HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FISHTA NĖ DORĖ TĖ REDAKTORĖVE SHQIPTARĖ

-- intervistuar nga T. Nossi

INTERVISTĖ ME PROF. ARDIAN NDRECĖN

Ardian Ndreca Intervistuesi: Kohėt e fundit shtypi shqiptar ka pasqyruar njė polemikė tė ashpėr mes disa pėrfaqsuesve tė klerit franēeskan shqiptar dhe njė grupi redaktorėsh dhe botuesish tė veprės sė Fishtės. Franēeskanėt kanė paditur botuesit pėr dėmtime morale dhe materiale, mbasi kėta kishin botuar me “redaktime” – pra me cungime dhe me ndryshime veprėn e Fishtės.
A.N.: Mā s’parit mendoj se e drejta e autorit nė pėrgjithsi āsht nji e drejtė e shenjtė e cila duhet ruejt me ēdo mjet ligjor. Mjerisht tek ne respekti ndaj pronės private gjatė viteve tė komunizmit ka ardhė gjithnji e mā tepėr tue u zbeh, e kjo gja ndodh edhe nė drejtim tė pronės intelektuale, e cila āsht nji lloj pronet private.

Nė vendet anglo-saksone e drejta e autorit ruhet me anė tė copyright-it. Nė pėrgjithsi legjislacioni modern sanksionon tė drejtėn morale dhe ekonomike tė autorit qė ka krijue vepra qė i pėrkasin letėrsisė, muzikės, arteve figurative, kinematografisė e deri edhe vepra me karakter “krijues” si pėrkthimet artistike.

E drejta e autorit e pame si e drejtė ekonomike mbi shfrytzimin e veprės dhe si e drejtė morale mbi atėsinė e saj, njihet me marrėveshtje ndėrkombtare tue nisė te Aktet e Bernės tė cilat janė rishikue e aprovue prej Konferencės Diplomatike tė Parisit (24/7/1971) dhe prej Marrėveshtjes sė Gjenevės (29/10/1971); tė dyja kėto marrėveshtje kanė pranue pak a shumė pa ndryshime Aktet e Konferencės Diplomatike pėrmbi «pronėn intelektuale» tė mbajtun nė Stokholm nė vitin 1967.

E drejta e autorit mbi nji vepėr i pėrket sė drejtės private dhe nuk duhet ngatrrue me tė drejtėn e atij qė zotnon fizikisht veprėn, psh. nji person kur blen nė treg nji ekzemplar tė «Lahutės sė Malcis» nuk ka blé edhe tė drejtėn mbi atė vepėr, por thjesht ka pague suportin material (letrėn e shtypun) me anė tė sė cilit shpėrndahet nji e mirė jomateriale e cila i pėrket autorit ose trashėgimtarėve tė tij tė ligjshėm. Nė kėtė mėnyrė e drejta e autorit kufizon botimin, shtypjen, transkriptimin, vumjen nė skenė, shpėrndamjen me anė tė mjeteve elektronike, pėrkthimin, pėrpunimin e veprės etj.

Nė rasėn konkrete bahet fjalė pėr uzurpimin e sė drejtės sė shfrytzimit ekonomik tė veprės sė Fishtės, por nė qoftė se botuesi ka shkurtue, modifikue apo pėrpunue nga ana gjuhsore tekstin fishtjan, atėherė mund tė jetė prekė edhe e drejta nominale e autorit, dmth. ajo vepėr qė ata kanė botue nuk āsht vepra qė ka botue autori vetė kur ka qenė gjallė ose nuk pėrputhet me origjinalin qė gjindet nė dorėshkrim.

Pėrsa i pėrket personave qė realisht kanė tė drejta ekonomike mbi veprėn e Fishtės duhet thanė se kėto tė drejta simbas ligjit ndėrkombtar i mbajnė pėr 70 vjet diellor mbas ditės sė vdekjes sė autorit, trashėgimtarėt e tij tė ligjshėm, tė cilėt mund tė jenė persona fizikė ose ente morale, tė cilėve ai i ka dhanė tė drejtat e veta qysh mā pėrpara. Nuk āsht e nevojshme pėr efektshmėninė e sė drejtės sė autorit qė tė bahet publik testamendi apo kontrata tė tjera qė autori mund tė ketė nėnshkrue sa ka qenė gjallė. Kėtė gja ligji ndėrkombtar e pėrcakton qartė kur i njeh tė drejtėn e autorin deri edhe shkrimeve anonime ose atyne qė janė botue me pseudonim. Nga ana tjetėr āsht e domosdoshme qė ai qė kėrkon me shfrytzue tė drejtėn ekonomike tė nji autori tė sigurohet ligjėshmėnisht se nuk uzurpon asnji titull tė asaj tė drejte, tė cilėn mund ta zotnojnė persona fizikė apo ente juridike. Kah ana tjetėr ligji nuk e pranon padijen apo «injorancėn» si argument favorizues.

Nė rasėn e Fishtės, frat franēeskan, statuti i mbrendshėm qė rregullon jetėn e kėtij Urdhni fetar detyron individin qė dėshiron me bā pjesė nė ketė Urdhėn me i lėshue nė dorė tė Parit tė Urdhnit tė gjitha tė drejtat e tija, kėshtu qė si fitimet ashtu edhe borxhet e matejshme i pėrkasin Urdhnit, pra si nderi ashtu edhe mbrojta eventuale ndaj akuzave bahen prej Urdhnit e jo prej tė afėrmve tė individit. Kjo gja ka ndodhė edhe me Fishtėn kur ai ka veshė zhgunin franēeskan dhe ka pranue «kushtet e pėrhershme».

Nė fakt «Constitutiones Generales OFM» pėrcaktojnė qartė me anė tė nji «voto publico» se kandidatėt heqin dorė prej sė drejtės sė pėrdorimit dhe tė shfrytzimit tė t’mirave materiale (renuntiant iuri bonis materialibus utendi et disponendi, Tit. II, art. 8) – dhe mbas kushteve tė pėrhershme heqin dorė edhe prej sė drejtės sė pronėsisė (post vero professionem sollemnem emissam etiam iuri proprietatis, po aty); nė ketė rasė fretnit detyrimisht shkruejnė edhe testamendin e tyne me anė tė cilit i kalojnė Provincės tė mirat e tyne materiale apo intelektuale. Personat e vetėm qė kanė pozicion analog me “de cuius” (Fishtėn) janė fretnit franēeskan qė i pėrkasin tė njejtes Provincė. Pėr ketė arsye cilėsia juridike e “statusit” tė trashėgimtarit i njihet atyne qė kanė qenė depozitarė tė vetė cilėsive personale tė Fishtės: si materiale ashtu edhe intelektuale. Ketė gja legjislacioni shqiptar āsht i detyruem me e njohtė si evidencė, mbasi lirija themelore e individit (nė rasėn konkrete me ba pjesė nė nji Urdhėn) nuk rrjedh prej ligjit por āsht e njohtun me ligj.

Pra, tė drejtėn morale dhe atė tė shfrytzimit ekonomik e gėzon Urdhni tė cilit Fishta i ka pėrkit, kjo s’do tė thotė se vepra e tij nuk mund tė pėrdoret nėpėrmjet tė ashtuquejtunės «fair use», qė autorizon pėrdorimin e pjesshėm tė veprės pėr qėllime studimi, kulturore apo mėsimdhanje, por gjithmonė pa pasė si qėllim pėrfitimet materiale: pra, tregtimin e veprės sė autorit.
Pėrfitimi ekonomik qė vjen prej ribotimit pa kriter tė veprės sė Fishtės nuk mundet me u argumentue me faktin qė ai i pėrket tė gjithė kombit, mbasi nji ligj i bazuem mbi tė drejta tė kėtilla mund tė autorizonte kėdo me marrė pjesė nė tė mirat materiale qė personi qė i pėrkitka gjithė kombit ka prodhue apo thjesht ka zotnue! Sesa i dobtė āsht nji argument i tillė e tregon edhe fakti se tė vetmit qė janė persekutue prej regjimit komunist tue u nisė prej afėrsisė shpirtnore dhe materiale qė kanė pasė me Fishtėn kanė qenė bashkėvllaznit e tij Franēeskan.

Intervistuesi: Nji ndėr shkaqet qė ka bėrė qė Provinca Franēeskane shqiptare tė padisė nė gjyq botuesit e paautorizuar tė Fishtės, ėshtė fakti se ata kanė vėnė dorė nė veprėn e shkrimtarit, duke ndėrruar gjuhėn dhe duke mos i botuar tekstualisht shkrimet fishtjane. Ēfarė mendoni pėr kėtė gjė?
A.N.: Kishe me thanė se nji person qė kualifikohet si «profesor» duhet tė ketė parasysh se nji botim kritik nė pėrgjithsi – edhe kur āsht i autorizuem – nuk mundet kurrsesi me u bā tue vu dorė nė punėn e autorit. Nji mik i jemi qė jeton jashtė atdheut tash 65 vjet po mė thonte se tue botue nė Shqipnķ disa shkrime tė babės sė vet (historian e gjuhėtar), kishte zbulue nji qenje shumė tė ēuditshme, kishte zbulue: «redaktorin».

Miku jem, i edukuem ndėr shkolla perėndimore, nuk mbėrrinte me e kuptue sesi nji «redaktor» mund tė ishte aq i plotfuqishėm sa tė mbėrrinte me ia ndėrrue nji dorėshkrimi apo nji vepre tė botueme trajtat foljore, mbaresat, diftongjet e deri edhe sintaksen vetė tue qethė pa mėshirė paskajoret – e tue e reduktue shkrimin deri nė skajet e ngushta tė intelektit tė vet.
Nji botim kritik – sė paku kėshtu na mėson metodologjia shkencore – nuk pranon asnji ndėrhymje subjektive tė atij qė kujdeson ribotimin e veprės. Edhe atėherė kur autorit vetė i ka rrėshqitė nji gabim i qartė apo kur nė botimin e bamė prej tij paraqiten gabime tipografike – ai qė merr mbi vete barrėn serioze tė ribotimit tė veprės duhet tė kufizohet tue vu nė fund tė faqes nji shenjim ku tė pohojė se cili āsht versioni i drejtė, ndėrsa nė tekst zakonisht vehet nji shenjim ndėr kllapa katrore: [sic!], qė i thotė lexuesit tė kulturuem: mos u habit, kėshtu e ka shkrue vetė autori.

Mjerisht nė ambjentet tona akademike ka zotnue pėr nji gjysmė shekulli nji meto-ideologji marksiste, e cila ka bā qė pėrmbledhje dokumentash historike tė jenė tė mbushuna me tė ndyeme mizash, me fjalė tjera me tri pika, tė cilat dihej se ēka donin me thanė por s’dihej se ēka donin me mshehė!
Po si mund t’i shkojnė kujt nė mend se mund tė pėrshtatet «Lahuta e Malcis» apo mund tė preken «Anzat e Parnasit»? Me bā gjana tė tilla duhet jo kurajoja e shkencatarit, por guximi i tė marrit, mbasi pikė sė parit pėr me vu dorė nė nji tekst fishtjan duhet me qenė afėr pėr kah gjenialiteti me vetė Fishtėn. Kujt i shkon sot nė mend me pėrshtat Danten apo Petrarkėn nė italishten e sotshme, e pra ndryshimi ndėrmjet gjuhės sė Fishtės e kėsaj qė flasim sot s’āsht kurrė aq i madh sa ai ndėrmjet gjuhės sė Dantes dhe italishtes sė sotshme. Detyra jonė nuk āsht me e ulė Fishtėn prej podit tė tij tė naltė tek lexuesi i sotshėm qė ka nji fjalor prej dy – trimijė fjalėsh, duhet qė lexuesin me e pasunue tue e ndihmue me u ngrit disi deri te gjuha dhe te arti i Fishtės.

Intervistuesi: Nė polemikėn me Franēeskanėt prof. Tonin Ēobani duke marrė zjarr ndaj «fazės ironike tė franēeskanizmit shqiptar» siē e quan ai, pra ndaj franēeskanėve tė sotėm – i kujton atyre turrat e druve e shumė bėma tė tjera tė Kishės katolike, duke thėnė mes tė tjerash: «Zot, na ruaj prej prifterinjve shqiptare te periudhes se tranzicionit, qe ne emrin tend pergojojne mekataret, gjykojne njerezit e ndershem dhe denojne te pafajshmit, jo me duke i djegur ne turra drush si Galileun, as me indulgjenca si ne mesjete a duke ua thyer kryqin te pragu i deres si ne kohet e mevonshme ne Shqiperi, por duke sajuar akt-akuza absurde dhe duke shpifur publikisht kunder tyre, ashtu kjofte!» (Tonin Ēobani, Koha Jonė, 12/2/2005). A mendoni se pėr ēdo problem qė mund tė lindin me pjestarėt e Kishės katolike, ėshtė e drejtė qė tė kthehemi e t’i gjykojmė me akt-akuza qė kanė tė bėjnė me kryqzatat, me Galileun apo me Savonarolėn?
A.N.: Nė qoftė se do tė merrni me lexue librin me kujtime «Rrno vetėm pėr me tregue» (vėll. I) tė At Zef Pllumit, do tė shihni se nė bazė tė akt-akuzave tė tilla Shteti terrorist para 60 vjetsh dėnonte me vdekje anėtarėt e klerit katolik, sot qė dėnimi me vdekje āsht hjekė – ka endč prej atyne qė mundohen me diskreditue pjestarėt e Kishės katolike me anė tė argumenteve kaq shkencore dhe kaq tė forta. Por nuk āsht ky problemi i vėrtetė ligjor.

Mā s’parit duhet me thanė se ai ribotim i Fishtės, pėr tė cilin po diskutohet sot, nuk āsht gja tjetėr veēse nji ndėrrmarrje editoriale e konceptueme nė bazė tė logjikės sė fitimit, e cila i bindet ligjeve tė tregut. Ky i fundit kėrkon nji Fishtė sa mā tė kuptueshėm prej masės sė gjanė gjysmė – analfabete qė herė mbas here detyrohet me e blé nji libėr. Atėherė redaktorat e zellshėm i qesin pėrpara asaj mase nji Fishtė tė pregatitun pėr stomakun e tyne qė bluen mā sė shumti deri nė 2000 fjalė shqip, qė s’ka studjue kurrė gjuhėn shqipe dhe qė e njeh historinė tonė prej gazetave.

Āsht e vėrtetė se At Viktor Volaj (– i cili citohet prej Profesor Ēobanit) – nė komentin e tij tė «Mrizit tė Zānave» (koment i lėvduem prej A. Xhuvanit te revista «Shkėndija») thotė se Fishta «i zhduki edhé disa forma nendjalektare sidomos tė Zadrimės» - por kėtu kryefjala āsht Fishta dhe jo Volaj, mbasi ndryshimet i ka bā vetė Poeti ynė kombtar. Po aty At Viktor Volaj shkruen: “Per botimin e njij teksti definitiv ndoqa dy teksta tė qortuem prej vetė auktorit, njani i botimit tė dytė e tjetri i tė tretit”.
Ma qartė se kaq nuk kishte mujtė me e shkrue kurrkush, e duhet me qenė tė pezmatuem nė mend me marrė shkas prej kėtyne pohimeve pėr me e ndrrue tekstin fishtjan.

Sa pėr tė drejtat e ribotimit tė veprės letrare tė Dh. Shuteriqit, pėr tė cilat Profesor Ēobani preokupohet se kujt i takojnė: Lidhjes sė Shkrimtarėve apo trashigimtarėve tė tij – po i thona mos tė bājn marak, pse kujt dreqi po i shkon ndėr mend me ribotue tregimet me partizan e me ballista qė pat qendisė dikur Shuteriqi... Ase mā mirė, ato tregime t’i kishte ribotue vetė Profesor Ēobani, pse s’kishte pasė nevojė me redaktue kurrgja.

Pėrsa i pėrket mbasandej asaj «lutjes» me tė cilėn ēilet artikulli i tij i datės 12 shkurt ku ndėr tė tjera pėrmend turrėn e druve mbi tė cilėn Kisha katolike na paska djegė Galileun, aty Profesor Ēobani ka humbė rasėn mā tė artė pėr me heshtė.
Nuk e di se deri kur duen me vazhdue kėta gjind me shpalos marrinė e tyne tė paskaj me togfjalėsha tė marrun uha prej Historisė sė PPSH apo prej dispensave tė marksizėm-leninizmit?
Lajmin qė Galileun na e paskan pasė djegė e mora vesht s’parit prej Profesor Ēobanit, jo vetėm unė, por edhe vetė Galileu atje ku gjindet.

Merret vesht nė qoftė se jemi tue folė pėr tė njejtin person, pra pėr atė Galileo Galilein, qė pat lind nė Piza (Pisa) me 15 shkurt 1564 – e tue qenė ndjekės i teorisė kopernikane pat botue ndėr tė tjera dy kryevepra tė titullueme: «Dialogo sui due massimi sistemi del mondo» dhe «Sidereus Nuncius» - dhe i randuem prej pleqnijet e gati i verbėt pat vdekė nė vilėn e vet nė Arcetri nė orėn 4 tė nadjes tė datės 8 janar 1642!

Ne e dijmė prej historisė – asaj qė shkruejn historianėt e papezmatuem– se Galileun e thirrėn me u paraqitė nė Romė nė vitin 1633, ku e detyruen me mohue publikisht teorinė kopernikane dhe e dėnuen me burgim. Mā s’parit e ēuen nė «relegatione» nė Trinitą dei Monti nė vilėn e familjes Medici, afėr Piazza di Spagna, mandej e dėrguene nė rezidencėn e mikut tė tij Piccolomini, arqipeshkėv i Sienės e sė fundi nė vilėn e Arcetrit, afėr Firences. Nė qoftė se do ta kishte pasė vizitue Profesor Ēobani vilėn ku ka kalue vitet e «burgimit» Galileu, do t’ishte bindė se i djegun prej kėsaj historie nuk del zbuluesi i njollave tė diellit por ndokush tjetėr!
Aty-kėtu doli edhe pak latinorum, por jam i sigurt se ashtu siē e ka marrė vesht drejt historinė e Galileut, Profesor Ēobani ka me marrė vesht edhe latinorumin tem tė vobekt.

Kah ana tjetėr latinishtja āsht gjuha zyrtare e Kishės katolike ashtu siē āsht mandarinishtja gjuha zyrtare e Kinės popullore - nuk besoj se as Kisha katolike e as Kina kanė me ndėrrue gjuhėn e tyne vetėm pėr me i bā qejfin ndokujt! Mos tė harrojmė se latinishtja ka qenė gjuha akademike e universiteteve europiane deri nė gjysmėn e 1800-ės, kurse veprat qė janė shkrue nė atė gjuhė nuk lejojnė kėnd me e pėrbuzė kollaj edhe atėherė kur nuk e merr vesht bash mirė.
E sa pėr Franēeskanėt e Shqipnķs, atyne ia din pėr ndér historia jonė tue fillue te fra Pali prej Hasit (1599) e tue pėrfundue te At Zef Pllumi, mbasi kanė dijtė me qenė Barķ e s’e kanė braktķs kurrė grigjėn e tyne, tue punue gjithmonė me dashunķ dhe jo me mėni nė tė mirėn e tanė kombit shqiptar.

Intervistoi: T. Nossi
Shkurt 2005
Botue te Gazeta 55, datė 20 shkurt 2005

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara