HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Stuhia nė gotė

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Nė periudhat historike qė cilėsohen si kthesa, shfaqen politikanė me vizione premtuese, me botėkuptime impresive qė kanė njė sugjestivitet religjioz, me skema pėrmes tė cilave synojnė tė sigurojnė profit maksimal pėr grupin qė e pėrfaqėsojnė. Nėse kėto botėkuptime bien ndesh me realitetin, atėherė kohėzgjatja e tyre kryesisht ndėrlidhet me mandatin e politikanit karizmatik, i cili doli rrėmbimshėm nė skenė, plot premtime verbale. Pas largimit tė tij zvetėnohen edhe skemat e tij politike, por jo gjithkund, ngaqė kėto ide, kėto skema krijojnė efekte anėsore qė nė filozofi njihen si epifenomene, si derivate tė njė procesi tė caktuar.

Ish-presidenti i Republikės sė Maqedonisė, z. Kiro Gligorov, si reprezent i formacioneve tė ndryshme shoqėrore komuniste kishte prirje tė krijojė doktrina politike. Doktrina e tij mbėshtetej, kryesisht nė kėto premisa:
- Paraqitja e popullit maqedonas si njė entitet transhedental, gjithėkohor qė ka lėnė gjurmė tė vazhdimėsisė gjatė periudhave tė ndryshme historike.

Me kėtė premisė ai hapi shtegun pėr njė imperializėm unikal historik, pėrmes tė cilit pėrvetėsonte tė gjitha ngjarjet, personazhet dhe vlerat qė janė krijuar nėn kuadratin e sotėm gjeopolitik qė ndėrkombėtarisht njihet me emrin FYROM. Kjo premisė, nė doktrinėn e tij po ashtu ka pėruruar njė metodė paradoksale hulumtuese qė nėnkupton projektimin e koncepteve tė sotme nė tė kaluarėn. Ky kėndvėshtrim i "magjishėm" jep efekte interesante pėr psikologjinė, ngaqė efektet janė delirante. Nė kuadėr tė kėtij perceptimi z. Kiro Gligorov na del si gjyshi, Cirili dhe Metodi si djemtė e tij, ndėrkaq Leka i Madh si nipi i tij. Por kėto nuk janė efekte tė vetme tė kėtij kėndvėshtrimi interesant, por ka dhe elmentė tė tjerė. Mbi kėtė perceptim ndėrtohen teori apo doktrina politike pėr revandikacione territoriale, aspirata pėr territoret qė sot gjenden nė Maqedoninė e Pirinit, tė Egjeut madje dhe nė disa pjesė tė Shqipėrisė. Aspiratat territoriale gjithnjė shoqėrohen edhe me ato kulturore. Sė kėndejmi, kjo doktrinė rezulton edhe me pėrvetėsim tė personazheve tė famshme historike, origjinash tė ndryshme, duke filluar nga Leka i Madh, Cirili dhe Metodi, car Samuilli, Skėnderbeu e deri te Nėnė Tereza. Nga kėta elementė dhe gjurmime tė ndryshme arkeologjike ndėrtohet njė imazh pozitiv, i purpurt pėr Maqedoninė;

- Paraqitja e Maqedonisė si oazė e paqes, ku popujt e ndryshėm jetojnė nė atmosferė idilike, ku tė gjitha problemet janė zgjidhur sipas standardeve dhe vlerave demokratike evropiane, kėshtu qė ajo ofrohet si model pėr gjithė botėn. Ishte shumė vėshtirė tė rrėnohej ky imazh idilik politik, ngaqė bota parapėlqente tė shihte pika tė ndritshme nė historinė tragjike tė ballkanasve;
- Paraqitja e Maqedonisė si vlerė e jashtėzakonshme, biblike. Sipas kėtij rrėfimi pozitiv maqedonasit janė tė krishterė apostolikė dhe jo paganė qė u krishterizuan nė shekullin e 9-tė. Ky pretendim has nė njė paradoks tė pazgjidhshėm qė i shpon sytė. Nuk mundet tė pėrvetėsohen njėkohėsisht Shėn Pali, qė filloi tė pėrhapė krishterizmin te fiset ilire dhe te banorėt e Maqedonisė sė lashtė, dhe Cirili dhe Metodi, qė filluan ta pėrhapin krishterizmin te fiset pagane sllave, pothuaj 10 shekuj mė vonė se Shėn Pali. Nėn njė sqetull s'mbahen dot dy kunguj - thotė populli;

- Afirmimi i politikės racionale tė mesit tė artė, tė ekuidistancės nė marrėdhėnie me fqinjtė "e tėrbuar" dhe nė planin global. Kjo politikė e ekuidistancės, le qė ishte njė modifikim, njė plagiat i doktirinės titiste tė mosinkuadrimit, por edhe njė mashtrim arrogant qė fshehte mungesėn e distancės ndaj Jugosllavisė, pjesėrisht Greqisė dhe qė krijonte, pa hetuar, stėrdistancėn ndaj Bullgarisė dhe Shqipėrisė;

- Pika vijuese e rėndėsishme e kėsaj doktrine ishte antishqiptarizmi. Kjo politikė nuk shfaqej vetėm nė raport me shqiptarėt e Maqedonisė, tė drejtat e tė tė cilėve ngulfateshin vazhdimisht, por edhe nė relacion me ēėshtjen e pėrgjithshme shqiptare. Vetė z. Gligorov nė disa raste ėshtė shprehur kundėr pavarėsisė sė Kosovės me argumentin se Kosova e pavarur do tė ishte rrezik i drejtpėrdrejtė pėr Maqedoninė. Nga ai kemi dėgjuar dhe lexuar dhe teza tė tjera antishqiptare lidhur me involvimin e shqiptarėve nė krimin e organizuar, lidhur me korrupsionin, me bashkėpunimin e tyre me rrjetin fondamentalist islamik etj. Ky disponim antishqiptar shfaqej lehtė, pa dilema morale dhe nė vazhdimėsi, madje edhe nė situata mė tragjike pėr popullin shqiptar, siē ishte lufta nė Kosovė, kur ai, me njė ligėsi tė dalldisur ofronte projektin e korridorit sanitar pėr ta zbrazur sa mė lehtė Kosovėn.

- Veēori tjetėr e politikės gligoroviane ishte lehtėsia pėr krijim tė analogjive pretencioze, tė paqėndrueshme qė synonin t'i relativizonin fenomenet dhe realitetet. Bie fjala krahasimi i Maqedonisė, ende pa emėr tė zyrtarizuar me SHBA- tė, pėrkatėsisht tė shqiptarėve me hispanikėt e atjeshėm, ose me Francėn, krahasimi i shqiptarėve me arabėt. Nė kėtė kategori tė sajimeve tė lehta hyn edhe pėrvetėsimi i sllavofonėve myslimanė, i torbeshėve qė si fenomen u shfaq pak mė herėt, nė vitet e tetėdhjeta. Ky grup i veēantė etnik, qė tregonte prirje pėr asimilim nė shqiptarė ose turq, nė kuadėr tė fushatės totale antishqiptare, qė nėnkuptonte krijimin e njė aleance, tė njė fronti sa mė tė gjerė kundėr shqiptarėve filloi tė instrumentalizohet, tė kategorizohet si maqedonas-mysliman qė krijoi indinjatė dhe nxiti protesta te vetė torbeshėt.

Kjo doktrinė, ky botėkuptim i shtrembėruar pėr fenomenet historike, shoqėrore dhe politike, krijoi atė gabim strategjik qė sot e kėsaj dite e molis Maqedoninė. Gligorovizmi nuk ishte fenomen i izoluar meqė atė e ndiqnin kėmba-kėmbės karrieristė, politikanė, shkencėtarė, gazetarė tė ndryshėm si brenda ashtu edhe jashtė Maqedonisė. Gligorovit i kaloi mandati, por gligorovizmi vegjeton si epifenomen nėpėr qarqe ku ende s'ka arritur kjo informatė.

Janė tejet interesante pėr analizė epifenomenet gligoroviane nė Shqipėri. Kėto ditė lexova njė tekst tė njė pėrfaqėsuesi apo kryetarit tė njėrės prej shoqatave tė ashtuquajtura tė Unionit tė maqedonasve tė Shqipėrisė, tė njė shoqate qė me gjasė grumbullon qytetarė tė Shqipėrisė qė pandehin se iu rritet nami nėse identifikohen me atė sajesė politike, maqedonas-mysliman, qė nuk zuri vend as nė vetė Maqedoninė. Si duket lajmet vijnė vonė nė Shqipėri" Natyrisht se ai, vetvetiu nė kėtė polemikė tendencioze me tekstin e Kadaresė "Poshtėrime nė Ballkan" nuk do tė ngjallte kurrfarė interesi, por pėrkundrazi njė shpėrfillje ashtu si shumė opinione tė ngjashme qė hyjnė nė rubrikėn e "letrave tė lexuesve".

Por, ky tekst ėshtė interesant nėse shikohet si pjesė mė ilustruese e sindromit tė krijuar nga doktrina gligoroviane, qė nė thelb ėshtė krejtėsisht artificiale dhe qė vetė popullin maqedonas e fut nė ngatėrresa si me vetveten ashtu edhe me popujt e tjerė tė Ballkanit. Ky shkrim vlen tė analizohet vetėm e vetėm pėr ta kuptuar absurdin e maqedonizmės, tė paktėn tė perceptuar me syzet e doktrinės sė Gligorovit. Maqedonizma e tillė nuk ka mbėshtetje mbi faktet historike, kėshtu qė sa mė shumė qė do tė insistohet pėr tė trashėguar ngjarje, grupe etnike, figura, simbole nga e kaluara, aq mė absurde do tė duken kėto kėrkesa.

Ēka dėshmojnė faktet elementare historike?
Ideja e Maqedonisė lindi pas luftės ruso-turke, krizės sė ashtuquajtur tė lindjes, ose konkretisht pas refuzimit qė tė legalizohet ndėrkombėtarisht Bullgaria e ekspanduar e Shėn Stefanit. Tėrheqja e Bullgarisė prej Maqedonisė ndikoi nė paraqitjen e njė lėvizje tė fuqishme politike, qė sot njihet me akronimin VMRO. Ideja parėsore e kėsaj lėvizjeje politike ishte krijimi i njė formacioni shtetėror nė hapėsirėn gjeografike qė sėrish nisi tė njihet me emrin Maqedoni. Natyrisht, as nė atė kohė as tani Golloborda e Shqipėrisė ishte jashtė fushės sė perceptimit politik. Kjo Maqedoni, sipas platformės politike tė VMRO-sė do tė duhej tė ishte Zvicra ballkanike, ku do tė jetonin nė barazi tė plotė bullgarėt, shqiptarėt, grekėt, turqit, vllehėt etj.

Pra, njė pjesė e elitės bullgare synonte qė pėrmes njė koncepti tė ri tė njė shteti si Zvicra tė rikthente pozicionin dominues bullgar mbi njė territor strategjik qė e humbėn nė sajė tė arbitrazhit ndėrkombėtar. Kur ky projekt hasi nė pengesa tė shumta, nėn ndikimin e krahinizmave tė ndryshme filloi tė ēahet nė dy pjesė, nė atė probullgare dhe nė promaqedone. Sipas disa tė dhėnave historike faktori vllah, qė thellė ėshtė i mpleksur nė indin bullgar, e ushqente kėtė ide tė Maqedonisė si shtet tė pavarur pėr tė krijuar kėshtu njė krijesė shtetėrore ku do tė zhvilloheshin idetė dhe vlerat vllehe apo arumune. Tė gjitha kėto planifikime dhe aspirata i prishi Lufta e Parė Botėrore dhe aleancat ushtarake gjatė kėsaj periudhe.

Serbėt, tė sulmuar nga austro-hungarezėt kėrkuan shpėtim nė ombrellėn franceze dhe ndonėse nuk dhanė ndonjė kontribut tė madh ushtarak, megjithatė ata si aleatė tė ngadhėnjyesve fituan tė drejtėn e zgjerimit. Nė kėtė mėnyrė aneksuan si territore tė ish-perandorisė osmane, Maqedoninė gjeografike, Kosovėn dhe Sanxhakun dhe territorre tė ish-perandorisė austro-hungareze, Vojvodinėn, Bosnjėn, Kroacinė dhe Slloveninė, duke formuar kėshtu mbretėrinė serbo-kroato-sllovene. Nė kėtė shtet tė ri nuk funksiononte ideja e maqedonizmės as nė Maqedoni, por as nė zonat e tjera, aq mė pak nė Shqipėri, e gjithsesi aspak nė Gollobordė tė Shqipėrisė.

Me krijimin e Jugosllavisė sė parė, me aneksimet arbitrare nuk u pajtuan shumė popuj tė tjerė. Populli shqiptar zhvillonte luftė pėrmes kryengritjeve tė organizuara nga Hasan Prishtina, Azem Bejta e tė tjerė, ndėrkaq nė Maqedoni VMRO-ja probullgare organizonte atentate tė njėpasnjėshme. Shėrbimet sekrete tė kundėrzbulimit serb nuk arritėn dot qė tė depėrtojnė nė substancėn e kėsaj organizate, por zgjodhėn rrugėn tjetėr, krijimin e njė VMRO-je antibullgare dhe promaqedone, nė thelb proserbe, pėr tė relativizuar ēdo gjė dhe pėr tė futur grindjen mes krahėve tė ndryshėm politikė tė VMRO-sė. Kur filluan ngatėrresat e brendshme qeveria bullgare i nxorri jashtė ligjit tė dy krahėt e VMRO-sė. Nė kėtė kohė nė Gollobordė, nė Gorė nė Kosovės nuk flitej pėr maqedonizėm. Nisur nga kjo vetvetiu imponohet pyetja: kur lindi ideja e maqedonizmės, apo nevoja e krijimit tė njė vargu tė shoqatave tė unionit tė maqedonasve nė Shqipėri?!

Ideja e maqedonizmės, identitetit tė veēantė etnik ėshtė kontestuar dhe vazhdon tė kontestohet nga shumė fqinj si dhe hulumtues tė paanshėm botėrorė. Ndėrkaq, shqiptarėt tani pėr tani qėndrojnė anash kėtij fenomeni. Nėse brenda nė Maqedoni kjo ide kontestohet, rasti i fundit i krizės shfaqet nė radhėt e klerit ortodoks, kur njė pjesė e tij shfaq luajalitet ndaj kishės ortodokse serbe, atėherė shtrohet pyetja tjetėr: prej nga buron ajo energji, ajo gatishmėri pėr krijim tė njė "kauze maqedonase" nė Gollobordė tė Shqipėrisė?! Pėrgjigjen duhet ta kėrkojnė gjithsesi jo nė histori, as nė traditė por nė projektet politike tė liderėve tė matufosur, apo te projektet e shėrbimeve sekrete maqedonase qė synojnė ta relativizojnė ēėshtjen shqiptare nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė. Por, ky relativizim ėshtė i pamundur, ngaqė kauza shqiptare mbėshtetet nė njė realitet tė dėshmuar etnik dhe historik. Origjina e shqiptarėve nuk ėshtė e konstestueshme. Pėr tė mbajtur kėtė mėvetėsi etnike shqiptarėt organizuan me qindra kryengritje si kundėr romakėve po ashtu dhe ndaj turqve dhe sllavėve.

Shqiptarėt pėr kuazėn e tyre u vranė, u burgosėn u persekutuan. Gjithsesi kauza shqiptare nuk do tė dilte nė shesh nėse nuk do tė shkatėrrohej Jugosllavia. "Kauza maqedonase" nė Gollobordė, mė saktėsisht ajo maqedonaso-myslimane ėshtė sajesė nė kuadėr tė projekteve jugosllave, pra dhe maqedonase pėr relativizim tė kauzės shqiptare ngaqė, nė Gollobordė nuk ka patur lėvizje politike me premisa maqedonase. Nė Gollobordė dhe nė vende tė tjera nuk ka pasur kryengritje, vdekje, persekutime etj, nė emėr tė ideve tė maqedonizmės. Shqipėria nuk dekompozohet qė me automatizėm tė hapen kauza tė tjera ashtu siē ndodhi nė Jugollavi. "Kauza maqedonase" hapet si sfidė antishqiptare nė kuadėr tė strategjisė gligoroviane, tė cilėt kanė marrė pėrsipėr tė realizojnė disa segmente tė shėrbimeve sekrete dhe verbėrisė karrieriste tė disa individėve nė Shqipėri, qė synojnė pėrmes shoqatave tė tilla tė hapin dilema tė mėdha atje. Mirėpo, ata do tė arrijnė tė krijojnė, tė improvozojnė vetėm stuhiza nė njė gotė me ujė.

Ēėshtja shqiptare nuk mund tė relativizohet me ēėshtjet tjera qė imponohen, veēmas me ato qė e bezdisin herė pas here Shqipėrinė, ngaqė ajo nuk ėshtė produk i fikcioneve etnike, i doktrinave apo i planeve gjeostrategjike, por njė realitet i brumosur nė procesin e gjatė historik, nėpėr kryengritje, burgje, vuajtje dhe sakrifica.

Deliri pėr tė krijuar kauza etnike nė Shqipėri nuk ėshtė vetėm retorikė politike, por edhe politikė gjeostrategjike. Ekziston njė plan i hartuar qė nė kohėn e ish-Jugosllavisė pėr krijimin e njė tampon-zone qė do tė lidhte viset e banuara me sllavofonė myslimanė tė Gorės nė Kosovė, tė fshatrave torbeshe pėrreth Dibrės dhe atyre tė Gollobordės sė Shqipėrisė. Nė vijė tė kėtij pėrcaktimi, ushtria jugosllave qė nga vitet e 80-ta, hapi njė rrugė me rėndėsi ushtarake qė lidhte fshatrat gorane nė Kosovė me ato torbeshe nė Maqedoni. Aktualisht qeveria e Maqedonisė zhvillon bisedime pėr hapjen e rrugės sė mbetur, qė do ta lidhte Gollobordėn me fshatrat torbeshe rreth Dibrės. Strategėt jugosllavė kanė pasur ndėrmend ta instrumentalizojnė kėtė popullatė kundėr elementit shqiptar.

Ē'ėshtė e vėrteta, nė Ballkan ekziston njė kategori e veēantė e popullatės qė flet sllavisht dhe i takon besimit islam. Ata njihen me emrin pomakė nė Bullgari, torbeshė nė Maqedoni, goranė nė Kosovė, sanxhankli nė njė pjesė tė Sanxhakut dhe boshnjakė nė Bosnje. Sipas tė gjitha gjasave nė njė pjesė tė territorit tė Shqipėrisė ekziston po ashtu njė grup qė flasin njė dialekt tė pėrtharė tė sllavishtes dhe i takojnė besimit mysliman. Ky grup, akoma nuk e ka tė qartė identitetin e vet kombėtar, madje janė shumė mė prapa se tė tjerėt qė sot njihen me emrin pomakė, torbeshė, boshnjakė, goranė etj. Pra, ata thjeshtė identifikohen me toponimin e Gollobordės, madje shpeshherė deklarohet se janė bullgarė.

Konceptet pretendencioze, transhedentale tė Gligorovit pėr maqedonizmėn krijojnė ngatėrresa tė mėdha historike, politike, religjioze etj, jo vetėm nė Maqedoni, por edhe pėrreth Maqedonisė. Me rastin e shfaqjes sė maqedonizmės nė Gollobordė tė dirigjuar nga Shkupi hapet njė dilemė e fuqishme politike qė ka tė bėjė me krijimin e Maqedonisė si shtet tė pavarur dhe ndikimi i kėsaj mbi stabilitetin e shteteve dhe konstelacioneve pėrreth. Pėrgjigja mė adekuate ndaj pėrcaktimit gligorovian dhe nė pėrgjithėsi maqedonas pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės nė emėr tė ruajtjes sė stabilitetit tė Maqedonisė dhe rajonit ėshtė hapja e dilemės lidhur me krijimin e shtetit maqedonas, qė qoftė si koncept, qoftė si veprimtari agjenturore i destabilizon hapėsirat shqiptare dhe rajonin.

© Shekulli, 06/02/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara