasysh se ketu nuk shtrohet problemi i preferencave fetare. Secila prej feve, muslimane, katolike, orthodokse dhe baktashiane, kane dhen kush me pak e kush me shume prova te tolerances e mirekuptimit. Nuk aludohet per asnji fe, nuk behet replike me asnje besim, por shtrohen probleme qe kane te bejne me rrethanat jashkombetare qe ndikojne e vendosin ( sic kane vendosur deri me tash per fatin tragjik te popullit shqiptar) se do te jete a s'do te jete Kosova e pavarur, do te jete krahine, republike apo dicka tjeter, apo do te bashkohet me Shqiperine per tu mbyllur historikisht plaga me e madhe e pergjakur ne trupin e Ballkanit.
Ndersa per ate se cili ka qene ndikimi i fese myslimane ne Kosove eshte nje gje e njohur, ashtu si katolicizmi ne periudhen 500 vjeēare te sundimit otoman, dhe myslimanizmi ne Kosove kane dhene nje kontribut te jashtzakonshem per ruajtjen e indentitetit si komb prandaj dhe meritojne nderime e respekt te vecante. Por s'duhet te harrojme se keto jane tashme referenca historike. Kohet e reja duan perpunimin strategjive e taktikave kombetare ne raport me rrethanat. Perndryshe, nese shkojme me fanatizme te tejkaluara mori fund ceshtja kombetare, heret a vone vullnetet njerzore do te lodhen, do te heqin dore nga rezistenca, do ta braktisin qellimin dhe ēeshtja jone do te jete e humbur njehere e pergjithmone. Ne fund te fundit me mire te kesh nje lufte te humbur qe do te ruhet ne kujtesat e brezave se sa te mos luftosh kurre.
Ndryshe prej popujve te tjere te cilet hidheshin ne luftra per mbrojtjen e trojeve te veta me thirrjen " Per Fe e per Atdhe!" historia me hir ose me pahir na ka privuar nga kjo e drejte prandaj kohrat e veshtira qe mesa duket mund te vine, ti perballojme me shprehjem " Per Famur e per Atdhe"

3 Nentor 1997
http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanian.html

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara