HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Seanca dėgjimore pėr Shqipėrinė

Mesazhet e lexuara nga njė i pranishėm nė tė

-- nga Eduard Zaloshnja

Eduard Zaloshnja Zėri i Amerikės dhe pothuaj tė gjithė mediat shqiptare e pasqyruan gjėrėsisht seancėn dėgjimore pėr Shqipėrinė qė u zhvillua nė Kongresin amerikan nga Komisioni pėr Sigurinė dhe Bashkpunimin nė Europė. Ky pasqyrim ishte i mjaftueshėm pėr ta informuar opinionin publik shqiptar mbi temat mė tė rėndėsishme qė u diskutuan nė sencėn dėgjimore. Por, duke qėnė njė nga tė pranishmit nė tė, si dhe njė njeri qė ka pothuajse 13 vjet qė e ndjek nga afėr politikėn amerikane, m'u krijua pėrshtypja se jo tė gjithė mesazhet e asaj seance arritėn tė kapen nga radarėt e mediave.

Njė nga kėto mesazhe, i cili erdhi nė formėn e njė surprize qė pa filluar seanca, ishte ftesa pėr tė dėshmuar qė iu bė Eduard Selamit, ish-Kryetarit tė PD-sė nė fillim tė viteve '90. Ajo ftesė tregoi se ka njerėz tė fuqishėm nė Kongresin amerikan qė dėshirojnė tė shohin njė alterativė serioze pėr zėvendėsimin e qeverisė Nano: tė djathėn e reformuar sipas modelit tė marsit 1992. Qė ky interpretim i im tė mos keqkuptohet, vlen tė theksoj se ftesa qė iu bė Selamit nuk do tė thotė se pozicioni i Departamentit tė Shtetit nė lidhje me Berishėn, udhėheqėsin e tė djathtės, ka ndryshuar - ajo thjesht tregoi se po rritet shumė presioni nga anėtarėt e Kongresit pėr ta rishikuar atė pozicion.

Njė tjetėr mesazh qė nuk arriti tė transmetohej qartė nga mediat shqiptare ishte ai qė Eduard Selami dha gjatė deklarimit tė tij. Duke thėnė se disa votues nuk e marrin mundimin tė votojnė ngaqė nuk kanė besim se vota e tyre do t'i shkojė realisht partisė qė preferojnė, ai dha mesazhin se e djathta e sotme mund t'i fitojė zgjedhjet e ardhėshme nė qoftė se ato bėhen tė ndershme. Por duke shtuar se e djathta duhet tė paraqitet me njė alternativė tė re e njerėz tė rinj nė zgjedhje, ai dha edhe mesazhin se beson qė njė e djathtė e reformuar do tė sigurojė mbėshtetje tė fortė si nga elektorati shqiptar, ashtu edhe nga shteti amerikan e faktorė tė tjerė ndėrkombėtarė. Nė pėrgjigje tė kėtij mesazhi tė Selamit, Kristofer Smith, Kryetari i Komisionit pėr Sigurinė dhe Bashkpunimin nė Europė, tha se ai duhet tė rikthehet sa mė shpejt nė politikėn shqiptare. Dhe kėtė, e bėri jo mė pak se tre herė.

Mesazhi mė i fortė qė u dha nė atė seancė dėgjimore erdhi nga fundi i saj prej kongresmenit Frank Wolf, kryetarit tė nėnkomisionit qė mbulon buxhetin e tre ministrive shumė tė rėndėsishme: tė Jashtmes, tė Drejtėsisė, dhe tė Tregėtisė. Duke e krahasuar Erion Veliajn e MJAFT-it me Lek Valesėn e kohės kur ishte njė elektriēist i thjeshtė e udhėheqės i lėvizjes "Solidarnost", dhe duke pėrdorur pėr tė epitetin "njė erė e re", kongresmeni Wolf dha mesazhin qė, nė qoftė se klasa politike aktuale nuk reformohet, shteti amerikan do tė detyrohet tė pėrkrahi figura tė reja jashtė politikės si Veliaj, pėr tė realizuar edhe nė Shqipėri njė revolucion paqėsor tė ngjashėm me atė tė vitit 1990 nė Poloni.

Ndėrsa me paralajmėrimin e fortė qė i bėri qeverisė shqiptare pėr moskėrcėnimin dhe mosprekjen e tre tė ftuarve nga Shqipėria (Veliajt, Spahiut, Mehdiut) ai dha mesazhin se shteti amerikan nuk do tė tolerojė mė hakmarrjet primitive (tė hapura dhe tė fshehura) tė Zt. Nano ndaj atyre qė ia zbulojnė publikisht lakrat e tij tė prishura.

Nė fund tė seancės, njė mesazh tjetėr i fuqishėm iu dėrgua qeverisė shqiptare, e cila pėrfaqsohej nė seancė nga amabasadori Tarifa. Asaj ju kėrkua qė t'i shpiegojė zyrtarisht komisionit pse ministra tė akuzuar pėr korrupsion e lidhje me krimin e organizuar nga vetė Kryeministri janė akoma nė qeveri. Pėrkthimi: Nė qoftė se nuk shqelmohen nga qeveria ministrat e akuzuar dikur nga Nano, Kongresi amerikan do ta detyrojė Departamentin e Shtetit ta ndėrrojė pozicionin zyrtar ndaj qeverisė aktuale shqiptare, pavarėsisht se ka qėnė njė aleate e bindur nė luftėn kundėr terrorizmit.

Nė mbyllje tė kėtyre pak rreshtave, dua tė theksoj se interpretimi i fakteve jo gjithnjė ėshtė i lehtė. Dhe kjo vlen akoma mė tepėr pėr rastin kur faktet kanė tė bėjnė me njė nga mekanizmat mė tė komplikuara politike tė botės - shtetin amerikan. Sidoqoftė, shpresoj qė vitet e shumta qė kam jetuar nė SHBA tė mė kenė shėrbyer qė, tė paktėn, nė interpretimet e gjėrave qė ndodhėn nė seancėn dėgjimore rreth Shqipėrisė, tė mos kem gabuar rreth Shqipėrisė, tė mos kem gabuar.

(Botuar ne gazeten Panorama)

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara