HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kėsaj here, kishim ftuar Mirushin

-- nga Eduard Zaloshnja

Eduard Zaloshnja E prisnim qė Mirush Kabashi do tė na kėnaqte, por jo qė do tė na mahniste. Dhe kur ai recitoi, nė fakt, na mahniti.

Ēdo vit nė kėtė kohė, ne shqiptarėt e zonės metropolitane tė Uashingtonit mblidhemi nė atė qė kemi bėrė traditė ta quajmė Darka e Flamurit. Dhe ēdo vit, ftojmė njė grup muzikor shqiptar, vėmė njė flamur shqiptar nė krye tė sallės ku shtrojmė banketin, vėmė disa tullumbace kuq e zi nė tavolinat ku ulemi, kėndojmė hymnin kombėtar dhe, pasi pijmė ndonjė gotė, kėrcejmė e kuvendojmė plotė zhurmė. Ndėrsa kėtė vit ishte ndryshe. Jo se nuk i bėmė ato qė bėjmė ēdo vit; ato i bėmė tė gjitha. Por kėsaj here, kishim mes nesh edhe Mirushin; Mirushin qė e bėn vargun tė qajė, apo qė e bėn atė tė qeshė; Mirushin qė i merr vargjet nga letra e i bėn jetė; Mirushin qė tė vjedh nga realiteti e tė ēon ku t'i ketė dashur zemra autorit tė vargjeve, sikur ti tė ishe njė pupėl e lehtė.

Tė gjithė e prisnim qė Mirushi do tė na kėnaqte, por jo qė do tė na mahniste. Dhe kur ai recitoi, nė fakt, na mahniti. Ai e mori vajzėn qė qėndiste flamurin nė vitet e pėrtymura nga baruti i Ēerēizėve e na e solli tė gjallė nė mes tė Uashingtonit. Dhe vajzat shik tė Uashingtonit u pėrlotėn. Ato vajza qė duken tė distancuara nga Shqipėria e largėt, e tė zhytura nė modernizmin amerikan, papritmas dukeshin si ēikat e maleve ku dikur burra tė rėndė luftonin pėr vatan.

Dhe kur Mirushi na solli nė sallė Nolin pėr tė thėnė plot krenari "Mbahu nėnė mos ki frikė, se ke djemtė nė Amerikė", edhe burrave mė tė fortė filluan t'iu lėngėshtohen sytė. Papritmas, tek njerėz qė duken aq tė shkėputur nga vendi qė lanė pas, e aq tė preokupuar me jetėn sfiduese tė metropolit ku jetojnė, dalloje shkėndija patriotizmi. Pėr ato minuta qė Mirushi e zhyti gjithė sallėn nė vargjet e Nolit, tė dukej sikur gjindja nė tė do tė ngrihej, e njėzėri do tė thoshte: "Mjaft punuam pėr tjerė ne fatkeqė; tė kthehemi nė vendin ku kemi lerė e qė po heq."

Minutat e Mirushit kuptohet qė nuk zgjatėn shumė. Sepse tek e fundit, minutat, minuta janė. Dhe, si tė tilla, ato ikin shpejt. Por sado tė shkurtra minutat, ajo qė ndjeu salla kur Mirushi e dehu me artin e tij, nuk mund tė largohej lehtė. Sepse kur dehesh me artin e Mirushit, dehja nuk tė del kollaj.

Sot, kur avujt e alkolit "Mirush" janė shpėrndarė, ka shumė tė ngjarė qė shumica e shqiptaro-uashingtonianėve qė ishin nė Darkėn e mrekullueshme tė Flamurit, t'i jenė rikthyer preokupimeve tė tyre tė pėrditshme. Ndoshta ata vetėm kalimthi i kujtojnė momentet kur Mirushi i bėri tė ndjehen patriotė. Dhe Mirushi i mirėkupton ata. Sepse ai e di qė jeta nuk ėshtė aq e thjeshtė; ajo ka kėrkesat e saj. Nė fund tė fundit, para se tė merren me ndjenjat fisnike qė ai solli nė shpirtin e tyre, shqiptaro-uashingtonianėt, si tė gjithė njerzit e tjerė, duhet tė vrasin mendjen si tė plotėsojnė nevojat pėr ushqim tė mirė, rroba tė ngrohta, shtėpi komode, e siguri pėr vete e fėmijėt. Por pėr njė gjė, Mirushi duhet tė jetė mė se i sigurtė: herė pas here, shqiptaro-uashingtonianėt do ta kujtojnė. Dhe sa herė ta kujtojnė, do ta falenderojnė pėr momentet e mrekullueshme qė ai u fali.

(Botuar ne gazeten Panorama)

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara