HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Libri i zi i komunizmit: krime, terror, shtypje

-- nga Astrit Lulushi, SHBA

Astrit Lulushi Idete kane pasoja..si vrasje, tirani dhe shtypje. Kur kerkojne per shembuj te barbarizmave te sponsorizuara nga shteti, intelektualet me shpejtesi tregojne inkuzicionin spanjoll ose imitimin e tij protestant, gjuetine e shtrigave. Si eshte e mundur, thone ata, qe njeri te persekutoje tjetrin per bindjet e tij. Ironikisht, te njejtet intelektuale, shpesh jane po ata qe sherbyen si perkrahes e nxites per persekutimet politike dhe vrasjet ne mase ne nje shkalle te papare ndonjehere ne historine njerezore.

Inkuzicioni spanjoll morri jeten e rreth 2 mije njerezve gjate periudhes se tij 25 vjecare nga viti 1480 deri me 1505. Megjithate veshtire te gjendet nje periudhe qofte edhe 25 diteshe ne Rusinė nen Stalinin, ne Kinen nen Mao ce dunin, apo ne Kamboxhian nen Pol Potin, ku numri i vrasjeve te ishte me i vogel.

Krimet e komunizmit nuk jane perfillur. Pare nga nje kend veshtrim i bute e i favorshem ndokush mund te mendoje se intelektualet thjesht jane verbuar nga paragjykimet e kohes dhe nuk jane ne gjendje ngrihen mbi realitetin e t'i shohin vrasjet qu u kryen nen hunden e tyre. Pare nga nje kendveshtrim cinik, te tjeret mund ta shohin kete mosperfillje si nje vet-humbje kujtese me qellim per te perjashtuar veten nga roli si perkrahes i ketij gjenocidi klasor

Duke patur parasysh kete heshtje te shurdher mes intelektualeve qe kane brohoritur vrasjet e rreth 100 milione njerezve nga komunizmi ne shekullin e 20-te, bashkeautori i librit te zi te komunizmit, Stefani Courtis shtron pyetjen se perse eshte dashur te pritej deri ne fund te shekullit 20 per te folur rreth ketyre krimeve. Pergjigja duket se eshte se per me shume se 80 vjet, akademiket kane genjyer veten duke mos pranuar te besojne se shoket e tyre te idealeve mund te ishin ne gjendje te kryenin krime te tilla diabolike.

Shume prej autoreve te librit te zi perpiqen ta vendosin komunizmin ne konktekstik kulturor, duke diskutuar mbi kryengritjen fshatare ne Rusi, ose skllaverine ne Kamboxhia. Por per asrye se komunizmi ishte nje ideiologji kunder tradites qe qellimisht shkaterroi menyren e vjeter te jeteses, dallimet kulturore midis partive komuniste ne vende te ndryshe nuk ishin aq te theskuara sa c'ishte ngjashmeria e tyre e jashtezakoneshme. Per shembull mania per klasifikimin dhe zhdukjen e elementeve te ndryshem te shoqerise ne Kamboxhia duket se ishte karakteristike per te gjitha regjimet komuniste. Ne Rusi ata quheshin "te deklasuar", ne Shqiperi, "armiq te e popullit" ne Kine te "zinj kundert te kuqeve", e te tjere.

Ne te gjitha kryeqytetet komuniste, e njejta gjuhe perdorej per te poshteruar keta njerez si "farera te keqia, krimba, ndyresira"- dhe i njejti fat i priste ata dhe familjet e tyre ne burgje, kampe internime e para skuadrave te pushkatimit. Cdo vrases ne mase mesoi nga paradhesi i tij. Secili kishte kliken e vet te intelektualeve perkrahes; Secili kishte ithtaret e tij mes policeve, ushtareve dhe bashkeatdhetareve.

Libri i zi i komunizmit permbledh arkivat e hapura te vendeve ish komuniste, per te zbuluar arritjet e komunizmit; terrorin, torturat, urine, internimet dhe masakrat. Me hollesite e pershkruara, ky liber duket se perben perpjekjen e pare serioze per te regjistruar dhe analizuar krimet e komunizmit gjate nje periuedhe prej me se 80 vjetesh.

Libri, i publikuar fillimisht ne France, frengjisht dhe tashme ne anglisht, eshte cilesuar si nje akuze penale ndaj komunizmit qe argumenton me fakte se komunizmi ishte nje stistem kriminal. Aty jepen hollesi reth mizorive te shkaktuara nga regjimet komuniste; perfshi 25 milione te vdekur ne Bashkimin Sovjetik, 65 milione ne Kine, 1. 7 milione ne Kamboxhia. Libri nuk eshte i kendshem, por i nevojshem.

Miti i gabuar se themeluesit e ketij sistemi kishin qellime te mira, bie poshte perfundimisht. Faktete e mbledhura jane te pakundershtueshme dhe askush qe do ta lexoje kete liber nuk do te jete ne gjendje te thote me se nuk e dinte ose nuk ishte i sigurte rreth natyres kriminale te komunizmit, ndersa ata qe kane filluar t'i harrojne keto mizori do te detyrohen t'i kujtojne perseri.

Libri prej rreth 800 faqesh, ndahet ne 5 pjese ku perfshihen 27 kapituj. Kapitulli i 20, perbere prej 60 faqesh flet per komunizmin ne Evropen Qendrore e Juglindore. Fakti qe komunizmi shqiptar pershkruhet kalimthi ne jo me shume se nje faqe, tregon se autoret per nje arsye apo nje tjeter nuk kane patur ne duar fakte, referenca apo burime te mjaftueshme arkivore te periudhes komuniste ne Shqiperi. Per shembull,autoret thone se Shqiperia gjate periudhes komuniste kishte 19 kampe e burgje politike, ndersa sipas deshmitareve numri i tyre ishte dy e ndoshta 3 fish me i lart. Por historia e diktatures eshte komplekse dhe historia e komunizmit jo me pak e tille.

Por dilema e vertete morale qe paraqet libri nuk eshte thjesht ne se komunizmi ishte me i keq se nazizmi, apo Stalini me vrases se Hitleri, por ne se historia e shekullit te 20 ka mundur te jape gjykimin e saj perfundimtar e objektiv rreth ceshtjes ne se te gjitha keto vrasje e barabarizma u shkaktuan nga natyra e keqe e ketyre njerezve dhe qe ideologjite utopike "te clirimit" qe e mohojne kete fakt perfundojne duke shkaktuar vrasje ne mase nje shkalle te pashembullt."

Libri behet edhe me denoncues po te kihet parasysh fakti se ai eshte shkruar nga 6 studiues, cdo njeri prej te cileve ish komunist ose ish vizitor i rregullt i vendeve kur ato vuanin nga regjimi komunist.

Bibliografia:
1. "The Black Book of COMMUNISM; Crimes, Terror, Repression" by Courtois, Werth, Panne, Paczkowski, Bartosek, Margolin, Harvard University Press 2004
2. "Fundi i Udhes se Gjate" nga Tomorr Aliko, Tirane 2001
3. "Ideas have Consecuences".. by Daniel J. Flynn, Accuracy in Academia
4. "Dead Souls" by Anne Applebaum, Weekly Standard

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara