HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MISTERI I SĖ KEQES DHE NEXHMIJE HOXHA

-- nga Ardian Ndreca Ph.D.
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

Ardian Ndreca

(in margine tė librit tė Fahri Balliut, Zonja e zezė Nexhmije Hoxha, Tiranė 2005)

Lexova me nji frymė librin e sapodalun tė shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu, dhe pata ndjesinė se mā nė fund edhe mbi togun e pafat tė shkresurinave gjoja historike e gjoja ekskluzive tė shkrueme nė kėto vitet e fundit rreth komunizmit dhe figurave tė tija – asht naltue nji vepėr me tė cilėn ja vlen tė merret ēdo lexues shqiptar.
Vlera e kėtij libri qėndron nė faktin se autori nuk merret me «zbulime» sensacionale apo tė pandehuna si tė tilla, ai flet kryesisht pėr nji personazh, rreth tė cilit sheh sesi gravitojnė njerėz dhe ngjarje mā sė shumti negative e mā sė tepėrmi tė lidhuna me momentin mā fatkeq tė historisė sonė nė qindvjetshin e kaluem: me epokėn e regjimit komunist tė E. Hoxhės.

Personaliteti i «Zonjės sė Zezė», siē e quen ai Nexhmije Hoxhėn, asht kryevepra negative nė tragjedinė e asaj periudhe. Dy gjana analizon autori te kjo figurė: qenjen dhe mosqenjen e saj. E qenja e saj asht gjithēka i pėrket asaj vajzės me inteligjencė dhe virtyte mesatare, me interesa qė e bashkojshin me shumicėn e vajzave tė rinisė sė saj, me nji horizont tė gjanė pėr klasėn sė cilės i pėrkiste por gjithsesi tė pamjaftueshėm pėr nji intelektuale tė vėrtetė. Me nji fjalė qenja e saj asht e zakonshmja dhe e mjaftueshmja – pa pasė asgja trashendentale e asgja tė veēantė.

Por mjerisht ajo qė do tė drejtojė pėr dekada (deri mė sot) personalitetin e «Delikates» asht mosqenja e saj, nji mosqenje e fortė, ambicioze, kryeneēe, e pabesė dhe e papėrkulun, e gatshme me shtyp kėdo me cinizėm mizor, e pafrenueshme nė ndrydhjen dhe nė shfrimet e saja patologjike, seksualisht e papėrqendrueme nė asnji objekt dhe nė asnji gja pozitive qė tė mund ta thithte plotsisht. Me nji fjalė: - nji lodėr nė duert e sė Keqes dhe nji drejtuese e aftė e ēdo ndjenje zvetnuese dhe cinike qė mund tė flejnė nė shpirtin njerzor. E Keqja qė ka shkaktue dhimbje dhe vuejtje, terror dhe depresion shpirtnor, ka vėrejt filozofja H. Arendt, ka qenė shumė banale, por mjerisht ky banalitet asht bā i pafund, i paskaj, dhe nė ketė pafundsi asht idealizue prej masave tė verbta aqefale.

Fatkeqsisht pėr 50 vjet nė Shqipni kanė ekzistue vetėm pak kokrra, kurse nė krahin tjetėr ka qėndrue sovrane nė marrinė e saj masa. Kokrrat kanė qenė Nexhmija me shokė, kurse masa ka qenė vdekjepruse pėr vetveten. Asht e vėrtetė se ka pasė edhe disa «kokrra» tė tjera: por kanė qenė pėrgjithsisht tė neutralizueme dhe pa asnji influencė nė jetėn shoqnore shqiptare. Bile-bile masa amorfe i ka pėrbuzė, mbasi ka pa tek ato kontrastin me ndėrgjegjen e vet tė flligsht. Pra, te ne ka qenė ulė kambėkryq nė jetėn shoqnore banaliteti i masave dhe i kriminelave: ndėrsa e mira ishte bā e pamatshme, mbasi kishte humbė etaloni tradicional i saj.

Nji banalitet tė tillė mishnon nė vetvete figura e N. Hoxhės. Por ajo nuk pėrban pėr autorin e librit nė fjalė nji alibi pėr funksionarėt e tjerė tė terrorit tė kuq, as pėr fituesit dhe as pėr viktimat terroriste qė terrori i vuni pėrposhtė: tė gjithė ka qenė njilloj, tė gjithė kanė qenė tė tepėrt pėr mjerimin tonė, pėr lodhjen tonė pesėshekullore si popull.
Por ndoshta nji femėn asht nji subjekt mā i veēantė nė duert e sė Keqes. Ajo qė duhet tė lindė dhe tė rrisė fėmijė, torturon dhe ēon drejt vdekjes me ndėrgjegje mija vetė. Ajo qė duhet tė ketė marrė sadopak mirėsi prej gjinisė sė cilės i pėrket, bāhet shkak dhune dhe poshtnimi tė papamė. Nji instrument i mirė kur pėrdoret pėr qėllime tė keqija ban mā fort dam sesa nji instrument mesatar, e grueja kishte me qenė nji instrument mā se i mirė nė gjinin e shoqnisė njerzore. Por ajo mundet me ruejt mbrenda vetes mā shumė helm dhe inat se askush tjetėr, mundet me pasė mizori dhe me ndie knaqsi prej saj mā shumė se asnji krijesė tjetėr. Historia na jep shembuj tė pafund, tė cilėt letėrsia i ka pėrjetėsue.

Ky asht misteri i madh i krijesave qė i ikin prej duerve Krijuesit dhe kthehen nė instrumente tė ulėta, keqbase – qė s’kanė asgja tė pėrbashkėt me idenė pėr tė cilėn janė krijue.
Kjo asht mėnyra sesi F. Balliu e ka ravizue, pa urrejtje dhe pa inat tė veēantė, figurėn e protagonistes sė librit. Duhet thanė se stili i Balliut nė ketė libėr, i cili asht sa hetim aq edhe pėrshkrim, sa analizė aq edhe sintezė, sa introspeksion psikologjik aq edhe dokumentar ngjarjesh tė njohtuna e tė panjohtuna – i jep zhdėrvjelltėsi dhe siguri rrėfimit dhe e ban librin mjaft tė ēmueshėm.

Nė kėtė hulumtim del nė pah kryefortėsia e autorit pėr me i shkue deri nė fund sė vėrtetės, dhe cila asht kjo e vėrtetė: klika e E. Hoxhės ka qenė nji klikė qė i asht pėrgjegjė deri nė fund interesave serbe nė Ballkan, se vendosja e kėtij pushteti ka qenė rezultat i nji marrveshje tė mshehtė nė kohė ndėrmjet Beogradit, Athinės, Moskės sė bashku me bekimin e pakushtėzuem tė Francės. Efektet e kėsaj tradhtie ishin: humbja e lirisė sė qytetarėve shqiptarė, humbja e trojeve shqiptare, humbja e vetė shqiptarit.
Pra, Enveri ka dijt me u bā kuklla e kėtyne fuqive vetėm pėr me ruejt pozitėn e vet dominuese, pėr tė cilėn ka pėrdorė tė vetmin mjet qė njihte: terrorin total.

Asht marramendės fakti se njerėz tė karaturės sė Enverit, Nexhmijes, Koēit, Kristos, Nakos kanė mbrenda vetes nji thirrje instinktive dhe primordiale qė i shtyn pėr me tradhtue kombin dhe idealet kombtare, me tradhtue Shqipnin; at’ vend pėr tė cilin s’kishin bā asgja por qė e kishin privue prej gjithēkaje tue fillue te dinjiteti e tue pėrfundue te buka e gojės. Ky asht instinkti me tradhtue, me mohue vetveten si komb, si identitet, si vlera, si territor, si prejardhje, si histori: nuk ka gja mā tragjike sesa kjo nė gjithė historinė tonė kombtare, ndoshta edhe pse vazhdon me u pėrsėrit edhe sot e kėsaj dite.

E pra, para tradhtarėve tė kėtillė, figura si Hamza Kastrioti apo si Esat Pasha janė shumė tė zbehta sa mezi rrijnė nė kambė.
Ky asht thelbi i ēdo andrre tė keqe: pushteti bān qė njerzit tė humbin shpirtin, por meqė njeriu mund tė qėndrojnė o mbi kafshėn o nėn kafshėn, atėherė figura si Nexhmija tue humbė dinjitetin njerzor nuk kthehen nė kafshė, jo, mjerisht vetvendosen shumė mā poshtė bishave tė egra. Figura si ajo, pra: banale dhe makabre njiheresh, idealizojnė tė keqen tue e bā objekt tė nji estetike qė ka si synim me mbytė te ēdo individ mirėsinė natyrale, sė cilės Rousseau-i i shkretė i besonte aq shumė.

Pėrpara nji programi tė tillė nuk ka qenje qė mbetė nė kambė, nuk ka marrdhanje farefisnore apo shoqnore qė i tepron zjarrmit shkrumbues, nuk ka dashuni shpirtnore apo thjesht landore qė triumfon. Gjithė qenja e kėsaj figure paradigmatike si Nexhmija mund tė pėrēansohet si djalli-qė triumfon-ndėrmjet-nesh. Dhe djalli nuk asht kurrė aq larg, sa tė mos ndihet nėpėrmjet vuejtjeve dhe terrorit qė i shkakton mbarė njerzimit.
Por dredhija mā e madhe e djallit, ka vėrejt njiherė O. Wilde, asht qė me i bā njerzve me besue se ai nuk ekziston, se gjithēka asht natyrale, njerzore, historike dhe e paevitueshme.

E kėshtu, «ai» qė nuk ekzistoka bahet historia jonė, bahet e pėrditshmja jonė. Mbasi «ai» nuk don vetėm me ekzistue si «diēka tjetėr», si «i ndryshėm» prej nesh, «ai» don me qenė normalja jonė.
Nė ketė dritė lexoni fjalėt e Nexhmijes kur pranon: “edhe kemi gabuar”!
Ajo thotė se edhe ato nė fund tė fundit ishin si tė tjerėt: tė gabueshėm, pra tė falshėm!

Nė nji univers sado primitiv dhe idiot si ai tė cilit i pėrkisnin Enverat, Nexhmijet, Shefqetat e Mehmetat, pra, nė nji univers aq homogjen e tė pastėr nė poshtėrsinė e vet supreme – nuk ka pasė vend pėr devijime nė kahen e sė mirės dhe sė bukurės, tė sė amblės dhe sė pafajshmes. Ne mund t’i themi sot plakės mā tė mjerė qė jeton nė Shqipni (mbasi nuk ka njeri mā tė mjerė sesa i Keqi) se ajo me tė bashkėshortin e vet nuk kanė gabue nė asnji moment tė jetės sė tyne: ata kanė qenė tė pagabueshėm e tė patrazueshėm nė tė Keqen qė ia kishte gllabėrue shpirtin dhe mendjen e tyne.

Si mund tė mendojnė se ka gabue nji diktator qė vdes nė shtratin e vet i rrethuem prej tė vetėve?
Jo nji njeri dosido, por nji individ qė ka vra dhe ka burgosė me mija vetė, qė ka shkaktue dhimbje sa tė pajustifikueshme aq edhe tė mnershme, qė pėr hir tė marrisė sė tij ka lanė me vdekė ujet dy milion shqiptar, tue i pasė mbyllė mā parė nė nji spital tė madh psikiatrik tė rrethuem me klone dhe me qej kufinit!
Vdiste nė shtrat nji tiran i mėsuem me u shitė gjithnduersh, nė nji kohė qė pėrjashta nji popull i tanė s’mund tė blente as nji litėr qumėsht pa bā rradhė, nji popull i uritun qė s’kishte as forcė dhe as guxim me ēue sadopak zanin, nji popull i poshtnuem dhe i tjetėrsuem.

Ku ka gabue ky monstėr?
Jo, nuk ka devijue as edhe nji gradė tė vetme prej trajektores sė tij infernale.
Gjithēka ka shkue simbas planit. Ky asht edhe konkluzioni i kėtij hetimi historiko-publicistik tė Fahri Balliut.

Ajo qė na ban me mendue e me mendue rishtas kur shohim tė analizueme nji figurė si ajo e N. Hoxhės, e cila s’asht veēse paradigma e mizorisė njerzore tė shndrrueme nė nji tipar tė natyrshėm, asht nuliteti i saj substancial. Kush din me tregue se ēfarė gjaje pozitive ka bā Nexhmija nė jetėn e saj? Ndoshta e vetmja gja pozitive janė fėmijėt qė ka lindė! Tjetėr? Retorika e saj kur thotė “ē’tė bėnim mė shumė pėr ketė popull” mund tė hahet prej ndokujt qė e ka trunin tė bāmė me tul buket, por jo prej atyne qė e dijn se asnji qėllim nuk justifikon mizorinė e pėrdorun si mjet, dhe asnji mjet nuk asht i lejueshėm pėr realizimin e mizorisė si qėllim final. Pėrrallat e Nexhmijes mund tė hahen prej kolonisė mā tė vjetėr qė i bān kunorė botės sonė: idiotėve dhe truthamėve, atyne qė evidenca nuk i troket kurrė nė krye, mbasi jetojnė nė nji univers krejt tynin, tė cilin mund ta cilsoj vetėm si: thellėsisht tė panjoftun e tė pakuptueshėm pėr mue e pėr shumėkend.

Enveri dhe Nexhmija: mbetėn deri nė fund tė paprekshėm prej asaj qė ēdo njeri ruen si mā tė shtrenjė, pra: prej dashunisė njerzore, por qenė tipa qė luejtėn nji rol vendimtar nė shkatrrimin e ēdo tipari njerzor nė shoqnin shqiptare.
Mbas tyne vinte nji lukuni me dhelpnakė dhe me majmuna, me budallenj profesionista dhe me sahanlėpisa oportunista, me sadista dhe me perversa, me inatēorė dhe imoralė, me mejtepli analfabeta dhe me qorrlykė qė jargaviteshin mbas dijes enveriane, me besėthyesa dhe shpifėsa, me tutkuna dhe me kodosha tė gjitha stileve – qė ishin plehu me anė tė cilit duhej tė baheshin pjellore zagnat e shpirtit tė bjerrun shqiptar.

Pėr tė gjitha kėto aspekte libri i F. Balliut asht i pajisun me nji informacion tė shumėllojshėm, qė i sjell ndėr mend lexuesit rrethanat vendimtare tė trajektores Enver-Nexhmije-Ramiz, mbrapaskenat, intrigat, tradhtinat dhe knaqsinė qė rridhte prej tyne.
Nė themel tė sė keqes qėndron ligshtia e cila ban qė i dobti tė bahet katil i atij qė asht mā i fortė se ai.
Po, i forti gjithmonė asht ai qė pėson padrejtėsinė e tė dobtit, mbasi sado qė fuqi dhe pushtet tė kenė pasė Nexhmija, «bashto Enveri», Mehmeti, Beqiri, Koēi e tė tjerėt – ata kanė qenė dhe kanė mbetė shumė tė dobtė pėrpara mirsisė dhe dashunisė qė janė pėrpjekė me shkatrrue nė zemrat e njerzve tė thjeshtė.

Nė fund tė fundit ata nuk janė as tradhtarė, mbasi ata nuk kanė pasė kurrė nji ideal tė naltė e tė pastėr qė ta kenė tradhtue: jo, ata kanė qenė thjesht fundrrinat e nji shoqnije tė tronditun prej ndryshimeve tė mėdha qė kanė pėrfitue prej rrethanave dhe rastisjes sė fatit. Por rrethanat ama nuk i kanė ngjitė nė Olimp. Aty nė Tartarin ku kanė qenė ata janė bā zotnues tė pėrkohshėm tė fatit tė nji populli mjeran e tė pamėsuem me tė mirėn.
Ndoshta Provanija (Providence) hyjnore apo Arsyeja qė qeveris botėn ka lejue qė vendin e sė Mirės ta merrte e Keqja – e kėtė filozofėt e quejnė «misterium iniquitatis» - ase misteri i pranisė tė sė Keqes nė botė!

Por misteri i sė Keqes shėrben vetėm pėr me nxjerrė nė pah tė Mirėn, nė mėnyrė qė ata qė pėrndryshe do tė kishin mbetė tė verbėt e tė shurdhėt ndaj saj, tue ndie mbi shpatulla peshėn e sė Keqes, tė rebeloheshin e tė zenin mend.
Kjo shpjegon edhe faktin se ndėr kundėrshtarėt mā tė rreptė tė komunizmit u bānė ata qė i patėn besue e mandej u shrrejtėn keqas prej tij. Ajo qė tė frikson mā fort kur para sysh tė kalon nji figurė si Nexhmija asht mungesa e dashunisė: ajo as ka dashtė kźnd dhe as ka qenė e dashtun. Nė fakt nuk mund tė quhet dashuni frika apo interesi i ndėrsjellt, nuk mund tė quhet dashuni fakti qė sorra sorrės nuk ia nxjerr sytė, nuk asht dashuni ajo qė ban qė qeni tė lehin atje ku i qesin me hangėr.

Tashma gjithēka ka mbarue. Mbi mjerimin tonė jemi pėrpjekė me ndėrtue diēka, tue harrue se ne nė tansi kishim trashigue vetėm kalbsina dhe shkrumb. Prandaj sot ata mā naivėt habiten prej faktit se edhe mbas 15 vjetsh qė ka ra komunizmi kemi mbetė vendnumro.
E Keqja asht mā e madhe se komunizmi dhe ky i fundit nuk pėrfshin gjithė tė keqen e mundshme nė ketė botė. Gjithsesi ne mbesim optimista, jo pse jemi pesimista tė painformuem, por pse e Mira nė fund me tė vėrtetė triumfon.
Nė nji farė mėnyre edhe pse nuk jemi nė «fund» e mira nji triumf sado tė vogėl e ka mbėrrit, mbasi sot trashigimia «shpirtnore» e Nexhmijes asht manifestue krejtsisht tue marrė format e hajnis dhe tė krimit tė organizuem, tė mafiozitetit shtetnor dhe tė korrupsionit, tė vrasjeve dhe tė intrigave. Pra, kush don me kuptue se ēka asht nė vetvete komunizmi sheh rezultatet e tija sot nė shoqnin shqiptare.

Syleshat deri dje mund tė kenė pasė ndonji justifikim, mbasi Muri i Berlinit qė kishin nė krye nuk i lente me pa burgjet dhe kampet e internimit, vuejtjen dhe mjerimin e mija shqiptarėve tė pafajshėm.
Por e keqja dhe imoraliteti i komunizmit jeton edhe mbas ramjes sė vetė komunizmit. Kjo asht inercia irracionale e sė Keqes, asgja nuk ka ndryshue aq sa me thanė se duhet harrue e kaluemja. Nexhmija nuk jeton vetėm mbrenda Nexhmijes, ajo jeton te mija e mija nxansa dhe ndjeksa tė vetdijshėm apo tė pavetdijshėm tė saj: jeton tek tė gjithė ata dhe ato qė helmi dhe mizoria e saj kanė shpėrba dhe tjetėrsue nė pėrmasa tė ndryshme.

Pra, qarku asht mbyllė e asgja tė re nuk kemi pėrpara: prej fundrrinave nuk del gja tjetėr veēse fundrrina. «Komitetet qendrore» bāhen banka ku pastrohen paret e pista, instruktorėt e partisė bahen kontrabandista dhe shitėsa droget dhe armėsh, intoleranca dhe fanatizmi partiak veshin petka tė tjera, ato qė do tė kishin qenė agjitatoret apo aktivistet e dallueme tė Frontit bahen stakanovistet e prostitucionit ndėrkombtar – pra esenca njerzore mbetė ajo qė ishte: fundrrinat e shoqnisė shqiptare mbesin edhe njiherė fundrrina.
Liria asht ajo qė mā fort se kurrgja tjetėr bān qė njerzit tė manifestojnė deri nė thalb esencėn e tyne.
Prandaj, tue mbarue sė lexuemi librin interesant tė F. Balliut, mė erdhėn ndėr mend fjalėt e Faik Konicės: prej jush largohem gjithmonė me ndot.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara