HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SKENDER LUARASI dhe GJOVALIN LUKA - perballja dhe debati mbi Migjenin

-- nga AGRON LUKA

Agron Luka Vazhdim i nje debati mbi Migjenin, me zanafille ne vitin 1954 me botimin e librit
Migjeni VEPRA
pėrgatitur nga Gjovalin Luka.

Shkruar nga AGRON LUKA
i biri i studiuesit te persekutuar GJOVALIN LUKA vdekur ne moshen 59 vjecare me 15 janar 1980

Zbulohen: diskutim-kritika origjinale e Skėnder Luarasit mė 1954 dhe pėrgjigjia e Gjovalin Lukės
“Syndyqet misterioze” tė vitit 1954 dhe alibitė e mėvonėshme tė S. Luarasit & testamentarėve letrarė tė tij.

Ky shkrim ėshtė vazhdimi i njė debati e polemike tė vjetėr tė vitit 1954, i rėnduar edhe mė tej me akrobacira e akuza shpifėse mė 1956-1957-1961 etj, nga Skėnder Luarasi ndaj Gjovalin Lukės.

Nė Mars tė vitit 1954, doli nė qarkullim libri Migjeni “VEPRA”, Mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka. Me atė rast nė “Lidhjen e Shkrimtarėve” ishte caktuar qė tė bėhej prezantimi, si dhe kritika e cila i ishte ngarkuar Skėnder Luarasit. Njė kopje e “Kritikės” sė S. Luarasit, sipas rregullit, iu dėrgua Gjovalin Lukės, pėr tė bėrė mbrojtjen. (Tani sė fundi ne i kemi gjetur kėto dy dokumente, sėbashku me materiale tė daktilografuara tė poezive e prozave tė Migjenit etj.)

Siē na thuhet nga djali i S. Luarasit, babai i tij ia kishte lėnė tė shkruar kritikėn qė kishte mbajtur mė 1954, madje edhe me njė lloj “amaneti”. Nė debatet e replikat qė pata nė shtyp, nė vitin 2003, me artikujt e Dashnor Kaloēit, tė Petro S. Luarasit dhe me librin e Angjelina Ceka (Luarasi), unė nuk kisha ndonjė material origjinal pėr atė kritikė tė vitit 1954, dhe pėr pėrgjigjen e Gjovalin Lukės. Kisha njė farė dijenie se dikur me gjallje tė babait kisha lexuar diēka pėr atė ēeshtje.

Kėshtu kėrkova nė njė dosje tė veēantė ku ishin ruajtur nė dorėshkrime e daktilografime puna origjinale pėr Migjenin. Por aty, e as nė disa kėrkime tė tjera nuk i gjeta. Sidoqoftė, diēka jam orjentuar me atė ide nė pėrgjigjen time. Pėr tė qenė korrekt e ftova palėn akuzuese se mund t’ia vinja nė dispozicion verifikimi materialet tona, pėr t’u bindur me punėn e pavarur, korrekte e origjinale tė Gj. Lukės. Gjithashtu me tė drejtė i kėrkova dy Luarasėve, nė se fjalėt e cituara tė Skėnder Luarasit pėr kritikėn e 1954 (dhe ato pėr kokė uljen e babait tim dhe kėrkesė faljen pėr plagjiaturė etj…) ishin nxjerrė nga dokumentet e rregullta tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, apo nė se ato citoheshin sipas kujtimeve e shėnimeve tė lira dorėshkrimore apo tė daktilografuara mė vonė nga Skėnder Luarasi. Mirėpo nė kėtė pikė ata mbajtėn heshtje tė plotė!

(shih “Gazeta Shqiptare”, dt.15,16,17,18,19, 20 prill 2003, Dashnor Kaloēi, serial me 6 copė dy faqėshe tė mbrendėshme, kaluar edhe nė internet, ku sulmonte mbarė e mbrapsht sidomos “grupin komplotist” Dh.S.Shuteriqi, Gjovalin Luka, Vehbi Bala etj Kjo gazetė sipas marėveshjes Kaloēi-P.S. Luarasi nuk e pranoi replikėn time, megjithse e kishte pėr detyrim!; Pėrgjigjia jonė, nė RD, 27 prill 2003 dhe 29 prill 2003; reagim P. Luarasi cit.; Mosbotim nga RD i pėrgjigjes sonė me urdhėrin e A. Patozit; Pėrgjigje nga ne P. Luarasit, nė gazeta “Shkodra”, 8 maj 2003, f 6-7, “O Petro intelektuali: mos i kthe bragashet si mustaqet e Ēelo Picarit”; Pėrgjigje zbutur e P. Luarasit nė gaz. Shkodra dhe njė telefonatė pendese, dėrgim i disa materialeve familiare me lavdėrata tė Skėnder Luarasit nė adresėn e Gj. Lukės dhe e njė vjershe tė Petros me dedikim, “O Agron miku a ra Dulla nga fiku”!; Nė kėtė debat u pėrfshi edhe gaz. DRITA, qė shkroi edhe pėr “atentate letrare” e pėr “shtrirje dore”; Petro Luarasi e ka vazhduar solo polemikėn me disa “X”-“Y”, me njė lloj peshqeshi tė njė ish nxėnėsi “monarkist-republikan” te “55” dhe me njė nga ata “mbrojtėsit ortodoksė” tė tipit tė “Trajtave tė Mbinjeriut”…)

Nė lidhje me diskutimin e vitit 1954, Petro S. Luarasi shkroi:
“Diskutimi i S. Luarasit” (2/4/1954)
Vepra e Migjenit ėshtė e redaktuar nga Gj. Luka, i cili pėrligj thėniet qė “Migjeni si ri, nuk qe edhe aq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur. Si duket Gjovalin Luka e ka pranuar kėtė pikpamje dhe ėshtė pėrpjekur t’a zbatojė nė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu ngjet qė novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, vetėm nėpėr 32 faqe (f. 128-160) hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilat do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr tė vėnė nė “ndreqje gabimesh”. Materiali ėshtė 6 faqe me shembuj gabimesh. Si e gjeti tė drejtėn Gj. Luka pėr tė ndryshuar origjinalin e Migjenit!…”
(Cit. sipas Petro S. Luarasi, “A e “korigjoi” Gjovalin Luka veprėn e Migjenit “tė dhuruar” nga S.Luarasi”, “RD”, 30 Prill 2003, f 13.)

Nė kėtė gjoja kundėreplikėn e sipėrcituar z. Petro shkroi me njė stil tepėr arrogant e cinik qė e meritonte pak si ndryshe…! Nga halli e akuzoi edhe ortakun Dashnor Kaloēi, tė cilit realisht ai vetė ia kishte dhuruar thuajse tė gatshme “Veprėn Madhore”, se “i kishte bėrė pasaktėsi, shkurtime dhe cungime”. Aq qe trimėruar, sa qė e pozicionoi S. Luarasin kundra tė gjithėve, duke shtuar… edhe Koliqėt, Gurakuqėt, Elsjetė, Pipat, si “guzhinjerė profesionistė qė ia kishin helmuar jetėn Migjenit”! Dhe do ta shohim se ku na ēojnė kėta, sidomos ky Pipa…

Tash Petrua nxori nė lojė pėrfundimisht edhe “asin” e tij dhe kujtoi se mė kapi “mat”, duke shkruar: “Shiko dokumentin e Drejtorisė sė Arsimit, 11/VII/1953”. (Po aty, RD, 30 Prill 2003, nė fotokopje; Ne e kemi risjellė kėtu pėr lexuesin atė me nder “dokument”)

O zoti Petro, ky nuk ėshtė dokument i “Drejtorisė sė Arsimit”, se po tė ishte duhej tė ishte njė pėrgjigje e protokolluar, me vulė zyrtare. Mė kupton? Kjo ėshtė thjesht njė copė letėr e njėanshme e juaja e bėrė me maqinė daktilografike. Edhe babai im ka shkruar me dosje letra, deri te E. Hoxha, por tė gjitha ruhen si nė kopje-dėrgesėn me kartelė vulė poste e si me pėrgjigjet e protokolluara e tė firmosura e vulosura nga Petrit Shijaku etj. Po tė dėshirosh t’i tregoj dhe besoj se do tė ngelėsh pa mend. Edhe kėto madje mund tė quhen dokumente, pas edhe ndonjė verifikimi tė origjinalitetit dhe autenticitetit nga specialistėt kompetentė. Se po tė ishte aq lehtė, do t’i prodhonim kėto dokumente si zogjtė nė inkubator. Dhe nga e more ti kėtė me nder “dokument” nė “Ministrinė e Arsimit”, mos ta nxori Ceka?!

Nė Gusht tė vitit 1953, siē edhe do ta mėsosh, Dh.S. Shuteriqi, botoi dy nga ato 7 (shtatė) novelat, qė babai jot dhe ti vetė e keni shkruar se mė 1947, ishin 7 (shtatė). Dhe pse Skėnder Luarasi nuk u ankua me atė rast me emėr direkt nė adresė tė Shuteriqit, sė paku nė shtyp, ose me ndonjė dokument tė rregullt?! Kush ia dha lejen “nga familia e Migjenit” Dh. S. Shuteriqit, motra Ollga apo motra tjetėr? Kėtė po ta sqaroj unė ty me “Kritikėn” e Skėnder Luarasit mė 1954. “Kritikėn” unė akoma nuk e po e quaj si dokument 100%, sepse mbetet pėr t’ia bėrė analizat e autenticitetit, origjinalitetit, kaligrafisė, ballafaqimit me materiale tė tjera etj. Po tė dėshirosh nė prezencėn tėnde dhe tė motrės shkojmė bashkėrisht te Moikom Zeqo, dhe le t’ia lėmė analizat grupit tė specialistėve tė MHK apo nqs dėshiron edhe nė specilistėt e kriminalistikės. Unė pėr vete jam i bindur 100% qė ky ėshtė njė dokument autentik, siē edhe pėrgjigjia e babait tim. Unė kam tė drejtėn t’i botoj, ashtu siē t’i kanė botuar ty gjith ato shkarravina pa kuptim. Pėr mua ai “dokumenti” yt ėshtė njė alibi e pandershme.

Petro S. Luarasi, principialisti, fillimisht mė mirė do tė kishte bėrė tė replikonte e akuzonte pėr korigjimet-ndryshimet qė i ka bėrė e motra Angjelina, babait tė pėrbashkėt si psh nė lidhje me Koliqin, Asim Jakovėn etj. (Krhs. bot. e 1957 me tė 2003 dhe skandalizohesh!)
Nė kėtė muaj, rastėsisht nė njė dosje me disa korespondenca tė vjetra, e gjeta diskutimin-kritikėn origjinale tė Skėnder Luarasit, kthimin e pėrgjigjes nga Gjovalin Luka, dhe njė kopie tė daktilografuar tė prozave tė Migjenit. Kritika e Skėnder Luarasit pėrbėhet nga 8 faqe tė daktilografuara dhe vende-vende ka ndonjė plotėsim me shkrimin e dorės sė tij. Fletėt janė tė zverdhura nga koha dhe tė lidhura me njė gjilpėrė tė ndryshkur. Pėrgjigjia e babait tim, ėshtė nė dy fletė ku janė shfrytėzuar tė dy anėt, pra nė 4 faqe. Prozat e daktilograuara janė rreth 36 faqe, tė zverdhura, tė lidhura me 8 copė kapse, edhe ato tė ndryshkura. Jam krejtėsisht i hapur, t’ia vė nė dispozicion organeve kompetente, pėr t’i bėrė analizat e autenticitetit dhe origjinalitetit. Jam gati t’ua vė nė dispozicion tė fotokopjuar families Luarasi, Petros junior dhe motrės sė tij Angjelinės.

(Sqaroj me kėtė rast se M. Zeqo, aktualisht drejtor i MHK ka bėrė edhe ai njė botim “Migjeni”, VEPRA, pregatitur pėr botim nga M. Zeqo dhe redaktuar nga Rozeta Uēi, Tiranė 1988, ku me atė rast kishte bėrė edhe njė “Kronikė”, ku nuk e pėrmend fare botimin e Gj. Lukės. Po kėshtu edhe J. Kastrati, “Migjeni”, VEPRA, 1961, qė nė “Bibliografi” nuk e pėrmend fare botimin e Gj. Lukės dhe pėr tė pėrfunduar me “botimin mė tė plotė” tė Angjelina Ceka Luarasi, tetor 2002 , “Ky botim u realizua nėn kujdesin e Zonjės Arta Dade, Ministre e Kulturės, Rinisė e Sporteve”. Angjelina, duke cituar kėto dy botime, nuk e merr mundimin ta vendosė nė Bibliografi botimin e Gj. Lukės, ndėrsa ka vendosur pėrkthimin nė frengjisht tė Migjenit, tė vėllait tė tij Kol Luka…)

Gjovalin Luka u dėnua politikisht, personalisht nga Enver Hoxha mė 1955. (shih E. Hoxha, “DITAR” 1955-1957, Vėll. 1, f 77 etj)
Skėnder Luarasi pėrfitoi nga rasti pėr t’i sajuar Gjovalin Lukės, njė shpifje-akuzė direkt me emėr, me njė formulim mjaft tė maskuar, tė cilin as mė parė e as mė1954 nuk e kishte bėrė pasi ishte i pavėrtetė. Ai kishte nevojė pėr kėtė alibi fillestare, tė pasuar nga tė tjera… Nė librin qė shkroi mė 1956-1957 S. Luarasi shprehej: “Mė 1954, NSHB botoi librin Migjeni - VEPRA mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka; me njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr gjysmė faqe nė fillim mbi pėrmbajtjen, dhe ndonjė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė Skėnder Luarasi ja pati dorėzuar pėr botim Komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes sė Migjenit:…”.

(shih, “Migjeni”, VEPRA, Mbledhur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi, 1957, f 51, 54; Ky libėr njohu edhe njė ribotim mė 1961; Po atė vit doli Jup Kastrati, “Migjeni” VEPRA, Tiranė 1961; Mė pas kanė shkruar edhe autorė si V. Bala, Ll. Siliqi, R. Idrizi etj.)
Se pėr cilėn “lėndė” e kishte fjalėn S. Luarasi, me kėtė akrobaci, pėr atė tė Migjenit, apo pėr atė tė vetėn, ai nuk e shprehu qartė kurrė as mė 1957 e as mė vonė. Nga “lėnda” nė botimin e 1954, nė mėnyrė absolute pėrjashtohen komentet e Gj. Lukės, pra mbeten punė autentike e tij. “Lėndėn e Migjenit” e patėn “pushtuar” plot autorė edhe mė parė edhe mė pas S. Luarasit, por ai heshti pėr ta…Nė tė vėrtetėn S. Luarasi pretendonte monopolin absolut “si i families sė Migjenit” etj, por aso kohe nuk ishte ky lloj “monopoli” tregėtar…Kėtė lėndė ka pushtuar edhe Angjelina dhe e ka tjetėrsuar babanė e vet qysh nė parathėnie, si njė kameleon qė ndėrron bindjet politike dhe interpretimet letrare sipas politikės, madje edhe nga ekstremi nė ekstrem… Dhe Angjelina na bėn telefonata me tė qara…

Duke u trimėruar me pasazhin “e pushtimit” nė botimin e 1957 dhe me pjesėn qė i takonte Gjovalinit nė dorėshkrimin “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar”, Kaloē-Luarasi deklaronte hapur te G.Sh pėr “vjedhje-plagjiaturė, fallsifikim, masakrim etj nga ana e Gjovalin Lukės, duke shkuar edhe mė tej sikur ky e kishte pranuar fajin dhe kokėulur i “kėrkuar falje” Skėnderit etj etj. Dhe akoma mė tej, na u ngrefos Petrua te RD-ja: “…nuk dimė qė ndonjė trim, pėrfshi edhe Gjovalinin, ta ketė pėrgėnjeshtruar kėtė historik tė 1957. Por ja qė “zemėrgjerėsia” e mbesės sė Migjenit u hapi oreksin “gojėve tė liga” qė bėnė tė paditurin, duke shkaktuar incident publik nė rrethet intelektuale tė Fierit e mė gjerė…”!
(RD, cit. 30 prill 2003, f 13)

Dhe si mund ta pėrgėnjeshtronte Gjovalini kur qysh nga 18 qershori 1955 e deri mė 15/01/1980, kur vdiq nė moshėn 59 vjeēare, ai vuajti tėrė pėrndjekjen barbare tė rekomanduar nga Enver Hoxha personalisht, ja lė gjykimit tė lexuesve!* Tashti mendoj t’ia lėmė vendin dy personaliteteve tė ndjerė, nė origjinalin e 1954.

Kritika origjinale e Skėnder Luarasit mė 1954:

“VEPRAT” E MIGJENIT tė redaktuara nga Gjovalin Luka

Nė mars tė kėtij viti, dual nga shtypi “Veprat” e Migjenit, -poezi e prozė,- tė botuara nėn redaktimin e Gjovalin Lukės. Nė kėtė mėnyrė u mbush njė boshllėk i ndjeshėm nė botimet e klasikėve tanė, pėr tė cilėt, veēanėrisht kėto dy vjet, ka nisur tė bėhet njė punė m’e madhe, me daljen nė dritė tė “Historisė sė Skėnderbeut” tė Naimit dhe tė veprave poetike tė Mjedės, “Guxo” e “Vjersha dhe poema”. Botimi i “Veprave” tė Migjenit mund tė thomi se ėshtė pėrpjekja e parė pėr qitjen nė dritė tė veprės sė plotė tė njerit prej klasikėve tė letėrsisė sonė, - edhe pse aty redaktonjėsi, me tė drejtė, e pa me vend tė mos i botojė dy vjersha, dy proza nga ato tė njohurat e dy proza nga ato tė panjohurat e Migjenit.

Botimi i “Veprave” tė Migjenit pritej me padurim nga lexonjėsit pėr disa arėsye. Njė herė, “Vargjet e lira”, ashtu si ē’i botoi vetė poeti nė 1936, nuk u lanė tė qarkullojnė nga ēensura e Zogut dhe, kur u ribotuan nė 1944, edhe sepse atyre iu shtuan 8 kėngė tė reja, iu hoqėn dy prej kėngėve mė luftarake tė gjith veprės, -“Parathanja e parathanjeve”- qė niste me vargun kuptimplotė revolucionar “pėrditė pėrndojnė zotat”, varg qė lajmėronte perėndimin zotėrinjve tė ditės nė Shqipėri, - dhe “Blasfemi”, ku ai sulmon fenė e i quan klerikėt “sorra” qė “mbi kėshtjellat mijvjeēare” tė feudalizmit qėndrojnė. Pastaj, botimi i vitit 1944, doli me gabime, po ta krahasojmė me atė tė 1936-s, e me ndonjė korigjim qė e dėmtonte tekstin. Sė fundi, ish e nevojshme qė tė mblidheshin e tė botoheshin bashkė prozat e Migjenit.

Kėtė punė e provoi ta bėjė mė 1948 Dh.S.Shuteriqi, te revista “Literatura jonė”, me rastin e dhjetė vjetorit tė vdekjes sė auktorit, po ai nuk mundi tė grumbullojė mė shum se 16 proza, ndėr 22 tė botuara nė shtyp. Kėtyre kėrkesave ėshtė munduar t’u pėrgjigjet Gj. Luka me redaktimin e “Veprave” tė Migjenit. Ai ka bėrė edhe mė shum, duke botuar jo vetėm dy vjershat e hequra nė 1944 dhe 6 proza tė tjera qė s’i pėrmbidhte botimi 1948, po duke shtuar edhe 5 proza tė panjohura, nga tė 7-tė (familia thotė se janė 8), qė ruhen. (Nė daktilografim shkruhet “ruante familia”, po kėsaj i ėshtė rėnė vizė dhe ėshtė shkruar me dorė “ruhen”. Saqrim yni. Ndėrhyrjet e tjera, mund t’i konstatoni me fotokopjen e plotė. A.L.)

Kėshtu, ky botim i ri ka njė rėndėsi tė madhe pėr njohjen e veprės sė Migjenit, se grumbullon thuaj se gjithėēka ai ka shkruar dhe se ka lėndė tė re.
Migjeni shkroi nė njė kohė, kur mendimet e tij pėrparimtare e revolucionare ai nuk mund t’i shprehte lehtė. Edhe pse shkrimet e tij, njė nga njė, arritėn tė botohen nė shtyp, kur poeti i pėrmblodhi vargjet e tij nė njė vėllim, ēensura, mė nė fund ra n’erė tė rrezikut qė ato paraqitnin pėr regjimin satrap, pėr klasat nė fuqi. Qė tė mund tė ēfaqė mendimet e tij e tė mund tė botojė, Migjenit i u desh tė pėrdorė zakonisht simbolet, aluzionet, nėnkuptimet. Vepra e tij paraqit kėshtu disa vėshtirėsi pėr t’u kuptuar, sidomos pėr ata qė s’e kanė jetuar tė rritur kohėn e Zogut. Redaktonjėsit i u shtrua natyrisht si detyrė qė t’i pėrcjellė tekstet e auktorit me shėnime sqaronjėse. Tani, Veprėn e Migjenit mund ta lexojnė tė gjith me lehtėsi e me pėrfitim mė tė plotė. Redaktonjėsi ka shpjeguar edhe njė sasi fjalėsh e shprehjesh pak tė njohura.

Botimet e klasikėve bėhen me kritere tė ndryshme, Njeri prej kėtyre, fjala vjen, ėshtė qė tė botohen jo nė ortografinė aktuale, po me atė tė kohės s’auktorit, me ortografinė e auktorit vetė. Kėshtu, ribotimi nuk vlen vetėm pėr masėn e lexonjėsve, po dhe pėr studionjėsit e gjuhės s’auktorit. Njė botim tė tillė i bėri “Historisė sė Skėnderbeut” tė Naimit Prof. K. Cipo. Kėtė kriter ka ndjekur edhe Gj. Luka nė botimin e “Veprave” tė Migjenit: ai ėshtė pėrpjekur tė na japė tekstin origjinal, duke korigjuar vetėm ndonjė gabim shtypi t’origjinalit. Me shum tė drejtė, ai u bazua nė botimin 1936 tė vjershave e jo n’atė tė 1944.

Te ky ribotim ai u mbėshtet me rezervė, vetėmpėr vjershat qė i u shtuan botimit tė parė, duke pėrdorė, pėr saktėsimin e tekstit, edhe njė dorėshkrim, - pėr fat tė keq, redaktonjėsi nuk na thotė se ē’qe ky dorėshkrim, - qė atij i ka rėnė nė dorė. Pėrsa u takon prozave, redaktonjėsi nuk kishte tjetėr udhė, veēse tė bazohej nė botimet e tyre nėpėr shtyp ose te dorėshkrimet qė ruan familia nga prozat e pabotuara gjer dje. Veēse redaktonjėsi mundi tė ketė vetėm njė kopie tė daktilografuar tė kėtyre dorėshkrimeve e nuk mundi tė bėjė korrektimin e kėsaj kopje nė bazė t’origjinalit. Po kėshtu, ai nuk pati parasysh edhe dorėshkrimin e 6 “kangėve tė fundit”, qė u botuan mė 1944 si shtojcė e “Vargjeve tė lira” e qė i bleu kėto kohėt e fundit, nga familia e poetit, Arkivi Historik i Institutit tė Shkencavet.

Pėr tė bėrė kėtė kritikė tė botimit tė “Veprave” tė Migjenit, ne krahasuam tekstet e vjershave me botimet 1936, 1944, si dhe me botimet e disa prej tyre nė revistat “Bota e re” dhe “Illyria”. Pėrdorėm edhe dorėshkrimin e 6 “kangėve tė fundit” qė ka AH. Nuk patėm mundėsi qė tė njohim dorėshkrimet e prozave gjer dje tė pabotuara tė Migjenit.
Si edhe botimit 1944, ashtu edhe kėtij tė sotmit, i kanė shpėtuar gabime tė shumta ortografike, qė, ndonjėherė, e kėmbejnė fytyrėn e ortografisė sė Migjenit. Njė herė, redaktonjėsi nuk i ka vėnė theksat mbi zanoret e gjata e mbi ato hundore, edhe pėr kėtė nuk bėn asnjė fjalė te “Shėnimi” me tė cilin fillon libri. Po kėshtu nuk shėnon as vetėn e tretė t’aoristit tė foljeve nė –ue, ai nuk e le si te auktori nė –j (tingėlloj), po e shkruan si ne sot, nė –i (tingėlloi).

Ka gabime qė ndryshojnė ose pėrdhunojnė kuptimin. Fq 29, vg 4, duhet “pėrdihet” (kapėrdihet, pėrmbyset “si vigan i vramė” dhe jo “pėrdridhet”. Fq 52, vg 16, duhet “varrė” (plagė “pa shpresė”) dhe jo “varė” (“pa shpresė”). Fq. 49, vg 12 nuk mbaron me pikėpyetje, por me pikė, ėshtė njė fjali pohonjėse, dhe kėshtu kuptimi del mė drejt e m’i fortė. Kėmbimi i shenjave tė pikėsimit prish punė edhe nė ndonjė vend tjetėr. Le tė shėnojmė se pikėsimi i Migjenit le shum pėr tė dėshiruar e kėtu redaktonjėsi duhej tė vinte dorė. Fq 55, nė vg 57-58 fjala “veri” tė shkruhej “véri”, sepse kėshtu e shqiptonte edhe e ka shkruar auktori. Fq 64, vg 7, duhet “jetėdhurimi”, neologjizėm i Migjenit, dhe jo “jetė dhurimi”. Fq 66, vg 8, duhet “n’u shprehen” (na u shprehėn) dhe jo m’u. Kėshtu edhe fq 69, vg 3, duhet n’i dhe jo “na i”. etj.

Pėrsa u takon shėnimeve qė ka vėnė redaktonjėsi, ato janė tė mira e tė nevojshme, po ndonjėherė tė zgjatura ose jo dhe sa duhet tė qarta. Ka edhe ndonjė shėnim tė gabuar. Fq 96, sh 18, nuk thuhet se zakonin barabar tė linēit nė Shtetet e Bashkuara e kanė racistėt amerikanė kundėr zezakėve. Fq 110, sh 6, “toro” nuk do tė thotė ka, po dem, dhe jo vetėm dem i Spanjės. Fq 120, “tė smundė pathollogjikisht” nuk shpjegohet me vuejtjen “pėrbrenda nesh”, po me vuajtjen fizike, duke shtuar se kėtu Migjeni bėn edhe njė sarkazėm. etj.

Disa fjalė s’ka qenė e nevojshme qė tė shpjegohen, se i njohim tė gjith: rrshqasin, lén, kuqlim, mni, hajde, mund, pa hiri, shtėpi e Zotit, tė vokėt, si s’ke marre, etj.
Nė shėnimet ka ndonjė informacion tė gabuar. Vjersha “Shpirtent shtegtarė” s’ka qenė botuar te “Illyria” e 27 majit 1934 e nuk dimė tė jetė botuar nė ndonjė organ tjetėr. “Ekstaza pranverore” gjindet edhe nė botimin 1936, fq 75, e jo vetėm n’atė 1944, si ē’thotė redaktonjėsi. Tėrė “Shėnimi” i pėrgjithshėm me tė cilin nis botimi i “Veprave” duhej t’ish m’i plotė e m’i qartė.

Nuk na duket i drejtė vendimi qė ka marrė redaktonjėsi pėr ta bashkuar me grupin “Kangėt e Pėrndimit” vjershėn “Kangė nė vete”, tė cilėn auktori deshi e e botoi nė njė ndarje tė veēantė me tė njejtin titull qė ka vjersha, edhe pse n’atė ndarje ai futi vetėm kėtė vjershė. Dėshira e auktorit duhet respektuar. Po kėshtu nuk na duket i pėrshtatshėm titulli “Skica dhe tregime”, nėn tė cilin i botoi gjith prozat e Migjenit Gj. Luka. Kuptimi i kėtij titulli ėsht ekzakt, po auktori nuk e pėrdor as fjalėn “skicė” as atė “tregim”. Nė vend tė kėtyre fjalėve, te Migjeni gjejmė “novelzė”, qė ai pėrdor pėrmbi titullin e prozės nė “Nė kishė”. Kjo fjalė duhej pėrdorur si titulli i prozave tė shkurtėra qė auktori botoi me gjallje tė vet, bashkė me “Zenelin”, qė doli fill pas vdekjes sė tij. Pėr sa u takon prozave tė pabotuara, me sa marrim vesh, ato Migjeni i titullon sė bashku “Refreni i qytetit tė veriut” dhe ky titull duhej t’ishte ruajtė, duke mos pėrzjerė kėto proza me ato tė mėpėrpashmet, sepse vetė auktori i pat ndarė.

Le tė ndalemi pak te 6 “kangėt e fundit”, sepse kėto patėm mundėsinė t’i shohim nė dorėshkrimin origjinal tė poetit. Fajin s’e ka redaktonjėsi. Fajin e kanė botonjėsit e vitit 1944, tė cilėt s’e kanė respektuar origjinalin. Redaktonjėsi nuk pat mundėsinė tė pėrdorė origjinalin qė bleu tani vonė AH.

E meta e parė nė botimin e kėtyre kėngėve, ėshtė se ato nuk mbajnė poshtė datat nė tė cilat i shkruajti Migjeni, data qė origjinali i ka. Kėto data janė shum tė vlefshme pėr tė njohur procesin e krijimit tė veprės sė Migjenit. Kritikėt qė janė marrė kėto dhjetė vjet tė fundit me auktorin, kanė menduar se kėto janė vjersha qė Migjeni i shkroi nė ēastet e fundit tė jetės sė tij. Kėshtu edhe Gj. Luka, shėnon fq 83, se “Vetmija” u shkrua nė sanatoriumin e Torre Peliēes, pranė Torinos; dhe fq 85, se “Nėn flamujt e melankolisė” qe vjersha e fundit qė Migjeni dėrgoi prej Torinoje.

Dorėshkrimi i poetit na mėson se, vėrtetė janė dy vjershat e fundit tė Migjenit, po se ato u shkruan nė Pukė, e para mė 13 dhe e dyta mė 15 qershor 1937.d.m.th. katėrmbėdhjetė muaj para vdekjes sė poetit. Datat e tė tjerave janė kėto: “Kanga qė s’kuptohet”, maj 1936, “Njė natė pa gjum”, prill 1937, “Vuejtja” 9 maj 1937 (u botua te “Kombi”, korrik-gusht 1938), “Frymzim i pa fat” 13 maj 1937. Tė gjitha u shkruan nė Pukė. Kėto data na dėshmojnė sė pari se, keqėsimi i shėndetit, Migjenit i shkaktoi njė krizė tė rėndė shpirtėrore nė muajt prill-qershor 1937. Poeti lėshon tani klithmėn tragjike “pak dritė! pak dritė!”, klithėm qė hasim te vjersha e parė e kėsaj krize, mė prill 1937, “Njė natė pa gjum”. Ai zėmėrohet edhe kundėr artit tė tij, sepse nuk po sheh me sy ēfarė tė mirė solli kėnga e tij mbi dhe, -as qė ka shpresė tė shohė dot gjė:

Frymzim i jem qė mė djeg,
Ēporru kėtej! Nuk tė due!

Poeti, edhe pse sheh ndonjė “shźj jetese” nuk sheh rrugėdalje nė tė tashmen e afėrt tė vendit:

Nė prakun e ēdo banese
ku ka ndoj shej jetese
valon njė flamur
melankolie tė trishtueme.

Me rėndėsi ėshtė fakti qė Migjeni nuk e futi nė vėllimin e vjershave tė tij “Kangėn qė s’kuptohet”, edhe pse kėtė e ka shkruar pėrpara ose nė kohėn kur shkroi edhe ndonjė vjershė tjetėr qė gjindet te “Vargjet e lira” 1936, si “kanga skandaloze”, qė u botua te “Bota e re” nė 30 tetor t’atij viti. “Kanga qė s’kuptohet” mbaroi me njė tingull jo fort optimist, kur poeti flet pėr jetėn:

…qė dergjet e dergjet
dhe t’u u dergjė ndoshta do hesht’ e molisun
…
Ka shumė tė ngjarė qė poeti tė mos ketė dashur ta futė kėtė tingull pesimist nė tėrėsinė e melodisė sė tij optimiste, edhe pse aty i ka shpėrthyer ndonjė tjetėr tingull pesimist, si dhe te vjrsha “Lagja e varfun”. Fakti nuk ėshtė pa rėndėsi. Migjeni, thellė-thellė, nuk ishte e nuk mund t’ishte me kėta tinguj pesimistė. Ai duhet tė ketė qenė i pari i vetėdijshėm se kėta tinguj e kishin arsyen te dhimbja e tij e tmershme se po e le jetėn nė vlugun e rinisė, nė kohėn kur talenti i tij kish marrė atė zhvillim tė shkėlqyer qė ne njohim, nė kohėn kur lufta e komunistėve pėr ēlirimin e popullit tonė sapo kishte filluar, nė kohėn kur njė pendė si ajo e Migjenit ish aq e nevojshme pėr popullin tonė.

Prandaj, botimi postum i 6 “kangėve tė fundit” nuk i shton asgjė veprės sė Migjenit, veē tingullit pesimist qė shkaktoi vuajtja fizike, afrimi i ēastit tė fundit tragjik. Botimi i tyre mė 1944, kur nga botimi i vitit 1936 u hoqėn dy nga vjershat mė tė forta tė Migjenit, ishte njė konēesion ndaj ēensurės sė Regjencės Kuislinge, qė, pėr demagogji mbylli njė sy e shurdhoi njė vesh. Regjencės s’kish si tė mos i pėlqente qė, ahere, tė njihej edhe Migjeni “pesimist”. Kėshtu “Vargjet e lira” e paguan ribotimin e tyre ndaj Regjencės demagoge e tradhėtare.

Nė dorėshkrimin e kėtyre 6 kėngėve, Gj. Luka bėri njė ndreqje teksti me rėndėsi, duke u bazuar te dorėshkrimi qė kish parasysh: si vargun e parė tė strofės sė fundit tė “Frymėzimit tė pafat” e zevendėsoi me vargun origjinal “frymzim i jem qė mė djeg”, varg qė e gjejmė edhe te dorėshkrimi i auktorit vetė. Porse botimi 1944 kish njė mori gabimesh ortografike dhe gabime tė tjera qė ndryshojnė kuptimin. Te kėnga “Njė natė pa gjum”, vg 5 i strofės 4, ka qenė botuar kėshtu: “Por pishė nuk kam e vetėm janė burrat, shokėt…”. Duhej tė qe kėshtu: ”por pishė s’kam e largė janė burrat, shokėt”. Si ē’e shpjegon dhe redaktonjėsi, “burrat, shokėt” janė “revolucionarėt e kohės”. Fjala “vetėm” e botimit 1944 tė le tė kuptosh se kėta janė revolucionarėt e Shqipėrisė, tė cilėt janė lidhur pak e aspak me lėvizjen revolucionare tė pėrbotshme. Fjala “largė” e origjinalit e kėmben kuptimin: “burrat, shokėt” janė revolucionarėt e jashtėm, ata tė vendeve tė tjera, tė cilėt, duke qenė “largė” nuk e ndriēojnė dot Migjenin (“pishė s’kam”).

Poeti e ndjen se nuk ėshtė sa duhet i qartė ideologjikisht, ai ndjen nevojėn qė ta njohė mė mirė ideologjinė revolucionare, marksizmin, rrugėn drejt revolucionit; ai e ndjen se nuk e ka sa duhet tė qartė rrugėn e shpėtimit, ai e ndjen nevojėn e ndihmės s’atyre qė janė “largė”, pėr t’ia drejtuar udhėn. Kėta “burra e shokė” s’mund tė jenė tė tjerė veēse bolshevikėt e B.S., tė cilėt janė “largė” akoma, sepse influenca e tyre, qė ushtrohet mbi tėrė botėn, nuk ėshtė akoma sa duhet e madhe nė Shqipėri, ku lėvizja komuniste ėshtė fort e re, me fare pak eksperiencė, fare pak e organizuar. Migjeni me tė drejtė dėshiron qė “shokėt” t’i ketė mė pranė, po pa tė drejtė dėshpėrohet kur thotė se atė nuk po e dėgjon njeri, se po “ēirret kot mė kot”, se ėshtė mė mirė tė mbyllė gojėn, - hesh, more hesht!" – dhe kėrkon tė harrohet nė “gjum dhe andrrim”. Kėtė gabim ai e kuptoi dhe prandaj nuk e botoi edhe vjershėn.

Edhe nė vg 2 tė strofės 5 t’asaj vjershe duhet zevendėsuar “fjala” me “parola”, qė do tė thotė “parulla” e qė e jep nė mėnyrė tė saktė idenė e poetit. Strofės sė dytė tė “Frymzimit tė pafat” i duhet hequr vg 4. Si vg 3, duhet vėnė ky i dorėshkrimit: “mjaftė me plagė qė s’kanė sherim”. Theksi pesimist i vjershės nė kėtė mėnyrė shtohet, po mendimi i poetit del m’i qartė e m’i plotė.

Nė vg 1 tė “Vetmisė”, fjala “plakė” duhet zevendėsuar me “plakosė”. Poeti e ka bėrė me kalem korigjimin nė dorėshkrim dhe korigjimi ishte me vend: “mė plakos mėrzitja” dhe jo “mė plakė mėrzitja”. Gjejmė edhe njė herė mė shum kėtu influencėn e toskėrishtes mbi gjuhėn e poetit. Vjersha ka edhe dy korigjime tė tjera me kalem dhe botonjėsit e vitit 1944 kėto korigjime tė fundit i kanė pranuar, kurse tė parin jo, - edhe pse kėshtu prishej kuptimi. Migjeni ka bėrė korigjime tė tilla edhe te vjersha “Nėn flamujt e melankolisė”, ku shkruante “flamuret” dhe e bėri me tė drejtė “flamujt”.
Botimi 1944 nuk e ruan rendin kronologjik sipas tė cilit i ka shkruar nė radhuan e tij 6 kėngėt Migjeni. Gj. Luka e ndryshoi edhe njė herė tė dytė kėtė rend. Duhej respektuar rendi i origjinalit.

Me tė drejtė, Gj. Luka i ka botuar bashkė me kėto 6 kėngė edhe postumet “Hidhet e pėrdridhet” dhe “Malli rinuer”, qė mė 1944 u botuan te grupi “Kangėt e Pėrndimit”, duke pėrdhunuar kėshtu “Vargjet e lira” qė botoi me gjallje poeti.
Tė 8 kėngėt, qoftė nė botimin 1944, qoftė te “Veprat” nuk duhej tė botoheshin me titullin “kangėt e fundit”, sepse nė mes tyre ka dy vjersha tė padatuara, si ato tė dyja qė pėrmendėm mė lart, dhe njė tė datuar “maj 1936”. Si titull m’i pėrshtatshėm mund t’ishte “postume”, me qenė se poeti nuk u dha vetė njė titull tė pėrbashkėt.

Gjėj m’e re e mė me rėndėsi qė sjell ky redaktim i veprave tė Migjenit, ėshtė botimi i 5 nga tė 8 (familja thotė se janė 8) prozat e panjohura t’auktorit. Dy prej kėtyre i botoi nė gusht 1953, revista “Letėrsija jonė”, - “Tė ēelen arkapijat” dhe “Studenti nė shtėpi”. Nė kėto tregime ne gjemė njė akuzė shum tė fortė e njė sarkazėm therėse kundėr regjimit tė Zogut e kundėr klasave nė fuqi. Kjo akuzė ėsht edhe mė m’e hapėt e mė direkte se nė gjith prozat e botuara tė Migjenit. Kuptohet pėrse auktori, qė i kishte shkruar mė 1936, - me sa mėsojmė, - nuk i botoi dot pėr sė gjalli. Qoftė pėr gjatėsinė e disa prej tyre, qoftė pėr sigurinė e madhe tė pendės, Migjeni na paraqitet kėtu nė ngritje t’aftėsive tė tij tė mėdha prej prozatori. Me kėto tregime, pa asnjė dyshim, ai ze vendin e parė mbi gjith tregimtarėt e letėrsisė sonė tė kaluar. Kėto tregime i shtojnė tema tė reja prozės sė Migjenit, e pasurojnė nė mėnyrė tė veēantė kėtė prozė.

Po, me sa duket, edhe kėto tregime u botuan me gabime tė shumta. Ne nuk mund tė flasim pėr kėto gabime, sepse nuk e njohėm origjinalin. Po kėto gabime mund t’ ishin evituar, sikur familja tė vinte nė dispozicion tė redaktonjėsit origjinalin. Edhe tė dy prozat qė botoi revista “Letėrsija jonė”, me gjith se u botuan me lejen e familjes dual me gabime tė njejta qė gjejmė te “Veprat”.

Botimi i “Veprave” tė Migjenit, qė pritej kaq shum nga lexonjėsit, mbushi njė zbrazėtirė tė vėrtetė. Po kujdesi i redaktonjėsit nuk qe i mjaftuar. Redaktonjėsi, edhe pse i u pėrgjigj kėrkesave kryesore, me botimin e teksteve tė ēensuruara ose tė pa njohura, ai nuk i u pėrgjigj si duhet kėrkesės tjetėr po aq kryesore, qė tė na japė njė tekst vėrtet besnik. Mendimi ynė ėshtė qė nė kėtė botim, ortografija e auktorit duhej respektuar pėr aq sa nuk prekej fonetika e origjinalit. Vepra duhej vėnė pra n’ortografinė e sotme. Duheshin botuar gjith tekstet nė renditjen qė ka vėnė Migjeni me gjallje tė tij, qoftė ato tė botuara, qoftė tė pabotuarat. Gjith tekstet duhej tė ballafaqoheshin nė botimet e ndryshme tė tyre, duke u marrė pėr bazė botimi i fundit qė bėri auktori me gjallje.

Duheshin vėnė shėnime pėr gjith ndryshimet qė gjejnė nga botimi nė botim. Pėr tekstet e pabotuara, si dhe pėr ato qė iu shtuan botimit 1944 tė “Vargjeve tė lira”, duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qė familija e ka pėr detyrė morale t’i vejė nė dispozicion tė studionjėsve, qė vepra e auktorit tė dalė ashtu si ē’e ka dashur ai. Do tė kishte qenė shumė mė mirė qė botimi tė kish njė parathėnie tė redaktonjėsit, ku tė flitej mbi jetėn e veprat e auktorit, dhe tė pasurohej me disa klishe nga fotografitė e ndryshme tė Migjenit qė ekzistojnė dhe me disa faksimile tė dorėshkrimeve. Tė shėnojmė se formati i librit ėshtė tepėr i gjerė pėr njė vepėr jo kaq voluminoze sa ajo e Migjenit.

Me gjith tė metat, botimi i “Veprave” tė Migjenit ėshtė njė kontribut i ri i vlefshėm pėr njohjen e klasikėve tanė.

Pėrgjigjia e Gjovalin Lukės:

Pėrveē vėrejtjeve qė do tė shenoi shprehimisht, pjesėt e tjera tė kritikės m’u dukėn krejet me vend. Pėr gabimet qė mė vihen nė dukje ndėr to, s’mė mbetet tjetėr veēse t’i pranoj dhe t’ “ul kurrizin”.
Pjesėt e kritikės, ose ma mirė, ēeshtjet qė nuk mė duken krejt tė drejta apo ekzakte, janė kėto qė po rradhis ma poshtė:

1.Gjykimi mbi interpretimet e mija prej ma se 30 faqesh pėr prodhimet e ndryshme tė Migjenit, nuk mė duket i drejtė qė tė bahet nė kritikė krejt kalimithi dhe nė kėt mėnyrė: “Pėrsa u takon shėnimeve qė ka vėnė redaktonjėsi, ato janė tė mira e tė nevojshme, po ndonjėherė tė zgjatura ose jo dhe sa duhet tė qarta”… Sa janė tė nevojshme e tė mira, sa janė tė zgjatuna dhe jo tė qarta, nuk nxirret gjatė gjith kritikės prej 8 faqesh. Kjo, qoftė nė lidhje me anėt negative ose pozitive. Unė mendoj se, sigurisht, jo aq sa asht shkrue mbi besnikinė e riprodhimit tė tekstit tė Migjenit (gabime ortografike, gabime shtypi, krahasime me materiale tė panjohtuna deri mė sot, etj) por mjaft vend i duhej kushtue edhe gjykimit mbi interpretimet e bame nga unė (jo vetėm fjalorit). Ndoshta nuk meritojnė tė mirren parasyshė ato interpretimet? Atėherė, le tė thuhet.

Mue mė duket se ndėr shėnimet e mija ka disa pozicione interpretimi qė janė krejt tė reja ose edhe tė tjera qė kanė hedhė dritė mbi disa ēeshtje tė mbetuna deri mė sot me pikėpyetje. Do tė mjaftonte vetėm ndonjė krahasim me gjykimin mbi vargjet ose mbi proza tė ndryshme tė shkrueme ma pėrpara pėr tė gjetė mjaft ndryshime gjykimi mbi kėtė ose mbi atė ēeshtje. Tė krahasohen p.sh. gjykimet e mija me ato tė shokut Dh. Shuteriqi nė “Letėrsija e re shqipe”, ose edhe me analizėn e shokut Vehbi Bala. Unė nuk e kam quejtė t’arsyeshme qė tė bajshėm nė veprat riferime mbi gjykime tė dhanuna ndryshe dhe jo tė drejta, sepse kėsaj ēeshtje do t'ishte interesante t'i kushtohej njė studim i veēantė. Dhe tani, pėr kėtė punė vlerėsimi e interpretimi, vall a asht e drejt qė kritika tė shkruej vetėm kalimthi?

2. Nuk mė duket e drejtė qė tė vihet nė qendėr tė kritikės pėr “Veprat” ēėshtja e 6 poezive, dorėshkrime tė zbulueme ma vonė, sado qė thuhet se unė nuk kam qenė nė dijeni tė tyne kur kam redaktue “Veprat”. Kjo do t’ishte diēka si aneks, si njė kontribut i matejshėm pėr studimin e veprės sė Migjenit, por jo si metėr pėr tė caktue vlerėn e “Veprave”, siē ban kritika nė konkluzionet e faqes 8. 3. Vėrejtjet ortografike qė mė bahen nė faqen 3 mė duket se duhen ndamė nė dy ēėshtje qė s’mund tė pėrzihen: a) gabime shtypi dhe daktolografimi b) korigjime t’ortografisė sė Migjenit me qėllim e nė bazė tė njė kriteri nga vetė redaktuesi.

Kėto janė punė tė ndame dhe prandaj nuk mund tė jepet pėr to sė bashku njė gjykim, siē ban kritika: “Si edhe botimi 1944, ashtu edhe kėtij botimi i kanė shpėtuar gabime tė shumta ortografike…”. Gabimet e shtypit dhe tė daktilografimit qė pėrmenden nga kritika janė kritikue me vend, por me gjithė kėtė unė mendoj se fjala “tė shumėta” e shton shumė numrin e vėrtetė tė kėtyre gabimeve. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė dytė unė mendoj se kam unė tė drejt si kriter. Pse? Unė kam heqė hundaket e theksat e tjerė sepse vetė Migjeni nė prodhimet e fundit tė tij kishte fillue t’i eliminonte. Unė duhet tė kritikohem, po pse s’kam bamė shėnim kund mbi kėte kriter pėr tė kėnaqė kėshtu studiozin, por jo pse kam hjekė hundaket e theksat e tjera.

4. Nuk asht e drejt vėrejtja: “Ekstaza pranverore gjindet edhe nė botimin e 1936, fq 75 e jo vetėn n’atė tė 1944 siē thotė redaktonjėsi” (Kritika nė fund tė faqes 3). Qysh nė fillim tė “Veprave”, nė shėnimin e parė, mbasi kam tregue se me ē’baza fillon e me ē’poezi mbaron vėllimi i vjetit 1936, kam shkrue: “Ēdo vjershės i asht shėnue data e botimit tė mavonshėm, mbasi vėllimi i vjetit 1936 nuk doli nė qarkullim”. Pra, si tė gjitha vjershat e tjera tė vėllimit, edhe “Ekstaza pranverore” asht botue me datėn e mavonshme.

5. Nuk mė duket i drejt interpretimi i kritikės pėr kuptimin e fjalėve “tė smundė patollogjikisht” (Kr. faqe 3, rreshti 32 – i vetmi rast kur kritikohem pėr njė ēėshtje interpretimi). Kėsaj ēėshtje, pikėsėpari i duhet bamė njė korigjim, te Migjeni nuk gjindet fjala “pathollogjikisht” (siē shkruhet nė kritikė) por “pathollogjisht”. Ska dyshim se Migjeni e ka pėrdorė si sarkazėm tue pasė para syshė patologjinė. Pra fjala “sėmundė pathologjisht”, fjalė pėr fjalė “sėmundė nė mėnyrė tė pėrmbrendėshme”. Si e shpjegon kritika atė me vuajtjen fizike s’merret vesh fare. Njė interpretim i tillė nuk justifikohet as nga gjithė ideja e skicės sė Migjenit.

Ideja qėndrore e gjith skicės asht kjo: “Tė jesh i gėzuem edhe pse n’anė tjetėr zemra tė pėlset” (fjalėt e vetė Migjenit disa rreshta ma nalt nė tė njajtėn skicė). Pikėrisht kėt ide pėrsėrit me sarkazėm “tė smundė pathollogjisht” edhe njė herė Migjeni nė mbylljen e skicės. Me ē’arėsye kėtė mbyllje me pėrmbajtje ma tė thellė, kritika don ta reduktojė nė njė “vuajtje fizike” tė poetit e tė shokut tė tij.
6. Kritika (faqe 4, rrjeshtat 29-32) ka plot tė drejtė pėr vjershėn “Vetmija” por jo edhe pėr vjershėn “Nėn flamujt e melankolisė”. Nė shėnimin e kėsaj tė fundit nė “Veprat” unė kam shkrue: “Vjersha e fundit qė Migjeni dėrgoi nga Torino. Nuk dihet nė se kjo vjershė asht shkrue atje apor ma parė”. Ky shėnim s’ka ndonjė gabim. Ka disa dėshmitarė qė vėrtetojnė se vjersha u dėrgue nga Torino. Tashti qė qenka zbulue data e shkruemjes sė saj, del qė Migjeni e ka mbajtė kohė pa e dėrgue pėr botim, por jo qė ajo nuk asht dėrgue nga Torino, siē len me kuptue kritika.
7. Nuk jam dakort me mendimin se “botimi postum i 6 kangėve tė fundit nuk i shton asgjė veprės sė Migjenit”. (faqe 5, rreshti 36). Unė mendoj se edhe kėto kanė anė pozitive qė “shtojnė meritat e Migjenit”.

8. Nuk mė duket e drejtė qė tė ēfaqet mendimi pėr tė zavendėsue te “Frymzim i pa fat” njė varg ma optimist me njė varg nihilist (faqe 4, rr. 35). Unė mendoj se ai varg mund tė citohet nė shėnime, por pėr bazė duhet marrė vargu qė ekziston, mbasi ky varg asht ma i drejt – derisa vetė auktori ka ēfaqė dy mendime.
9. Nė faqen 7 tė kritikės, rreshti 9 thuhet nė lidhje me postumet:”Duhej respektuar rendi i origjinalit”. I cilit origjinal? Dorėshkrimet qė janė zbulue ma vonė apor rendi i 1944 qė asht njė rrėmujė? Renditjen unė e kam bamė tue dhanė njė shėnim mbi te nė fund tė faqes 73. Pse u dashka me doemos nė kėtė rast tė respektoja origjinalin, d.m.th. njė radhitje qė (simbas tė dhanave qė kam unė) e ka bamė Arshi Pipa?

10. Nė lidhje me tregimet e pa botueme, nė kritikė thuhet se “u botuan me gabime tė shumėta” dhe nuk jepet ndonjė fakt qė tė provojė se kėto gabime janė tė shumėta; pėrkundrazi menjėherė mė pas thuhet se “nuk mund tė flasim pėr to sepse nuk e njohim origjinalin”. Si mund tė qėndrojnė bashkė dy mendime qė rrėzojnė njani tjetrin? 11. Nuk asht e vėrtetė thanja: “Edhe tė dy prozat qė botoi revista “Letėrsija jonė”…duall me gabime tė njejta qė gjejmė te “Veprat”. Njė krahasim sado i nxituem e prej kujdo do tė tregonte se nė “Letėrsija jonė” ka mjaft gabime qė nuk gjinden te “Veprat”.

12. Konkluzionet e faqes 8 mė duken me gabime. Aty thuhet: “Mendimi i ynė ėshtė se duheshin botuar gjithė tekstet nė renditjen qė u ka venė Migjeni me gjallje tė tij, qoftė ato tė botuara qoftė tė pa botuarat. Gjithė tekstet duhej tė ballafaqoheshin nė botimet e ndryshme, duke u marrė pėr bazė botimi i fundit qė u bėri auktori me gjallje. Duheshin vėnė shėnime pėr gjithė ndryshimet qė gjejmė nga botimi nė botim. Pėr tekstet e pabotuara si dhe pėr ato qė i u shtuan botimit 1944 tė “Vargjeve tė lira” duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qė familja e ka pėr detyrė morale t’i vejė nė dispozicion tė studionjėsve…”. Kėtu mė vehen nė dukje disa porosira tė padrejta. E para, renditjen e tekstit unė e kam bamė pikėrisht si e ka bamė “Migjeni me gjallje tė tij”, natyrisht mbi ato tė dhana qė kishem unė. Si mund tė mė kėrkohet mue renditje tjera plotėsuese tė Migjenit qė zbulohen mbas daljes sė “Veprave”? Deri pėrpara zbulimit tė dokumentave dihej si renditje e vetė Migjenit vetėm vėllimi i 1936.

Kėtė renditje unė e kam respektue me rigorozitetin ma tė madh. Qė tė ketė pasė renditje nga Migjeni pėr pjesėt e pabotueme unė edhe sot nuk e dij se ka dhe se si asht. Ndoshta kėtė renditje e ruen nė syndyqet e tij misterioze Skėnder Luarasi e s’ja tregon kujt. Po unė nuk kam faj. E dyta. Gjithė tekstet qė diheshin unė i kam ballafaque e pikėrisht “duke u marrė pėr bazė botimi i fundit qė bėri auktori me gjallje tė tij” d.m.th. Vėllimi i 1936-ės dhe prozat ndėr revistat. Materiale tė tjera s’kisha mundėsi qė tė konsultoja – prandaj pse tė mė ngrihet nė konkluzion si njė punė qė s’e kam bamė kjo puna e ballafaqimit? Kritika duhet tė pėrmendte, nė qoftė se ka dobėsi ballafaqimi, por jo ta mohonte fare punėn ballafaquese qė vėrehet ndėr shumė shėnime qė nga fillimi deri nė fund tė vėllimit. Si mund tė mė kėrkohet mue qė "duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qė familja e ka pėr detyrė morale t’i vejė nė dispozicion…”

Mua mė duket se as sot e kėsaj dite ne nuk dijmė sa dorėshkrime ka i mistershmi Skėnder Luarasi. As unė dhe as njė shok s’ka mundė t’i sigurojė kėto dorėshkrime deri mė sot plotėsisht – e si mund tė “pėrdoreshin kėto dorėshkrime”? Kėto janė vėrejtjet e mija.
Po e pėrsėris: “nuk due n’asnjė mėnyrė tė mbuloj me anėn e kėtyre vėrejtjeve, kritikat tjera tė drejta tė shumta. Po t’ishte fjala pėr t’i pregatitė pėr botim publik kėto shėnime, do tė mė duhej tė shkruejshem edhe nja tri faqe tė tjera autokritikė. Pjesa mė e madhe vėrejtjeve tė mija, nė qoftė se gjykohen t’arėsyeshme ndreqen me ndonjė retushė dhe shtojca tė vogla.

Z. Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Z. Petro Luarasi e keni fjalėn ju!
Do ta kisha pasur, mė tė favorshme dhe mė tė lehtė tė kisha vazhduar tashti me tė gjitha rrjedhimet dhe konkluzionet, qė rrjedhin fare normalisht, sepse me ne ėshtė e vėrteta dhe ndershmėria. Njė kėrkesė kam, mos u kapni te gabimet ortografike e te shenjat e pikėsimit, pėr tė bėrė tym. (As unė sot nuk i di mirė, mė duket se edhe Petrua aty-aty ėshtė. Gabime ortografike ka edhe Skėnderi sa tė duash.) E kam sqaruar nė pėrgjigjet e mija, se nė 1954 niveli i shtypshkrimit, niveli i korrektorėve letrar, niveli personal gjuhėsor e niveli i njė gjuhe drejtshkrimore ishte krejt ndryshe. Nė njė sasi tė madhe librash, deri edhe nė veprat e klasikėve tė marksizėm-leninizmit ku angazhoheshin gjuhėtarė shumė mė tė mirė se S. Luarasi, kam konstatuar me dyzina gabimesh. Babai im sigurisht se nuk mund t’i bėnte ato redaktime qė rekomandonte e rekomandoi sh. Luarasi, me mendjen qė ta dėgjonin atje lart…

A e shikoni tashti se Gj. Luka nuk kishte “pushtuar/rrokur” asnjė lloj materiali tė zotit Skėnder, sepse ai as mė 1954 nuk i ka pasur ato 5-6 prozat e pa botuara dhe as qė i kishte konsultuar. Dhe si mund t’i kishte mė 1947-1948?! Sepse, edhe sikur ta zėmė si tė mirėqėnė qė Gjovalini i kishte marrė nga “arkivi” ato 5 copė novelat e pa botuara, kopjuesi “me shumė gabime” nė atė daktilografim do tė ishte vetė shoku Skėnder! Po pse Skėnderi t’a bėnte kėtė lloj mashtrimi me qėllim, tė akuzonte tjetrin, pėr gabimet e veta?!

Mirėpo puna ėshtė se shoku Skėnder e dinte pjesėrisht edhe atė “lejen nga familia” e vitit 1953 akorduar sh. Dh.S. Shuteriqi pėr tė botuar 2 copė novela. Ai nuk i ka pasur ato 7-8 novelat mė 1953-1954, as nė dorėshkrim e as nė daktilografim. Ai madje as nuk e dinte mirė se sa ishin 7 apo 8, apo…Duke u nisur vetėm nga ndryshimet Shuteriqi-Luka, ai luajti paksa me njė bllof, sikur u kishte hedhur ndonjė sy tė shpejtė edhe dorėshkrimeve tė pa botuara “tė families”, te motra tjetėr e Migjenit. Ashtu siē ju a kam shkruar “familia” nuk ishte vetėm zonja Ollga e zoti Skėnder, dhe mė vonė do t’ua tregoj mė hollėsisht…Z. Angjelina vetė as sot nuk e fut vėllanė “si ndonjė nip i families sė Migjenit” dhe as z. Petro juniori nuk ia jep motrės “dorėshkrimet origjinale” tė “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar”…!

Nė tėrė kėtė mesele dava (tr.) ka njė tė vėrtetė, qė po e ripėrsėris: Gj. Luka, nuk e konsideronte atė botim tė 1954 si fundi apo fjala e fundit dhe me vetėdije e kishte lėnė rrugėn tė hapur. Siē e kam shkruar Gjovalini e kishte ndihmuar sh. Skėnder, kur kishte pasur mundėsi dhe ajo “autokritika” aty rrahte…
Por, Gj. Luka nuk ishte njėherė andej njė herė kėndej…, pastaj me “shokėt e largėt komunistė bolshevikė sovjetikė”, duke ndėrruar fjalėn “vetėm” me “larg”…pastaj te “shokėt e afėrt Koliqi e A. Jakova… tė 1956”. Nuk e keni librin origjinal tė 1957?! Apo kėta janė zotėrinjtė e afėrt tė rradhės tė ēiftit Ceka dhe tė Zonjės Dade?! Kėtu kam edhe dy pyetje:

1. Ekzistojnė ato shėnimet origjinale me laps, nė dorėshkrimet origjinale, apo janė fshirė nga koha?!
2. I keni dorėzuar origjinalet e “dorėshkrimeve” nė Arkivin e MHSH apo i ruani akoma nė syndyk?!

E gjykova tė arsyeshme t’ua lė vendin dhe rradhėn juve sė bashku apo tek e tek, tė reflektoni dhe tė shkruani qėndrimet tuaja. Do t’ju pres ca kohė dhe pastaj do jap gjykimet e mija, megjithse edhe me kaq mjafton. Jam i hapur edhe pėr telefonata “pa qarje e pa atentate letrare”! Mbledhjet, korigjimet e redaktimet e “Migjeni”, VEPRAT , nė vazhdim, sipas porosive tė vitit 1954 tė z. Skėnder Luarasi, siē kam shkruar edhe mė parė, ia ngarkoj si detyrė Petro S. Luarasit. (Me kėtė rast urime edhe pėr atė shkollėn 9 vjeēare me emrin “Skėnder Luarasi”, inauguruar nga shoku Edi Rama) Me atė fletėzėn me minimumin, “Ndreqje gabimesh” po e mbyll: “Oh, sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit” – Tiranė, e shtunė 18 qershor 1955…

[Shėnim: Me sa mbaj mend nė largėsi kohore, aty nga pas vitet 1960 nė internim, tre persona nga Tirana, tė shoqėruar me nja dy civilė dhe me policinė e Roskovecit, na bastisėn shtėpinė. Ndėr tė tjera, nė njė komodinė (ku mbahej edhe DTT) ata morėn edhe njė “Dosje”, ku kishte edhe materiale me njė shkrim dore me bojė jeshile. Mendoj se ata duhet tė kenė marrė edhe materiale nga tė Migjenit, sepse kanė shpėtuar disa pjesė tė tjera….A.L.]

-- marre nga Shqiperia Etnike

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara