HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lavdi humorit

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Me siguri, sensi pėr humor e ka shtyrė Erazmo Roterdamin (1466-1536) ta shkruajė traktatin e tij tė famshėm, “Lavdi marrėzizė” (1509). Humori dhe marrėzia janė anėt e ndryshme tė njė medaljeje, tė cilat shpeshherė e shpėtojnė njeriun nga kotėsia, vegjetimi, depresioni, dhuna, autoriteti, pse jo edhe nga diktatura. Shkrimtari i madh Umberto Eko, nė romanin e tij “Emri i trėndafilit” nė esencė bėn fjalė pėr shpėtimin nga duart e inkuizicionit, tė ekzemplarit tė fundit tė njė traktati antik pėr humorin, duke na zbuluar kėshtu njė tė vėrtetė tė madhe: aty ku ka humor nuk ka regjim autoritar, nuk ka diktaturė. Humori ėshtė zonė e lirisė.

Humori ėshtė ilaēi mė i fortė kundėr diktaturės. Inkuizicioni, si dhe shumė inkuizitorė tė mėvonshėm e kanė ditur se humori e rrezikon seriozitetin e diktaturės sė tyre, prandaj kanė shpikur ndalesa, censura, mekanizma tė ndryshėm pėr ta ērrėnjosur atė. Mirėpo, edhe nė kėto kushte krijuesit kanė gjetur forma tė ndryshme tė shprehjes: ironinė, aluzionin, metaforėn, etj. pėr ta shprehur mospajtimin. Filozofi i madh holandez Peter Sloterdijk flet pėr funksionin e cinizmit dhe tė kinizmit nė rrėnimin e gėnjeshtrave tė paraqitura si tė vėrteta tė mėdha nė shumė fusha, nė religjion, politikė, mjekėsi, seks etj. ndėrkaq para tij Kanti dhe Lesingu e vrisnin mendjen sesi ta pėrkufizojnė humorin. Mė nė fund arritėn ta shpjegojnė burimin e humorit. Sipas tyre humori buron nga e papritura. Bie fjala, pret qė dikush tė jetė serioz dhe nėse ai bėn gjestikulime joserioze, atėherė nis humori. Ose pret qė dikush tė ecė normalisht, mirėpo ai papritur rrėshqet mbi lėkurėn e bananes dhe njerėzit nė vend qė t’i japin ndihmė, gajasen sė qeshuri.

Mirėpo, ky humor ėshtė elementar dhe dallon shumė nga humori i thellė qė ka mision filozofik nė shoqėri: humori qė e konteston autoritetin. Ai ėshtė arma e fundit dhe mbase mė e forta pėr t’u mbrojtur nga autoritetet dhe gėnjeshtrat. Tė nėnshtruarit, tė pėrbuzurit shpeshherė me humor, ironi, kanė ruajtur dhe zbuluar lirinė nė vete.
Shpeshherė nga kureshtja, apo tė prirur nga motive intelektuale kėrkohet tė zbulohet dallimi nė mes tė mendėsisė aktuale sė shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe atyre tė shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė. Varėsisht nga qėllimi zbulohen relacione tė natyrave tė ndryshme. Me kėtė rast, unė e shoh tė udhės tė analizoj orientimet qė ndikojnė nė formimin e vetėdijes, mendėsisė sė veēantė.

Shqiptarėt e Shqipėrisė janė tė orientuar drejt Perėndimit, mė sė shumti nė drejtim tė Italisė. Ata i pranojnė ndikimet nga ky vend, nga kjo kulturė nė shumė sfera tė jetės, qė nga vokabulari e deri te llojet e emisioneve televizive. Ata janė shumė pak tė orientuar nga Lindja, kėshtu qė informacionet e tyre pėr kėto mjedise janė sa sipėrfaqėsore, aq edhe naive. Ndodh qė shpeshherė shqiptarėt e Maqedonisė ndihen tė fyer kur i thėrrasin maqedonas. Mbase edhe shumė femra shkodrane, siē shkruajnė gazetat janė martuar me maqedonas duke pandehur se ata janė njėlloj si shqiptarėt. Kėtė mosnjohje, ato e kanė paguar me ēmim tė lartė, me vuajtje qė nuk i kanė imagjinuar as nė ėndėrr.

Ndėrkaq, shqiptarėt e ish-Jugosllavisė, deshėn ata apo jo, janė tė orientuar nga bota sllave, duke marrė prej tyre nė mėnyrė tė pavetėdijshme, qoftė huazime gjuhėsore, apo modele tė ndryshme tė sjelljes shoqėrore. Mirėpo, detyrimi i tė jetuarit bashkė me sllavėt bėri qė shqiptarėt e kėtyre viseve t’i njohin mirė sjelljet, veset si dhe aftėsitė e tyre. Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt janė bėrė njohės tė mirė tė psikologjisė, tė tė mirave, tė tė ligave si dhe tė aftėsive apo tė dobėsive tė tyre.

Shqiptarėt e ish-Jugosllavisė nuk i mistifikojnė sllavėt e jugut, por pėr shkak tė njė armiqėsie tė vazhdueshme, me tė drejtė apo me tė padrejtė i nėnēmojnė ata. Ndodh qė shpeshherė t’i trajtojnė me humor. Ky sens i humorit u ka dhėnė forcė atyre qė t’i japin fund superioritetit tė autoriteteve represive sllave qė merrnin haraē rregullisht nga ata. Njėkohėsisht, pėrmes humorit ata u pajisėn me njė tipar tė ri qė e karakterizon mendėsinė e tyre: arrogancėn mospėrfillėse. Nė kėtė mes ekziston edhe njė element shumė i rėndėsishėm. Kėtė e analizon mirė shkrimtari Cesllav Millosh nė veprėn e tij “Mendje e robėruar”. Ai konstaton se kulturat lindore nuk janė kreative dhe kopjojnė rregullisht atė qė prodhon Perėndimi. Qytetėrimi i tyre ėshtė surrogat i qytetėrimit perėndimor. Sė kėndejmi shqiptarėt e ish-Jugosllavisė kanė qenė tė rrezikuar tė jenė surrogat tė surrogatit, kopje e kopjes. Mirėpo humori, trajtesa shpėrfillėse e pushtuesve ka qenė terapia mė efikase pėr tė shpėtuar nga ky rrezik, pėr ta ruajtur lirinė nė vete.

Shqiptarėt e Shqipėrisė nuk kanė qenė para njė rreziku tė tillė. Ata janė ndodhur nė njė situatė mė tė volitshme: tė maten me origjinalin. Kjo situatė ka ndikuar qė ata tė jenė mė seriozė nė punė dhe nė krijimtari. Kjo ka ndikuar qė krijuesit shqiptarė tė jenė mė konkurrues nė tregun kulturor italian, apo nė atė perėndimor. Ata integrohen shumė mė shpejt nė kėto shoqėri, madje bėhen vlera kulmore, nė muzikė, balet pse jo edhe nė biznes.

Nga ana tjetėr, duke u matur me standardet perėndimore tė prezantuara me Italinė fqinje, mediat shqiptare ( elektronike) kanė shėnuar njė zhvillim tė hovshėm duke i tejkaluar ato tė fqinjėve lindorė. Konkurrimi me origjinalin, te shqiptarėt e Shqipėrisė ka krijuar seriozitetin, qė prodhon cilėsinė e standardeve evropiane, ndėrkaq nėnēmimi i surrogatit, qė ėshtė karakteristikė e shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė ka prodhuar atė sens tė humorit, tė ironisė qė shpreh njė distancė, njė refuzim pėr tė pranuar huazimet. Me kėtė sens tė humorit, apo tė ironisė shqiptarėt e viseve i perceptojnė shpeshherė edhe shqiptarėt e Shqipėrisė, kur ata i trajtojnė fqinjėt e tyre lindorė, sllavėt me seriozitet tė tepruar. Bie fjala, iu duket tepėr qesharake kur protokolli shqiptar organizon takimin e njė hiē ministri maqedonas nė tė gjitha nivelet e pushtetit, me presidentin, me kryeministrin, me kryeparlamentarin etj. Shpeshherė serioziteti i tepruar shndėrrohet nė humor.

Bashkėjetesa e shqiptarėve me sllavėt, njohja e mirėfilltė e gjuhės, krijimtarisė sė tyre, si dhe distanca ironizuese ndaj kėsaj krijimtarie ka ndikuar qė shqiptarėt tė jenė vėzhgues apatikė, tė ftohtė dhe shpėrfillės ndaj aspiratave tė tyre emocionale.
Distanca, mospjesėmarrja nė klimėn emocionale qė krijohet nė Maqedoni ka ndikuar qė shqiptarėt tė funksionojnė nė kėtė mjedis si sy i keq, qė vėzhgon me ftohtėsi gjithēka qė ndodh. Krijuesit, autorė shumė seriozė maqedonas, tė paktėn ashtu si trajtohen kėtu, shpeshherė nuk janė tė vetėdijshėm se sa qesharakė bėhen me arrogancėn e tyre, kur mburren dhe kur i shajnė shqiptarėt.

Kėto ditė nė njė gazetė maqedonase, “Dnevnik” doli artikulli i njė intelektuali mburravec, qė pandeh se i di shtatė fshehtėsitė e botės. Ai, Lubomir Fėrēkovski, zakonisht i karikaturizon fenomenet, pastaj ashtu tė pėrēudnuara i kritikon, i pėrqesh dhe pastaj mbushet me vetėbesim. Nė kėtė mėnyrė ai e shėron veten nga kompleksi i inferioritetit. Ai shpesh i trajton nė kėtė mėnyrė vlerat e shqiptarėve. Ai, as qė ėshtė i vetėdijshėm pėr praninė e syve apatikė, tė ftohtė, analitikė tė shqiptarėve, tė cilėt nuk pushtohen nga emocionet qė i pėrhap ai.

Nė shkrimin e fundit ky intelektual afirmoi sėrish njė tezė idiotike duke thėnė se “Maqedonia ėshtė njė emėr i fuqishėm historik, njė licencė qė ka nam dhe ėshtė fundament i civilizimit botėror…Si ta bėjmė kėtė politikė tonėn pėr tė hyrė nė UE dhe nė NATO? Me ēfarė prejardhje, me ēfarė kulture dhe qytetėrimi do tė hyjmė atje?… Ne, tė dashurit e mi duhet ta meritojmė atė emėr… Ne duhet tani e tutje tė qytetėrohemi nė njė nivel tė ri substancial, nė nivel tė shtetit maqedonas… Maqedonia dhe maqedonasit gjithmonė kanė qenė njerėz me shumė identitete- prej Filipit dhe Aleksandrit, pėrmes Samuillit, liderėt e VMRO-sė dhe deri te ne..”. Kėto fjali i shkruan ish -ministri i dyfishtė, profesori i Fakultetit Juridik dhe nuk e kupton se ēfarė marrėzirash flet. Ai, nė fakt mbron njė pozitė utilitare, qė do tė thotė se ėshtė pėrfituese ta mbash emrin maqedonas dhe Maqedoni, pėr shkak se ėshtė njė emėr i fuqishėm historik, pėr shkak se fiton tė drejtėn, licencėn pėr trashėgimi historike tė ngjarjeve dhe personazheve.

Ky profesor nuk ėshtė i ndėrgjegjshėm se sillet si njė spurdhjak, njė aventurier qė e blen namin, titullin e dikujt tjetėr. Kėto mendime qė i hedh shkujdesur ky profesor i shkencave juridike ma pėrkujton ironinė e tė urtit Erazmo tė periudhės sė Renesansės. I ballafaquar me kėto marrėzira gjithėkohore ai konstaton: Lumturia qė mbėshtetet nė iluzion ėshtė mė e mira, ngaqė kushton shumė pak. Njeriu e ka mė lehtė tė pandehė se ėshtė mbret sesa tė bėhet mbret.

Iluzionisti Fėrēkovski nuk arrin ta kontrollojė veten se ē’ thotė. Ai pranon se kombi i tij ėshtė artificial dhe se i gjithė problemi na qenka te gjetja e njė emri tė mirė qė krijon lehtėsira pėr hyrje nė NATO dhe UE. Ai i fton qytetarėt e shtetit tė tij, tė dashurit e tij qė tė vetėdijėsohen pėr peshėn e kėtij emri, pėr domethėnien e thellė tė kėtij emri dhe i fton ata qė tė rriten, tė piqen dhe ta meritojnė mė nė fund kėtė emėr. Me kėtė logjikė utilitariste mund tė rrėnohen shumė realitete, tė uzurpohen pėr interesa vetjake shumė personazhe historike. Sipas tij, duhet gjetur vetėm forma qė e bėn tė mundur kėtė.
Ai pėr vete e ka gjetur atė: tezėn e shumėsisė sė identiteteve. Me kėtė skemė ai, duke pėrzier mollėt me dardha e maqedonizon, nė kuptimin e sotėm Filipin, ( kėsaj radhe e ka lėnė tė qetė Homerin ), Aleksandrin, Samuillin, Qirilin dhe Metodin, ndėrkaq Skėnderbeun dhe Nėnė Terezėn e pėrvetėsojnė studentėt e tij.

Ec e mos qesh tani!. Kėto mendime nuk jepen as nė mjediset mė intime e tė mos flasim pėr gazeta qė lexohen nga analistė tė shumtė, tė cilėt i kundrojnė fenomenet nga njė kėnd neutral, e tė mos flas pėr shqiptarėt qė janė tė gatshėm t’i ironizojnė kėto ėndrra intime dhe fėmijėrore. Natyrisht se brenga ime nuk ka tė bėjė me naivitetin e intelektualėve maqedonas qė i nxjerrin nė treg marrėzitė e shtėpisė, por me krijimin e njė mentaliteti te shqiptarėt e Maqedonisė qė dallon nga ai i shqiptarėve tė Shqipėrisė.

Ne, me tė vėrtetė jemi tė ballafaquar me zhvillime humoristike, saqė kemi filluar ta humbim seriozitetin dhe ta trashim humorin. Aq sa ėshtė qesharak argumenti pėr pėrvetėsim tė emrit Maqedoni, pėr motive utilitariste, po aq qesharake dhe e pėshtirė ėshtė urrejtja e tij ndaj shqiptarėve. Nė vazhdim tė tekstit ai shprehet: “shqiptarėt maqedonas janė shqiptarė nga Maqedonia, qė do tė thotė se ata janė diēka mė shumė se ato vende ku pula ha gur, nė Kosovė dhe Shqipėri”. Ai Shqipėrinė dhe Kosovėn e ka krahasuar me shprehjen fyese “vukojebina” qė ėshtė e papėrkthyeshme nė gjuhėn shqipe, ngaqė ne nuk mendojmė me kategorizime tė tilla aq perverse. Fjala qė e pėrdor ai, nė shqip mund tė pėrshkruhet si njė vend ku mbarsen ujqėrit. Kur bėhesh qesharak nė punėt serioze, kjo do tė thotė se nuk je fare serioz. Pėr tė shprehur nė formė tė shkruar kėto mendime idiotike, sė pari duhet tė kesh njė mjedis kulturor qė i pranon ato.

Diskursi i tij ėshtė krejtėsisht artificial, i liruar nga ēfarėdolloj obligimi ndaj realitetit, kėshtu qė nė kėtė mėnyrė lehtė fitohet liria pėr tė karikaturizuar gjithēka. Tė qenit element i Maqedonisė, pra shqiptar i Maqedonisė, ai nė mėnyrė arrogante e shpall si vlerė tė pakontestueshme, duke trajtuar, pa hamendje Shqipėrinė e Ismail Kadaresė, Inva Mulės, Eliza Dushkut, Tedi Papavramit, Shqipėrinė e lagur me dy dete margaritare, Joni dhe Adriatiku, Shqipėrinė qė ėshtė thesar i pashterur i kulturės, artit, ngjarjeve historike si vend ku ujqėrit hedhin valle. Gjithsesi, do tė thoja se halli i tij nuk ėshtė pėrēmimi i Shqipėrisė, por kėrkimi i aleatėve pėr vjedhje tė pėrbashkėt tė licencės historike. Ai kėrkon mbėshtetje pėr kėtė projekt, dhe pastaj ua ofron shqiptarėve qė edhe ata tė dehen nga aroma, nga nami i madh qytetėrues i emrit Maqedoni.

Shqiptarėt e hapėsirave tė ish-Jugosllavisė pėrfundimisht dallohen nga ata tė Shqipėrisė pėr nga sensi pėr humor qė i rrėnon iluzionet. Ata thjesht janė tė rrethuar me sfida humoristike...

© Shekulli, 13/06/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara