HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vullnetarizmi, njė dimension i munguar

-- nga Eduard Zaloshnja

Eduard Zaloshnja Kur punėt nuk shkojnė mirė nė qymezin tonė, shpesh ne shqiptarėt e pėrqėndrojmė vėmendjen tek klloēkat. Por ndoshta ia vlen mė shumė t'i hedhim sytė nga vezėt qė kanė pjellė klloēkat. Sepse ato nuk janė gjė tjetėr veēse pulat e sė nesėrmes.

Kur njė fqinji im amerikan mė sugjeroi tė bėhesha anėtar i bordit drejtues tė shoqatės sė banorėve tė lagjes, mendimi i parė qė mė erdhi ndėrmend ishte se, ndėrkohė qė mund ta kryeja mirė atė detyrė, nuk ndjeja ndonjė motivim tė brendshėm pėr ta marrė pėrsipėr. Eventualisht, pranova tė zgjidhem nė bord, por, tė them tė vėrtetėn, pjesmarrjen nė tė e pashė mė tepėr si njė angari se sa si njė detyrė qė duhej kryer me pėrkushtim. Dhe sa herė qė bėja ndonjė punė qė mė caktonte bordi, pyesja veten se pse dreqin i merrja me aq pėrtaci punėt e bazuara nė vullnetarizėm.

Kuptohet qė pėrgjigjen e kėsaj pyetje nuk e kisha tė vėshtirė ta gjeja. Sapo rrėmoja pak nė ndėrgjegjen time, konstatoja se, qė nga koha e diktaturės komuniste, vullnetarizmi si koncept ka zėnė vend nė fondin e koncepteve tė nėnvlersuara nė mendjen time. Aksionet "vullnetare" pėr mbjelljen e misrit me kubikė, pėr prashitjen e ullinjve, pėr pastrimin e bunkerėve, e mbi tė gjitha, aksionet me rastin e ditės sė Enverit, mė sillnin aq krupė atėhere sa sot e kam tė vėshtirė mos tė bėj njė nėnqeshje nėnvlerėsuese sa herė dėgjoj ose them fjalėn vullnetar.

Kuptohet qė unė nuk jam i vetmi shtetas shqiptar qė e ka tė skalitur nė ndėrgjegje kėtė ndjenjė tė pakontrollueshme nėnvlerėsimi ndaj vullnetarizmit. Jam mė se i sigurtė se shumica dėrrmuese e bashkėshtetasve tė mij kanė pėr tė njė ndjenjė tė ngjashme me timen. Dhe ndoshta pėr tė njėjtat arsye. Por a janė ato tė mjaftueshme pėr tė shpieguar distancimin e dukshėm tė njerzve nga vullnetarizmi nė Shqipėri?

Njė vėshtrim nė tė kaluarėn e Shqipėrisė mund tė nxjerrė nė pah se ndjenja e vullnetarizmit dhe e komunitetit nuk ishte dhe aq e zhvilluar edhe para ardhjes sė komunistėve nė fuqi. Ėshtė e vėrtetė se filiza tė kėsaj ndjenje mund tė vėreheshin nė fshatra me barazi relative shoqėrore, sidomos pėr mirėmbajtjen e kullotave tė pėrbashkėta, ose nė lagjet tradicionale tė qyteteve, kur bėhėj fjalė pėr pastrimin e njė rrugice, por nė pėrgjithsi, ndjenja e kontributit tė pėrbashkėt nė funksion tė mirqėnies sė komunitetit ishte pak e zhvilluar nė ato vite. Fibrat qė mbanin tė lidhura komunitetet ishin mė tepėr tė karakterit vertikal se sa horizontal. Kėshtu, njė individ kishte shumė mė tepėr gjasa tė kontribonte pėr komunitetitn kur ia kėrkonte i pari i fisit apo i fshatit se sa si rrjedhojė e ndjenjės sė tė qėnit pjesė e komunitetit.

Duke u rikthyer nė ditėt e sotme, mund tė thuhet se mungesa e ndjenjės sė vullnetarizmit nė funksion tė pėrmirsimit tė jetės sė komunitetit, ėshtė njė handikap jo i vogėl pėr zhvillimin e Shqipėrisė. Pėr tė ilustruar se sa qėndron ky vlerėsim, mund tė na vijė nė ndihmė studimi i Robert Putnam "Ēfarė e bėn demokracinė tė funksionojė", i cili ka nė fokus krahasimin e qeverisjes rajonale nė zona tė ndryshme tė Italisė.

Nga anliza e kėtyre rajoneve, Putnam konstaton se diferencat nė zhvillim midis rajoneve tė ndryshme italiane nuk mund tė shpjegohen statistikisht vetėm me diferencat nė kapitalin natyror, njerėzor e financiar qė ato disponojnė. Sipas tij, ėshtė diferenca nė kapitalin shoqėroror ajo qė ka ndikuar mė shumė nė zhvillimin e diferencuar tė rajoneve. Dhe ajo qė Putnam quan kapital shoqėror nuk ėshtė gjė tjetėr veēse prania e ndjenjės sė vullnetarizmit dhe komunitetit nė njė krahinė tė caktuar. Pėr ta kuantifikuar kėtė kapital, ai pėrdor si tregues numrin dhe vjetėrsinė e organizatave tė ndryshme jo-qeveritare qė e bazojnė aktivitetin e tyre vetėm nė kontributin me para e punė vullnetare tė anėtarėve, duke pėrjashtuar ato qė financohen nga burime tė tjera.

Kjo analizė e Putnam padyshim qė rezonon tek shtetasit shqiptarė. A nuk e vėrejnė ata gjėndjen e shkallėve tė palleteve ku banojnė, e qė do deshin vetėm pak pėrpjekje tė pėrbashkėta pėr t'i mirėmbajtur? Po ashtu, nuk i vėrejnė ata ambjetet para pallateve, tė cilat mund tė bėheshin mė tė kėndėshme nė qoftė se tė gjithė bashkė do tė kontribonin pak kohė e para pėr t'i sistemuar? Dhe po tė shkohet pak mė larg, a nuk e vėrejnė shqiptarėt se kur kanė mbėshtetur sadopak protestat e organizatave jo-qeveritare nė lidhje me ēėshtje jetike tė tyre, njė farė rezultati ėshtė arritur?

S'do mend qė tė gjithė i vėrejnė kėto, por problemi ėshtė se edhe ajo pak ndjenjė vullnetarizmi dhe komuniteti qė ekzistonte para ardhjes sė komunistėve nė fuqi ka vdekur tashmė. Si rrjedhim, secili sheh punėn e vet dhe ia lė nė dorė pėrmirsimin e gjithēkaje ose politikanėve qė qeverisin aktualisht, ose atyre qė pretendojnė tė marrin qeverisjen nė dorė. Duke harruar kėshtu se shumica dėrrmuese e politikanėve shqiptarė, fatkeqsisht, nuk e shohin tė qėnit nė post si pėrgjegjėsi ndaj komunitetit tė cilit i shėrbejnė, por si shans pėr t'i shpėrndarė favore atyre qė i mbėshtesin politikisht e financiarisht.

Shembulli qė solla nė fillim tė kėtyre rreshtave mė dekurajon sa herė qė vras mendjen se si mund tė ngjallet ndjenja e vullnetarizmit nė Shqipėri. Kjo ngaqė mendoj se nuk mund tė pritet shumė prej shtetasve tė zakonshėm shqiptarė, kur tek njė njeri si unė, qė ka 13 vjet qė studion e punon nė njė nga vendet mė tė shquara pėr kėtė ndjenje, ekziston akoma njė nėnvlerėsim pothuaj reflektiv ndaj saj. Por njė shembull tjetėr mė jep pak shpresė. Fėmijėt e mij, megjithse tė ndikuar jo pak nga kultura familjare, po e zhvillojnė goxha ndjenjėn e vullnetarizmit dhe komunitetit. Dhe ēelėsi i kėtij suksesi ėshtė thjesht pjesmarrja e tyre nė disa organizata fėminore edukuese.

Organizatat nė tė cilat marrin pjesė fėmijėt e mij, nė ndryshim nga tė shpifurat organizata tė pionerėve tė Enverit, funksionojnė mbi baza krejtėsisht vullnetare dhe dinė tė gėrshetojnė mirė argėtimin fėmijnor me punėn nė shėrbim tė komunitetit. Shembulli i tyre mė bėn tė shpresoj se, po tė krijohen edhe nė Shqipėri organizata tė ngjashme, fėmijėt e sotėm, eventualisht, mund tė bėhen qytetarėt e mirė tė sė ardhmes. Do duhet pak eksperiencė e financim qė kjo tė realizohet. Por tė dyja kėto nuk i mungojnė donatorėve tanė perėndimorė.

(Botuar ne gazeten Panorama)

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara