HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zbardhet vrasja e dy ushtarėve
Tė afėrmit: Ishin zėnė nė repart disa ditė mė parė

PROKURORIA USHTARAKE MBAN SEKRET MOTIVET

-- nga Brikena Shllaku, Aida Harka

SHKODER - 10.01.2004 - Vrasja e dyfishtė e ndodhur mbrėmjen e dy ditėve mė parė nė repartin e Melgushit nė Shkodėr dje ėshtė zbardhur nga pėrfaqėsuesit e Prokurorisė Ushtarake. Dy ushtarėt Arben Shima dhe Fatbardh Hebovija kanė qenė nė njė skuadėr shėrbimi dhe kishin shkėmbyer fjalė edhe disa ditė mė parė. Ata kanė marrė shėrbimin nė orėn 20.00 tė mbrėmjes sė tė enjtes. Sipas dėshmive tė marra nga ushtarėt e tjerė, mėsohet se pozicionet e tyre kanė qenė 300 metra larg njėri-tjetrit. Fatbardh Hebovija ka qenė me shėrbim truproje i gatshėm, ndėrsa Agim Shima nė vendroje. Mėsohet se rreth orės 21.00 Fatbardh Hebovija ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu afruar Arben Shimės. Ai ka qėlluar 5 herė mė armėn qė mbante mbi Arben Shimėn 19 vjeē. Menjėherė mė pas ka qėlluar dhe mbi veten. Njė plumb nė zemėr i ka shkaktuar vdekjen e menjėhershme, ndėrsa Shima ka vdekur rrugės pėr nė Spital. Mendohet se shkak ka qenė njė grindje e mėparshme mes dy viktimave. Rreth orės 22.00 ėshtė bėrė dhe zėvendėsimi i tėrė skuadrės ku bėnin pjesė dhe viktimat, skuadėr qė kishte pasur shėrbimin. Kjo pasi ngjarja i kishte tronditur, si dhe pėr t'i pyetur nėse dinin gjė pėr ndonjė konflikt mes dy tė rinjve.

Varrimi
Vetė familjarėt e dy viktimave duan tė qėndrojnė larg pyetjeve tė gazetarėve. Ata janė tė tronditur nga humbja e tė afėrmve tė tyre dhe nga fakti se u ėshtė dashur tė pėrgatiten pėr ceremonitė brenda pak orėve. Gjithsesi, ata nuk mund tė harrojnė atė ēfarė kanė pėrjetuar mbrėmjen e sė enjtes. Disi tė revoltuar, tregojnė se si kanė shkuar nė Repart pėr tė pyetur dhe pėr tė marrė informacion dhe askush nuk u ka thėnė asgjė. Trupat pa jetė tė dy tė rinjve janė marrė nga morgu i spitalit rreth orės 23.00. Varrrimi i Arben Shimės, ushtarit tė vrarė nga Hebovija, ėshtė bėrė nė orėn 14.00 nė Bushat, pikėrisht nė fshatin Shkjezė, ndėrsa pak kohė mė parė ishte varrosur dhe Fatbardh Hebovija nė fshatin Belaj tė Dajēit.

Heshtja
Njė heshtje e plotė pėr njė nga incidentet mė tė rėnda qė ka ndodhur nė zonėn e Shkodrės nė njė repart ushtarak. Njė urdhėr i brendshėm detyron tė gjithė ushtarėt dhe personelin e repartit ushtarak tė Melgushės qė tė mos flasė me askėnd pėr atė ēfarė ka ndodhur mbrėmjen e sė enjtes. Pėr tė shkuar nė repartin ushtarak tė Melgushės duhet tė bėsh rreth 15 minuta me makinė nga qyteti i Shkodrės. Nė repartin qė dikur ka qenė i njohur si Reparti i Tankeve dhe si njė ndėr mė tė mirėt nė vend kishte rėnė njė qetėsi e plotė. Brenda tij mund tė shikoje ndonjė ushtarak, tek-tuk, qė futeshin shumė shpejt brenda. Sipas rojeve, pėr gazetarėt ėshtė e ndaluar hyrja. Ndėrsa brenda derės sė hekurt ishte heshtje, e kundėrta ishte jashtė saj. Ushtarėve u ishte prerė e drejta pėr tė komunikuar me ata qė qėndronin jashtė, por njė grup nga Ministria e Mbrojtjes kanė shkuar pėr tė nxjerrė edhe pėrgjegjėsitė e kėsaj ngjarjeje tragjike.

Familja Hebovija mbetet pa djalė
Shtėpia e Fatbardh Hebovijės tashmė mbetet pa asnjė djalė. Dy djemtė e saj tė vetėm vdesin nga plumbi, nga arma qė vetė e shkrepin. Vėllai i Fatbardhit vetėm pak muaj mė parė ka vrarė veten aksidentalisht. Nė dasmėn e njė tė afėrmi tė tyre ai ka qėlluar me armė si shenjė gėzimi pėr martesėn, por plumbi ka bėrė rikoshet dhe e ka lėnė atė tė vdekur nė vend. Kėsaj vdekjeje tragjike nė familjen Hebovija i shtohet edhe ajo e djalit tjetėr ushtar, i cili para se tė vriste veten ka qėlluar edhe mbi shokun e tij tė repartit.

Panik mes prindėrve tė ushtarėve nė repart
Prindėr tė shqetėsuar kėrkonin tė dinin pėr fėmijėt e tyre. Qė natėn e aksidentit ishte marrė vesh se dy ushtarė ishin vrarė, por emrat nuk diheshin. Pothuajse tė gjithė ushtarėt e kėtij reparti janė nga zonat e Shkodrės. Mungesa e energjisė elektrike nė Shkodėr ishte shkaku qė nuk ishin marrė vesh nga mediat. Kjo ka bėrė qė me t“u zbardhur dita e nesėrme prindėr dhe tė afėrm tė ushtarėve tė rendin drejt Melgushės. Ata kanė kėrkuar qė tė takojnė fėmijėt. Fillimisht atyre u ėshtė dashur tė presin, por mė pas, kur ata kanė ngritur zėrin, u ėshtė mundėsuar takimi me ushtarėt. Sidoqoftė, ata shprehin keqardhjen pėr vdekjen e dy shokėve tė djemve tė tyre, por nuk ngurrojnė tė kėrkojnė mė tepėr pėrgjegjėsi dhe kujdes nė vende tė tilla.


Tragjedia, ushtari vret shokun dhe... veten

Valbona Idrizi

Ngjarje e rende mbremjen e djeshme ne Brigaden e Kombesorise ne Shkoder. Rekruti 19-vjecar Fatbardh Hebovija ka qelluar me automatik shokun e sherbimit Arben Shima duke e lene te vdekur ne vend dhe pas disa minutash, qellon edhe mbi veten. Dyshimi: Grindje ne kushtet e tronditjes spiqike te castit. Alarm ne ministrine e Mbrojtjes, nje ekip shkon ne vendngjarje

Tragjedi me dy te rinj te vdekur ne nje repart ushtarak, fare prane qytetit te Shkodres. Nje ushtar 19-vjecar ka ekzekutuar shokun e armeve dhe me pas eshte vetevrare duke u shtrire i pajete, prane trupit te tij. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth ores 21.00 ne ambjentet e repartin ushtarak te Melgushes te Brigades se Kombesorise qe Shkodres, rreth kater kilometra larg qytetit. Sipas burimeve zyrtare nga ministria e Mbrojtjes, viktimat jane Fatbardh Hebovija, 19 vjec, nga Dajci i rrethit verior i cili nga hetimet paraprake dyshohet se mund te jete edhe ekzekutori i mundshem. Ndersa moshkmoshatari i tij, quhet Arben Shima, nga Bushati i Shkodres.

Burime ne vendin e ngjarjes, treguan per "Korrieri"-n se gjithcka ka nisur ne rrethan teper te zbehta mes dy te rinjve. Ata kane qene qe te dy ushtare te sherbimit te detyrueshem, kane qene te mobilizuar ne marsin e vitit te kaluar dhe brenda ketij viti, pritej qe te liroheshin. Sipas burimeve, Hebovija ne nje moment ende te pasqaruar plotesisht, ka nisur t'i hakerrehet shokut te tij Shima, me amren e sherbimit, nje automatik "Kallashnikov".

"Nuk dihen shkaqet per te cilat Fatbardhi ngriti armen ndaj shokut, por kjo mund te kete ndodhur nga ndonje shperthim i castit, pasi ai mund te kete patur edhe me pare, probleme te kesaj natyre", thane ushtare te tjere te tmerruar, pak minuta pas tragjedise. "Ne degjuam disa te shtena dhe ne cast u afruam qe te shohim se cfare kishte ndodhur. Por nje tjeter krisme, me e mbytur, mbylli cdo shteg shpetimi. Ne pame trupat e dy shokeve tane te shtrire pajete", tregojne ushtaret e Brigades se Kembesorise, ku ndodhi tragjedia.

Raste te tilla, kane ndodhur here pas here ne radhet e ushtrise shqiptare. Dhe kjo eshte nje dukuri qe regjistron viktima me se shumti, ne radhet e ushtrive ne vendet e ish Europes Lindore. Sipas statistikave, nje nder ushtrite me problematike ne kete drejtim eshte ushtria ruse. Psikologet e problemeve ushtarake e lidhin kete me sindromat e problemeve te medha sociale qe kalojne keto vende, te nderthurura edhe me nje lloj krize te disiplines nga ajo e diktatures, drejt asaj te detyres ndaj vendit. Nje problem qe ushtrite e perendimit, duket se e kane amortizuar nepermjet kryerjes se sherbimit me pagese, nga ushtare profesioniste.

Sipas burimit zyrtar, "ne vendngjarje ka mberritur menjehere policia ushtarake dhe ajo e rendit, per te hetuar per zbardhjen e rrethanave dhe motiveve qe cuan tek tragjedia e rende. Sipas hetimeve paraprake, burimi tha se qe nuk kerkoi te identifikohej, "ngjarja ka ndodhur pas nje zenke per motive ende te panjohura per hetuesit ushtarake". PO mbreme, menjehere pas lajmit te rende, nje grup nga ministria e Mbrojtjes, u nis me urgjence ne drejtim te Brigades se Kombesorise se Shkodres.

Kjo tragjedi eshte padyshim ngjarja me e rende qe ka ndodhur ne ditet e para te ketij viti ne radhet e forcave te armatosura ne Shqiperi. Ndersa per ushtrine, kjo pason skandalin seksual ne Bazen Detare te Bishtit te Palles ne Durres, ku disa ushtare jane arrestuar nen akuzen e shfrytezimit seksual te nje adoleshenteje ne ambjentet e reparit. Nje ngjarje qe coi ne pezullimin e perkiohshem te veprimtarise se baze, shkarkimin e shume drejtuesve dhe oficereve te tjere te saj dhe ne kerkesen e ndjeses publike, nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, Gjeneral brigade Pellumb Qazimi.

Viktimat
1 - Fatbardh Hebovija, nga Dajci
2 - Arben Shima, nga Bushati

-- marrė nga "Korrieri", KT

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara