HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


UNIVERSITETET E LESHPUNUESAVE

-- nga Ardian Ndreca Ph.D.
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

Ardian Ndreca Tregojnė sesi nji herė nji ngatrrestar qė i kishte nxjerrė punė tanė jetėn katundit tė vet, para se me vdekė i kėrkoi bashkėfshatarve nji nderė tė vetme:
- Kur tė vdes, tha, due qė tė mė vjerrni nė nji pemė!
Ata budallenjt pa nji pa dy ia plotsuene dėshirėn, por i gjet e zeza, pse qeveria iakuzoi se e kishin vra.

Nji dhuratė tė tillė i ka lanė shqiptarve qeveria e Nanos - nė grahmat e saja tė stėrgjatuna verore - tue dekretue hapje institucionesh tė reja universitare. Duket se me hapė nji universitet pėr shumkend qenka si me hapė nji treg fshatar apo si me ēilė nji pulari, ku mjafton veterinari, roja, ndėrtesa dhe - merret vesht - edhe pulat.

Por kėto janė mendime qė mund tė gjejnė strehė veē ndėr ato krena qė janė mbushė me gjysa idesh, e keqja e tė cilave asht se gjysa tjetėr nuk ekziston kurrkund. Kėto janė idena qė rrijnė ndėr njerz tė cilėt tė vetmen peshė qė kanė i pėrket trupit tė tyne, e tė tillė janė ata qė dekretuene hapjen e universiteteve tė reja. Problemi jonė ma i mprehtė asht se a duhet tė vijohet me u lanė kultura thjesht nė dorė tė politikės! Koha e ka tregue se me i lanė politikanėt (sidomos ata qė kemi ne) me u marrė me kulturėn, asht njilloj si me i besue landėn e anatomisė kasapve.

Ēka kishte me dijtė psh. Nanoja (bashkė me sejmenat e piliherdhet e tija) pėr kulturėn?
At', po, me e pvetė pėr do gjana tjera mundet me tė mėsue (sidomos pėr shumzime dhe pėr pjestime...), por kultura atij i ka vdekė ndėr duer qysh se «shkenca» e vetme qė ka njoht i ka kthye kambt kah dielli.

Mjerisht problemet tona kanė vetėm nji tė keqe: nė rasėn mā tė mirė i njihet vetėm fillimi. Kėshtu edhe pėr ketė gur tė hjedhun n'ujė nė momentin e fundin - dihet dora qė e ka hjedhė, por asht e vėshtirė me e imagjinue se a ka me mujtė kush me e nxjerrė.

Tue lexue pėr kėto «rrethe pionierėsh» apo universitete siē po duen me i quejtė, mė erdh ndėr mend se nė kohėn e Rilindjes nė Europė kanė pasė ekzistue disa «universitete» qė kanė shumė ngjashmėni me ato qė po na len trashigim nanoizmi. Janė pasė quejtė universitete shoqatat e pemėshitėsave, tė leshpunuesave, tė atyne qė gatuejnė pica, tė djathaxhive e tė artizanve tjerė. Gjithsesi ato «universitete» e kishin nji tė mirė tė madhe pse kryejshin vepra filantropike dhe ndihmojshin jetėn qytetare tė komunitetit.

Po tė dyshojsha qė Nanoja mund tė kishte lexue gabimisht ndonji libėr pėr kulturėn qytetare tė Europės sė Rilindjes do tė kishe thanė se e ka kopjue prej tyne kėtė ide, por gjithsesi rezultati asht i njejtė: ai ka mbėrrijtė me i rendit universitetet shqiptare me shoqata leshpunuesash e pemėshitesash, pse mā tepėr "ham dre' ēka paēa" (si thonė malcort) nuk vlejnė.
Kot me u lodh me konkurse e me prralla tjera, pse s'mban mā kosi ujė. M'erdh ndėr mend ajo shprehja e ngazllyeme e njenit qė mbasi kishte mbarue - tash sė fundi - universitetin, tha:

- Tashti, pėr kuriozitet ishe regjistrue edhe nė gjimnaz sa me e pa sesi asht! Nė nji kohė qė te ne asht paralizue arsimi i ulėt dhe i mesėm, kur dihet qė ky i fundit asht dera e vėrtetė e ēdo lloj studimi universitar - ēka na duhen universitetet?
Ajo ēka na lypet ne sot asht nji arsim i mesėm serioz - nė gjendje me i hapė mā tė mirėve dyert e Universiteteve tė botės.
Mā shumė se kaq na damton si popull dhe si ekonomi, pse masivizimi i kulturės universitare ēon, siē na ka ēue, te nji gjysėmanalfabetizėm me diplomė qė fillon e bahet rregull dhe ligj pėr jetėn shqiptare.

Nė fund tė fundit ku shkohet me nji diplomė tė lėshueme prej nji universiteti shqiptar, tue fillue te ai i Tiranės? Asnji vend i botės nuk ta njeh, askurrkund nuk gjen punė tue u bazue tek ato studime. Atėherė ēka lypet? Mund tė thonė dikush se asht "buono per Albania".

Deri kur tė mbesim nė ketė rreth autokratik tė qeverisun prej marrisė sė institucionalizueme, kemi pėr tė qenė gazi i botės e atėherė oburra le tė hapim pularina anekand, pse ka lezet: sidomos kur i hap vetė dhelpna para se me dalė nė pension tė parakohshėm.

Kultura dhe dija e vėrtetė janė si nji pasqyrė ku shumica kishte me e pa qetsisht se rrjedh direkt prej majmunit, kjo asht edhe arsyeja kryesore qė pseudo-kultura mbėrrin gjithnji e para nė shtegun ku kalojnė zakonisht budallenjt dhe matrahulat.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara