HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PIKTORĖ SHQIPTARĖ NĖ VIENĖ

-- nga Vasil QESARI, E Dielė, 22 Shkurt 2004

Kryeqyteti Austriak ka qene mirepritesi i artisteve figurative. Ne nje nga mjediset e Qendres Rumune te Artit e Kultures ne Viene, u perurua ekspozita nderkombetare e arteve figurative ne pikture e quajtur " Fqinjet dhe arti i tyre ". Ne kete veprimtari te organizuar nga Forum Weltoffen, u paraqiten me punimet e tyre artistet Alexandru Bilc ( Rumani), Edmond Dumi ( Shqiperi ), Erwin Hafner ( Austri ), Fatmir Velaj ( Shqiperi /Austri ), Hamo Cavrk( Kroaci ), Klaus Joachim Keller ( Gjermani) e Valentina Koleva ( Bullgari ). Veprimtaria ne fjale, e cila u cel ne nje ceremoni te posacme ku fjalen e rastit e mbajti organizatori i kesaj veprimtarie, piktori i njohur shqiptaro-austriak Fatmir Velaj i cili eshte edhe kryetar i organizates nderkombetare te artit Forum Weltoffen, terhoqi vemendjen e nje publiku mjaft te gjere, nder te cilet edhe shume personalitete te artit, kultures e politikes austriake.

Kjo ekspopzite arti ishte nje "premiere " apo si te thuash nje prezantim ne permasa te vogla i nje ekspozite tjeter te madhe te titulluar "Good Morning, Balkan" e cila do te celet ne Bukuresht, ne Muzeun Kombetar te Rumanise ne 24 qershorin qe vjen, nen patronazhin e Presidentit te Republikes se Rumanise z. Ioan Iliescu si edhe te koordinatorit te Paktit te Stabilitetit z. Erhard Busek e qe do te qendroje e hapur aty, gjer ne fund shtatorit. Ne ceremonine e perurimit te ekspozites ne Vjene, ishin ftuar e merrnin pjese edhe shtate artiste nga vende te ndryshme si : Alexandru Bilc nga Rumania, Edmond Dumi nga Shqiperia, Erein Hafner nga Austria, Hamo Cavrk nga Kroacia si edhe Valentina Koleva nga Bullgaria. Ekspozita e konceptuar si nje gershetim i arteve figurative me ate muzikor, u shoqerua me disa interpretime pjesesh ne violoncel nga artisti gjerman, Klaus Joachim Keller.

Ne kete veprimtari foli edhe atasheu kulturor i perfaqesise diplomatike rumune ne Vjene, zonja I. Shaffhausen e cila vleresoi mjaft rendesine e ngjarjeve te tilla kulturore si edhe bashkepunimin me organzaten Forum Eeltoffen. Nder te tjera ajo tha se " ... ishte kenaqesi te bashkepunonte dhe te prezantonte ne mjediset e qendres kulturore rumune, nje organizate te tille e cila ka treguar ne shume aspekte rendesine e saj, ndihmen qe i ka dhene artit e kultures duke prezantuar artiste te talentuar te cilet, ne veprimtarine e ardheshme ne Bukuresht, do t'i, tejkalojne padyshim permasat e nje suksesi..."

Pastaj ne emer te Bashkise se Vienes foli z. H. Sari, i cili theksoi rendesine e Forum Eeltoffen dhe te drejtuesit te saj Fatmir Velaj qe, ne shume raste, ka vertetuar se aktivitetet e ketij forumi kane pasur sukses te merituar duke prezantuar jo vetem ne Austri por edhe ne shume vende te tjera te botes, vlera te mirfillta e cilesore kulturore. " Fatmir Velaj - shtoi ai - jo vetem qe eshte nje shok e nje mik i mire por ai, me angazhimin e tij ne art, kulture e shoqeri, ka treguar se sa I rendesishem eshte roli i artistit si mendimtar korrektiv i shoqerise ne kohen e sotme. Une deshiroj t'a falenderoj perzemersisht ate, per te gjithe aktivitetet qe ai ka organizuar e do te organizoje ne te ardhmen e, jam i bindur se me punen e tij, do te gjeje edhe me shume mirenjohje.

Fatmir Velaj, me pune e pasion, ka treguar gjithashtu se nuk eshte vetem nje ideator e organizator i veprimtarive kulturore me permasa bterore, gje per te cilen qeveria e Republikes se Austrise e ka dekoruar me medaljen " Nderi i Republikes" por, gjithashtu, eshte dhe nje piktor qe ka arritur suksese te dukeshme ne art, sic ishte se fundi, fitimi prej tij i cmimit te pare si piktori me i mire ne Konkursin Nderkombetar te Sanremos ( Itali ). Me pas, ne skene u ftua violincelisti dhe artisti gjerman Klaus Joachim Keller. Nen tingujt e instrumentit te tij, publiku pati kenaqesine te shijonte pjese qe artisti gjerman i interpretoi me teper mjeshteri.

Ne fund mbylljen e veprimtarise e beri Fatmir Velaj i cili falenderoj Qendren Rumune te Artit, Bashkine e Vienes, ministrine e jashtme te Austrise dhe sponsore te tjere qe ndihmuan per realizimin e kesaj veprimtarise kulturore.Duke falenderuare gjithe te pranishmit, mes te cileve kish edhe shume shqiptare nga qytete te ndryshme te Austrise si dhe atasheu kulturor i ambasades se Shqiperise Artan Canaj, ai foli per organizaten Forum Eeltoffen si dhe aktivitetet qe ajo do te organizoje ne te ardhmen te cilat do te jene te shumta e te rendesishme. Keshtu, ne 15 mars, ne Viene, ajo do organizoje nje ekspozite me artiste nga Maqedonia e cila do te shoqeroje mbylljen e nje simpoziumi qe Instituti per Danubin dhe Evropen Qendrore e Juglindore do te organizoje mbi gjendjen politike ne Maqedoni.

Ai falenderoi gjithashtu artistin gjerman K.J.Keller qe krahas interpretimeve muzikore plot mjeshteri, kish paraqitur ne salle edhe pikturat e tij. ( Me artistin ne fjale, piktori Fatmir Velaj, nentorin e ardhshem, do te organisoj ne "Herbert von Karajan Centre" ne Viene nje aktivitet ku ai do te "interpretoje" me violincel pikturat e tij ). Ne fund te pranishmit ne salle u ftuan per nje bufe me pije e specialitete kulinare.

Artistet pjesmarres ne kete veprimtari:
Fatmir Velaj - Austri ( piktor nga Vlora ). President i organizates nderkombtare Forum Weltoffen. U paraqit ne ekspozite me disa punime nga cikli i fundit i tij i titulluar "Memories from the future". Nder to benin pjese punet," The silence and one surprise", "Memories from the future", " The feelings rhapsody", "The old feeling", "Seeet memory" etj. Po kete vit, Fatmir Velaj ka planifikuar disa aktivitete me Forum Weltoffen. Per tu permendur jane: nje ekspozite ne qytetin Baden e nje tjeter me piktorin vlonjat Agron Dine ne Viene. Ndersa ne muajin gusht ne qytetin e Vlores nje panair nderkombetar te artit bashkekohor e, ne shtator, nje tjeter ne Museumin Wachau ne Austri, ne CAW Gallery ne Royal Leamington ne Angli etj.

Edmond Dumi - Shqiperi
Lindur ne Vlore me 1969. Studioi per pikture me prof. Agron Dine. 2002 - fitues i cmimit Pisa ne pikture. Jeton ne Cassale/Monferato ( Itali ). Ne ekspozite morri pjese me pikturen "Ritrato" ( vaj ). Eshte anetar i Forum Eeltoffen qe nga janari 2004.

Alexandru Bilc - Rumani
1973 lindur ne ne Zarnesti 1997-2001 ai studioi ne universitetin e arteve te aplikuara ne Viene ku eshte diplomuar me rezultatin "shkelqyeshem". Gjithashtu ne te njejtin vit fitoi dhe cmimin e qytetit te Vienes. Ne ekspoziten ne fjale, ai u paraqit me 5 punime ne vaj si "Das letzte Abendmahl ", "Flehen um die Ewigkeit", "Profane Ruhe"etj. Qysh nga janari i 2003 eshte anetare i Forum Weltoffen.

Erwin Hafner - Austri
1968 lindur ne Salzburg. 1997-2002 studioi ne universitetin e arteve te aplikuara ne Viene tek prof. Adolf Frohner. Ne vitin 2002 eshte fitues i cmimit te piktures ndermjet Austrise e Hungarise. Ne ekspozite u paraqite me 4 punime si. " Der Mensch als eifersüchtiger...", "Anatomic" etj. Qe nga tetor 2003 eshte anetar i Forum Weltoffen

Klaus Joachim Keller - Gjermani
1959 lindur ne Ebermannstadt. Gjer me 1979 studioi ne liceun Pestalozzi n Munich per muzike. Nga 1980-1984 studioi violicel ne konservatoin Richard Strauss ne Munich. Nga 1986-1991 studioi ne universitetin per muzike ne Viene. Nga 1997-2002 studioi ne universitetin e arteve te aplikuara per pikture e me 2002 u diplomua me rezultatin "shkelqyeshem". Ne ekspozite u paraqit me 4 punime nder te cilat "A.D.S. Hase im tiefen Grase", "Alice im Fauteuil I", "Fuchs (Alice im Wunderland?)"etj. Eshte anetar i Forum Weltoffen qe nga viti 2002

Hamo Cavrk - Kroaci
Lindur me 1950 ne Sarajevo. Nga 1966-1969 - studioi ne shkollen e artit. Me 1973-1977 ne akademine e arteve ne Sarajevo. Fitues i disa cmimeve per grafike ne Suedi, Bullgari, Kroaci, Bosnje etj. Jeton ne Zagreb e qe nga prill 2003 eshte anetar i Forum Weltoffen. Ne ekspozite u paraqit me grafiken "Linea Rediviva", ne dry point.

Valentina Koleva - Bullgari
Lindur me 1973 ne Burgas. Me 1987 studioi ne liceun artistik ne Sliven ( Bullgari ). Nga 1991- '94 - studioi ne "college" per mode e veshje. Nga 1995 -2000 studioi ne universitetin e arteve per pikture. Ne ekspozite u paraqit me punimet, " Die wegen der Braut", "Bär am Meer", "Liebe Heißt es". Qe nga jannar 2003 eshte anetare e Forum Weltoffen

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara