HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ETIKA E QŹNIES

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Popujt e lashtė ballkanikė veēmas ilirėt, tė lodhur nga luftėrat me Perandorinė Romake, ishin tė pafuqishėm qė t'u bėjnė ballė invaduesve qė vinin nga katėr anėt e botės, sidomos nga lindja, hunėt, avarėt, gotėt, sllavėt dhe sė fundi turqit. Kronistėt thonė se nė atė kohė ilirėt ishin aq tė qytetėruar sa qė kishin harruar edhe pėrdorimin e armėve. Invaduesit vinin valė-valė, plaēkitnin, vritnin, vandalizonin trashėgiminė kulturore tė vendasve. E vetmja mbrojtje pėr ta ishte evakuimi nė male. Konfiguracioni i tokės u mundėsonte atyre evakuim tė shpejtė dhe tė sigurtė. Disa analistė thonė se populli qė sot identifikohet me emrin shqiptar, nė dallim nga popujt e tjerė tė antikitetit, shpėtuan nga zhdukja falė evakuimit tė shpejtė. Qė nga kjo kohė ata deshėn apo nuk deshėn u bėnė vėzhgues tė proceseve tė shumta qė zhvilloheshin nė vendet qė i braktisėn ata. Ata shihnin se si shthurej bota e tyre, se si pėrvetėsoheshin tė mirat e tyre materiale dhe shpirtėrore, se si gurėt e kėshtjellave, tė shtėpive tė tyre tė shkatėrruara vendoseshin nė themelet e ngrehinave tė reja, ata shihnin tė pafuqishėm se si ndėrtoheshin realitete, sisteme tė reja. Ata vėzhgonin dhe ishin tė pafuqishėm dhe tė mllefosur. Kėtė mllef ata e shndėrruan nė urrejtje ndaj vrasėsve, nė pėrbuzje ndaj plaēkitėsve, nė neveri ndaj vandalistėve.
Tė qenit vėzhgues krijoi kushte pėr ndėrrim tė roleve: nga gjahu, preja u bėnė gjahtarė. Qė nga kjo kohė shqiptarėve u ėshtė ngjitur etiketa e cubit, kaēakut, atij qė pret, qė vėzhgon dhe sulmon pa pritur. Kėshtu i cilėsojnė shqiptarėt ata qė i pushtuan trojet e tyre, sllavėt a turqit, qė nė gėrmadhat e qyteteve tė tyre, kėshtjellave tė tyre vendosėn fillimisht fshatrat e tyre e pastaj ndėrtuan qytetet duke pandehur se kėto vende gjithmonė u kanė takuar atyre. Nga ky kėndshikim, perceptim i gabuar i qenies shqiptare ėshtė ndėrtuar njė interpretim kuazishkencor i proceseve historike, traditės kulturore fetare etj. qė ėshtė bėrė burimi i lajthitjeve qė pėrhapen me injorancė tė pakuptimtė. Njė lajthitje tė kėtillė arogante, tė paturpshme e shprehu ish -kryetari i Ohrit kur shpjegonte kryeministrit bavarez se popullata e Ohrit pėrbėhet nga banorė autoktonė, sllavėt dhe turqit dhe ardhacakėt, shqiptarėt!!!
Pozita e vėzhguesit kishte rėndėsi strategjike jo vetėm nga aspekti ushtarak, por edhe psikologjik ngaqė ngėrthente nė vete elementin e distancės ndaj sistemeve tė reja qė ngriheshin nė habitusin e tyre. Aftėsia e distancimit nga e reja, nga e huaja nxiste nervozizėm dhe mllef tek ardhacakėt. Njėherėsh kėtu duhet kėrkuar urrejtjen iracionale tė tyre ndaj shqiptarėve. Sllavėt ishin tė mllefosur pse shqiptarėt e "prapambetur" nuk i pranonin vlerat e tyre. Kėtė habi madje shfaqnin edhe ata intelektualė sllavė qė nė kontekstin ksenofobik tė krijuar nė Jugosllavi, trajtoheshin si albanofilė, si bie fjala kroati Branko Horvat. Ai nė njė rast shprehu befasi pėrse shqiptarėt nuk paskan pranuar alfabetin latin tė fqinjėve tė tyre sllavė, por kanė pranuar disa zgjidhje tė huazuara nga anglezėt, apo tė shpikura nga ata vetė! Edhe ata qė ishin mė tė prirur qė objektivisht ta trajtojnė sfidėn shqiptare nuk kishin mirėkuptim pėr kėtė distancė mitike, pėr kėtė refuzim tė vlerave sllave. Kėtė mllef nė forma tė ndryshme kanė shfaqur edhe turqit. Ata na quanin "kaba arnaut" (shqiptar tė vrazhdė, tė papėrpunueshėm), ndėrkaq serbėt na stolisnin me epitete tė ndryshme " nepopravlivi" ( tė pandreqshėm), "nepokorlivi"( tė papėrkulshėm). Marrė nė tėrėsi shqiptarėt nė kėtė periudhė tė gjatė tė robėrisė asnjėherė nuk u shndėrruan nė rajė (popullatė e pėrkulur) ashtu si trajtoheshin sllavėt gjatė periudhės otomane.
Kėtė tipar tė vėzhgimit, tė distancimit, shqiptarėt tregonin jo vetėm ndaj tė huajve, por edhe ndaj vetė shqiptarėve qė aratiseshin nė sistemet e huaja. Ndaj tyre merrnin masa tė padurueshme tė veēimit, tė leēitjes nė trajta tė ndryshme.
Okupuesit tė bindur se ky tipar i shqiptarėve ėshtė i pandryshueshėm, tė bezdisur nga vėzhgimi i vazhdueshėm, nga distancimi i tyre, nga joluajaliteti, nga "syri i keq" i rezervuar, shpeshherė merrnin masa ndėshkuese mbi baza tė prezumcionit, tė fajėsisė sė nėnkuptuar, tė padiskutueshme. Kjo trajtesė mori pėrmasa pėrbindėshe nė periudhėn e instalimit tė shtetit tė sllavėve tė jugut qė u quajt Jugosllavi. Tė gjitha elaboratet qė janė punuar nė kėto periudha kanė pasur pėr argument qendror, prezumcionin e fajit gjenetik, konstatimin se ata janė element i papėrpunueshėm, i pabindur dhe si tė tillė do tė jenė gjithmonė rrezik potencial pėr rendin e ri qė ata ndėrtonin nė habitusin e tyre. I fundi nga ata pinjollė tė invaduesve tė lashtė qė deshi tė shpėtojė veten dhe popullin e tij nga ky vėzhgim distancues, nga ky element i huaj qė nuk komponohej nė sistemin e ri, ishte Millosheviqi. Ai tė gjitha ekspeditat e mėparshme kundėr shqiptarėve i quajti tė buta, joefikase qė nuk arrinin tė vrisnin bindjen e tyre qė ta ruajnė veēorinė, ose si thuajnė vetė serbėt "ta vrisnin Zotin nė ta" ( "da ubiju boga."). Kjo frazė serbe nėnkupton se veēoria e kėtillė kokėforte qė nuk ndryshon ėshtė diēka substanciale, e dhuruar nga Zoti, prandaj veēorinė e krahasonin me tė. Millosheviqi njėmend mori njė fushatė tė egėr qė nė vete pėrmbante tre opsione: disiplinimin, shpėrnguljen ose shfarosjen e tyre.
Disiplinimi filloi me presion ideologjik qė kishte pėr qėllim diferencimin, ndarjen e shapit prej sheqerit. Nė kėtė kohė u prodhua nocioni neveritės i shqiptarit tė ndershėm, tė integruar nė sistemin e ri, madje mė tė ri, nė atė tė Millosheviqit dhe shqiptarė tė tillė shfaqeshin ndonėse nė numėr shumė tė vogėl. Ata shqyheshin nga dilema: ta pranojnė ofertėn joshėse tė regjimit dhe tė jenė objekt i vėzhgimit tallės, leēitės i pjesėtarėve tė padorėzuar tė kombit, apo tė refuzojnė dhe tė jenė objekt i disiplinimit si i tėrė populli qė tashmė nga regjimi trajohej si turmė. Kjo dilemė krijonte variacione tė ndryshme duke filluar nga ata qė pa dilema refuzonin transformimet e tilla e deri te ata qė pa dilema pranonin rolet e reja. Nė mes tė kėtyre dy skajeve gjendeshin oportunistėt qė bashkėpunonin ose rezistonin, por jo deri nė fund. Kjo kategori racionalizonte idenė e bojkotit difuz, tė pahetueshėm tė projekteve tė sistemit dhe e kritikonte idenė e konfrontimit direkt. Motoja e kėsaj faze politike ishte durimi, pritja qė "zullumi tė kėputet prej sė trashi".
Regjimi i Millosheviqit megjithatė nuk arriti qė tė bėjė diferencimin mes shqiptarėve tė pėrpunueshėm, tė mirė, luajalė dhe atyre tė kėqinj dhe tė pabindur, prandaj kaloi nė fazėn e dytė, atė tė shpėrnguljes. Kėtė, sipas recetave tė vjetra synonte tė arrijė duke krijuar rrethana tė pamundshme pėr jetė normale dhe tė sigurtė. U pėrjashtuan nga puna tė gjithė ata qė nuk nėnshkruanin dokumentin pėr luajalitet ndaj rendit tė ri, u morėn masa tė ndryshme tė stimulimit tė shpėrnguljes dhe vargani i autobusėve, aeroplanėve i bartnin shqiptarėt nė vendet e sigurta. Kur edhe ky opsion nuk dha sukses tė pritur meqė tė shpėrngulurit u bėnė burim financiar pėr mbijetesėn e tė mbeturve nė atdhe, regjimi kaloi nė variante jokonvencionalė tė shfarrosjes fizike, tė paimagjinueshėm pėr kontekstin qytetėrues evropian. Meqė ky opsion duhej realizuar shpejt, nė mėnyrė efikase dhe tė pamėshirshme pėr kėtė punė u angazhuan kriminelėt gjakpirės qė pėrvojat e tyre nė hapėsirat e tjera jugosllave duhej nė mėnyrė sa mė tė ngjeshur ta zbatonin nė Kosovė. Ky ishte kėndshikimi dhe projekti serb pėr vendosje tė rendit tė ri, por si zakonisht edhe shqiptarėt "e papėrpunueshėm", "tė papėrkulshėm", distancues i kishin edhe kėsaj radhe vėzhguesit e tyre, atė kategori tė njerėzve qė analizonin veprimet serbe nga kėndi i interesit shqiptar. Njėri nga ata qė ishte kalitur nė traditėn epike, nė traditėn qė prodhon, krijon imperativin kategorik moral, qė nė mėnyrė tė padiskutueshme detyron veprimin kundėr atyre qė e rrezikojnė qenien, identitetin, veēorinė, substancėn, Zotin , qė donte ta vrasė ky apo ai pinjoll i invaduesve lindorė, ishte Adem Jashari. Ai nė fillim, me ndruajtje qė shprehte mirėsjellje ndaj prijėsve tė kombit e vėzhgonte situatėn, priste se ēka do tė sjellė retorika e re, qetėsuese, gudulisėse. Rezervat, distancėn e mbante pėr vete dhe pėr rrethin e tij tė ngushtė. Nuk eksponohej, nuk imponohej. Tashti dikush e kujton atė se si dikur dhe diku e ka parė nė mesin e gazetarėve tė shumtė duke ndjekur ndonjėrėn nga konferencat e panumėrta tė shtypit. Dikush nga zyrtarėt e dikurshėm tė Shqipėrisė apo tė Kosovės sot krenohen qė e paskan nderuar atė me pranim pesė minutash pėr bisedime pėr shqetėsimet e tij tė thella pėr proceset qė zhvilloheshin nė Kosovė dhe hapėsirat tjera. Ėshtė fakt se nė atė kohė ai, energjia e tij, morali i tij, gatishmėria e tij, vlerėsimi i tij i situatės nuk u hetua. Ne ishim tė verbėr pėr tė parė kėtė vlerė. Ne, tė tmerruar nga frika qė sistematikisht mbillej dhe shtohej nga sistemi represiv i Millosheviqit, silleshin si ai i mbyturi tė cilit uji i ka ardhur deri te goja dhe nuk merrte guximin tė lėvizė fare pėr ta pranuar dorėn e shpėtimit. Nė atė kohė ne nuk e njohėm atė, misionin e tij ngaqė frikėsoheshin nga kalvari qė shpinte drejt shpėtimit. Ne nuk e njohėm atė, mu si Ahasferi Jezuin kur refuzoi t'i ofrojė prehje, kėshtu qė Zoti, pėr kėtė gjymti shpirtėrore e dėnoi atė qė tė bredhė, sorollatet nėpėr botė duke kėrkuar dhe mos e gjetur kurrė kuptimin e jetės.

Pas arritjes sė Marrėveshjes sė Dejtonit, shqiptarėt mė nė fund kuptuan se Kosova mbeti jashtė optikės, interesimit, axhendės sė faktorėve vendosės. Por jo vetėm kaq. Kosova ishte e mbėrthyer, e pacifikuar nga forcat militare dhe paramilitare serbe. Ata kishin arritur qėllimin. Plaēkitnin, torturonin, dhunonin, vritnin, bėnin ē't'u tekej, si kurrė mė parė. Kishin depėrtuar edhe nė botėn e ėndrrave tona. Befasia nga mungesa e rezistencėn ua shtonte tėrbimin dhe imagjinatėn kriminale. Ata ishin tė mbushur me mburje, ne tė zbrazur nga vetėbesimi, si hije tė gjalla. Edhe shpresat ishin tė fikura. Zymtėsinė e padurueshme e theksonte edhe mė shumė muzika e instrumenteve frymore serbe, njė pėrzierje e ritmeve ushtarake dhe tė ciganėve bredhacakė. Madje nė qendėr tė Prishtinės ndihej aroma e specialiteteve fshatareske serbe, "leskovaēka muēkalica" qė shėrbente si mėlmesė pėr ta bėrė mė tė shijshme gjellėn qė e kishin gatuar me shekuj. Ata me kapadaillėk tė papenguar e festonin, e demonstronin "superioritetin" e tyre. Ndėrkaq ne vetėm i regjistronin tė bėmat e tyre. Nė atė kohė, kur ata pandehnin se mė nė fund arritėn ta vrisnin Zotin nė ne, nė popull flitej se disa drenicakė kanė sosur ta kthejnė pushkėn. Disa tė tjerė nga frika ose pėrgjegjėsia qė tė mos pėrhapet ky opsion, apo nga frika qė propaganda serbe tė mos shfrytėzojė kėtė si pretekst pėr represion mė tė egėr, kėtė dukuri tė re e cilėsuan si sajesė tė UDB-sė. Nė kėtė periudhė rastisi qė njė gazetar kosovar, Aqif Mulliqi, kėrkoi nga unė njė intervistė dhe njė prononcim pėr kėtė dukuri. Pyetjen e parė qė ia bėra ishte: a janė ata tė vėrtetė, a i ke parė t'i vetė, a ke folur me ta, e janė seriozė etj. Ai shkurt ma ktheu: burra janė. Kjo pėrgjigje e tij nuk m'u duk aspak folklorike, por kishte nė vete njė domethėnie tė thellė, njė shpresė se Zoti nė ne ende s'ishte vrarė. Nga kjo kohė mė lidh njė miqėsi, njė simpati pėr kumtuesin e lajmit, nga kjo kohė m'u krijua njė bindje e pathyeshme pėr vlerėn e re qė solli theomahu mė i ri shqiptar, Adem Jashari. Nė Greqinė Antike theomahos quheshin heronjtė qė sfidonin zotėrat apo prishnin rendin e paracaktuar. Theomahu mitik ishte Prometheu, ndėrkaq ai historik ishte Sokrati. Theomahėt gjithmonė kanė qenė tė ndėshkuar pėr guximin, arrogancėn, me tė cilėn kanė sfiduar pushtetin, autoritetin e zotėrve apo rendin qė ata patėn vendosur. Prometheu u gozhdua pėr shkak se Zeusi donte t'i shfaroste njerėzit pėr shkak tė xhelozisė ndaj tipareve tė tyre. Siē dihet Prometheu e vodhi zjarrin nga perėnditė dhe ua fali njerėzve pėr t'i shpėtuar ata nga zhdukja. Adem Jashari na e ktheu vetėbesimin, domethėnien fjalėve tona, kėngėve tona, krenarinė qė pandehnin se e kishin. Me aktin e tij flijues, me sfidimin e tij ai vuri nė sprovė tė vėrtetė kapadaillėkun serb, vetėmburrjen e tyre dhe burrėrinė tonė. Dhe punėt nuk dolėn ashtu si ishin mėsuar serbėt.
Pėr tė qenė theomah duhet tė jesh i gatshėm ta paguash ēmimin. Ēmimi ėshtė jeta e sfiduesit, pėsimi i tij. Adem Jashari, nuk ishte theomah i thjeshtė, ngaqė ai nuk e sakrifikoi vetėm veten, por tėrė familjen e tij. E tėrė familja e tij ishte e pėrbėrė nga theomahė. Ai ishte i vetėdijshėm se kulla e tij s'do t'i bėnte ballė kazermės serbe, ai dinte se armėt e tija nuk mund t'i kundėrviheshin arsenalit serb. Ai dinte se do tė vdiste dhe megjithatė, si theomah i vėrtetė, si Prometheu s'pushonte sė sfiduari. Dhe ndodhi gjėma, sakrifikimi i njė familjeje tė tėrė, sakrifikim pėr dinjitet, pėr krenari kombėtare. Ai e kapėrceu Rubikonin e frikės, e shpėrtheu himeren serbe. Ai dhe familja e tij e paguan taksėn mė tė shtrenjtė pėr domethėnien e nocionit shqiptar. Koncepti i tij pėr shqiptarin nuk pėrputhej me surogatin komik qė kishin arritur ta farkonin serbėt.
Flijimi i tij i dha njė ngjyrė, njė vlerė tė re politikės shqiptare. I tėrė populli shqiptar pas kėsaj refuzoi tė bėjė ēfarėdo pakti me Millosheviqin dhe pranoi tė jetė pjesė e njė kalvari kolektiv. Po tė arrinte regjimi i Millosheviqit tė bėnte pėr vete vetėm 5% tė popullatės shqiptare (100.000 banorė), tė sajonte njė regjim kukull si gjithėkund nė botė, nuk do tė kishte NATO nė kėto hapėsira, as procese demokratizuese nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Flaka nė kullat e Jasharajve, vdekja e njė familje tė tėrė nė esencė dogji shtyllat e njė rendi tė ri, tė egėr jodemokratik sllav nė kėto hapėsira dhe hapi shtegun pėr njė proces qė do tė sjellė vlera tė njėmenda njerėzore, politike, ekonomike nė kėto hapėsira. Tash e tutje tė gjithė ata qė do tė vijnė pas tij do tė micėrojnė nga sakrifica e tij dhe tė theomahėve tė tjerė shqiptarė.
Pėr tė qenė sfidues i njė formati tė kėtillė mitik si Adem Jashari, duhet tė kesh, siē do tė thoshte Erich Fromm, etikėn e qenies.
Adem Jashari e kishte qenien etike.

Shekulli, 28/11/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara