HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Abuzimet me OKB-nė

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Gjenerata e re e politikanėve serbė, njėri pas tjetrit, Nikoliq, Tadiq, Koshtunica, si nė njė ritual mistik religjioz shkojnė tė marrin bekimin te kryepatriarku i ēėshtjes sllave, te presidenti rus, Putin. Nė tė gjitha komentet e gazetarėve pa pėrjashtim pėrmendet roli i Rusisė si anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit.

Nė hemisferėn tjetėr tė zhvillimeve politike, qė kanė tė bėjnė me fushatėn amerikane nė Irak hapen dilema tė tjera. Tashmė, edhe aleatėt mė tė ngushtė tė SHBA-ve shtrojnė njėzėri domosdoshmėrinė e bashkėpunimit tė SHBA-ve me OKB-nė. Presidenti Bush i ballafaquar me kritika nga tė gjitha anėt, veēmas me format irracionale tė rezistencės brenda dhe jashtė bėn pėrpjekje qė tė gjejė njė shtegdalje nga konfuzioni i krijuar.

Drejtori i CIA-s George Tenet me prejardhje nga Qeparoi shqipfolės, me keqardhje tė madhe jep dorėheqje nga posti, ku kryente me pėrkushtim tė madh misionin e tij nė mbrojtje tė interesave amerikane. Presidenti Bush, me po aq keqardhje e pranon dorėheqjen e tij nė kuadėr tė taktizimeve tė ndryshme pėr tė gjetur njė shtegdalje nga situata e imponuar.

Ēfarė lidhje ka nė mes tė vizitave tė drejtuesve serbė te Putini, apo te shteti qė ėshtė anėtar i pėrhershėm i Kėshillit tė Sigurimit dhe insistimit qė prezenca amerikane nė Irak tė marrė bekimin e OKB-sė?
Emėruesi i pėrbashkėt i kėtyre dy linjave ka tė bėjė me rolin e OKB-sė, ose me misionin e saj pėr ruajtjen e paqes, mirėqėnies dhe tė standardeve unike nė tė gjithė botėn. Fenomenet e tjera kanė tė bėjnė me psikologjitė individuale, lajthitjet e ndryshme kolektive dhe gatishmėritė pėr abuzime nė pėrmasa planetare.

Vizita e shpurės serbe nė Rusi, sė pari sinjalizon nevojėn e brendshme pėr legjitimim tė jashtėm.
Pėrfaqėsuesit serbė, tashmė janė bindur se retorika e tyre e zbrazėt nuk ėshtė e mjaftueshme, qė elektorati tė bindet pėr t’i dhėnė votat njėrit apo tjetrit kandidat, por kėrkohet bekimi nga njė autoritet i pakontestueshėm siē ėshtė pėr ata, nėna Rusi. Kjo nevojė pėr legjitimim tė jashtėm ėshtė pasojė e mungesės sė projekteve reale, funksionale dhe progresive. Projektet anakronike serbe, tashmė njė kohė tė gjatė hasin nė rezistencė sa tek faktorėt e brendshėm, po aq dhe tek ata tė jashtėm. Pėr tė fshehur kėtė fakt ata kėrkojnė shpėtim, herė te patriarku Pavli i kishės ortodokse serbe, pra te pėrfaqėsuesi i Zotit dhe herė te autoriteti rus, apo te aleancat fiktive siē ishte projekti i Sheshelit i Unionit Jugosllavi–Bjellorusi.

Kėto gjestikulime janė reflekse tė kushtėzuara qė synojnė tė arrijnė rezultate, si nė tė kaluarėn kur diplomacia ruse ishte sponsore e ekspansionizmit dhe hegjemonizmit serb nė Ballkan. Edhe te diplomacia ruse ekziston njė refleks i tillė i kushtėzuar, qė buron nga e kaluara dhe qė nuk ka asnjė bazė nė interesat e sotme ruse. Kjo pėrēapje krijon njė situatė skizofrenike nė veprimtarinė e diplomacisė ruse. Nga njėra anė kemi deklaratat e ashpra kundėr Kosovės, duke filluar nga ish-ministri i moderuar i Punėve tė Jashtme Kozirev e deri te ky i sotmi Ivanov, qė mbėshtesin pėrēart projektet serbe dhe jo standardet ndėrkombėtare.

Megjithatė, diplomacia ruse ka traditė tė thellė, me pėrmasa botėrore dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund vihet nė bisht tė interesave tė vockla serbe. Kėtė e konstatoi me vonesė, ashtu si ēdo edhe gjė tjetėr Millosheviqi, qė aktualisht pėr kėto vlerėsime tė gabuara jep llogari nė Hagė. Nė njė rreth intim, pas kapitullimit tė serbėve nė Kosovė, ai ishte ankuar se ndaj tij mė i ashpėr kishte qenė ish- kryeministri rus Ēernomirdin, sesa kryeministri i dikurshėm finlandez, Ahtisari qė kishin marrė pėrsipėr ta bindin Millosheviqin tė dorėzohet. Habia e Millosheviqit pėr pozicionimin e kryeministrit tė atėhershėm rus flet pėr mosnjohjen elementare tė interesave tė thella ruse nė kėtė periudhė tė zhvillimeve historike.

Kėrkesat vulgare serbe qė ta marrin bekimin rus pėr projektet e dyshimta serbe, jo vetėm qė e kompromentojnė diplomacinė ruse, por e fokusojnė vėmendjen e opinionit nė ēėshtjet ende tė pazgjidhura brenda nė Rusi. Pėrfaqėsuesit rus, tashmė sillen me shpėrfillje tė papėrmbajtur ndaj kėrkesave pansllave serbe, qė objektivisht bien ndesh me proceset dhe vlerat demokratike tė botės sė qytetėruar. Ata nuk mund tė pajtohen qė, pėr shkak tė serbėve tė pėrjashtohen nga bota qytetėruese. Sėkėndejmi, kėtė mospajtim e manifestojnė me trajtime injoruese tė kėrkesave serbe, qoftė nė rrafshin politik, apo nė atė ekonomik. Kohėt e fundit, madje e ndėrprenė furnizimin vėllazėror me gaz, qė kohė mė parė i jepnin lirshėm Serbisė.

Kryeministri serb, Koshtunica u pranua nė njė kthinė atipike pėr pranime zyrtare, thuajse afėr kuzhinės sė Kremlinit. Fytyra e ngrysur, zyrtare e presidentit rus bėri qė adhuruesi i taptisur i maceve, Koshtunica tė duket si njė personazh patetik nga novelat e Ēehovit. Me atė vargan liderėsh serbė, qė sillen vėrdallė stepave tė Rusisė mėmė duke kėrkuar bekimin legjitimues nuk kanė rėnė nė hall vetėm shqiptarėt, faktori perėndimor, vetė populli serb, por edhe rusėt qė nuk dinė nga t’ia mbajnė.

Kėrkesa serbe pėr marrjen e mbėshtetjes nga ana e Rusisė nė proceset e ardhshme qė do tė zhvillohen nė OKB ėshtė njė kėrkesė pėr abuzim me rolin e anėtarit tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ėshtė njė kėrkesė qė e vė kėtė organizatė nė funksion tė sponsorizimit tė interesave pansllave, qė objektivisht bie ndesh me motivin e themelimit tė OKB-sė.
Tashmė ėshtė bėrė e qartė se shumė shtete abuzojnė mė rolin e tyre si anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, duke e shndėrruar atė nė mbrojtės tė interesave tė tyre shtetėrore dhe jo nė mbrojtje tė parimeve, nė bazė tė sė cilave ėshtė krijuar OKB-ja. Nė vazhdė tė abuzimeve tė tilla ekziston rreziku qė OKB-ja ta humbė misionin e vet parėsor, duke e shndėrruar atė nė njė institucion qė afirmon interesa tė ngushta dhe jo ato universale. Kjo u pa edhe gjatė krizės nė Kosovė, kur serbėt pėrpiqeshin ta pengonin ndėrhyrjen pėrmes aktivizimit tė vetos ruse, duke i vendosur ata nė pozitė tė instrumentit serb.

Pėr tė kuptuar rolin e OKB-sė duhen analizuar iniciativat politike qė ndikuan nė themelimin e saj. Kjo gjithsesi lidhet me filozofinė politike tė Wudrow Willsonit dhe tė pozitės sė SHBA-ve nė atė kohė. Qė nė Luftėn e Parė Botėrore, SHBA-tė u ballafaquan me qasjen real-politike tė diplomacisė gjermane dhe me politikėn ekuilibruese, balancuese tė diplomacisė angleze.
Real-politika dhe ajo e balanceve, nė esencė pėrfillnin forcėn dhe jo principet morale. Nė atė periudhė SHBA-tė, pėr shkak tė forcės sė tyre reale dhe pozitės gjeografike nuk vareshin nga balancimet e ndryshme, meqė interesat e tyre nuk rrezikoheshin nga asnjė forcė tjetėr. Balancimet dhe realizmat nė politikė burojnė nga ndjenja e pafuqisė pėr ta ruajtur deri nė fund interesin kombėtar. Kėto balancime bėhen gjithmonė mbi kurriz tė tjetrit. Ai tjetri zakonisht ėshtė subjekti, populli mė i dobėt qė nuk ėshtė nė gjendje tė rrezikojė asnjė interes nė kuadėr tė balancimeve globale.

Nuk do mend se populli shqiptar radhazi ishte viktimė tragjike e kėtyre balancimeve, saqė interesat e tij ishin tė papėrfillura nė tė gjitha konferencat qė u zhvilluan pėr pėrcaktim tė kufijve tė shteteve tė reja, madje dhe nė kėto tė fundit qė kishin tė bėnin me shthurjen e Jugosllavisė.
Qė nė konferencėn e Londrės dhe nė atė tė Parisit, presidenti amerikan Wudrow Willson doli me teorinė e vendosjes sė rendit ndėrkombėtar mbi bazat e tė drejtave universale dhe jo tė interesave parciale. Qė nė atė kohė ai doli me teorinė e vetėvendosjes sė popujve, duke trajtuar lirinė e popujve si vlerė sublime dhe jo kufijtė administrativė tė imponuar me forcė. Ai e bėri kėtė pėr shkak se shteti i tij nuk varej nga ekuilibri i forcės, prandaj mori guximin tė hapė njė dimension tė ri nė politikėn ndėrkombėtare, atė tė vlerave universale morale, mbi tė cilat mė vonė u themelua Lidhja e Kombeve, pėrkatėsisht OKB-ja.

Qė nga koha e Wudrow Willsonit, politika e jashtme amerikane ngėrthen nė vete parimet uillsoniane nė procesin e krijimit tė rendit tė ri botėror mbi tė drejtat universale. Ē’ėshtė e vėrteta, edhe politika ruse nuk ka nevojė pėr balance, apo ekuilibra tė forcės, meqė kapacitetet e saj shoqėrore, ushtarake dhe tė tjera i garantojnė asaj njė siguri tė plotė. Mirėpo, forcėn e saj, pavarėsinė e saj nga ekuilibrat e ndryshme, diplomacia ruse nuk e shfrytėzoi pėr mbrojtjen e vlerave universale, por pėr mbrojtjen e interesave parciale, shpeshherė ngjyrimesh pansllave.
Nė kėtė vijė ėshtė me interes tė analizohet fenomeni i aktivizimit tė vetos nė Kėshillin e Sigurimit. Ky institucion kaq i rėndėsishėm pėr vendosjen e standardeve universale, nė zgjidhjen e konflikteve tė ndryshme, tashmė ėshtė shndėrruar nė njė instrument qė merr nė mbrojtje interesat parciale.

Gjithmonė kur hapet ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės, hidhet me automatizėm argumenti i vetos ruse apo kineze, me tė cilin ata parandalojnė qė shembulli i Kosovės tė mos jetė preēedencė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Ēeēenisė, apo tė Tibetit. Ky argument nė mėnyrė tė zėshme e vėrteton transformimin e njė institucioni, qė duhet t’i marrė nė mbrojtje tė drejtat universale tė njeriut, tė drejtėn e patjetėrsueshme pėr liri tė popujve, nė njė institucion qė i mbron interesat e veēanta tė instaluara me forcė.
Potencialet e mėdha amerikane, pavarėsia e tyre nga nevoja e balancimeve tė ndryshme prodhoi idenė qė rendi i ri botėror tė ndėrtohet mbi parimet e tė drejtave universale, ndėrkaq superfuqitė e tjera, qė po ashtu nuk kanė nevojė pėr balancime, siē ėshtė Kina dhe Rusia, e shndėrruan OKB-nė nė njė instrument qė i mbron interesat e tyre parciale.

Aktualisht nė OKB zhvillohet beteja nė mes tė kėtyre dy qasjeve. SHBA-tė, qė nė fakt janė themelues dhe financues kryesor tė OKB-sė ndodhen nė pozitė tė pavolitshme. Ata, tashmė janė dėshmitarė tė abuzimeve me OKB-nė edhe kundėr interesave amerikane. Tashmė, gjithnjė e mė shumė shtrohet dilema e funksionimit tė ardhshėm tė OKB-sė. A do tė jetė ajo njė organizatė qė afirmon tė drejtat universale, apo do tė shndėrrohet nė institucion ku balancohen, ekuilibrohen interesat e ndryshme tė shteteve qė kanė pozitė tė volitshme si anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit? SHBA-tė nuk mund tė kryejnė misionin e ruajtjes sė rendit tė ri botėror mbi bazat e respektimit tė tė drejtave universale, ndėrkohė qė anėtarėt e tjerė tė Kėshillit tė Sigurimit, jo vetėm qė e shfrytėzojnė pozitėn e tyre pėr interesa tė veēanta, por i bėjnė obstruksione tė llojllojshme rolit tė pėrgjegjshėm dhe kujdestar tė SHBA-ve.

Kritikuesit e SHBA-ve ndaj ndėrhyrjes nė Irak hedhin argumente nga pozita e mbrojtjes sė idesė sė ekuilibrit dhe jo tė parimeve universale tė tė drejtave tė njeriut. Ata nuk marrin parasysh fare rrezikun e madh pėr ardhmėrinė e qytetėrimit, qė vjen nga terrorizmi global dhe nga shtetet qė e mbrojnė atė.

Nė vend qė tė manifestohet solidariteti dhe pieteti pėr tragjedinė e 11 shtatorit, prodhohen teori konspirative qė pėrhapin dyshimin se vetė amerikanėt e paskan organizuar atė ngjarje. Nė vend qė tė pajtohen me faktin se Sadam Huseini ishte njė diktator mizor, i cili krahas torturimit tė qytetarėve tė vet, i mbėshteste organizatat e ndryshme terroriste, madje blinte teknologji moderne pėr prodhimin e armėve kimike dhe bėrthamore, ata relativizojnė fajin. Pas skandalit me fotografitė nudo tė tė burgosurve irakenė, tė estetizuara deri nė morbiditet, nga tė cilat tė gjitha institucionet e SHBA-ve u distancuan menjėherė, kritikuesit e politikės amerikane pėr vendosje tė rendit mbi baza tė sė drejtės universale zunė ta kompromentojnė kėtė mision ndėrkombėtar amerikan, qė zė fill qė nga koha e presidentit vizionar, Wudrow Willson.

Pėrhapja e dyshimit pėr misionin optimist amerikan nė Irak, synon tė fshehė njė vlerė tjetėr tė politikės sė jashtme amerikane, qė afirmon me guxim idenė se feja islame nuk pengon krijimin e shteteve mbi principet e demokracisė. Duke vlerėsuar ndėrhyrjen amerikane si njė aventurė tė papėrgjegjshme, kritikuesit, nė fakt e rrėzojnė konstatimin paraprak, duke pėrhapur nė mėnyrė implicite pesimizmin se ėshtė e pamundshme qė tė vendoset demokracia nė formacione shoqėrore qė ngrihen nga popujt e besimit islam.
Nė esencė, relativizimi i fajit merr nė mbrojtje politikėn e mbėshtetur mbi realitetet e forcės dhe jo politikėn e mbėshtetur mbi parimet morale.

Reagimet, qofshin ato nga Evropa, apo nga vetė Amerika, nė thelb synojnė ta marrin tė drejtėn e SHBA-ve qė tė vazhdojnė ta mbėshtesin politikėn Wudrow Willsonit pėr ndėrtimin e rendit tė ri botėror mbi bazat e tė drejtave universale. Me kėto kritika ata dėshirojnė qė sėrish ta kthejnė situatėn nė periudhat parauillsoniane, ku forca krijonte barazpeshėn. Ėshtė pėr t’u habitur se si, asnjė nga kėta kritikues tė ndėrhyrjes amerikane nė Irak, e cila shoqėrohet me shpenzime tė hatashme financiare dhe vdekje tragjike tė qindra ushtarėve amerikanė nuk brengosen pėr shkelje drastike tė tė drejtave tė njeriut nė Ēeēeni, apo pėr okupimin rus tė njė pjese tė Moldavisė, tė krahinės sė Trans Dnjestrit.

Nė Moskė u takua adhuruesi pasionant i maceve, Koshtunica me presidentin e vrenjtur rus Putin nė njė dhomė afėr kuzhinės sė Kremlinit dhe ata mbase kanė kuvenduar se si ta mbajnė gjallė ekspansionizmin sllav, madje duke abuzuar me pozitėn e anėtarit tė pėrhershėm nė kuadėr tė Kėshillit tė Sigurimit.

Ata, me gjasė do ta kenė shumė tė lehtė qė tė hartojnė elaborate kundėr interesave tė shqiptarėve, kundėr Kosovės, por do ta kenė shumė tė vėshtirė t’i eliminojnė nga ky institucion vlerat universale qė i mbolli presidenti amerikan Wudrow Willson.
Kjo OKB, ky Kėshill, me kėtė pėrdorim abuzues tė vetos, jep shenja alarmante tė largimit nga filozofia politike e Wudrow Willsonit, duke u pėrpjekur haptas pėr ta zėvendėsuar atė me njė doktrinė anakronike, provinciale, atė qė riciklon politikėn realiste, tė bazuar mbi forcėn, politikėn e ekuilibrave dhe balanceve, qė ndėrtohen mbi kurriz tė popujve tė pafuqishėm.

Si rrjedhojė, mund tė ndodhė qė tė votohet edhe ndonjė rezolutė kundėr Kosovės pėr t’i ngopur apetitet e llastuara tė koshtunicave tė ndryshėm qė nuk dinė si t’ia dalin nė krye me territoret qė i posedojnė e lėre mė me ato tė tjerat, ku jetojnė njerėz tė gatshėm qė tė flijohen pėr lirinė e tyre.
Dilemat nė OKB nuk kanė tė bėjnė me Kosovėn apo me ēėshtje tė tjera, por me parimet mbi tė cilat ėshtė ngritur OKB-ja. Asaj i kanoset rreziku qė tė shndėrrohet nė fole tė qyqes.

© Shekulli, 09/06/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara