HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Feja e tė parėve apo feja e parave?

-- nga Alban BALA

Alban Bala Para njė jave nė njė gazetė shqiptare lexova me kėnaqėsi njė fjalim tė panjohur tė Fan Stilian Nolit, i cili u thoshte shqiptarėve tė Ēikagos sesa lumturisht pėrfaqėsuesi (me origjinė myslimane) i Indisė nė Lidhjen e Kombeve lavdėronte menēurinė e njė populli (mysliman) si shqiptarėt qė kishin zgjedhur njė tė krishter ortodoks nga pakica pėr t’i pėrfaqėsuar si shtet e si komb. U ndjeva i lumtur tė pranoja se rasti i Nolit nuk ėshtė i vetmi, kur pėrfaqėsues tė pakicave fetare kanė marrė denjėsisht pėrkrahjen e tė gjithė shqiptarėve pėr t’u pėrfaqėsuar nė ēėshtje madhore. Madje presidenti Moisiu kishte tė gjithė tė drejtėn tė ndjehej i ngjashėm me Nolin nė kėtė pikė.

Por fjala e tij e mbajtur nė Oxford (UK) pak ditė mė parė dėshmon krejt tė kundėrtėn. Ai ėshtė i pakėnaqur. I pakėnaqur se nėnshtetasit e tij perceptohen virtualisht si myslimanė, kur, sipas z. Moisiu apo shkruesve tė fjalės sė tij, shqiptarėt janė historikisht dhe pragmatikisht tė krishterė. Nė fakt, pėrpjekja e kėtij fjalimi presidencial ėshtė titanike. Deri tani qeveritė apo udhėheqėsit botėrorė, pėr qėllime po aq pragmatike sa ligjėrata e mbajtur nė Oxford, janė pėrpjekur tė mohojnė ekzistencėn e pakicave tė tyre, etnike apo fetare. Nė disa raste- shpesh edhe fqinjėt tanė, kanė marrė pėrsipėr t’i asgjėsojnė ato. Por askush mė parė, nė asnjė rast dhe nė asnjė mėnyrė, nuk kishte marrė pėrsipėr tė zhbėnte ekzistencėn e njė shumice fetare nė vendin ku qeveris. Moisiu mbetet nė kėtė drejtim i pari dhe me shpresė edhe i fundmi i kėsaj tipologjie lidershipi. Nė fjalėn e tij presidenti i Shqipėrisė literalisht e mohon ekzistencėn e njė shumice fetare myslimane- tė origjinės apo praktikante, nė Shqipėri.

Dhe kjo nuk ėshtė e gjitha. Z. Moisiu nuk thotė: Myslimanėt nė Shqipėri nuk ekzistojnė. Ai thotė: SAa janė, por me njė pamje krejt tė gėnjeshtėrt! (Moisiu: “Njė pjesė e mirė e tyre deri vonė kanė ruajtur besimin e tė parėve, nė formėn e kripto-krishtėrimit ose, mė saktė, islamikė nė shfaqje dhe tė krishterė nė pėrmbajtje”, fundi i citimit).

Pėr hir tė sė vėrtetės, me keqardhje mė duhet ta kujtoj se nė kėtė pėrpjekje z.Moisiu nuk renditet i pari. Tė tjerė pėrpara tij, diku me pahun e miellit mė tė mirė letrar apo me krunde tė zgjedhura publicistike janė rrekur t’i denigrojnė pozitat shoqėrore dhe traditėn historike tė shumicės islame tė shqiptarėve, tė cilėt –duke i qėndruar gjithnjė tė vėrtetės- kanė qenė pėrgjithėsisht pasivė dhe inertė ndaj ngacmimeve tė tilla. Nė shekuj, me zemėrgjerėsi ata kanė treguar tė gjitha virtytet e mira qė presidenti nuk mėnon t’i pėrmendė nė ligjėratėn e tij, por ua atribuon kėto vepra nėnshtresave kulturore dhe religjoze tė trashėguara prej 15 shekujsh nėn yllin e krishtėrimit. Nė dallim prej tij, tė tjerėt pėrpara z. Moisiu nuk guxuan tė marrin pėrsipėr tė pamundurėn. Presidenti e pranoi barrėn. Pėrse?

Ēfarė ėshtė e papranueshme nė fjalėn e presidentit?

Qė krishtėrimi shqiptar ka sjellė ēdo tė mirė, duke pėrfshirė “Atletin” e mrekullueshėm e pragmatist dhe refugjatėt mė dinjitarė tė histories sonė; qė ai pėrfaqėson njė konvertim tė besueshėm sepse ėshtė apostolik nė formė, ndėrsa islami jo- sepse “nuk ėshtė burimor, resident”, ėshtė evropian d.m.th i cekėt- sipas z.Moisiu dhe i mbarsur me paganizėm etj., etj. Por nėse presidenti pretendon se shqiptarėt ruajnė njė truall pagan, mbi tė cilin kanė mbjellė, sipas radhės sė pushtuesve, pemėt e religjionit, i bie se edhe krishtėrimi i tyre ka qenė i rrejshėm, sepse ka referenca pagane; i bie qė te shqiptarėt feja nuk ka qenė pjesė e besimit (monotheist) nė Zotin Njė, por vetėm ngjyra e tapetit qė u ėshtė shtruar pushtuesve; d.m.th shqiptari e pėrdori besimin fetar si monedhė shkėmbimi nė interes tė vetes- qoftė pėr mbijetesė apo karrierė!

Ky ėshtė pėrfundimi i mjeruar i njė vizioni ateist, thellėsisht mohues dhe mosnjohės as i realiteteve fetare dhe as i cilėsive kombėtare, nga i cili vuan si presidenti Moisiu ashtu edhe stafi pėrgatitės i kėsaj ligjėrate. Nuk dua tė ndalem kėtu as nė padijen terminologjike qė pėrmban teksti (bashkėsi muhamedane, praktikantė tė ndonjė faltoreje, islami- dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe liturgjinė e atij faktori qė e solli…) a thua se Akademia e Shkencave e ka xhaminė mė tė afėrt 2 000 km larg pėr tė kuptuar se Shqipėrinė asnjėherė nuk e kanė pushtuar arabėt, por turqit osmanllinj dhe se Kurani lexohet nė gjuhėn arabe nė mbarė botėn. Nuk dua tė ndalem kėtu as nė optikėn thellėsisht materialiste qė e pėrshkon fjalimin. Vetėm se i kujtoj z. president dhe ndihmėsve tė tij jashtėzakonisht pragmatistė, se nė pikėpamjen vertikale-diakronike tė gjithė shqiptarėt janė paganė.

Sė dyti, i kujtoj z. president se nuk mund tė jetė e vėrtetė qė “faktori homogjenizues i shqiptarėve ėshtė tradita 15-shekullore e krishtėrimit”, pasi Kisha Romane e Perėndimit deri nė prag tė vitit 1400 ishte e pėrēarė nė 3 njėsi qė luftonin njėra-tjetrėn pėr jetė a vdekje. Pa folur pėr betejat mes dy kishave, tė Perėndimit dhe Lindjes, qė pėr shkak tė ndarjeve dhe historisė sė tyre plot rivalitet, nuk u bashkuan dot as nė 2 000-vjetorin e Krishtit, por i festuan Krishtlindjet tė ndara.(?!) Nėse krishtėrimi nuk arriti tė kthehej nė faktor homogjenizues pėr veten e tij, i lutem z. president tė shpjegojė si arriti krishtėrimi tė homogjenizonte shqiptarėt?

Unė mund ta pranoj arsyetimin qė pėr rrjedhojė tė pushtuesve dhe sundimeve tė tyre shekullore qė spikasnin edhe nga emblema fetare, shqiptarėt preferonin mė mirė truallin e tyre tė origjinės pagane dhe i qėndruan atij besnik edhe atėherė kur kishin tri fe tė ndryshme. Por kjo nuk e shndėrron islamin shqiptar nė njė fe mė pak tė rėndėsishme sesa fetė e tjera tė mėparshme, duke gjykuar qė nė nivel botėror islami ishte feja e fundit hyjnore e shpallur.

Nėse vlerėsohen arsyet qė motivojnė presidentin dhe tė tjerėt pas tij ta ndėrtojnė kėtė teori, mund tė hamendėsohen: 1. Motivet politike – vendi synon integrimin nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Qė Evropa ėshtė produkt i njė trashėgimie shumicash tė krishtera, kjo ėshtė jashtė diskutimit. Debatet e fundit me Turqinė dhe refuzimet e hapura kundėr saj prej origjinės fetare e bėjnė tė interesuar presidentin e Shqipėrisė dhe stafin e tij- tė afėrt dhe tė largėt- qė tė gjejnė njė zgjidhje pėr tė mos u pėrballur me tė njėjtat probleme nė njė stad mė tė lartė integrimi tė vendit. Nė politikė kjo quhet diplomaci preventive. Nė marrėdhėnie publike “Parandalim i krizės”. Nėse problemi ėshtė perceptimi, le tė rrėzojmė perceptimin. Shqiptarėt janė kripto- tė krishterė dhe pseudomyslimanėt e mbetur janė gati ta shkėmbejnė fenė me njė cilėsi jete dhe nivel integrimi mė tė mirė.

E kanė bėrė gjithmonė, nė kushte pushtimi apo paqeje. Pse mos ta provojmė edhe njėherė? Teoria e shkopit dhe karrotės. Mė jep fenė, tė tė jap integrimin. A vlen besimi te Zoti sa njė pasaportė Shengen? Mesazhi ėshtė i qartė dhe audienca e zgjedhur. Shqiptarėt qė jetojnė nė vendet evropiane ikėn nga Shqipėria kur kėtu nuk kishte institucione fetare dhe besimi zyrtar ishte ateizmi. Ata janė tė parėt qė e pranojnė kėtė mesazh. Nė fund tė fundit, pse po robėtohen? Pastaj a nuk janė ata qė mbajnė me bukė barkthatėt e Shqipėrisė qė pak po t’i gėrvishėsh, i gjen ndryshe nga sa duken? Ftesa pėr audiencėn e huaj ėshtė gati e mirėnjohur. Edhe njėherė si dikur: “Gėrvish pėr tė fituar”. Ēfarė: Euro-optimistė? Besimtarė tė krishterė? Territore? Asnjėrėn prej kėtyre.

Kjo pikė mbetet pėr t’u sqaruar nga shkruesit, sepse unė nuk e kuptoj se ēfarė do tė fitonte Evropa nga njė popullsi e re dhe e sapokonvertuar pėr herė tė pestė nė fenė e parave (lexo: tė tė parėve).
2. Motivet fetare: Shqiptarėt janė myslimanė. Tė gjithė e dimė qė ata janė myslimanė edhe kur nuk e thonė kėtė, edhe kur pinė raki apo hanė byrekun varfanjak me hithra e lulėkuqe tė Shėn Gjergjit, kur pranojnė tė jetojnė derė mė derė me fqinjin pa e paragjykuar se ēfarė feje ka. Shqiptarėt janė myslimanė dhe si tė tillė mund tė pėrdoren nga terrorizmi ndėrkombėtar si njė bazė pėr aksione tė mėtejshme kundėr Perėndimit tė krishterė. Mė herėt ata edhe janė infiltruar. Do ta provojnė prapė. Kjo ligjėratė ėshtė ftesė pėr vullnetarizėm nė mbrojtjen e krishtėrimit perėndimor, i cili nė fakt ėshtė mė shumė se i lidhur nė interesa dhe prirje komunikimi me botėn islame.

Pastaj pse tė jemi bukė pėr lajmet me terrorizėm? Sa tė infiltruar janė kapur deri tani anė e mbanė vendeve “tė krishtera” perėndimore? Askush nuk i ka akuzuar kėto vende pėr lidhje tė brendshme me terrorizmin, as ka aluduar pėr to. Sepse popullatat atje janė tė ndryshme. Le tė bėhemi pėrsėri “tė ndryshėm” edhe ne. Pėr kėtė do tė na japin edhe rend mė tė lartė nė listėn e kombeve, edhe para’. Siē i dhanė Rumanisė, Kroacisė apo Bullgarisė. Po na le pas edhe Maqedonia, vetėm sepse atje shumica deklarohet e krishterė. Le tė kthehemi nė fenė e parave (lexo: tė tė parėve). Do tė jetė mė mirė. Ēfarė fitohet prej kėsaj? Sa realiste ėshtė kjo lojė me partnerėt? Sa serioze nė irrealitetin e saj? Misterin shpresoj pėrsėri ta shpjegojnė shkruesit e heshtur tė ligjėratės presidenciale.

Por nė vizionin tim, terrorizmi ėshtė zgjatim i ateizmit (feja e parave dhe e varėsisė prej botės materiale), i cili e pėrdor fenė si mburojė etike ndaj krimeve tė tij, ashtu si udhėheqėsit gjakatarė tė sė shkuarės pėrdorėn fenė pėr tė justifikuar masakrat e tyre. Nė mijėra vjet pushtime edhe mbi shqiptarėt. Qė nuk ranė pre e ndasisė fetare, por e pėrqafimit tė Zotit nė emėr tė sė ardhmes. Duke mbetur te analiza fetare, vėrej me keqardhje se presidenti Moisiu ka rėnė gjithashtu pre e njė qėllimi qė pak mė herėt ėshtė shpėrfaqur dhe mbėshtetur edhe nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė: kundėrvėnien mes myslimanėve shqiptarė. Kjo ka ndodhur rreth dy vjet mė parė gjatė njė konference tė bashkėdrejtuar nga Akademia e Shkencave,

Kisha Orthodokse Autoqefale me kryesim grek dhe Fondacioni Saadi Shirazi nga Irani, kur zv.ministri i jashtėm iranian nėnvizoi faktin se nė analizėn e Samuel Hantingtonit mbi pėrleshjen e qytetėrimeve, nuk ishte marrė parasysh dasia mes myslimanėve dhe se myslimanėt sunni ishin tė kėqijtė, ndėrsa ata shii’a tė mirė dhe bashkėpunues.
Nė kėtė linjė presidenti Moisiu thotė nė ligjėratėn e tij se “Bektashizmi pėrfaqėson njėlloj protestanizmi reformator dhe liberal brenda islamit”. I kujtoj z.president se bektashizmi ėshtė njė teori me origjinė sufiste, e mbėshtetur nė vlerat e trashėgimisė personale (parim joislamik), qė motivoi nė kohėn e afirmimit tė vet krijimin e njė modeli paralel tė teokracisė me bazė islame, pėr tė synuar pėrmes forcės sė armėve kreun e Portės sė Lartė.

Shpikėsit e kėsaj rryme iu referuan tė shkuarės pėr t’i dhėnė asaj njė permasė historike (jetėgjatėsi), u pėrpoqėn tė afrohen me perėndimin dhe pėr kėtė zgjodhėn Shqipėrinė, si vend kufitar jotokėsor- me Evropėn, ndėrsa adoptuan rregulla kanonike tė krishtera si murgjėrine dhe moslejimin e martesės sė njė kategorie klerikėsh. Lėvizja qė nė krye ka qene e mbėshtetur nga Persia (Irani i Sotėm) dhe kjo qendėr fetare mbetet gjithpaprerė mbėshtetėse e parė dhe kryesore e bektashizmit nė Shqipėri. Mbijetesa e bektashizmit nė Shqipėri i dedikohet truallit pagan te besimit popullor nė Zot.

Megjithatė, duke mos e pranuar dot idenė se presidenti i Shqipėrisė po kėrkon rindezjen e konflikteve fetare nė vend, duke mos e pranuar dot arsyetimin se ai personalisht si njė ish-hebre i krishterizuar ndjehet pakicė dhe jo pėrfaqėsues, duke mos artikuluar dot njė kuptim pėr pėrpjekjet e z.Moisiu nė kėtė shpėrfaqje jokohezive tė ideve, jam i detyruar tė pyes: Pėrse? Pėrse u zgjodh z.Moisiu dhe pėrse nė kėtė mėnyrė? Pėrse njė teori e tillė, qė i shkon pėr shtat kancelarisė sė cilėsdo prej kishave nė Shqipėri, nuk del prej tyre? Pėrse nuk ishte njė historian i sprovuar qė ta hapte kėtė debat? Sepse presidenti Moisiu as mund ta vazhdojė, as mund ta mbrojė atė qė ka thėnė nė Oksford.

Ai ėshtė njė ushtarak karriere, njė burrė i urtė dhe babaxhan, por – pa ofezė- i papėrvojė pėr tė menduar kaq larg nė rrafshe vertikale- diakronike, siē ia kanė shpjeguar tė urtėt historinė. Nėse ai do tė ishte, sigurisht do ta kuptonte menjėherė se nė Perėndim nuk tė pyesin pėr historinė 2 000-vjeēare kur ėshtė fjala pėr integrimin. Tė pyesin pėr situatėn aktuale, atė qė z.Moisiu e mbiquan horizontale-sinkrotike. Nė Bruksel nuk japin diploma diakronike pėr cilėsitė mesjetare tė njė vendi. Atje vlerėsohesh pėr prirjet, arritjet dhe cilėsitė qė po zhvillon nė politikė, ekonomi dhe ēėshtje tė sigurisė.

Procesi i integrimit tė Shqipėrisė nuk ėshtė penguar asnjėherė nga fakti se nė vend banojnė 70% a mė shumė myslimanė, por nga fakti se ne pėrfaqėsonim deri dje kastat mė mizore tė mafias rajonale qė po fitonte terren me shpejtėsi nė vendet e BE-sė. Shqipėria ėshtė penguar nga korrupsioni galopant dhe nga “kapja e shtetit”, i cili deri para 3 muajsh kishte nė krye tė tė gjithė institucioneve mė tė rėndėsishme personalitete nga fetė e pakicės. Tė jemi seriozė kur flasim pėr gjėra serioze. Cili vend nė procesin e tij tė integrimit ėshtė pėrpjekur tė ngrejė profilin vertikal diakronik pėr tė lehtėsuar pengesat e drejta tė Brukselit? Do tė ishte njėlloj sikur Kroacia tė botonte almanakė pafund pėr peshkun e mirė qė hanin dikur prej saj doxhėt e Venedikut, mbretėrit e frankėve apo kontėt e Pyllit tė Zi. (!?)

Z. President! Ku ėshtė nė fjalėn tuaj dinjiteti i atyre mijėra shqiptarėve qė respektuan njėri-tjetrin, vėllain e tyre me fe tjetėr – pa ia prishur apo pėrdhosur atė, tė panjohurin e pafajshėm qė nuk meritonte tė vritej nga nazistėt, udhėtarin e lodhur qė nuk pyetej se ē’fe kishte, kur kerkonte strehė nga porta me thupra me thirrjen “A pret miq i zoti i shtėpise?” apo “Tė kam ra n’Dorė/Toor (keltisht- shen.im)/Derė!”, njė portė qė shtrihej pėr nderin e shqiptarėve deri nė sinorėt e fshatit. Apo ata shqiptarė ishin tė gjithė pragmatistė, hileqarė tė vegjėl dhe tė pabesė ndaj pushtetit tė huaj dhe e dėshmonin kėtė duke hedhur e pritur fenė si monedhėn e fatit? Ju duhet tė tregoni z.President nė anėn e cilit gjykim qėndroni, pasi teksti juaj ėshtė pėrēmues ndaj shqiptarėve si nė rrafshin vertical diakronik ashtu nė atė horizontal sinkrotik.

Unė kam shumė respekt pėr ata qė lanė paganizmin nė emėr tė krishtėrimit, qė lanė krishtėrimin nė emėr tė njė feje tjetėr, sepse qoftė ata qė u krishtėruan nė rrugė apostolike, qoftė ata qė u islamizuan nė rrugė historike, na lanė pas njė Shqipėri tė tė gjithėve, njė atdhe’ pėr tė jetuar, njė traditė pėr tė vlerėsuar dhe gjallėruar.
Toleranca ndėr-fetare ėshtė vlerė e kombeve qė e shikojnė historinė e tyre si pjesė tė funksionit tė Zotit dhe jo si armė e njė feje kundėr tė tjerave. Ky komb shqiptar nuk ka njė fe nė themelet e formimit tė tij. Ai ka Zotin. Vetė presidenti nė tė njėjtėn fjalė, pak paragrafe mė poshtė e quan tolerancėn fetare njė “tipar etnodallues” apo “Tipar etnotipik” tė shqiptarėve. I pyesni Ju lutem shkruesit e fjalės suaj se cilėn teori mėtojnė pėr tė vėrtetė? Faktin qė ky tipar na dallon, apo qė ky na bashkon me Evropėn?

Eshtė joserioze gjithashtu tė deklarohet se “Raportet midis bashkėsive fetare, qė pėrmenden nė studime, sidomos nga tė huajt, u referohen shifrave hipotetike tė konkluduara duke u mbėshtetur nė tė vetmin regjistrim shtetėror demografik qė ka pasur edhe treguesin “besimi”, qė ėshtė kryer nė vitet 1929-1930”. Kujtoj se ēdo vit US State Dept. boton njė raport mbi lirinė e fesė, ku shprehen gjithashtu edhe raportet demografike fetare tė njė vendi. Ky tekst nuk i pėrket regjistrimeve tė Ahmet Zogut. Pėr mė tepėr, ne censusin zyrtar te popullsisė tė realizuar nga qeveria komuniste e Republikės sė Shqipėrisė deri nė vitin 1955 (shih tė dhėnat e INSTAT dt. 4 shtator 1955) regjistrimi e ka pėrfshirė treguesin fetar.

Por shkruesit e fjalimit janė pragmatistė, si pjesa tjetėr e shqiptarėve- sipas tyre, dhe kjo do tė thotė se pėr ta “qėllimi e justifikon mjetin”. Mjeti i tyre ėshtė ky tekst dhe sigurisht instrumenti kryesor i qėllimit tė tyre ėshtė personalisht Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, viktimė e synimeve aspak dashamirėse ndaj shqiptarėve tė mi tė mrekullueshėm qė kanė ditur tė bėjnė vend pėr njėri tjetrin dhe ta duan edhe poetin rilindas qė shkroi se “Feja e shqiptarit ėshtė Shqiptaria”. Sepse nė atė kohė feja ishte e shenjtė sa edhe atdheu i munguar.

Po sot, z. president, ndėrsa feja mbetet e shenjtė pėr ata qė e besojnė Zotin, a nuk ėshtė atdheu ai qė kemi dhe ai qė na mungon- monedha mė e kollajtė pėr shkėmbime pragmatike ateistėsh? Fatin e njė vendi e pėrcakton shumica e qytetarėve tė tij dhe pa pėrkrahjen e saj asgjė nuk mund tė arrihet. As toleranca fetare. Kjo shumicė jeton nė tė tashmen dhe e ka tė pėrditshmen po aq tė vėshtirė se ēka dikur pasur mbijetesėn ekonomike nėn pushtime tė huaja.

Unė jam i bindur qė ateizmi ka qenė njė e keqe shumė e madhe qė dėnoi shqiptarėt jo vetėm nė 23 vitet e sundimit tė tij, por vazhdoi tė na dėmtonte gjatė tranzicionit tė gjatė e tė vėshtirė. Respekti ndaj institucioneve, respekti ndaj pronės, qėndrimi ndaj pasurisė dhe refuzimi i fajdeve qė predikohen nga tė tri fetė ekzistuese tė vendit do tė kishin qenė motive tė mjaftueshme pėr njė zhvillim mė solid dhe tejet mė tė shpejtė nė rrugėn e ringjalljes kombėtare. Nė fund tė tunelit evropian ka dritė pėr shqiptarėt. Dhe atje arrihet duke u bashkuar mė mirė se deri tani, mė qytetarisht, mė me dinjitet.

Hyrja e shqiptarėve nė Evropė nuk duhet t’i ngjajė valės migratore tė 1 478- 1 500, sado dinjitoze t’ju duket ajo ju. Shqiptarėt hyjnė nė Evropė si pasojė e zgjerimit tė Evropės sė bashkuar, jo si dorėzim i identitetit para njė pushtuesi tė ri. Tė konsiderosh kėsisoj Evropėn, ėshtė tė mos ta meritosh as integrimin nė tė, dhe as besimin e shqiptarėve. Sepse Evropa ka bėrė pėrpara pėrmes integrimit tė kulturave, nga ajo hebraike deri tek ajo islame. Nėse nuk ndjekim kėtė model, nuk kemi kuptuar asgjė prej Evropės, ndėrsa do tė jetė shumė vonė pėr tė qenė vetja jonė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara