HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pllaka e prishur e gramafonit

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Tė enjten mė 29 prill 2004, qeveria e Serbisė nė krye me kryeministrin Koshtunica prezantoi para deputetėve tė Parlamentit serb planin sekret pėr krijimin e pesė zonave apo kantoneve nė Kosovė, me kompetenca ligjvėnėse, ekzekutive dhe gjyqėsore. Sipas kėtij plani, strategėt serbė parashikojnė qė Kosova tė ndahet nė pesė zona: Qendrore-kosovare, Veriore-kosovare, Moravase-kosovare, e Malit Sharr dhe e Dukagjinit. Para deputetėve serbė propozimin e paraqiti kryeministri Koshtunica. Pas elaborimit tė tekstit pasuan diskutimet. Ēdo diskutues pėrpiqej tė ishte mė radikal sesa elaborati ekstrem i kryeministrit. Pas pėrfundimit tė ēdo diskutimi dėgjoheshin duartrokitje nga kuvendarėt qė i takonin partisė sė diskutuesit. Askush nga ata nuk shfaqi dilema, rezerva politike, intelektuale apo morale. Atmosfera qė u krijua i ngjante fillesave tė karrierės politike tė Sllobodan Millosheviqit.

Kosova edhe njėherė i shėrbeu politikės serbe pėr tė krijuar unitetin e humbur nė shoqėri dhe brenda klasės politike. Tė gjithė unanimisht e votuan tekstin. Nė mesin e deputetėve ka intelektualė tė mirėfilltė, doktorė tė shkencave, por si zakonisht pėrsėritet i njėjti fenomen: mendja e tyre ėshtė e suspenduar dhe nuk arrin ta vėshtrojė nga distanca dukurinė e kėsaj natyre qė nė mėnyrė ciklike prodhon kriza, fatkeqėsi, tragjedi, rrėnime, eksode, shkelje drastike tė tė drejtave tė njeriut. Ēuditėrisht askush nga deputetėt nuk parashtroi pyetjen sesi ata do ta arrinin tė menaxhonin, tė dilnin nė krye me njė Kosovė forcėrisht tė aneksuar, me dy milionė shqiptarė tė mllefosur dhe tė armiqėsuar me shtetin?

Pėr t’i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje, sė pari duhet tė analizojmė natyrėn e nacionalizmit serb, e cila prodhon aberacione ciklike tė politikės serbe nga rrjedhat normale historike. Nacionalizmin neurotik serb e karakterizon resantimani, ose ndjenja e dinjitetit tė nėpėrkėmbur, bindja pėr humbje tė padrejtė, mėria pėr tjetrin si pasojė e pėrbuzjes, apeli pėr hakmarrje, pėr qėrim tė hesapeve, pėr riinterpretim tė historisė si dhe xhelozia kundėr tė tjerėve qė janė mė tė suksesshėm.

Mėria zakonisht ka prodhuar konflikte serbe me fqinjėt, ndėrkaq xhelozia ka prodhuar antievropianizmin fanatik. Kur filloi e gjitha kjo? Kur dhe kush e zbuloi mitin e Kosovės? Kur nisi ky ortek i iracionalizmit? Zakonisht mendohet se etnologu serb, Vuk Karagjiqi ėshtė prodhuesi i kėtij miti, por misionin hulumtues atij ia besoi etnologu dhe linguisti i njohur slloven J. Kopitar, i cili bashkėpunonte ngushtė me Gėten.
Shkrimtari gjerman kishte obsesion periudhėn antike greke, kohėn qė sipas tij nė qenien e njeriut ka ekzistuar harmonia mes elementit apolonik (racional) dhe atij dioniziak (irracional, emotiv).

Gėte mendonte se qytetėrimi perėndimor lėngon nga ngadhėnjimi i plotė i racionalizmit qė e vlerėsonte si njė shkarje tė rrezikshme. Ai kishte shpresė tė madhe se harmonia e dikurshme antike mund tė gjendej ende nė baladat e popujve tė Ballkanit. Sėkėndejmi, nė kuadėr tė interesimit tė tij pėr gjetjen e harmonisė sė humbur fitoi misionin hulumtues edhe serbi Vuk Karagjiq, i cili nisi t’i mbledhė baladat nė mjedise tė ndryshme ballkanike, madje dhe nė ato shqiptare. Megjithatė, rapsodi i tij kryesor ishte Filip Vishnjiq, i cili dukej sa mistik aq dhe mitik ngaqė ishte i verbėr. Ai nė mėnyrė fragmentare rrėfente pėr heronjtė e betejės sė Kosovės. Nė kėtė mėnyrė epika u bė mit, ndėrkaq miti histori.

Ēuditėrisht dramėn e parė pėr betejėn e Kosovės, njė tragjedi renesansiane e ka shkruar shkrimtari anglez nė fillim tė shekullit tė 16-tė, Tomas Gofi me titull “The Couragious Turk or Murat the First” (Turku guximtar ose Murati i parė), ndėrkaq dramat e para serbe me kėtė temė janė shkruar dy shekuj mė parė.

Ėshtė fakt i pamohueshėm se para Vuk Karagjiqit serbėt nuk dinin dhe nuk jetonin me epopenė mitike tė Kosovės, nuk kėndonin as pėr Car Llazarin, as pėr tradhtarin Vuk Brankoviq, as pėr Millosh Obiliqin, i cili plotėsisht ka qenė i harruar pėr shkak tė prejardhjes sė tij shqiptare. Pas kėtij inagurimi tė mitit tė Kosovės, kėto ngjarje dhe personazhe u fetishizuan duke marrė atribute religjioze, mesianike dhe mistike. Miti i Kosovės, pa marrė parasysh tė vėrtetėn prodhoi tė paktėn tre lloje aktivitetesh: artistike, politiko-ushtarake dhe religjioze. Linja artistike prodhoi njė varg veprash letrare, figurative, muzikore dhe filmore. Shkrimet e para filluan nga mesi i shekullit 19-tė nė kuadėr tė organizatės “Rinia e bashkuar serbe” me seli nė Novi Sad, tė cilėt pėrhapnin ide, madje kanibaliste ndaj turqėve, vendin e tė cilėve kohėt e fundit e kanė marrė shqiptarėt. Cikli i ri letrar me tematikė kosovare nisi nė fillim tė shekullit 20-tė me veprat e M.Rakiq, Aleksa Shantiq, Jovan Duēiē, Millosh Cernjanski, Drako Ljuboviq dhe dhjetėra tė tjerė.

Nė fillim tė viteve tė 50-ta tė shekullit tė 20-tė mitizmin e betejės sė Kosovės e vazhduan shkrimtarėt Dushan Matiq, Vasko Popa, Zoran Mishiq, Miodrag Pavlloviq etj. ndėrkaq nė vitet e 80-ta, stafetėn e shkrimeve plot pikėllim dhe mėri e vazhduan shkrimtarėt si Millan Komeniq, i cili nė dialogun mes intelektualėve shqiptarė dhe serbė, me arrogancė e pėrfundoi fjalimin me kėrcėnimin ogurzi: “Zotėrinj ne jemi nė luftė”. Ky lloj i letėrsisė i pėrshkuar me ndjenjat resantimane prodhohej edhe nga shkrimtarėt e tjerė si Millorad Gjuriq, Gojko Gjogo, Millovan Vitezoviq, Branko V. Radiēeviq etj.

Nė mes tė Luftės sė Parė Botėrore dhe asaj tė dytės nė skenėn e krijimtarisė serbe u shfaq edhe njė lloj i surealizmit tė vonuar. Kėta shkrimtarė, si epigonė tė shqetėsimeve tė dikurshme tė Gėtes pėr tė zbuluar harmoninė e humbur nė mes tė racionales dhe irracionales e zgjodhėn afirmimin e irracionales, si kontribut tipik serb, i pakėrkuar nga askush pėr ripėrtėrirjen e “Evropės sė degjeneruar”. Nė kėtė kohė shkruheshin ese, ku nė mėnyrė tė hapur Evropa dhe kultura perėndimore perceptohej si njė kėnetė, si njė qytetėrim i degjeneruar qė lipsej regjeneruar pėrmes gjeniut barbar serb (srpski barbarogenij). Pėrmes kultizimit tė irracionalitetit, intelektualėt serbė synonin ta ndėrtojnė relevancėn e tyre nė sofrėn evropiane. Kjo begenisje e imazhit irracional, ky adhurim i ēmendurisė u bė specifiteti diferencues i identitetit serb.
Nocionet moralisht negative, si gėnjeshtra, vjedhja, dhuna, vrasja etj. nė kėtė rrafsh merrnin konotacione pozitive. Nga ky kėnd Evropa perceptohej pėrmes thjerzės pėrthyese tė resantimanit, me xhelozi dhe mėri.

Ėshtė tepėr indikative tė analizohen dhe tė krahasohen aspiratat serbe me shqetėsimet e krijuesve shqiptarė tė kėsaj periudhe kohore. Kėto shqetėsime janė diametralisht tė kundėrta me ato serbe. Nė kėtė periudhė eseistėt shqiptarė me nė krye Branko Merxhanin hodhėn idenė e neoshqiptarizmės, shqiptarėt qė zhveshin mendėsinė orientale, misticizmin dhe irracionalizmin dhe kėrkojnė prehje nė racionalizmin evropian. Evropa dhe qytetėrimi i saj perceptohej pozitivisht, prandaj shqiptari i ri duhej t’i kishte kėto tipare. Kėto pėrcaktime nuk janė ndryshuar sot e kėsaj dite.

Linja politiko-militare e instrumentalizmit tė mitit tė Kosovės mund tė thuhet se zė fill nė fillim tė vitit 1882, nė kohėn e Kral Millutinit, i cili i dobėsuar nė fronin qė e mbante, vriste mendjen sesi ta rikthejė besimin e humbur. Pėr kėtė qėllim ai zgjodhi festimin e jubileut 500-vjeēar tė betejės sė Kosovės. Krali Millutin nuk arriti tė organizojė kėtė manifestim, ngaqė ndodhėn ndėrrime tė pėrgjakshme nė fronin serb. Ata qė erdhėn nuk hoqėn dorė nga manifestimi edhe pse faktori ndėrkombėtar, ashtu si 100 vite mė vonė pėrmes reagimit tė ministrit austro-hungarez tė Punėve tė Jashtme ia tėrhoqi vėmendjen qeverisė serbe se ky manifestim mund tė jetė lojė e rrezikshme.

Kompromisin qė e bėri qeveria e atėhershme ishte nisja e kremtimit disa ditė para Vidovdanit (28 qershorit, dita e betejės sė Kosovės) edhe atė nė Akademinė Mbretėrore. Porosia qė doli nga ky manifestim sot e kėsaj dite ka mbetur e njėjtė: vdekja e Knjaz Llazarit ėshtė amanet pėr tė ruajtur unitetin e popullit serb. Nė kėtė kohė u ndėrtua ideja se beteja e Kosovės u humb pėr shkak tė mosunitetit, pėrēarjeve dhe tradhtisė. Nė kėtė diskurs, heroi tragjik ishte Knjaz Llazari, tradhtari Vuk Brankoviqi, ndėrkaq hakmarrėsi Millosh Obiliqi (ose Kopiliqi sipas versionit shqiptar).
Resantimani si nocion pėrmban fyerjen, pėrbuzjen, humbjen e padrejtė dhe hakmarrjen pėr ta rivendosur drejtėsinė.

Tė gjitha kėto elementė ngėrthehen nė mitin serb mbi Kosovėn.
Pėr t’iu larguar kritikave perėndimore, kremtimi jubilar i 500-vjetorit nė vitin 1889 u organizua nė Krushevc.
Miti i Kosovės u ngulit aq shumė nė imagjinatėn serbe, saqė prodhonte halucinacione kolektive. Kėtė fenomen e pėrshkruan Mirēea Eliade, i cili dėshmon se nė vitin 1912 njė brigadė e tėrė serbe paskėsh parė Krali Markon sesi e sulmon Prilepin. 100 vite mė vonė Sllobodan Millosheviqi, sėrish e instrumentalizoi mitin e Kosovės pėr ta pėrforcuar legjitimitetin e tij politik dhe moral, duke ringjallur konceptet anakronike tė sė kaluarės. Ai pėr t’i eliminuar kundėrshtarėt e vet rikujtoi popullatėn pėr efektet rrėnuese tė tradhtisė pėr kauzėn serbe. Nė Gazimestan ai theksonte se nė Kosovė, para 600 vjetėsh serbėt u katandisėn pėr shkak tė mosunitetit… Pėrēarja dhe tradhtia nė Kosovė do ta ndjekė popullin serb si njė ogur i zi gjatė tėrė historisė sė tij… mosuniteti i politikanėve serbė e la pas Serbinė, ndėrkaq inferioriteti i tyre e pėrbuzte Serbinė. Prandaj, klithte Millosheviqi njėsoj si tė tjerėt 100 vite mė parė, “6 shekuj mė vonė sėrish jemi nė beteja dhe para betejave. Ato nuk janė tė armatosura edhe pse, as ato nuk pėrjashtohen.

Por sidoqofshin ato, betejat nuk mund tė fitohen pa vendosmėri, guxim dhe flijim”. Nė kėtė rrėfim, nė kėtė mit tė ripėrtėrirė, Millosheviqi ishte Llazari i ringjallur, ashtu si Krishti, kundėrshtarėt e tij politik, bėheshin Juda (ose sipas versionit serb Vuk Brankoviqa), ndėrkaq rolin e hakmarrėsit, Millosh Obiliqit e merrnin gjeneralėt prezentė serbė, prej Kadijeviqit e deri te Arkani. Ēdokush e shihte veten nė role mitike.

Apeli i Millosheviqit pėr unitet ishte nė esencė nė funksion tė pėrforcimit tė regjimit tė tij. Duke u thirrur nė pėrēarjet mitike qė paskan ndikuar nė humbjen e Betejės sė Kosovės, ai nė mėnyrė krejtėsisht tė lehtė dhe banale i eliminoi kundėrshtarėt e vet duke u kanosur me mallkimin se mund tė trajtohen si tradhtari Vuk Brankoviq. Miti i Kosovės ngėrthen nė vete edhe elementė religjiozė, qė nėnkupton se pas golgotės vjen ringjallja, duke marrė kėshtu elementė tė Dhjatės sė re, pėrkatėsisht simbolikėn e vuajtjes (kalvarit dhe ringjalljes). Millosheviqi veten e paraqiste si Llazari i rilindur, i cili do tė hakmerret pėr betejat e humbura, pėr tradhtinė brenda radhėve tė popullit, pėr pėrbuzjet qė i janė bėrė gjatė shekujve popullit serb.

Mirėpo, fundi i Millosheviqit nuk ishte aspak mitik, por tepėr banal. Ai prej Mesias mitike tė popullit serb u shndėrrua nė Vozhd (prijės), nė personazh tė novelės sė R. Domanoviqit me po kėtė titull, i cili e pėrshkruan katandinė e njė populli qė verbėrisht e ndjek Vozhdin (prijėsin) e verbėr, derisa ai nuk i shpie nė buzė tė humnerės. Kur populli i habitur dhe i raskapitur nga ky gabim me inat e pyesin atė: ku na solle? Ai pa tė keq pėrgjigjet: unė jam i verbėr, por ju ku i patėt sytė?.
Aktualisht nė skenėn politike serbe u paraqit njė tjetėr Vozhd (prijės), qė garanton se i ka sytė dhe se do t’i prijė popullit serb drejt horizonteve tė reja, parajsės sė premtuar. Fjalori i tij ėshtė po aq mitik, ai flet pėr triumfin moral tė viktimės duke paraqitur gjithnjė serbin si viktimė, ndėrkaq tė tjerėt, shqiptarėt dhe perėndimorėt si agresorė. Nė kuadėr tė mitit ngurtėsohen idetė, konceptet, armiqtė, miqtė dhe veēanėrisht koha. Car Llazari, Vuk Brankoviqi, Krali Markoja etj. ende jetojnė nėpėr cepat e trurit qė prodhojnė imagjinatėn. Nė emėr tė mitit ata kėrkojnė leje pėr t’i ridėnuar shqiptarėt.

Ka dhe tė tjerė qė ofrojnė ide mė moderne pėr ta fituar tė njėjtėn tė drejtė pėr dėnimin e shqiptarėve. Ata, gjoja mė tė menēur dhe mė dinakė ndėrlidhen nė temat aktuale, si bie fjala lufta kundėr ekstremizmit politik islamik, terrorizmit, krimit tė organizuar, prostitucionit, korrupsionit etj. Mesazhet e tyre janė tė qarta: mos lejoni qė Kosova tė bėhet shtet i pavarur sepse do tė shndėrohet nė Kolumbi tė Evropės. Kėto janė argumente pėr faktorin e jashtėm, ndėrkaq pėr faktorin e brendshėm pėrdoren nocionet romantiko-religjioze si uniteti, tradhtia, kalvari, hakmarrja e kėshtu me radhė.

Tė enjten mė 29 prill kryeministri serb nxorri nė Parlament nė vazhdėn e riciklimit tė mitit pėr Kosovėn elaboratin pėr copėzim tė Kosovės, qė nė thelb ėshtė njė prelud pėr konflikt tė ri nė Ballkan. Ky projekt, jo vetėm qė destabilizon Kosovėn, por automatikisht edhe Maqedoninė, Bosnje-Hercegovinėn, vetė Serbinė, si dhe Shqipėrinė dhe Bullgarinė. Serbėt dhe Serbia i ngjasojnė pllakės sė prishur tė gramafonit, qė prodhon tė njėjtin avaz mėse 100 vite me radhė. Natyrisht gjilpėra nuk mund tė ndreqė vetveten, por duhet ndihma nga jashtė.

(Njė pjesė e tė dhėnave pėr kėtė artikull janė marrė nga libri “Ana serbe e luftės” tė autorėve tė ndryshėm serbė)

© Shekulli, 01/05/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara