HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sollaku nė udhėkryq

-- nga Eduard Zaloshnja

Eduard Zaloshnja Kryeprokurori ka shansin t'i skalitet emri nė faqen e ndėrtesės sė shtetit ligjor si njeriu qė hodhi gurin e parė nė themelin e saj. A do ta pėrqafojė ai kėtė shans?

Kur Theodhori Sollaku u zgjodh Kryeprokuror i Shqipėrisė, jo pak shqiptarė duhet tė kenė menduar se po krijohej mundėsia qė, mė sė fundi, prokuroria tė fitonte pavarsinė nga politika. Njė pavarsi kjo qė kishte kohė qė e kėrkonte kushtetuta, por qė nuk ishte realizuar deri atėhere. Dhe nga mėnyra si u zgjodh Sollaku - me votė pothuajse unanime tė parlamentit - nuk kishte arsye pse tė mos shpresohej pėr realizimin mė sė fundi tė kėsaj pavarsie.

I armatosur me njė mbėshtetje tė papreēedentė nga parlamenti, dhe i furnizuar me akuza tė shumta ndaj zyrtarėve e ish-zyrtarėve tė lartė (tė bėra publike nga dy politikanėt e fuqishėm Nano e Berisha) Sollaku kishte mundėsinė tė fillonte njė pastrim tė tillė tė administratės shtetėrore qė, nga pėrmasat, do tė kishte qėnė i ngjashėm me revolucionin e "duarve tė pastra" tė prokurorit Antonio Di Pietro nė Itali. Mjafton qė ai tė kishte filluar me verifikimin e akuzave qė bėri Nano nė KPD-nė e famshme tė dhjetorit 2001 dhe, nė rrjetėn e prokurorisė, do tė kishin rėnė ndoshta po aq peshq tė vegjėl e tė mėdhenj sa Di Pietro kapi nė ēėshtjen "Tangentopoli".

Di Pietro, duke e filluar gjuetinė nga funksionari i Partisė Socialiste Mario Chiesa e duke e pėrfunduar tek Craxi e Andreotti, varrosi njė sistem politik tė krimbur nga korrupsioni. Ndėrsa Sollaku mund ta fillonte nga Shkėmbi i Pėllumbave e tė pėrfundonte nė Shkallnuer, pėr t'i dhėnė kėshtu njė mėsim tė mirė si qeveritarėve tė sė sotmes ashtu edhe tė sė nesėrmes.

Por Sollaku nuk ndoqi shembullin e kolegut tė tij italian. Ai thjesht u struk nė zyrėn e tij, ku u morr vetėm me kriminelė tė vegjėl, kryesisht tė pambrojtur nga politika. Asnjė nga zyrtarėt dhe ish-zyrtarėt e lartė qė akuzoi Nano nė periudhėn katharsisiste nuk u hetua nga prokuroria. Asnjėrit prej ish-zyrtarėve tė lartė qė lejuan trafikun e turpshėm tė karburantit pėr nė Serbi gjatė luftės sė Bosnjės nuk iu hyri njė gjemb nė kėmbė. Dhe asnjė nga zyrtarėt e lartė qė janė akuzuar publikisht nga media pėr shpėrdorime tė hapura me tenderat nuk i pa dyert e prokurorisė.

Pasi mori drejtimin e gabuar nė udhėkryqet e mėparshme, Sollaku ndodhet sot ndoshta nė udhėkryqin e fundit tė karrierės sė tij. Nė tė cilin, po nuk zgjodhi drejtimin e duhur, mund tė pėrfundojė nė fondin gri tė kujtesės sė popullit shqiptar. Dhe atje ai do tė ketė shumė shokė tė profesionit tė tij, si dhe njė numėr tė pafund zyrtarucėsh tė tjerė.

Sot Sollakut i ka ardhur nė dorė grepi mė i mirė pėr tė kapur peshkun mė tė madh qė mund tė kapet; Kryeministrin. Vendosmėria e Nanos pėr tė mos lejuar qė t'i jepet mundėsia transkriptuesit tė bisedės sė pėrfolur kompromentuese Nano-Abdiu tė dėshmojė publikisht para njė komisioni hetimor parlamentar, pėr ēdo njeri racional, ėshtė tregues i qartė se biseda, nė fakt, ėshtė bėrė. Dhe kėrkesa zyrtare e heqjes sė imunitetit tė Nanos nga ana e Sollakut do tė krijonte mundėsinė qė tė shkohet deri nė rrėnjėt e sė vėrtetės, duke hapur kėshtu shtegun pėr tė bėrė histori nė Shqipėri.

Mbetet tė shihet se si do tė veprojė Sollaku nė ditėt e javėt qė vijnė. Pra mbetet tė shihet nė se Di Pietro, i cili rrėzoi kryeministrin mė tė fuqishėm italian e, pas tij, edhe tė gjithė sistemin e korruptuar qė e mbėshteste pėr dhjetra vite, do tė zgjidhet nga Sollaku si shembulli qė do tė ndjekė. Alternativa tjetėr ėshtė qė ai tė ndjekė shembullin e paraardhėsve tė tij, tė cilėt janė jo pak pėrgjegjės pėr kėnetėn e korrupsionit qė ka mbytur Shqipėrinė. Po zgjodhi rrugėn e parė, emri do t'i skalitet nė faqen e ndėrtesės sė shtetit ligjor shqiptar si njeriu qė vuri gurin themelues tė saj. Po zgjodhi tė dytėn, do tė mbetet thjesht njė nga gjallesat e shumta tė kėnetės.

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara