HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mustafa Merlika Kruja

Figurė e Ndritun e Shkencės Shqiptare

-- nga Ardian Ndreca Ph.D.
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

Ardian Ndreca Ndjesķa historike e shqiptarėve

Nuk āsht fort e lehtė, sot, kur nė Shqipnķ hapen vorre e groposen kujtime, me paraqitė nji figurė aq tė «pėrfolun» si atė tė Mustafa Krujės. Ai bān pjesė nė atė rradhė burrash, si Lef Nosi, Dom Lazėr Shantoja, Kol Tromara, Mark Gjomarkaj pėr tė cilėt nuk flitet gati aspak, edhe pse zānė nji vend nderit nė altarin e kombit tonė. Sot nė Shqipnķ zotnon prirja me rehabilitue ata figura tė cilat deri dje regjimi komunist i kishte dėnue. Shumė e drejtė. Por mā tė parėt qi po na dalin atdhetarė e patriotė tė pėrndjekun janė taman ata qi u eliminuen nė luftėn e mbrendshme midis rrymave komuniste nė fuqķ. E shkrivanat e sotshėm pėrpiqen me ngjallė keqardhje nė publik tue tregue shortin e padrejtė qi i tokoi pėr hise Koēi Xoxeve e Mehmet Shehave, tue hesht qėllimshėm faktin se me mija e mija vorre njerzish tė vlerėt e tė pafajshėm u mbollėn nė ēdo kānd tė vendit shģ prej dorės sė tyne.

Kur flitet pėr Mustafa Krujėn nuk bāhet fjalė me rehabilitue figurėn e tij, pse ai nuk ka aspak nevojė pėr nji operacion tė tillė tė mundimshėm, flitet vetėm me bā tė njohtun se kush ishte Mustafa e ēka ka kenė jeta e tij. Tash qi prej ngjarjeve tė turbullta tė Luftės sė dytė botnore, e cila pėr ne pėrfundoi mjerisht, ka kalue nji gjysė shekulli, mund t'i shohim ngjarjet e njerzit nė nji dritė mā objektive, ashtu si u zhvilluen e si ishin me tė vėrtetė.

Rinija e Mustafa Krujės

Mustafa lindi nė qytetin e Gjergj Kastrijotit me 15 mars 1887, nė nji familje tė thjeshtė qytetare, e cila āsht kujdesue qi ai tė kryente shkollėn fillore nė qytetin e lindjes e mā vonė tė vazhdonte tė mesmen nė Janinė. Fundi i dhetėvjeēarit tė parė tė shekullit tė XX e gjen Mustafėn nė Stamboll, tė shkruem nė institutin superior Mülkiye-i-Sehahané (Fakulteti i Shkencave politike), prej kah do tė dalė nė vjetin 1910: "licencié en sciences politiques et sociales".

Ishte koha kur lėvizja xhonturke kishte pėrfshķ mbarė Turkķn me pretekstin e rivendosjes sė Kushtetutės sė 1876. Nė ketė periudhė Mustafa fillon me u interesue pėr politikė tue shkrue artikuj tė ndryshėm e tue marrė pjesė nė nji shoqnķ revolucjonare. Pėr ketė arsye edhe pezullohet nga shkolla, por pranohet pėrsėrķ falė protestave tė deputetėve shqiptarė nė Stamboll.

Shpallja e Pamvarsisė e gjźn nė Vlonė, nė krah tė Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, nė cilėsinė e delegatit tė popullit tė Krujės, i gatshėm me nėnshkrue pamvarsinė e atdheut krahas atdhetarėve mā tė shquem tė kombit tonė. Me formimin e qeverisė u emnue zāvendės-prefekt nė Vlonė e mā vonė sekretar i kryesķs sė Kėshillit tė Ministrave. Shkruen pėr tź Karl Gurakuqi: "Kishte nji shpķrt arsimtari. Natyra e tij e pat shty qyshė nė rinķ me u marrė me arsimin, pse prej arsimit Shqipnija priste zhvillim e pėrparim sidomos n'atė kohė kśr duhej me i vū themelet shtetit tė rķ, tė dalun nga errsina shekullore. Auktoritetet shtetnore, tue vrejtė prirjen e tij e tue i ardhė dishirit tė ēfaqun prej si, e panė tė rrugės me i ngarkue drejtorķn e arsimit nė prefekturėn e Elbasanit".1)

Detyra tė njejtes natyrė pati edhe gjatė sundimit tė shkurtė tė Princit Wied, nė vjetin 1914. Kjo mund tė thomi āsht periudha mā e gjatė e ndejtjes sė tij nė Shqipnķ. Shkruen artikuj tė shumtė nė tė pėrkohshme tė ndryshme, si p.sh. nė faqet shqip tė "Corriere delle Puglie", te "Kuvźndi" i Sotir Gjikės, te "Mbrojtja Kombėtare" e Dom Mark Vasės, te "Ora e Maleve" e Shuk Gurakuqit e Dom Lazėr Shantojės. Nė 1920 āsht pėrfaqsues i Shqipnisė, bashkė me Imzot Bumēin e Luigj Gurakuqin nė Konferencėn e Paqes nė Paris.

Mėrgimi i parė

Nė vjetin 1924, me fitoren jetėshkurtė tė Nolit e Gurakuqit, emnohet prefekt i Shkodrės, tue kenė i shtėrnguem shumė shpejt me e lanė Shqipninė pėr me mėrgue n'Italķ. Vendoset nė Zara, qytet i njohtun pėr tradita arbėreshe, e kėtu, rreth tij, grumbullohen edhe intelektualė tė tjerė si Xhevat Korēa, Ernest Koliqi, Kostantin Kotte. Nuk prānė sė luftuemi me pendėn e tij tė fortė nė gazetat e mėrgimit si te "Lirija Kombėtare" e Omer Nishanit, te "Ora e Shqipnisė" e Shantojės. Por, mbi tė gjitha nuk résht sė punuemi asnji ēas pėr atė qi do t'ishte vepra monumentale e jetės sė tij: Fjalori kritik i gjuhės shqipe.

Idealet e jetės sė tij

Vetėm nė dy gjana Mustafa do tė mbesė gjithė jetėn i patundun: nuk do tė pranojė kurrė asgja qi āsht kundra interesave tė kombit e nuk do tė shklasė asnjiherė parimet e tija tė nalta morale. Įt Zef Valentini ka shkrue qi Mustafa, megjithėse i lindun nė fé myslimane, ka pasė tė vetat shumė vlera shpirtnore tė katoliēizmit2). Krahas virtyteve qytetare, ai do tė kultivojė gjithė jetėn nji ndjenjė tė fortė pėrgjegjėsie e detyre qi ndoshta e ka dāmtue nė marrdhānjet me tė tjerėt, por e ka naltue personin e tij, sa jeta e tij pėrkon krejtsisht me idealin qi ai ka dishmue. "Tek, Aj, - ka shkrue Tahir Kolgjini,- nuk gjźjshin mirėpritje formulat si «Shif e bān!" e «Shkel e shko!». Nuk i pat pervetuem kurrė kėta formula. (...) Dikushi, e kritikoi Mustafėn, tue thānun se, nė Shqipnķ, programet, nuk janė tė zbatueshme; prandej, Aj, duhet t'ishte nji akrobat politik dhe t'i pėrshtatej gjendjes. Mirėpo, Mustafa, mendonte krejt ndryshe. Aj, thonte se: - «Nė kėt botė, nuk kį gjā mā kollajt se me bāmė idarei maslahat, qi na tash, po i thomi oportunitet. Un, pėr tė dijtė, e dij kėtź, por, nuk e bāj; sepse , «Idare-i Maslahat-i», tė lźjon me e pranuem e me e vazhduem gjendjen ashtu si ē'āsht, ani pse nuk mbėrrijhet nė ndonji pėrmirėsim".3)

Lufta e tij fillon atėherė kur Shqipnija po delte shtet nė vete, nė 1912, e vazhdon me vjetėt e turbullta tė konfliktit tė parė botnor, pėr t'u kunorzue nė 1920 me njohjen e shtetit shqiptar prej Lidhjes sė Kombeve e me tėrhjekjen e forcave pushtuese. Nė 1924, Mustafa, pėrkrah Luigj Gurakuqit me shokė do tė pėrpiqet me tė tāna energjitė me e ndėrtue Shqipninė moderne, europiane, me e shkėput njiherė e pėrgjithmonė prej mentalitetit oriental qi kishte zānė njąk shpirtin shqiptar. Nė kėtė drejtim ai njehet si nji ndėr etnit e Shqipnisė sė re, pse āsht bir besnik i idealeve tė Rilindjes e protagonist aktiv nė kapėrcyell tė dy epokave vendimtare tė jetės kombėtare.

Pa u ndalė me zhdrivillue shkaqet e fitores sė qershorit 1924 e gabimet qi ēuen drejt disfatės, duhet nėnvizue fakti se Mustafa āsht edhe nji herė nė krahin pėrparimtar e demokrat tė politikės shqiptare. Kapitulli i fundit i jetės sė tij politike aktive āsht koha e pushtimit fashist tė Shqipnķsė, janė ēasat tragjike qi meritojnė nji thellim tė veēantė pėr me hjedh dritė mbi figurėn e tij.

Mustafa Kruja e epoka fashiste

Āsht shumė vėshtirė me e pėrtrī mendjen e zvetėnueme shqiptare prej klisheve tė gjykimeve historike me tė cilat e ka regjė pėr nji gjysė shekulli pseudo-historiografija komuniste, edhe pse, siē vėrente Ernest Koliqi nė tė largtin vjetė 1957: "Na Shqiptarėt, pėrgjithsisht, jemi bukur fort tė prirun kah epshi i prozhmimit. Jo vetėm levdata na del disi rryeshėm nga buza, por mā tepėr, gjźjmė vishtirsķ nė vetvete kur arsyeja e lypė qi tė shfaqim pelqim e lavd mbi cilsķt ase veprat e nji tjetri" – e vazhdon: "Kjo korrnecķ shpirtnore ndoshta na rrjedh prej krajatave historike nėpėr tė cilat u pėrshkueme na dhe tė parėt t'onė".4)

Ngjarjet e 7 prillit e gjetėn Mustafėn nė Gjenevė, ku ishte transferue nga Italija qysh prej vjetit 1936. Zogu kishte braktisė vendin e shumė emigranta politikė po u kthejshin nė atdhé. Kjo ishte nė vetvete nji arsye e mjaftueshme qi krahas dyshimit pėr italianėt me pasė edhe nji simpatķ, pėr faktin se i vetėshpalluni Mbret i Shqiptarėve ishte pėrzānė.

Lind pyetja: pse shumė patriotė shqiptarė si Mustafa u afruen me regjimin fashist? (Mendojmė se paftėsia pėr tė ba nji zgjidhje tė ndėrmjetme kombėtare dhe demokratike, mes komunizmit dhe fashizmit, pėr tė shpėtue vendin, asht thelbi i gabimit tė Mustafė Krujės dhe ndonji tjetri. Tė mbėshtetėshe nė strukturat e krijueme nga fashizmi pėr tė shpėtue vendin nga eversioni komunist mbartte nė vetvehte tė njėjtin gabim sikurse pati mė mbėshtjetja tėrėsore nė komunizmin bolshevik pėr tė luftuar fashizmin dhe pėr tė ēliruar vendin. Shėn. i red. Phoenix).Shpirtėnt idealista tė asaj kohe shihshin nė mbarė Europėn nji rrezik tė madh, ekspansionin bolshevik. Provat e pėrgjithshme tė nji lufte vėllavrasėse ishin krye me «sukses» nė Spanjen republikane, por t'ikunit prej Republikave sovjetike tregonin tmerret, deri atėherė tė panjohtuna, qi provonin popujt nėn zgjedhėn e Moskės. Nji vend i vogėl si Shqipnija, me nji shtet tė pakonsoliduem mund tė binte kollaj pré e nji eksperimenti tė tillė. Nė tė vėrtetė, shźjet e kėqija i kishte kuptue edhe Zogu qysh nė 1936-en, dhe kishte pėrdorė grushtin e hekurt kundėr eversionit tė kuq. Kah ana tjetėr shtetet evropiane, q'prej vjetit 1927, i kishin lānė Italisė tė drejtėn e influencės mbi Shqipnķ; Anglia e Franca e shihshin pothuejse pa interes vendin tonė. Rreziku vinte gjithnji prej fqinjėve, por ketė herė ishte edhe rrezik ideologjik. Nji element tjetėr qi afronte nji pjesė tė madhe tė intelektualėve me Italinė ishte ideja e krijimit tė nji «Perandorije tė ré romake», ku ligji, e drejta, dinjiteti i qytetarit, vėllaznimi, kultura – tė drejtojshin nji her' e mirė Shqipninė kah Perėndimi. Bāhej fjalė o me lidhė fatin e vendit me traditėn perėndimore ose me e lanė nė influencėn lindore. Taktika jo e goditun qi u zgjodh ishte me pėrdorė fashizmin pėr me pėshtue kombin. Nji tjetėr arsye qi shtyu Mustafėn e shumė tė tjerė me simpatizue pėr fashizmin, ishte fakti se politika fashiste kishte sigurue pėrkrahjen e vet pėr rivendosjen e kufijve etnikė tė Shqipnķs, pra, tue pėrfshķ Kosovėn, Ēamėrinė e tue rishikjue edhe kufinin verķ-perėndimor.

Duhet thānė se Mustafa, me intuitėn e tij tė mprehtė kishte kenė ndėr ata tė pakta personalitete shqiptare qi kishin kuptue se aleati mā i mirė pėr me rrėzue Zogun ishte Italia. Nė vjetin 1927, me rastin e nėnshkrimit tė Traktatit tė Aleancės ndėrmjet Shqipnisė dhe Italisė, Mustafa ishte i vetmi emigrant politik qi i telegrafoi Mussolini-t tue vlerėsue ketė marrveshtje.5) Edhe Hasan Prishtina nė nji intervistė dhānė nji gazetarit tė fletores "Giornale d'Italia", me datė 8 dhetuer 1927, e vlerėsonte nalt Traktatin, jo pėr makiavelizėm por tue u nisė prej interesave tė atdheut. Duket paradoksal fakti, por nė ketė mėnyrė ata ekzaltojshin edhe vetė politikėn e anmikut tė tyne, Zogut. Ky i fundit, tue mendue me pėrforcue pushtetin e vet, lidhte nji aleancė qi do t'a ēonte drejt humbjes sė pushtetit.

Mbetė fakti qi jo vetėm propaganda komuniste por edhe qarqe tjera politike janė pėrpjekė me denigrue figurėn e Mustafa Krujės, tė Ernest Koliqit e tė shumė tjerėve, tue i quejtė "fashista tė shitun" e, prej bejtexhive vėllavrasės tė regjimit tė Tiranės, tue u apostrofue si "tradhtarė" par excellence. Por, sot qi shumė gjana janė fashitė, ja vlen me kėqyrė se ēka shkruente Dom Lazėr Shantoja nė vjetin 1941, pak ditė mbasi Mustafa u ngarkue me formue qeverinė e vet.

Pyetjes: Kush asht Mustafa Kruja? - Shantoja i pėrgjegjet: "... as nuk asht nji shėnjt, as nuk asht nji mrekullbas! Me thanė vetėm se asht nji patriot, asht prap tepėr pak. Na prej atyne qi do tė na pėrfaqsojnė para kombit e para botės kėrkojmė diēa ma teper sesa stolķn e nji vėrtyti qi tjetėr s'asht veē se detyra qi duhet tė jetė e pėrgjithshme pėr tė gjithė ata qi kan lindun prej nji babe e prej nji nane shqiptare.

Mustafa Kruja asht diēa ma tepėr. Ai asht nji luftar! Luftari intelektual i nacionalizmės shqiptare marke ma tė fjeshtė e ma tė kulluet. Ai asht nji filiz i asaj dege nacionaliste qi rrājtė e veta i ka thellė nė shtrojet e ma tė pastra e ma tė paprishuna tė racės. Mustafa Kruja – i stolķsun me nji mende tė hollė, me nji kulturė tė gjanė e tė shėndoshtė evropjane, me nji vullndet ēeliku, me nji ndienjė tė spikatun pėr nderė e drejtėsķ, me nji dashunķ tė veēantė pėr brezet e reja, me nji shtėrngesė spartane vėrtytesh shtėpijake – asht fytyra politike ma typike e Shqipnķs sė ré, fytyrė e ngjeshun me at brumė me tė cilin fati i Shqipnķs desh tė ngjeshi fytyrėn e shpirtin e Luigj Gurakuqit e tė shokvet tė tij dėshmorė". vazhdon Dom Lazri: "Jeta e tij asht «lufta e tridhjetė vjetvet»! E gjatė ktyne tridhjetė vjetvet kurrnji triumf! I vetmi, ai qi rrjedh prej zanit tė ndėrgjegjes: ke krye detyrėn t'ande! E kjo detyrė asht nji shumė vuejtjesh e sakrificesh qi nuk njehen as nuk peshohen"6).

Arsyeja pėr tė cilėn Mustafa Kruja, Dom Lazėr Shantoja, Lef Nosi, P. Anton Harapi morėn pjesė nė politikėn shqiptare tė periudhės 1940-1944, āsht vetėm vetėdija e thellė e flijimit tė vetvetes pėr interesat e kombit. Kėto persona (qi kah profesjoni s'ishin as teneqexhķ kriminela as studenta tė falimentuem), para sė gjithash ishin tė afirmuem si studjuesa sa nė lāmije tė gjuhės e tė filologjisė shqipe, aq nė historinė e atdheut, ishin prind tė censhėm e udhėhjekės shpirtnorė tė panjollė, kishin ideale e interesa ideale qi nė vetvete mjaftojshin me u a mbushė jetėn me kėnaqėsina intelektuale e morale. Por, udhėkryqi nė tė cilin ndodhej kombi e largpamėsķa i shtynte mos me bā sehir n'at orė tragjike. E nesermja e atdheut do t'u jepte mā se tė drejtė, mbasi ajo qi kombet perėndimore festuen nė 1945, si ditėn e lirisė, pėr ne u bā ēasi fatal i nji robnije qi na pau skllevėn e tė rrėnuem...

Patėr Anton Harapi nė fjalimin e tij me rastin e betimit si anėtar i Kėshillit tė Naltė, do t'u shprehte kėshtu: "Mė rrenė mendja se nuk ka zog shqiptari, qi tė mendojė se unė e mora ketė barrė pėr kulltuk, pėr interesė a pėr ndonji intrigė. Mundet veē me drashtė ndokush mos qe ndonji manķ e emja qi mė shtyni deri kėtu. Edhe un po u a vėrtetoj fjalėn dhe po u thom se po: manija e Shqipnķs, po, qe ajo qi mė vuni dilemėn : a me anarkista pėr tė ba gjak, ase me hjekun dorė prej ēashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha tė baj as njenėn, as tjetrėn, qeshė i shtėrnguem tė zgjedhi njenėn dysh: a tė baj nji marrķ tue e pranue ketė zyrė, ase tė tregoj nji dobsķ tue u largue. Vendova ma mirė tė baj nji marrķ: ase sikurse thonė ata shqiptarė qi duen tė ruhen tė pastėr – desha tė komprometohem".7)

Opinioni i hierarkisė fashiste pėr Mustafa Krujėn

Gjermanėt, siē ka dalė prej dokumentave tė botuem (shih librin e historianit R. Morozzo della Rocca), e konsiderojshin P. Anton Harapin si filo-anglez, kurse Lef Nosi ishte i njohtun pėr idenė e afrimit me Mbretnķn e Bashkueme. Po pėr Mustafėn ēka mendojshin nė Palazzo Venezia, nė Romė?

Sė pari duhet thanė se ai nuk ishte nji fashist nė kuptimin e vėrtetė tė termit. Dihet se fashizmi lind historikisht prej gjinit tė socializmit, pėr tė kundėrshtue liberalizmin individualist, pėr tė vū nė rend tė parė interesat e pėrgjithshme tė shoqnķs kundrejt atyne tė individit. Mussolini vetė nė rinķ āsht kenė socialist militant e si i tillė ka ardhė tue pėrforcue gjithnji bindjen se shteti āsht njisķa mā e randėsishme e jetės shoqnore, i denjė pėr t'u vū mbi vlerat e lirisė e tė demokracisė. Nė nji intervistė tė 1932-shit, dhānun biografit tė tij Emil Ludwig pėr tė pėrkohshmen «Candide», B. Mussolini pohon se kur ishte i ri, mbante gjithnji me vete si talisman, nji medaljon me figuren e Karl Marx-it.

Tashti, Mustafa nuk ka asnji gja tė pėrbashkėt me idetė socialiste e, pėr tė, vlera absolute nuk āsht shteti por atdheu, qi pėrfshin: etnķn, gjuhėn, kulturėn materiale e shpirtnore e besimin.

Nė 1941, si pasojė e sulmit gjerman kundėr Bashkimit sovjetik, komunistat nė Shqipnķ, tė frymzuem prej tė huejve, nisin me lėvizė. E gjithė kjo bāhej pėr me krijue anarkķ nė vend.

Qeverija e Shefqet Verlacit rrėzohet e nė dhetuer tė 1941-shit Mustafa Kruja ngarkohet me formue qeverin e ré. Ministri i jashtėm i Italisė, Galeazzo Ciano, shėnon nė ditarin e vet qi vūmja e Krujės nė postin e kryeministrit "i pėrgjegjė nji lėshimi tė mātejshėm ndaj ekstremistave tė nacionalizmit shqiptar".8) Ndėrsa nė datėn 23 dhetuer, Ciano shkruen qi Vėrlaci urren Krujen, por s'ka argumenta te forta kundėr tij, kufizohet tue thanė se s'mund tė qeverisė vendin djali i nji sherbtorit.9)

Qysh tė parėn herė qi Mustafa vjen nė Romė si kryeministėr, nė shkurt tė 1942, siē dishmon Ciano nė Ditarin e vet, fillon tue i kėrkue italianėve "ndreqje tė vogla tė kufijve kah Mali i Zi e rishikjimin e flamurit. Nuk e duen, - vazhdon Ciano, tue folė pėr nacionalistat e Tiranės, -shqipen e «burgosun» midis fashiove e nejeve tė Savojės. Ēashtja āsht delikate e nuk mund tė mos pranohet a priori". Emnimi i Mustafės kryeministėr, shkruen konti Ciano, pat bā bujė, "ndėr italianė pse ai āsht shumė nacionalist, ndėr shqiptarė pse rrjedh prej nji familje tė pėrvūjtė".10)

Nji tjetėr hierark i fashizmit, Mėkambėsi i Mbretit, F. Jacomoni, nė kujtimet e tija, tue analizue figurėn e Mustafės vėren: "nacionalist qi nuk lėshonte pź kur bāhej fjalė pėr interesat e vendit tė vet, por qi inteligjenca e ēilun e kultura e shėndosht perėndimore e bājshin me vlerėsue, nė tanė plleshmėninė e saj, idenė konfederale e cila duhet tė kryesonte atė qi vetvetiu u quente Bashkėsķa e Romės".11)

Nji tjetėr gazetar e shkrimtar italian, Indro Montanelli nė nji artikull tė botuem nė Corriere della Sera nė 1942, shkruente pėr ministrat e qeverisė Kruja: "Ministrat shqiptarė ngjasin njeni me tjetrin. Janė tanė tė rinj, jo me vjetė, por si pėrvojė. Tė gjithė veshen thjesht, janė pak tė ashpėr, por tė pregatitun mirė teorikisht. E kaluemja e tyne āsht njilloj: kanė vuejt pėr vendin e tyne. Idetė e tyne janė tė lidhuna me disa dogma themelore: njisķa territoriale e Shqipnķs, autonomia e mbrendshme, mbrojtja e racės dhe e pasunķs kulturore, bashkėpunimi me Italinė mbi bazėn e tė drejtave e detyrimeve tė pėrbashkėta. Janė tė ndershėm e tė vorfėn. Janė njerėz tė veprimit e jo tė burokracisė".

Me ndźjt shtrembėt e me folė drejtė, kėto janė fjalė qi cilido kryetar qeverije do tė donte me ndigjue pėr ministrat e vet, aq mā tepėr prej nji tė hueji. Ndėrsa pėr Mustafėn, Jacomoni thotė se ai, si njerķ i sinqertė qi ishte nuk ja pritonte me shprehė, kur e donte puna, edhe tė vėrtetat mā tė idhta.12) Por, pėr Mustafėn, pėrveē shumė idhnimeve, nė vjetėt e qeverisjes sė tij, nuk i munguen sukseset. Nji ndėr kėto ishte edhe bashkimi i Plavės e i Gucisė me tokė amtare. Janė ēasa, qi Nebil Ēika, nė nji artikull tė vetin, pėrshkruen tė jetueme me entuziazmin e birit tė dźnjė tė Rilindjes i cili mā nė fund jeton shuemjen e nji padrejtėsie tė madhe historike.13)

Me 23 prill 1942, shenon Ciano-ja nė Ditar, u rivendos flamuri shqiptar nė formėn e vet origjinale, pra pa fashiot e liktorit e pa stemėn e Savojės. Kurse Jacomoni dishmon qi Mussolini kur i u paraqit promemoria pėr ketė shndrrim, tue u sjellė kah Ciano-ja, ka thanė: "Kush mė ka shtż me gabue me ndėrrue simbolin kombtar tė Shqipnķs?"14) Ndėrkaq qi nacionalistat shqiptar festojshin flamurin e tyne nė sheshin e Mėkambėsis, italianėt pranojshin gabimin e randė qi kishin bā.

Nji tjetėr sukses i politikės shqiptare ishte edhe fakti qi ligja italiane nė lidhje me racėn, e cila prekte drejtpėrdrejt hebrejt, megjithė kāmbėnguljen e Romės, nuk u aplikue nė Shqipnķ. Kjo gja do tė bānte tė mundun strehimin e pajisjen e shumė familjeve hebrejsh tė persekutuem me pasaporta shqiptare. Ndėr tė tjera u mendue edhe nji plan me tėrhjekė mshehtas nė Shqipnķ, tue e pajisė me pasaportė shqiptare, albanologun e famshėm austriak me origjinė izraelite, Norbert Jokl, i cili fatkeqsisht pėrfundoi nė mėnyrė tragjike pa mundun tė pėrfitojė prej ndihmės sė miqve tė tij shqiptarė.

"Nji dishmķ prej anės sė Mustafa Krujės, - shkruen Jacomoni nė kujtimet e tija, - tė asaj qi ishte «burrnķa» e tij, domethānė aftėsia me pėrballue me guxim e shpirtmadhsķ krajatat, e pata pak kohė mbasi ai kishte marrė nė dorė Kryesinė e Kėshillit tė ministrave. Kishte shkue te ai konsulli i pėrgjithshėm i Gjermanisė e i kishte paraqitė nji notė verbale me tė cilėn qeverija naziste kėrkonte dorėzimin e mā se treqind hebrejve, tė cilėt, tė ikun prej Jugosllavijet, kishin gjetė strehė nė Shqipnķ. Komanda ushtarake gjermane e Beogradit kishte dhānė lajme tė sakta rreth emnave e vendeve ku kėta ishin strehue nė Kosovėn shqiptare. Mustafa Kruja erdhi e mė kėrkoi lejen me i lanė me ndéjt tė qetė nė Shqipnķ. Nė Shqipnķ nuk kishte trupa gjermane qi tė mund t'identifikojshin hebrejt. Gjithsesi u vendos qi refugjatėt hebrej tė ēvendoseshin nė zonėn e Gjirokastrės, e cila ishte nė kufī me zonėn greke, tė pushtueme prej trupave italiane. Ata do tė pajiseshin me pasaporta shqiptare me emėn tė rremė, e po t'a lypte nevoja, do tė ndihmoheshin materialisht. Kėto masa do tė bājshin tė mundun qi Mustafa Kruja t'i pėrgjegjej, mbas pak ditėsh, konsullit tė pėrgjithshėm tė Gjermanisė, qi tė gjitha kėrkimet e bāme nė Kosovė nė lidhje me personat nė fjalė s'kishin pasė sukses”.15)

Edhe ata qi nuk e dojshin Mustafėn, shkruen Jacomoni, tue pasė parasysh pikėsėpari feudalėt shqiptarė me nė krye Sh. Vėrlacin, nuk i mohojshin dy gjana: dashunķn pėr atdheun e vlerat e tija tė nalta morale.

Nė nji artikull tė botuem nė Corriere della Sera, Indro Montanelli shkruen:

"Nuk e shihshe Merlika-Krujėn tash dhetė vjet, e, kam pį qi kishte ndryshue fort pak. Suksesi e nderimet nuk kanė mundun me shndrrue natyrėn e sjelljen e jashtme tė kėtij burri. Āsht i veshun pak a shumė si u veshte para dhetė vjetėsh e nuk i jep rāndėsķ vetes me poza e me fjalė tė mėdhaja. Vazhdon me folė me matunī e tė jep pėrshtypjen se thotė tė vėrtetėn".16) E mā tutje artikullshkruesi shkruen qi jeta e tij ngjet me atė tė Mazzini-t e programi i tij āsht ky: due nji Shqipnķ tė bashkueme nė kufijtė e vet natyrorė. Due qi kjo Shqipnķ e bashkueme tė zhvillojė jetėn e saj nė paqen e sigurueme prej Romės.

Edhe E. Koliqi e krahason Mustafėn me Mazzini-n: ideolog i shkėlqyem, por politikan qi nuk pati sukses. Gjithsesi, shkruen shkrimtari shkodran, bāhet fjalė pėr "nji ēas nė tė cilin ngjarjet u bānė mā tė medhaja se njerzit. Faji i kohnave nuk āsht e arsyeshme t'i veshet e t'i ngarkohet njerzve".17)

E ngjarjet nuk pasuen ashtu siē dėshironin Mustafa me shokėt e vet, italianėt nuk ishin tė nji mendje nė luftė kundėr terroristave, bile prej anės sė tyne kishte shpesh edhe sabotime nė kėtė drejtim. Pamundėsia me pį tė realizueme politikėn e vet, e shtyu Mustafėn, siē e dishmon ai vetė te Exposé personnel tė botueme te Hylli i Dritės, me dhānė dorėhjekjen.

Pakėnaqėsķ nė qarqet fashiste kishte shkaktue gjithashtu edhe fjalimi i tij i mbajtun me 22 nanduer 1942 nė Teatro Savoia nė Romė. Kuptohet haptas prej kėtij fjalimi qi ai nuk āsht nji kukull nė duert e kėrkuj. N'at rasė, ai nėnvizon se Italia e kupton qi vetėm tue respektue pamvārėsinė e plotė tė Shqipnisė, do tė mund tė gjejė te shqiptarėt mikun e vėllanė e saj pėr jetė e pėr vdekė e, shton oratori, edhe Shqipnija, shtet i vogėl, duhet tė ketė sekretet e veta e shtatmadhorinė e vet, qi don me thānė nji qeverķ tė fortė.

Ajo ēka shtyu pėrfundimisht Mustafėn me dhānė dorėhjekjen ishte vrasja e Qazim Koculit, autoritet i naltė qeveritar nė Vlonė. Ishte nji vrasje me natyrė politike e nė tė njejten kohė edhe hakmarrje. Por kryesisht, Qazimi, patriot e aktivist i Luftė sė Vlorės, emigrant politik me Mustafėn e njeri i afėrt i politikės popullore tė kėtij tė fundit, ishte viktimė e luftės qi Mustafa kishte zhvillue si kundėr politikės sė bejlerėve e si kundėr anarkistave e komunistave. Pamundėsia me reague nė mėnyrėn e duhun, bānte qi Mustafa tė ndihej pėrgjegjės pėr vrasjen e mikut tė vet. Qe, si pėrgjegjet Mustafa, thirrjeve mos me dhānė dorėhjekjen:

"Disį shqiptarė, po kėrkojnė prej meje, aq sį s'mund tė bāj; ndėrsį, do tjerė, po mė pengojnė. Un, ēdo gjā nuk kam nė dorė. N'anė tjetėr, Qazim Koculin e pata ēuem vetė nė Vlonė. E, pėr dersį urdhėnat e mijė nuk mė zbatohen pėr kapjen e dėnimin e shkaktarėve tė vrasės sė Koculit, o mė duhet me e pranuem se e kam vramė un, ose mė duhet me dhānun dorėhjekjen.. Un, nuk mund tė ēvéshem nga vehtja e eme".18)

Nė janar tė 1943 Mustafa lén qeverinė nė duert e Ekrem bej Libohovės.

Edhe pse i kthyem nė jetėn private, tue u marrė me Fjalorin e tij, Mustafa āsht halė nė sy pėr anmiqt e Shqipnķs. Kėshtu, me 12 tetor 1943, nė mes tė Tiranės ai pėshton pėr mrekullķ, tue u plagosė lehtė, prej nji atentati tė pabesė. Janė provat e pėrgjithshme tė strategjisė tė terrorit tė kuq.

Nji vit mā vonė, me 15 prill 1944, nė Firence, po me atentat, do tė vritej prej grupeve komuniste nji prej filozofėve mā tė mėdhaj tė shekullit, Giovanni Gentile, e nji tjetėr pendė e filozofisė evropiane, antifashist i bindun, Benedetto Croce, tue marrė lajmin e kėsaj vrasje tė shėmtueme do tė shprehej: "Tashti vrasin edhe filozofėt".

"Sį shkrimtarė, - pyet Martin Camaj, u-pushkatuen apo u-dėnuen pėr jetė gjatė periudhės sė Koliqit si ministėr Arsimit e i Krujės si kryeministėr? Ju lutem na i tregoni, sepse un si Kosovar nuk kam lexue njikso gjāje. E sa nė kohėn e Enverit, «birit mė tė dashur tė popullit shqiptar»? Kėté na e rrėfejnė e pėrshkruejnė mā qartė se ēdo tjetėr emigrant arsimtarėt e vlefshėm, vllaznit Pipa po nė fletoren «Shqiptari i Lirė» tė New York-ut".19)

Mbarimi i luftės do t'a tregojė se terrori i kuq nuk mund t'i durojė intelektualėt e vėrtetė, pėr ata ka vetėm vrasje e burgime; intelektualėt besnķk tė kohės sė komunizmit do tė formohen me nji shqisė tė ré, me mungesėn e karakterit.

Mustafa: prindi i dashtun

Kur e pyeta njiherė djalin e Mustafės: baba a ka kenė i rrebtė me jś? ai aty pėr aty u mundue me mė gjetė sinonime pėr me pėrēanėsue ketė anė tė karakterit tė prindit tė vet. Pėrfundoi me nji fjalė tė huej: severo, por qi shqip nuk jepet me skajin "i rrebtė”. I pakėnaqun prej skjarimeve qi mė dha, mā nė fund shtoi: ”i shtréngutė, por i drejtė”.

N'ata fjalė pashė respektin e nderimin qi biri ushqente pėr atin e vet, ndjenja tė cilat vetėm shembulli vetjak mundet me pėrcjellė prej nji brezi te tjetri. M'u kujtuen fjalėt qi ka shkrue Ernest Koliqi pėr Mustafėn: ”Para se me qénė qytetar, njeriu āsht bķr e prind. Unė kam pasun fatin t'a njof t'rn e Mustafės, - nji burrė i thjeshtė nga Kruja, i squet e i urtė, - tė cilin i biri, i arrijtun nė rrjeshtin mā tė naltė tė personaliteteve tė botės shqiptare, e rrethonte me nji nderim dashunuer qi mė mbushte me habķ. Mė dukej se ai donte me i a dhurue t'et tė gjithė respektin qi bota ushqente pėr tė. Po āmbėlsija pa llasė me tė cilėn drejtonte familjen? Po njerzija, e rrallė ndėr né Shqiptarėt, qi pėrdorte me bashkėshorten e me fmij? Mustafėn, qi shum kush e pershkruen si burrė tė vrashtė, nė rreth tė familjes unė e njof tė durueshem e tė butė, tue u ndéjun sipėr me orė djelmve qi kryejshin detyrėt shkollore tė ditės. Kur i qortonte flitte nė mėnyrė qi mos me i a cenue personalitetin nė formim".20)

Atė qi Mustafa donte pėr tė ardhmen e fėmijve tė vet, atė mundohej me e realizue edhe pėr tė ardhmen e Shqipnķs, jeta e tij private pėrfshihet vetėm nė nji suazė, nė «suazėn morale» (Koliqi). Nė familjen e tij, dishmon Koliqi qi e njohti prej s'afėrmi nė Zara, thithej ”nji frymė e shėndoshtė e kėndellse njerzore, levitte n'at atmosferė shpirti i thellė i dokeve t'ona, tė cilat, kur interpretohen prej nji zot shtėpije méndendritun edhe ushtrohen me rithėm tė mbajtun por edhe t'āmbėl njiherit, i apin zhvillimit tė jetesės sė perditėshme nji hijeshķ tė pashoqe".

Pėr té atdheu e familja nuk ekzistojnė njena pa tjetrėn, e tė dyja kanė nji bosht moral tė vetėm. Familja āsht atdheu i parė i fėmijės, e aty njeriu fillon me mėsue me dashtė Atdheun e vet, kjo āsht vazhdimėsia qi Mustafa pėrpiqej me i transmetue pa prā bijve tė vet.

Edhe vetė ikja e tij prej Shqipnķs āsht e lidhun me nji ēasė tragjike qi preku votrėn e tij. Nė shtator tė vjetit 1944, ai detyrohet me u nisė pėr nė Vjenė, ku djali i tij mā i vogėl, Besimi, qi studjonte nė kryeqytetin danubjan, ishte i sėmundė randė. Mjekėt ishin tė mendimit qi pranķa e babės do t'a ndihmonte djalin me e shkapėrcye rrezikun. Mjerisht, djali, me 21 nanduer 1944 jep shpirt, mbas pak ditėsh nė Shqipnķ do tė jepte shpirt edhe vetė lirija e atdheut tue e lanė Burrin pesėdheteshtatėvjeē pa atme e pa familje.

Por āsht mā mirė me lanė me folė vetė Mustafėn, i cili i ka pėrshkrue ato ēasa nė nji shkrim qi āsht ndėr mā tė ndiemit e letėrsisė sė ré shqipe:

"Ngjati kalvari nāndėdhetetetė dit.

Por Ti, o bec i njomė, ngushullim i ditėve mā tė vėshtiravet tė tatė-shkretės, Ti edhe gjatė kalvarit, edhe me atė kryq tė rāndė mbė shpinė, veēė mjaltė derdhe pėr goje, me kédo. U bāne mā éngjėll se ishe, fytyra e Jote, shtrimė n'atė shtrat hekuri tė ftohėt, s'ishte mā fytyrė njeriu, qi mbas pak javėsh do t'u bānte hī, ajo ishte fytyra e nji hyu t'amshuem. As shtriga qi s'Tė pat lānė grimė mushknije pa tė bréjtun, atė s'kishte guxuem me T'a prekun. Ti, o djalosh i pashoq, as nėpėr torturat e atij trupi tė tretun si qeriu pėrditė nga pak s'i harrove asnji herė tė dashunit e tś, s'T'u hoq kurrė kujdesi pėr ta, nuk shkonte ditė qi s'i pėrméndshe. Pėr thikat e shtatit t'And s'Tė bāni ndonji herė goja of, pėr tjerėt po. Mā tė mbrapmet fjalė qi Tė duelen prej goje qenė «familjet t'ona» e «Shqipnija». Ti pyete pėr to e Yt atė T'u pėrgjegj me nji rrénė tė mėshrirshme. Tė tha: «Nė Shqipnķ, pėr det'e pėr ajėr, kanė zhbarkuem Anglo-Amerikanėt; prandej atėdheu i ynė, populli shqiptar, familjet t'ona, miq e dashamirė t'anė kanė shpėtuem" – e vazhdon:

”Nė mėrgim leve, nė mėrgim u rrite e nė mėrgim e dhae edhe mā tė mbrapmen frymė tė jetės s'ate djaloshare, o bir i im. Nė vént t'And, qi deshe aqė fort, vetėm pesė vjet tė lanė me rruem, pesė vjet qi do tė kishin qénė mā t'āmblat tė moshės s'Ate, por qi anmiku t'i bāni mā t'idhėtat. Pate pėr parim jete me u bāmė njeri pėr me i shėrbyem familjes, kombit e njerzisė; me jetuem jo pėr vete por pėr tjerėt. Por Ti na lé i ri, tepėr i ri, o birth i im. Deshe me u bāmė njeri, por Ti kishe lemė njeri e njeri vdiqe; kalove nė tė pasosmen pėr t'u bāmė i pėrsosun. Ti nuk vdiqe, u ngjalle; vdekun kemi na tjerėt, o birth i im, jo ti: kanė vdekun zémrat t'ona, biró!"21)

Lavruesi i Gjuhės shqipe

Shpend Bardhi ishte pseudonimi me tė cilin Mustafa Kruja do tė botonte studimet e tija gjuhsore nė revistat Hylli i Dritės t'Etėnvet Franēeskanė e Leka t'Etėnvet Jezuitė. Ndoshta ai mā shumė se kurrgjā tjetėr āsht kenė gjuhėtar, e filologjija āsht lamija nė t'cilėn ka bashkue vullnetin e tij tė ēeliktė me inteligjencėn e mprehtė e kujtesėn e ēmeritėshme.

I bindun se trajtat e mesme tė gjuhės shqipe, pra e folmja e Elbasanit, janė ato trajta qi paraqesin nė mėnyrėn mā organike zhvillimin e dy dialekteve drejt nji unjisimi tė ardhshėm, ai u pėrpoq me kėrkime skrupuloze me kristalizue nė rregulla gramatikore palcin origjinal tė shqipes e tue zblue ligjėt e gjuhės ashtu siē jetojnė nė tė folmen e popullit.

Poliglot e shkencėtar, ai shkriu tanė forcat e veta tue punue pėr fjalorin e shqipes. Epistolari i tij, deri nė fund tė jetės āsht mjet komunikimi pėr njohjen e gjuhės tė asaj treve apo t'atij katundi prej kah āsht personi me tė cilin mban korrespondencė. Vende-vende letra bāhet nji pyetsor i vėrtetė ku ai interesohet deri edhe pėr mā tė voglat nuanca tė pėrdorimin tė fjalėve tė gjuhės amtare.

Fjalori pėr tė cilin folėm mā nalt ka kenė prej "2400 faqesh formati tė madh me 30.000 fjalė tė spjegueme shqip" (K. Gurakuqi); kjo pasunķ fjalėsh ka kenė e ”pajisun me ēanėsime tė pėrpikta, gjithėnji nė shqipe, dhe me frazeologjķ, skāje, thānje nga goja e popullit dhe shprehje letrare tė nxjerruna nga auktorėt e motshėm. Zémėrbardhėsisht dorėshkrimin e ēmueshėm i a dhuroi nė Tiranė Institutit tė Studimeve Shqiptare, i cili i dha fillim botimit. Ngjarjet e ndaluen shtypin. Ajo lāndė e pashoqe mbet nė duer tė komunistave".22)

Āsht e dijtun se ajo lāndė fort e ēmueshme u shfrytėzue prej nėpunėsve tė Tiranės pa u citue asnji herė burimi e pa i u dhanė merita autorit tė asaj pune kolosale.

Mustafa ka lānė nji vėllim gati pėr t'u botue, qi mban titullin Kritiqizėm gjuhėsore, e qi pėrfshin tė gjitha studimet gjuhsore tė botueme e tė pabotueme sa ishte gjallė autori.

Ka pėrkthye gjithashtu volumin e parė tė L. von Thallóczy-it, Illyrisch-albanische Forschungen, ka shkrue pėr Aleksandrin e Madh dhe historinė e Maqedonisė sė lashtė, ka lānė nji studim pėr pelasgjit, nji kronologjķ balkanike, nji studim rreth origjinės e emnit tonė, nji tjetėr rreth Fjalorit tė Frangut tė Bardhė, e shumė pėrkthime mjeshtrore. Tash sė fundi ka pį dritėn e botimit nji pėrmbledhje e tija shumė e interesantshme me titullin Anthologjķ historike (Sejko, Elbasan 2001).

Simbas Koliqit, stili epistolar i Mustafės "āsht i shkathėt e i déndun”, nuk mungon ”tingulli shpotar”, ”gjuha gufon e pastėr dh'e pasun”, frazeologjija āsht e natyrshme ”e perdorun me zotsķ mjeshtrore”, letrat e tija kanė ”vesk gjuhsuer”; proza e tij āsht ”parashtruese”, gjuha bāhet kėshtu ”vegėl arsyetimi”, ku zbėrthehet struktura logjike e ndėrtohen "trajtat e perpikta descartiane", stili mbetet shkencor e "gjeometrik" – por gjithkund ndihet nji "frymė e kulluet shqiptare por edhe qartėsķ kristalore ēanėsuese".23)

Por, siē shihet edhe prej fragmentit kushtue djalit tė vet tė vdekun, stili i Mustafės nuk āsht vetėm i shtėrnguet e shkencor, ai din me kenė edhe lirik e i lėmuet simbas subjektit qi trajton. E edhe nji herė lexojmė se ēka kujtonte Mjeshtri tjetėr i letrave shqipe, Ernest Koliqi:

"Kur shkruente mbi ndoj argument qi i a prekte shpirtin, styli i tij ngjyrohej e pėrflakej por pa rrėshqitė nė llasė tė nji brydhėsije (tendresse) qi nuk pėrkonte me natyrėn burrnore tė tij. Shprehet me nji zbunim tė pėrmbajtun, skofiar (delikat) e tė ngrohėt por jo butlosh. Tė shifet nė shkrimin kushtue qytetit tė Krujės si e āmbėlson mashkullisht fjalėn kur ēekė sende qi ka pėr zémėr”.24)

Gjuha shqipe pėr tė cilėn punoi Mustafa Kruja tanė jetėn, ("Nė shėrbim tė njāj gjuhe kombėtare" – ishte titulli i nji kolane ku ai botonte tė tijat Qukrrime gjuhsore), nuk u unjisue simbas ligjėve tė shkencės gjuhėsore, por me urdhnat e disave qi gjuhėt dijtėn vetėm me i pré. E prej vedit ato qi mbetėn, "pendat e standartizueme e tė mpīta" (K. Gurakuqi) bashkė me keqeshkrojat e tyne jashta Shqipnķs, dijtėn vetėm me hosannue e me ēue nė qiell ketė regres tė turpshėm.

Unjisimi ase bashkimi āsht vetėm nji vlerė abstrakte nėse kriteret nė bazė tė cilave kryehet nuk kanė karakter shkencor por politik. Historija s'po prānė tue na diftue se shtete tė pėrbāme prej popujsh tė bashkuem me dhunė kundra dėshirave tė tyne, shpėrbāhen. Kjo ndodh jo pse bashkimi nė vetvete āsht i keq, por pse ai lloj bashkimi āsht artificial e kundėr natyrės sė popujve. E njejta gjā ndodh edhe me gjuhėn, por kėtu reagimet janė mā tė plogėta, mbasi ndjeshmėnķa jonė, kur bāhet fjalė pėr tė mirat shpirtnore tė kombit, ulė kryet nė mėnyrė tė ēuditshme - tue u fikė nė topitjen e arsyes sė plogėsht.

Syrgjyn gjallė e syrgjyn vdekur

Nė 1951 prej podit tė Shéjzave, qi nė gjysėn e dytė tė njizetit qindvjetė kje nji ndėr t'paktat zāne me autoritet nė universin e letrave shqipe, lėshohej nji britmė e thekun:

"Gjindja gjakut arbnuer ndodhet nė nji pikė tė jetės sė vet qi shkakton rrėnqethje n'ata tė cilėt ndiejnė dishka pėr vendlindje e pėr shqiptarizėm. Si komb kemi rį gjallė e ngusht dhe gjendjen e mjerė t'onė nuk ka mundėsķ t'a zgjidhi robi: sot vetėm Zoti e kį nė dorė. Si individa kemi rį edhe mā ngusht sepse nuk dijmė ē'drejtim t'u apim ndiesķve e mendimeve qi na vlojnė nė zémėr e nė shqise; as nuk njofim kénd nė shekull qi tė na thotė nji fjalė ndriēuese” (Shéjzat, 1959, fq. 81).

Fatmirsisht mbas gati nji gjysė shekulli Shqipnija āsht lirue prej komunizmit, por pa mujtė me u ēlirue prej pasojave qi kjo sėmundė, e cila ekzaltoi tė metat e shqiptarit e mbyti vlerat e tij, i ka lanė njeriut tė lodhun shqiptar. Atėherė nuk mbetet veēse me shikjue me nji sy tjetėr, mā tė kthjellėt, edhe Mustafėn me shokė. Ata u pėrpoqen me n'a shmangė pesėdhetvjet vuejtje. A kanė bā gabime? Shkrimi i Shéjt thotė qi edhe i drejti gabon shtatė herė nė ditė. E tue kthye kryet mbrapa, pėr me mėsue prej gabimeve e me dėnue fajet:

"Jemi tė shtėrnguem t'u thomi Shqiptarve, kushdo qofshin e ēfardo parimesh t'ushqejnė, se asnji prej tyne s'ka dalun fitues – si Shqiptar – nga lufta e dytė botnore, pasojat e sė cilės rrenuen punėn e patrjotave tė Rilindjes. Jemi tė gjithė tė mundun. Kushdo qi mendon ndryshej, gėnjen veten. Tė mundun, jo tė rroposun. (...) Jemi fillikat vetėm, para nji problemi viganuer. Me akull tė mendes, pa mashtrime romantike, lypet tė shikojmė realitetin. Babelja shqiptare ka pėr suazė Babelen botnore. Ngjarje tė paprituna munden me na dāmtue edhe mā tepėr, por munden edhe me na ēelė nji shteg shpėtimi. Duhet tė rrijmė gatķ me pėrfitue nga kėthesat e historķs".25)

Tue rilexue kėta rreshta cilido mundet me nxjerr pėrfundimet e veta, pasojat janė reale, shkaku i tyne āsht mungesa e vetėdijes historike. E Burrit tė Krujės, njeriut tė matun e tė squet qi mori pjesė nė ngritjen e flamurit nė Vlonė, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, nė lėvizjen fanoliane tė 1924-shit e nė ngjarjet e Luftės sė dytė, si shumė tė tjerėve, Shqipnija i fali nji jetė: syrgjyn gjallė e syrgjyn vdekun. Mustafa Kruja vdiq nė Niagara Falls (USA) me 27 dhetuer 1958, tue pasė kalue pjesėn mā tė madhe tė jetės nė mėrgim.

Ai, ka shkrue penda e Koliqit: ”ushqei besim nė fuqķn e punės”, ”ushqei besim nė fuqķn qytetnuese tė kulturės”, ”tue luftue paragjikimet dhe tue lirue trśt e bashkatdhetarve nga mjegulla e padijes”, ”ushtroi, pa lakime, normat mā fisnike tė burrnķs shqiptare"; Mustafa, pėrfundon Koliqi:

”Dijti tė flījoje n'altar tė Shqipnķs tė mirat mā tė shtréjta njerzore dhe shqiptare: nāmin dhe popullaritetin. Potera e prozhmuesave nuk i a mbuloi kurr zānin e ndėrgjegjes qi e shtynte me marrė qendrime shpesh nė kundėrshtim me andjen e turmave. Deshti mā fort Shqipnķn se popularitetin e vet. E ky shembull āsht shum i rrallė si nė Shqipnķ ashtu nė botė".26).


1)GURAKUQI Karl, Testamenti i Mustafa Krujės, nė Shéjzat, 1959 (III), n. 11-12, fq. 382.
2)VALENTINI G., Mustafa Kruja come studioso, nė Shźjzat, 1959 (III), n. 1-2, fq. 5.
3)Shih: LOK LIMTHI (pseud. Tahir Kolgjini), Mustafa Kruja. Perendoi mā i Ndritėshmi Hyllė i Nacjonalizmės Shqiptare, nė Shźjzat, 1959 (III), n. 1-2, fq. 8.
4)Shtatėdhetėvjetori i lindjes sė Mustafa Krujės, nė Shźjzat, 1957 (I), n. 2-3, fq. 70.
5)Shih: Ora e Shqipnisė, 10 Kallnduer 1928; edhe artikullin e Dom Lazėr Shantojės: Mustafa Merlika Kruja, nė Tomori, 19 Dhetuer 1941 (II).
6)SHANTOJA L., Mustafa Merlika Kruja, nė Tomori, 19 Dhjetor 1941 (II).
7)Fjalimi i Shk. P. Anton Harapi O.F.M., nė Hylli i Dritės, 1944 (XX), n. 1, fq. 6.
8)CIANO G., Diario 1937-1943, kujdesue prej R. De Felice, Rizzoli, Milano 19963, data 11 nanduer 1941, fq. 556.
9)CIANO G., vep. cit., fq. 570.
10)CIANO G., vep. cit., fq. 591.
11)JACOMONI F., La politica dell'Italia in Albania, nelle testimonianze del Luogotente del Re Francesco Jacomoni di San Savino, Cappelli Editore, Rocca San Casciano 1965, fq. 138.
12)JACOMONI F., vep. cit., fq. 182.
13)Shih ĒIKA N., Tomori, 24 Janar 1942 (III).
14)JACOMONI F., vep. cit., fq. 297. Pėrmbi arritjet tjera tė M. Krujės shih: Mustafa Merlika-Kruja. Exposé personnel, nė Hylli i Dritės, 1997 (XXV), fq. 135-147.
15)JACOMONI F., vep. cit., fq. 288-289.
16)Corriere della Sera, 21 Maj 1942.
17)Shtatėdhetėvjetori i lindjes sė Mustafa Krujės, nė Shźjzat, 1957 (I), n. 2-3, fq. 73.
18)LOK LIMTHI, art. cit., fq. 9.
19)Shih: KOSOVARI (pseud. Martin Camaj), Vėshtrim i thjeshtė krahasues, nė Shźjzat, 1963 (VII), n. 5-8, fq. 240. "Un si Kosovar" – i referohet thjesht pseudonimit me tė cilin botohet shkrimi.
20)Shtatėdhetėvjetori i lindjes sė Mustafa Krujės, nė Shźjzat, 1957 (I), n. 2-3, fq. 71-72.
21)Zźmėr prindi, nė Shźjzat, 1958 (II), n. 7-8, fq. 221-222.
22)Shih: GURAKUQI K., Testamenti i Mustafa Krujės, nė Shźjzat, 1959 (III), n. 11-12, fq. 382; KOLIQI E., Shtatėdhetėvjetori..., art. cit., fq. 74. Nė nji artikull tjetėr, Koliqi saktėson faktin qi bāhet fjalė pėr dymbėdhetė tefterė tė cilėt mbetėn nė Institutin e Studimeve Shqiptare. Shih: Mustafa Kruja si njerķ kulture, nė Shźjzat, 1972 (XVI), n. 9-12, fq. 306, shenimi n. 5.
23)Shih: KOLIQI E., Shtatėdhetėvjetori..., art. cit., fq. 75; VALENTINI Z., Mustafa Kruja mjeshtėr gjuhe, nė Shźjzat, 1972 (XVI), n. 9-12, fq. 307-312; Ibid., Mustafa Kruja come studioso, nė Shźjzat, 1959 (III), n. 1-2, fq. 2-5.
24)Mustafa Kruja si njerķ kulture, nė Shźjzat, 1972 (XVI), n. 9-12, fq. 306.
25)Artikulli nuk mban firmė, por autori āsht pėrsėrķ Ernest Koliqi; shih: Vetėdije historike, nė Shźjzat, 1961 (V), n. 1-2, fq. 2.
26)KOLIQI E., Nji trashigim shpirtnuer, nė Shźjzat, 1959 (III), n. 1-2, fq.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara