HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ambasadorėt fuqiplotė

PO NA QEVERISIN AMBASADORET, DUKE NDARE PUSHTETIN ME “SHOKUN” RAMIZ

-- nga Alban GURI

Alban GURI

(shok-nė sensin e traumės qė ai shkakton)

E shtroj pėr zgjidhje kėtė ēėshtje me sensin mė tė lartė tė pėrgjegjėsisė, duke marė shkas edhe nga zhvillimet e fundit politiko-shoqėrore nė vend.

Ambasadorėt, pėr fat tė mirė jo tė gjithė, hartuan njė kod zgjedhor tė urryer dhe falė tij pėrcaktuan fatin e zgjedhjeve. Kjo nuk do tė thotė se mė vjen keq pėr ardhjen nė pushtet tė disa individėve qė mendojnė si unė. Nė vijim, realiteti na tregon se ambasadorėt po ushtrojnė gjithė pushtetin e tyre pėr tė emėruar ēdo lloj tė paafti me doza tė larta servilizmi, nė postet kyēe tė administratės. “Duhet vėnė nė zbatim rrotacioni”-thonė ata. Motivi! “Myteberėt” aktualė tė zyrave shtetėrore nuk i pėrgjigjen mė padronit qė i vuri nė shinat e karrierės, duke abuzuar me vjedhje dhe me mosrespektim tė kodit tė servilizmit. Pra thjesht kanė dalė nga morsa e kontrollit vertikal tė ambasadorėve dhe po punojnė pėr vehte e pėr kryetarėt e klaneve pėrkatėse.

Dua tė preēizoj se kur them ambasadorėt nuk fus nė njė “thes” ēdo diplomat qė ka ushtruar detyrėn e tij fisnike nė Shqipėri.

Tanimė, pas vitesh eksperience me zgjatje dore nė thesin e parave ku tė gjithė mund tė zhvasnin (pėr ekzaktėsi plot 8-tė), tė pėrkėdhelurit nga fati dhe nga ambasadorėt, duhet tė “hapin krahun”. Ata qė shpejt harruan nga dhe si erdhėn nėpėr poste tė rėndėsishėm ose parą-prodhues, pėr t’iu dedikuar “lekut”, rryshfetit dhe klanizmit, duhet t’iu lėnė vendin “ushtarėve” tė rinj. Pėr “oficera” nuk ka vend! Rekomandim ky i ambasadorėve fuqiplotė nė Shqipėri. Njė deputet-eseist i koalicionit tė djathtė para disa kohėsh afirmoi jo pa tė drejtė se “mė i miri i tyre…”, pra i ambasadorėve, “nuk ishte as nė lartėsinė e njė taksisti tė kryeqytetit”.

Nuk e di se ku do dalim me teza ambasadorėsh konformistė, nė sensin e pėrshtatjes dhe tė bashkėjetesės me tė gjitha sėmundjet shoqėrore dhe politike tė kėtij vendi. Nuk e di se ku do dalim me tezat e rotacionit, pra tė zėvendėsimit tė “krimbave” me “hardhucka”. Pushteti ndryshon prej domozdoshmėrisė social-ekonomike dhe shprehet me vullnetin politik tė zgjedhėzve dhe jo pėr nevojėn e disa ve pėr t’u emėruar nė administratėn shtetėrore.

Qeveritė e popujve tė botės dhe departamentet e shteteve dėrgojnė kėtu ambasadorėt e tyre pėr tė zbatuar politikat pro ose antishqiptare. Por ne le t’u referohemi atyre qė zyrtarisht janė deklaruar miq dhe qė nė sytė e shqiptarėve kanė qenė ata qė do tė ndihmonin rikthimin e istitucioneve dhe tė demokracisė nė vend pas njė lėngimi 50 vjeēar. Pra ne aktualisht mendojmė dhe me me dėshpėrim shpresonim tė kishim kėtu ambasadorė qė kanė ardhur pėr t’i dhėnė “drejtim muhabetit”. “Llaf i sigurtė pazari”. “Do na nxjerrin nė dritė” mendonim, por kėtu na kanė prurė tė tjerė. Iu referohem atyre qė vijnė kėtu pėr tė pėrfaqėsuar njė flamur e kur prezantohen privatisht, nėpėr tryeza apo kafene, pėrmendin kombėsinė e katragjyshit dhe si tė tillė orjentohen dhe punojnė pėr njė flamur tjetėr. Ky model deformimi pėrfaqėsues vlen edhe pėr disa kryetarė organizatash jo-qeveritare, tė cilėt shtyhen deri nė provokime duke pėrshėndetur gjithnjė privatisht, me terma arabė dhe duke ironizuar kėshtu mbi ngjasimin e madh qė ka Shqipėria me botėn islame.

Kėtė fenomen po e vė re personalisht kėto tre vjetėt e fundit, por po kuptoj se i paska rrėnjėt thellė, nė vitet e errėta 1944-1991 dhe mė pas na rishfaqet nė vitet 1997. Kėta lloj politikėbėrėsish, duke i veshur Shqipėrisė petka islamike, po imponojnė prej 60 vjetėsh modelin e tyre komunist, nga i cili bėjnė sikur distancohen. Nė tė vėrtetė ai ėshtė modeli qė ata vetė kanė pjellė, duke mbjellur fatkeqėsi pėr popujt qė e provuan. Tė njėjtėt personazhe mendojnė se Shqipėria duhet dekonstruktuar dhe mė pas ta ribėjnė nga e para, ndoshta sipas ndonjė modeli administrativ ku mbijetojnė prej shekujsh kushėrinjtė e tyre endacakė.

Kėshtu, me keqardhje konstatoj se vepra tė rėnda penale si: tarfiqe, vrasje, grushte shteti, korrupsion, tradhti tė lartė ndaj Atdheut po ndodhin shpesh e mė shpesh kėtyre viteve tė fundit, ēuditėrisht nėn hundėn dhe para syve tė ambasadorėve fuqiplotė.

Por gjithsesi, ata tė pabezdisur nė absolitizmin e pushtetit tė tyre, tė cilin e ndajnė proporcionalisht me banditin-karrierrist Ramiz Alia i cili trillon e kurdis gjithfarė situatash ballkaniko-mesjetare, po propozojnė pėrsėri rendin e tyre tė rrėmujshėm, turbullimin shoqėror. Nė kėtė luftė “bindjesh”, “idealesh” dhe politikash gjeostrategjike e “paqedashėse”, ajo mė e papėrshtatshmja ėshtė meritokracia. Pėr atė s’ka vend. Ajo ėshtė diēka qė s’duhet, bile mund tė themi se prish edhe punė nė rendin e rrėmujės sė organizuar imtėsisht.

Duke parė si venė punėt, nuk na mbetet gjė tjetėr pėr tė thėnė, pėrveēse: Rrofshin ambasadorėt!

Them tė rrojnė pėr dimėr se pėr verė bėmė si bėmė.


Protagonizmi kokėfortė dhe i pandėrprerė i “shokut” Ramiz

Ata dhe “shoku” (nė sensin e traumės) Ramiz, i cili vepron me “eunukėt” e tij “politkanė”, “botues-biznesmenė”, “publicistė”, “gazetarė” e “sekserė” tė ēdo rrangu, po luajnė prej 15 vjetėsh aktin e fundit tė luftės sė ftohtė ballkanike. Dhe modeli i ushtarit qė futet nė rrjeshtat e skuadrės pėrkatėse, degjeneron ēdo ditė e mė shumė. Traktat serioz e jo shaka! E ne, 2 milion e ca njerėz, plus ca tė tjerė nė Kosovė e Maqedoni, plus ca tė tjerė nė diasporė po asistojmė kėtė skenar tė dėshtuar qė nė zanafillė. p> Kjo politikė e gabuar po aplikohet qė atėherė kur perėndimi pranoi kushtet e njė banditi, si ato tė kriminelit pa identitet tė qartė, antishqiptarit Ramiz Alia… mė lejoni tė theksoj se ky individ mbijeton si pasojė e garancisė qė kėrkoi dhe fioti pėr tė nė qarqet ndėrkombėtare Michail Gorbaēov. Por ky ore tė dashur njerėz nuk do thjesht tė mbijetojė. Ky pasi mori fillimisht “gishtin” po pretendon tė ketė tė gjithė “krahun”. Pra, me pak fjalė po kėrkon tė riprodhojė pushtetin qė kishte sipas modelit kapitalist. Shkurt, do tė “luajė akoma kartat prapa perdeve” paēka se kjo shoqėri e urren dhe i ka thėnė “Jo” me kohė atij dhe tė tjerėve si ai.

Paradoksalisht, ky personazh mbijeton edhe nė saj tė punės jo profesionale dhe karakterit rryshfet-pranues tė disa ambasadorėve tė rėndėsishėm qė u akrediduan nė Shqipėri kėto vite.

Shtrohet ēėshtja: si mund tė dalim nga ky kurth i tejzgjatur nė kohė?!

Qė tė bėsh karrierė sot nė shtet apo istitucionet e organizmave ndėrkombėtare me shpresėn pėr tė ērrėnjosur tė keqen, duhet:

-Tė kesh qėnė ose tė jesh akoma sot krimb-servil i pushtetit tė Ramiz Alisė… dhe e ke tė sigurtė qė diku do dalėsh.

-Tė jesh aktualisht patjetėr njė i paaftė, “ushtar” dhe jo “oficer”, i “x” klani, grupimi apo organizate ndėrkombėtare, i filan ambasade apo rrjetit tė saj tė dallaveraxhinjve.

Je sigurisht i pėrjashtuar nga:

pjesmarrja nė istucione, nė jetėn politike, nė foltoren e parlamentit, nė gazeta e media televizive, nėse je njė shtetas normal, me sy nė ballė, me gojė dhe veshė e mbi tė gjitha,

nėse i je sadopak mirnjohės Zotit qė deshi dhe tė lindi nė vendin qė quhet Shqipėri, pra nėse pėrpiqesh tė jetosh si patriot.


Efektet e bashkėveprimit tė Ambasadorėve me “shokun” Ramiz

Qofsha unė i gabuar, por kėtu ore miq tė dashur, idiotėsia dhe absurdi ka ngulur kėmbėt dhe po mbretėron.

Ēdo gjė qė sot ndodh nė Shqipėri, politikisht, “estetikisht”, “qytetarisht”, ka vulėn e thatė tė ambasadorėve, qė normalisht duhet tė jetonin vetėm me rrogat e taksapaguesve tė tyre dhe jo me rryshfetet qė “shokut” (nė sensin e traumės) Ramiz ėshtė mėsuar tė paguajė si mėsuesi i tij pėr tė mbajtur karrigen.

Natyrisht, ai mesazhin e ka marrė dhe me dinakėri “karrigen” nuk e pretendon mė pėr vehte, por pėr ata qė kanė turinjtė dhe lakrat e tij nė kokė. Ajo qė stonon thellėsisht sot ėshtė fakti se si ai po pėrpiqet me kokėfortėsi tė riciklohet. Nuk i hollohet fare gjaku nga numri i pafund i krimeve qė ka prodhuar e riprodhuar nė vite. Ai po sheh mė nė fund vdekjen nė sy, fatkeqėsisht atė natyrale dhe mesa duket po ndjen ngrohtėsinė e flakėve danteske tė cilave po iu afrohet pa patur mundėsi tė zgjedhė.

Sa pėr parantezė dhe pėr tė mos humbur fillin e pasqyrimit tė realitetit tonė absurd, doja t’u kujtoja se “shoku” (nė sensin e traumės) Ramiz festoi para pak ditėsh 80 vjetorin e ditės kur djalli vendosi ta sjellė nė kėtė jetė. Vura re i habitur se ditėlindjen e tij e kujtuan me budallallėk vetėm idiotėt qė ai me dorė dhe me “pakt ambasadorėsh” vendosi nėpėr istitucione dhe media. Kjo mund tė konsiderohet thjesht si fatkeqėsi e gjeneratės time. Tė gjitha gazetat nxorrėn nė faqen e parė foton e tij tė squllur dhe demode prej fshatari endacak (nga Bosnja nė Shkodėr, nga Shkodra nė Tiranė dhe nga balta nė majė. Sė fundmi dua tė konstatoj se u kthye prapė nė baltė. Kushtrimi i tė parėve do tė thoja unė! Gjeneza nuk tradhton kurrė).

E pėrkufizoj si fshatar jo thjesht pėr retorikė, por i bindur sepse me me pushtetin qė disponon nuk do jetonte i pashqetėsuar si vegjetues pranė lumit mė tė qelbur tė Europės, ku kundėrmimi i tmerrshėm tė imponon vetvrasjen.

Ky edicjon televiziv special, kjo reklamė pa treg u ofrua kokėfortėsisht dhe kjo gjė konfirmon faktin qė ne tė gjithė e dimė, pra se cilėt janė dhe pse janė tė tillė botuesit e mediave shqiptare. Sikur tė mos mjaftonte, duke snobuar shpresėn time se me njė mamuth si ai mund tė merreshin vetėm disa njerėz me prostat si botuesit tanė tė dashur, ndodhi ajo qė pritej. Fidani mė i vogėl i “shokut” (nė sensin e traumės) Ramiz, ai qė as mbiemrin e tė parėve nuk mban dot me pėrgjegjėsi mbi letėr, njė bashkėmoshatari im qė me mua tė pėrbashkėt mund tė ketė vetėm qytetin e lindjes, u ul me fizionominė e tij prej pionieri dhe si bir oficeri me yll tė kuq, na ndėrtoi njė emisjon televiziv posaēėrisht pėr udhėheqėsin e tij. Po kush e ndoqi do thoni ju?

Unė personalisht, me shumė miq e shokė tė mi ndodheshim nė njė lokal publik ku kish edhe televizor. Ju siguroj se edhe kur iu thashė atyre, shokėve tė mi, se ndoshta do tė duhej tė ndiqnim nė ekran atė qė mund tė thoshte katili me maskė viktime, ata mu pėrgjigjėn duke u tallur me mua : “Ē’ja paske ngenė ti or vlla! Akoma sheh televizor ti?!”

E kėshtu mu duk vetja ai qė jam, i pandreqshėm, vėzhgues kritik deri nė fund, dhe aspak “bashkėkohor”-siē shprehen miqtė e mi kur iu flas pėr gazeta e botues qė mbajnė surratin e Ramiz Alisė. Shkurt, jam ai qė shoh edhe aty ku nuk ia merr mendja hileqarėve qė po qeverisin kėtė vend, pra ambasadorėve tė rastėsishėm tė kudogjendur dhe “shokut” (nė sensin e traumės) Ramiz, kandidatit tė dytė (vendi i parė i takon seksit femėr… pėr “respekt”) dhe tė padiskutueshėm pėr nė ferrin Dantesk.

Ju mendoni se zgjodhėt njė qeveri pėr tė ndryshuar gjėrat. Jo! Ju u gėnjyet pėrsėri me skema ambasadorėsh tė cilėve nė fund tė fundit edhe nuk iu bėhet shumė vonė pėr vendin tim dhe tuajin. Ai, ambasadori i rradhės, ka vendin e tij, qė s’merret vesh se cili ėshtė dhe kėtu nė Shqipėri ka ardhur pėr tė marrė njė rrogė tė majme e po doli, ndonjė gjė tjetėr nga ato qė dinė tė ofrojnė kėta tė majtėt pėr tė mbajtur pushtetin.

Nė emisjonin televiziv tė lajmeve, shoh gjithnjė ndonjė ambasador nė krah tė ēdo “sekretari” tė ashtėquajtur ministėr. Kėshtu shoh ambasadorė tė mė sqarojnė mbi kulturėn, sportin, rrugėt, mbrojtjen, krimin, trafikun. Pėr katedra dhe Universitete, pedagogė tė kualifikur dhe literaturė bashkėkohore nuk flitet gjėkundi. Nuk po zgjatem me tė tjerat por ju tregoj sinqerisht se tė “etiketuarit” nga media si kriminelė trafikantė, tė tillė e tė atillė, hanė dhe pinė qejf-paprishur nė mes tė Tiranės, para syve tė mi dhe para syve tė atyre qė i bekojnė e i tolerojnė.

Pra retorika ambasadoriste dhe ajo e organizatave “joqeveritare” fantazėm qė shpallin idekse dhe informacjon mbi situatėn shqiptare, tingėllon keq pėr veshėt e mi tė stėrvitur.

Pėr tė qenė sa mė tė qartė dhe tė drejtpėrdrejtė, dua t’ju them se:

Kryeministri i vendit tuaj u jep llogari tre herė nė ditė kasnecėve tė ambasadorėve! Pėr fat tė mirė jo tė tė gjithė ambasadorėve! Pra nė vend tė kryeministrave kemi patur “kryeskretarė” tė ambasadės "filan" apo tė "atij" departamenti shteti e jo njė burrė shteti qė flet si do dėshėronte pjesa mė e madhe e atyre qė e votojnė.

Pastaj kemi ata qė mediat, opinioni publik dhe pseudo-ligji i quajnė ministra, tė cilėt janė disa pėrfaqėsues tė rrymave ekzistuese, bashkėvepruese ose kundėrshtare nė vend. Ata, “sekretarėt e devotshėm” tė quajtur konvencionalisht ministra, pa asnjė pushtet, aspak tė merituar pėr postin ku janė emėruar (me ndonjė pėrjashtim tė vogėl), janė aty si pasojė e fitores nė tavolinėn e pazareve tė kėsaj apo asaj rryme kulturore, politike, etnike. Imagjinoni pak tė tjerėt! Kėshilltarė, sekratarė, ekspertė. Pa asnjė funksjon. Ata presin tė marrin riskun e tyre nga paratė publike qė do ndahen nė tavolinat e pushtetit dhe aplikohen vetėm nė orė tė tėra heshtjeje.

Ju, prisnit ndryshimin. Unė jo. Unė them dhe jam i bindur se ndryshimet arrihen duke u pėrballur, duke i fituar. Ato nuk t’i jep e aq mė pak t’i fal kush.

E kėshtu nuk mund tė ketė diēka tė re kur Ramiz Alia me paturpėsinė e klasės qė pėrfaqėson, pa kėrkuar falje, antishqiptar deri nė fund, spekullator dhe i gatshėm tė shesė ēdo ideal e sistem, kėrkon tė riciklohet nė faqet e gazetave, nė ekranet e televizioneve, pa marrė fare parasysh, qė mė shumė se gjysma e popullsisė nuk e njeh fare, njė ēerek tjetėr e injoron dhe tė tjerėt e urrejnė. Ky personi qė ėshtė dhe mbetet kryebanditi i kėtij kombi, nuk do tė marrė shkas nga statistikat.

Ai ka kuptuar se me “pesė” botues, me “dhjetė” pseudo-politikanė dhe me “fidanishten e tė rinjve 30-40 vjeēarė” qė sponsorizon ēdo ditė, pra atyre qė i rekrutoi qė nė rininė e tyre, qė i pėrdhunoi, qė iu vodhi identitetin, sensin shoqėror dhe atė familjar, atyre qė sot nė adoleshencėn e tyre tė vonuar prej 30-40 vjeēarėsh thonė me vehte “ah, sa do doja qė... por nuk mundem!”, atyre qė nė thellėsinė e qėnjes sė tyre e urrejnė, por kanė humbur trajtėn njerėzore, pikėrisht nėpėrmjet tyre ai mund t’u bėjė presjon qarqeve tė plutokracisė ndėrkombėtare.

Dhe ata, baronėt, pėrcaktuesit e fateve tė botės, me neglizhencėn e gabuar qė i karakterizon, qeshin me tė si me njė hileqar tė vogėl. Nė tė njėjtėn kohė, duke dėshtuar rregullisht nė skemat e ērrėnjosjes sė komunistėve nga pushteti, kanė 15 vjet qė dėrgojnė kėtu ambasadorė tė cilėt vijnė, pse jo, thjesht dhe vetėm pėr tė justifikuar rrogėn e majme qė iu ofrohet.

Paradoksi ėshtė se plutokracia dėrgon kėtu ambasadorė qė me politikat e tyre tė shfokusojnė dhe tė nxjerrin jashtė loje skemėn banditeske tė “shokut” (nė sensin e traumės) Ramiz, por ai, si njė pjellė e mirfilltė djallėzore, na i fut nė lojėn e tij dhe na i mbars ambasadorėt me hallet dhe poshtėrsitė qė prodhon zakonisht ballkani dhe ballkanikėt piratė si ai.

Zhgjidhja?! Eshtė pėrzgjedhja. Nė njerėz, nė formula politike dhe seriozitet. Ndoshta ky elementi i fundit duhej rreshtuar i pari sepse mungon dukshėm nė punėn e disa qarqeve diplomatėke, tė cilat i gozhdon proverbi i bukur “nga e thėna nė tė bėrė”. Pra “tė luftojmė kėtė... atė e atė tjetrėn!” por nė tė vėrtetė gjėrat kanė mbetur nė vend, pėr tė mos thėnė se janė pėrkeqėsuar.

Nga Washingtoni dhe Brukseli po jepen orientime tė qarta, por ndoshta rruga e gjatė deri nė Shqipėri po i mbulon me pluhur dhe ne vazhdojmė tė “hamė bar”.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara