HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ZGJEDHĖSIT PĖRBALLĖ PARASĖ DHE MORALIT

-- nga Alban GURI

Alban GURI Pasiguria elektorale ka pushtuar individin, shoqėria jonė po pret tė zbardhi drita. Askush nga tė intervistuarit e rradhės nuk arrin akoma tė shohė qartė se si mund tė dalė nga tuneli ku e kanė futur (ata).

Ndėrkohė makina elektorale e PS ka filluar tė shpėrndajė nė territor fitimin plus tė prodhuar enkas pėr fushatėn e saponisur. Po ku i gjetėn tėrė kėto para? Mos vallė po kėrkojnė tė na blejnė me paratė qė na vodhėn duke “qeverisur”?!

Ata nuk kanė ndėrmend tė ballafaqohen politikisht, vėllazėrisht me opinionin publik sepse janė kryekėput nė defiēit me premtimet qė kanė dhėnė kėto 8 vjet. Veē kėsaj kanė edhe pėrgjegjėsi tė vjetra pėr tė hequr nga kurrizi, si:

lufta e klasave qė vazhdon akoma nėpėrmjet pengmarrjes sė pronės;

lufta represive qė i bėhet prej kohėsh ligjit dhe shtetit nė mėnyrė qė tė lulėzojė krimi dhe paratė e pista, nėpėrmjet tė cilave po pasurohen dhe po komandojnė pretendentėt pėr pushtet;

Ata nuk do t’i hyjnė avazit tė analizave dhe shifrave sepse do t’u duhej vetėm tė inkasonin sharje dhe vendime gjyqi pėr abuzimet, vjedhjet, dizorganizimin e organizuar tė shtetit dhe korrupsionin qė vjen si pasojė e kėtij dizorganizimi. Ata thjesht do tė vėnė nė shėrbim paratė tona qė u bėnė tė tyret nėpėrmjet mashtrimit dhe kėshtu, do tė mundohen tė blejnė sa mė shumė vota.

Nė kėtė kontekst, zėri i besimit dhe i arsyes na thotė se dinjiteti dhe vota nuk shitet pėr pesė lekė. Pra nuk mund t’i rijepet vota tė lashtėve PS dhe PD pėr njė vend pune qė vlen 150 dollarė, sepse vota vlen sa e ardhmja e fėmijėve, sa e ardhmja e vetvetes, sa e ardhmja e kombit.

Dinjiteti dhe vota e dhėnė nė drejtimin e duhur do tė prodhonte shumė mė tepėr se njė shpėrblim nėn dorė, se njė kafe nėpėr takime elektorale, apo sa njė vend pune provizor. 500 eurot qė premton tė lėshojė pėrkundrejt njė vote njė kandidat pėr deputet, s’janė asgjė pėrballė forcės sė votės e cila mund tė tė japė ty pronėn tėnde, vendin e punės, shėrbimin mjeksor, rendin dhe shtetin pėr tė cilėt ti ke aq shumė nevojė.

Dinjiteti dhe vota jonė do tė prodhonin njė rend tė ri shoqėror, do tė prodhonin trasparencė me fondet publike dhe investimet, tė cilat do shėrbenin pėr tė ringjallur istitucione tė shėndosha, ekonominė tonė tė rrėnuar.

Kėto terma nuk janė retorika e pėrditshme e konsumuar nėpėr forumet sterile tė pseudo-intelektualėve apo nėpėr kafenetė partiake. Kėto terma janė objektivi i vėrtetė ku duhet tė orjentohet shoqėria shqiptare me votėn e saj. Kėto terma janė detyra dhe programi politik i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.

Prandaj, tė dashur ABSTENUES, qė me sa duket jeni anėtarėt e panumėrt tė partisė mė tė madhe nė vend, pra PARTIA E ATYRE QE NUK VOTOJNE, tė bėjmė tė mundur qė vota jonė tė ketė peshė dhe rėndėsinė qė meriton, nė mėnyrė qė e ardhmja jonė tė fillojė tė ndėrtohet pozitivisht. Tė bėjmė tė mundur qė pasaportės shqiptare t’i rikthehet vlera e merituar e viteve 30-44 kur popullin e udhėhiqte njė politikė moderne, kombėtare dhe sociale si ajo e strategut dhe liderit mė tė madh tė kombit, Mbretit Ahmet Zogu I.

Modeli i Bullgarisė ėshtė aty dhe po na thėrret ta ndjekim pas. Ky model politik i Mbretit Simeon, dha rezultatet mė tė shkėlqyera qė mund tė prodhonte nė njė kohė kaq tė shkurtėr politika e rėndomtė ballkanike. Nuk na duhet tė bėjmė shpikje dhe dizertacjone shkencore tė modelit Nano-Berisha, apo MJAFT-iste dhe KOP-iste. E kemi tė thjeshtė dhe tė prekshėm modelin e Bullgarisė fqinje.

Pra, orientimi i vizionit tonė, si nė qytet ashtu dhe nė fshat nuk duhet drejtuar nga ngjyrat dhe interesat e ngushta tė momentit, por nga vlerat dhe mundėsia pėr tė gjetur rrugėn e daljes nga tuneli i errėt ku na ka futur politika e djallėzuar dhe perverse post-komuniste e dy strukturave tė dėshtuara dhe pėrgjegjėse PS-PD. Nė fakt kjo makinė politike ogurzezė me dy koka ėshtė njė e vetme. Ajo punon pėr vetveten dhe kur kėrkon votėn nga zgjedhėsit, ka pėr qėllim vetėm ruajtjen e pushtetit dhe tė status quo-sė, pra ruajtjen e privilegjeve tė fituara me mashtrim. Ne duhet t’ua heqim monopolin e grabitjes sė pushtetit dy kokave tė sė njėjtės kuēedėr, duhet tė zgjedhim alternativėn LZHK-sė pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e shtetit ligjor, tė shtetit social. Duhet tė pasurojmė dhe ristrukturojmė Istitutin e Sigurimeve Shoqėrore dhe aspak militantėt e hyzmeqarėt e kryetarėve bajraktarė.

Duhet tė fillojmė tė asistojmė prindėrit dhe tė moshuarit tanė qė kanė nevojė pėr kurim, pėr ndihmė sociale dhe pėr pak respekt qė s’po e gjejnė kėrkund. Duhet tė fillojmė tė ngjallim shpresėn tek rinia jonė vitale qė po kalon periudha depresioni nga “tranzicjoni”, pra nga errėsira e krijuar dhe droga qė ėshtė bėrė ngushėllimi i vetėm. Duhet tė shpėtojmė familjet nga katastrofa ekonomike dhe konfliktet qė lindin si pasojė e varfėrisė. Duhet tė sjellim nė shoqėrinė tonė besimin dhe energjitė e mėdha tė diasporės qė vazhdon dhe jep kontribute tė vyera nėpėr botė. Shumė djem dhe vajza drejtojnė sot nėpėr botė katedra mendimi dhe struktura universitare. Kemi patriotė dhe biznesmenė tė shkėlqyer. Ata janė dashamirės dhe tė gatshėm tė japin kontributin e tyre pėr ndryshim cilėsor tė shoqėrisė. Pra, duhet tė biem ringjalljen dhe zhvillimin kombėtar.

Kėtė do ta bėjmė nėpėrmjet votės tonė, armės tonė mė tė fortė. LEVIZJA PER ZHVILLIM KOMBETAR me nė krye Mbretin Leka ZOGU I, duhet tė jetė shpresa jonė, objektivi i votės tonė. Mendimi akademik, eksperiencat perėndimore dhe energjitė mė vitale tė vendit janė bashkuar dhe po orjentohen dita-ditės me parimet dhe trasparencėn e kėsaj Lėvizjeje. Tė gjithė ne shohim tek Mbreti figurėn morale dhe dashurinė qė i ka munguar kėtij kombi pėr 60 vjet. Shohim tek Mbreti Europėn, perėndimin, drejtėsinė, dinjitetin dhe tė ardhmen e shqiptarėve.

Natyrisht nuk mjaftojnė vetėm analizat por duhen edhe angazhimet. Ēdokush prej nesh mund tė japė kontributin e tij nė gjallėrimin e kėsaj alternative, nė nxjerrjen e shqiptarėve nga errėsira. E mira duhet tė triunfojė. Eleganza dhe sharmi i njerėzve fisnikė qė i janė bashkuar kėsaj lėvizjeje duhet tė na shėrbejė si garanci pėr tė gjetur besimin tek vetja jonė, tek tė afėrmit dhe tek bota qė na rrethon.

Himni ynė i bukur kombėtar citon:

“Kush ėshtė burrė nuk frigohet,
por vdes por vdes si njė dėshmor”

Natyrisht dhe pėr fat tė mirė sot, Kombi, Atdheu, nuk i kėrkon askujt tė flijohet dhe tė vdesė pėr idealet e larta, por i kėrkon tė jetė pjesė e ndryshimit, i kėrkon ndihmėn, kontributin, dashurinė kombėtare dhe rreshtimin qytetarisht me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar.

Ndryshimi jemi ne tė gjithė, individėt, familjet, miqtė tanė, idetė dhe bindjet tona, sakrificat, kursimet dhe energjitė tona. Vetėm nė kėtė kėndvėshtrim tė emancipuar mund tė arrijmė t’i ndryshojmė gjėrat, mund tė largojmė tė keqen dhe tė dalim nga tuneli i errėt ku na kanė futur ata tė kuēedrės me dy koka.

30 mars 2005
-- dėrguar nga Klajd Kapinova


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara