HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DOZA PESIMIZMI PĖR MAQEDONINĖ

-- nga Ylber LILI

Ylber Lili Sinjalet qė vijnė nga jashtė pėr Maqedoninė janė mjaft pesimiste. Tė jepet pėrshtypja se ky shtet i luhatshėm e ka varur shpresėn e ekzistencės sė saj te zgjidhja sa mė e shpejtė e ēėshtjes sė decentralizimit. Nė fakt nga shumė vėzhgues ndėrkombėtarė dhe njohės tė rrethanave atje, decentralizimi i pushtetit lokal konsiderohet njė provim tepėr i vėshtirė qė Maqedonia t’ju mbijetojė “tėrmeteve” tė mundshme. Ndarja e re territoriale e ka kaluar performancėn e shtetit maqedonas, turbullirat deri nė incidente kanė kumbuar edhe nė veshėt e ndėrkombėtarėve tė cilėt shprehin indinjatė dhe shfaqin dilema rreth tė ardhmes sė kėtij shteti.

Nė fakt askush nuk jep garanci se Maqedonia mund tė pėrballojė sfidat qė ndeshet herė pas here si rezultat i fėrkimeve ndėretnike. Madje nėse do tė fokusohemi te panorama e ngjarjeve mė tė fundit qė kanė tė bėjnė mė ēėshtjen e decentralizimit shenjat e krizave dallohen qartė. Institucionet e shtetit maqedonas nuk po ua mbushin syrin vėzhguesve dhe analitikėve ndėrkombėtarė. Reformimi mental i politikės maqedonase ende ndodhet shumė larg, zhgėnjimi ėshtė evident saqė shtohet dilemat nėse ky shtet do tė ketė forcė dhe potencial qė tė pėrballojė zhvillimet e reja politike tė cilat do tė pasojnė. Madje konstatohet se Maqedonia ndodhet para njė udhėkryqi tė madh dhe janė shtuar dilemat nėse shteti do tė arrijė tė mbijetojė nė zhvillimet e reja politike.

Protestat kundėr decentralizimit nė Shkup, Strugė, nervozizmi qė shfaqet brenda formatit maqedonas pėrfshirė kėtu akademikė, intelektualė, politikanė, organizata tė ndryshme, kulisat nė kuadėr tė spektrit politik maqedonas, tė cilėt kėmbėngulin tė ruajnė privilegjet e tė qenit vetė zot dhe vetė shkop shtojnė dozėn e konstatimeve se Maqedonia ndodhet nė njė situata tė pafavorshme. Shikoni se si funksionon mentaliteti maqedonas: Nėse Struga nuk do tė mbetet nė kufijtė aktualė, atėherė maqedonasit e kėtij qyteti do tė kėrkojnė pavarėsi nga Maqedonia. Kėshtu tė paktėn mendojnė njė pjesė e madhe e subjekteve politike maqedonase, tė cilėt kanė gjetur mbėshtetje edhe te shtabi i ashtuquajtur i krizės, i cili ėshtė krijuar pėr tė kundėrshtuar ndarjen e re territoriale.

Disa parti politike maqedonase, tė bashkuara nė Shtabin e Krizės pėr mbetjen e Strugės nė kufijtė e tanishėm dje kanė nėnshkuar njė deklaratė pėr konstituimin e komunės sė Strugės me status tė ngjashėm si Monako, San Marino dhe Andora, nėse nuk respektohet vullneti i qytetarėve pėr mosndėrrimin e kufijve ekzistues tė komunės. Nė deklaratėn e maqedonasve tė Strugė parashikohet suspendim i tė gjitha manifestimeve sportive dhe kulturore nė qytet dhe largim i tė gjitha klubeve tė sportit nga kampionatet shtetėrore, si dhe vazhdim tė protestave deri nė shpalljen e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme parlamentare nė Maqedoni. Deklaratėn e kanė nėnshkruar tė gjitha degėt e subjekteve dhe asocacioneve maqedonase atje, pėrveē pėrfaqėsuesve tė partisė nė pushtet LSDM, tė cilėt kanė paralajmėruar se kėtė do ta bėjnė tė hėnėn.

Kjo nismė idioteske e maqedonasve nuk ėshtė spontane, pėrkundazi zanafilla duhet kėrkuar nė mendėsinė e tyre tė cilėt nuk e supertojnė barazinė institucionale me shqiptarėt. Sipas mendjeve maqedonase, gjithēka u pėrket atyre, dhe nė atė moment kur drejtėsia kėrkon tė thotė fjalėn e saj befas ndizen shkėndijat e mosmarrėveshje deri nė ekstrem.

Maqedonia lėngon nga e kaluara e saj, edhe pse Marrėveshja e Ohrit perceptohej nga tė gjithė si terapia mė efikase pėr tė mbyllur tė ēarat mes etnive, ngjarjet na rezultojnė trishtuese. Tė parėt qė hetuan se nė Maqedoni shumėēka po ēalon ishte Grupi Ndėrkombėtar i Krizės tė cilėt nė raportin e fundit pėr Maqedoninė haptazi shfaqėn dilema rreth fatit tė mėtejmė tė kėtij shtetit tė vogėl ballkanas. Nė raport nėnvizohet se ende ka kėrcėnime pėr ekzistimin e shtetit dhe fton Bashkimin Evropian t’i japė garanci mė tė mėdha kėtij shteti se ka ardhmėri nė familjen e pėrbashkėt evropiane. “Shteti ende nuk ka perspektivė tė qartė. Madje, edhe nėse koalicionin qeverisės arrin tė zgjidhė kontraversin rreth organizimit territorial, sfida mbeten reformat nė ekonomi dhe rritja e papunėsisė”, -ka konstatuar nė raportin e tij Grupi Ndėrkombėtar i Krizės. Vetėm katėr ditė mė vonė njė nga gazetat me prestigjioze “The Economist” i ka kushtuar vėmendje tė veēantė ngjarjeve mė tė fundit nė Maqedoni.

Dje “The Economist” shkruan se nė Maqedoni edhe mė tej ekziston rrezik se mosmarrėveshjet rreth decentralizimit dhe ēėshtjeve tė tjera teknike lidhur me kėtė, do tė mund tė sjellin deri nė pėrleshje tė reja, shkruan javorja londineze “The Economist” nė tekstin kushtuar zhvillimit mė tė ri tė ngjarjeve nė kėtė pjesė tė rajonit. Javorja thekson se nė jug tė Ballkanit, rivaliteti ndėrmjet pushtetit lokal dhe atij qendror, nuk ka tė bėjė vetėm me kompetencat rreth shkollave ose komunave. Nė shtete tė ndara etnike, decentralizimi mund tė jetė hap pėrpara kah ndarja thelbėsore. Lidhur me situatėn nė Maqedoni “The Economist” shkruan se shqiptarėt e Maqedonisė janė me idenė pėr pėrforcimin e pushtetit komunal.

“Ndarja e pushtetit ishte edhe thelbi i marrėveshjes paqėsore, me tė cilėn pėrfunduan pėrleshjet luftarake por tani kur duhet tė zbatohet kjo ndėrmjet maqedonasve dhe shqiptarėve qė pėrbėjnė njė tė katėrtėn tė popullatės, tendosjet filluan shpejt tė rriten”, -vlerėson javorja londineze. Ndėrsa Grupi Ndėrkombėtar i Krizės kėrkon qė komuniteti ndėrkombėtar tė jetė mė efikas dhe t’i qėndrojė mė pranė Maqedonisė, “The Economist” pohon vlerėsimin e Nenad Sebekut, drejtor i Qendrės pėr Demokraci dhe Paqe me seli nė Selanik, i cili thotė se nė kėtė pjesė tė botės, duke menduar nė Ballkan, edhe tė maturit dinė tė jenė mė ekstremė pėr dallim nga ajo qė zakonisht tregohen.

Shekulli, 10/08/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara