HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeqyteti i Shėmtimit

-- nga Ardian Ndreca Ph.D.
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

Ardian Ndreca Tirana m'āsht dukė gjithmonė kryeqyteti i shėmtimit. Ndoshta shumėkush kishte me m'dhānė tė drejtė po tė kishe thanė se nuk āsht nji qytet i hijshėm, por jo, une due me ju tregue pse āsht nji qytet i shėmtuem.
Prej 1925 deri nė 1939, Zogu e shndėrroi Tiranėn prej nji katundi oriental qi ishte, nė nji qytet mā tė kźnun, tue ndėrtue shumė vepra tė stilit neoklasik (ashtu siē e pėrtypte klasiken epoka fashiste, mbasi arkitektat vijshin prej Romet). Bāhet fjalė pėr ndėrtime qi edhe sot e kėsaj dite munden me u pa si t'paktat qi i japin Tiranės tonin e kryeqytetit. Por edhe privatėt ndėrtuene vila tė kāndshme pėr kah pikėpamja estetike, e me ēka tregojnė ata qi kanė banue mbrendė, edhe shumė komode.

Kam lexue nė kujtimet e nji ish-mėsuesi se, kur nė 1945, nė nji prej kėtyne vilave tė konfiskueme shtīne familjen e nji oficeri partizan prej Mallakastret, prindėt e kėtij ndezshin zjarrmin nė mes tė odės, mbasi, me tė drejtė, ishin mėsue e nuk mund tė rrijshin pa nji votėr ku tė shihshin flakėn e prushin e gjallė. Nuk kishin si me mendue qi kjo gja mund t'bezdiste fqinjėt e tyne nė katin e māposhtėm, mbasi ishte hera e parė qi jetojshin me fqinjėt kaq afėr. Si gjithė njerėzit e thjeshtė ndiejshin mungėsen e natyrės dhe tė kafshėve shtėpijake, e nuk mund tė zāvendesojshin lopėt e delet me nji "kotele" apo me nji "kone" - qi s'i hinte as nė sy.

Nejse, Tirana nuk āsht qytet i shėmtuem vetėm pse nuk ka lopė e gomarė nėpėr rrugė (?), e kėtu nuk mund t'i jap tė drejtė plakut nostalgjķk prej Mallakastret (āsht vetėm nji rasė qi Mallakastra vjen prej latinishtes mala castrum, pra: log i keq). Por kjo āsht historija jonė, pse siē ka vėrejt tash s'fundi nji studiues i censhėm i kulturės shqiptare, bāhej fjalė pėr njerėz: "tė porsazbritur nga stanet e gėrxhet e Shqipėrisė sė Jugut - kishin vendosur t'ia ndėrronin faqen qytetėrimit shqiptar tė kohės sė mbretėrisė jetėshkurtėr tė Zogut; dhe pikėrisht simbiozės delikate midis orientalizmit tė moderuar dhe modernizimit iluministo-romantik". (A. Vehbiu)

Por tue e lanė m'nji anė iluminizmin e romanticizmin e kohės sė Zogut, pse punėt kishin me u ndėrlikue s'tepėrmi, po thona edhe 'i herė se Tirana āsht nji qytet i shėmtuem - nji qytet kryegarnizon. Ndryshe krejt prej Shkodrės, qi āsht qytet i shkatrruem, por ruen aty kėtu gjurmėt e nji t'kaluemje tė madhe, qi syni i stėrvitun i zblon nė disa kānde magjike, tė cilat po zhduken pėrherė e mā shumė. Tirana ruen gjurmėt e nji katundi tė Shqipnķs sė Mesme (para 100 vjetsh nuk ka kenė kurrgja tjetėr veēse nji katund) ku shartohet orientalja me teknokracinė komuniste, qerpiēi me stilin zhdanovist, te i cili ndėrthuret demagogjia e prefabrikateve «monumentale» me planifikimin urbanistik. Arkitektura e kohės sė komunizmit, jo pėr fajin e arkitektave, nuk ka mujtė me i dhānė asnji vlerė shpirtnore banesave shqiptare, qi paraqiten tė zymta e dekadente, tė mbrapshta e pa sens estetik, tė vjetrueme pa u bā tė vjetra.

"O qytet me tulla tė kuqe qi qytet nuk je"

Tirana āsht e pėrbāme prej rrugėsh artificiale, gjuha qi flitet āsht aq e pėrzieme sa tingllon artificiale dhe babilonike, deri para dhetė vjetsh ka pasė edhe nji lagje artificiale (Bllokun e udhėheqjes), edhe ai lum i qelbun qi e pėrshkon tė duket se jeton mā fort artificialisht prej kontributit tė banorve sesa prej ndonji burimi tė largėt. Mbasandej ka vila italiane, godina ruse, pallate kineze e kulla arabe, e mā nė fund edhe nji liqen artificial ngjyrė baltet.

Tirana āsht e shėmtueme pse nuk ka nji identitet, e bā me kenė e vėrtetė qi kryeqyteti i nji vendi paraqet nji komb, duhet me u ruejt kur t'i thona kujt qi Tirana āsht kryeqyteti ynė. Nji shkrimtar i paraluftės e ka pasė quejt: "O qytet me tulla tė kuqe qi qytet nuk je!"

Tashti s'fundi āsht tue u folė pėr kthimin nė identititet, por, ku dojnė me e kthye Tiranen ketė s'e kam marrė vesht? Me kthye nė identitet Krujen, Beratin, Gjinokastrėn e Korēėn kishte me pasė nji kuptim, po Tiranen ku me e ēue, nė vjetin '30, apo nė nė vjetin '50? S'ma merr mendja se kthehet nė identitet tue e lye me ngjyra tė ndezta si me kenė tue lye kaēorre lepujsh apo si me kenė tue u bā gati pėr karnevalet e Rio-s. (Mos tė keqkuptohena: nuk due me thanė qi kanė bā keq pse e kanė lye, mbasi ngjyrat e ndezta ndihmojnė me ulė edhe nivelin e stresit).

E keqja mā e madhe e jona āsht tė mėsuemit me tė mbrapshten.

Tirana (njilloj si pjesa e tjetėr e Shqipnķs) ta turbullon synin me ato pallatet si koje (krodhe) buket tė deformueme prej lagshtinet, tė brejtuna prej hallesh e tė mykuna prej pakujdésit, ndėrtesa qi duken si me kenė shźjat rrugore qi tė ēojnė drejt ferrit. E nuk janė tjetėr veēse shźjat e fitores sė marrķs nė luftėn e saj me Natyren. Janė ndėrtesa qi duken si anije qi po kalben nė shķ, tue marrė kėshtu pėrditė e mā fort ngjyren e dheut, ngjyren anonime tė tokės qi i pėrpīn nė ēdo moment, pallate qi janė kthye nė nji parking shpirtnash, i cili i paraprīn nji parkingu tjetėr tė pėrhershėm diku nepėr kodrat pėrreth.

Pėrshtypja qi tė len āsht ajo e nji qyteti zhelesh, tė veshun si pėr ditė festet, si nji njerkė e vrazhdė qi ka uzurpue vendin e Nanės Natyrė.

Janė tė papranueshme ato forma pallatesh qi duken si arkivola vertikal me 40 dritare prej kah mā fort se me depėrtue drita, del jashtė tafti e atyne qi t'vdekun jetojnė mbrendė. Banesa tė kopjueme prej modelesh anonime tė marruna prej Uraleve deri nė Kamēatka siē vėren A. Vehbiu.

Pėrsipėr, tarracat e papėrdorshme filtrojnė me besnikķ shiun. Tarracat janė nji shźj tjetėr i mungesės sė lirisė, e cila shprehet te sulmi i hijshėm qi nji ēatģ e kuqe ndėrmerr drejt qiellit. Nė ēdo detaj tė atyne ndėrtesa ndihet mungesa e simbolizmit, mbasi gjithēka āsht plazmue brutalisht prej nji vullneti qi estetiken e ka pa, me tė drejtė, si anmiken numėr nji tė materializmit.

Po punimet qi kanė bā vjetėt e fundit nė kryeqytet? Kanė mbėrrit me e kthye nė nji plakė e lyeme qi s'ka njohtė kurrė ēasa lavdijet, por āsht mjaftue me u marrė nėn stjetull vetėm prej burrave tė vejė.

Mā s'parit po hamė, mbasandej po merrena me kopalla

Nji kapitull nė vete janė vilat e pasanikėve tė rķ, tė cilėt, shģ pse janė tė rķ si pasanikė, kanė mujtė me grumbullue me ngut nji farė pasunijet por s'kanė mujtė me mbėrrit atė pėr tė cilėn duhet nji jetė e tanė: kulturen. Atėherė tė kapė syni nė mes tė qyteteve tona: kulla alpine, chalets zvicerane, vila surrealiste me balkone jo-funksionale, qi duken herė si xhepa kangurėsh e herė si tenxhere me presion, sheh shtėpija qi kanė marrė diēka prej pagodave e diēka prej klubeve tė katundeve, tė dalin pėrpara vila ku alumini, ēementoja, hekuri e xhamat e errėt janė kombinue keqas me drunin e qarrit e tė gėshtejės. Shihen aty kėtu deri edhe arritjet mā tė fundit tė teatrit absurd: kulla alpine tė lyeme si shtėpijat e kasabave tė Marokut, nji bardhėsķ e pėrftueme me gelqere tė shueme keq qi ēohet leskra leskra, aq sa me t'u duk shtėpija si me i pasė ra gėrbula (lebra).

Atėherė ēka mbetė me bā?

Po pse nuk ndėrtojnė shtėpija tradicionale shqiptare, ose vila e pallate qi mos ta kenė mā atė epitetin e mnershėm: popullore. A s'mund tė ndėrtohen shtėpija jo-popullore, shtėpija tė banueshme, thjesht shqiptare: nė Korēė shtėpija korēare, nė Berat e nė Gjinokastėr shtėpijat e tyne karakteristike, nė Krujė tė vetat e kėshtu me rend.

Edhe pse, na ka pasė mbytė kjo «popullorja»: dikur partija popullore, mbasandej kuvendi popullor, teatri popullor, artistat e popullit, herojt e popullit, anmiqt e popullit, shtėpijat e popullit.... a tė fillojmė njiherė me pasė kuvende, teatra, artista, heroj, anmiq e deri edhe shtėpija qi tė jenė thjesht tė tillė, pa atė adjektivin "popullor", qi nuk shpreh asgja por vetėm largon prej kuptimit real. Kush e ka thanė se nji artist duhet me i pėrkitė tanė popullit, apo nji anmik duhet me kenė anmiku i tanė popullit? Kėto janė idena totalitariste qi sot nuk shkojnė mā, pse pėr me i pėrkitė tanė popullit duhet me pasė hi nė pėrjetsķ, nė amshim, aty ku koha nuk vepron mā, e kjo gja nuk mundet endé me u thanė pėr kohėn tonė, e cila ka vetėm nji ēansim (définition): āsht kohė dekadencet. T'i braktisim vizionet pan-komuniste qi dojshin me e pa at' regjim sub specie aeternitatis, tė paluejtshėm, dogmatik e t'pazāvendsueshėm nė sterilititin e vet, edhe urbanistik.

Akragantinėt (banorėt e Agrigentum) shkruente Empedokli: ndėrtojshin shtėpija e tempuj a thue se s'kishin me vdekė kurrė, e hajshin a thue se kishin me vdekė tė nesėrmen. Edhe qytetet tona tė mbushuna me klube (ēfarė shtrembnimit i kena bā kėsaj fjalė!), akshihane, qebabtore e paēaxhihane tė modave tė ndryshme, tė japin pėrshtypjen qi shqiptarėt duen me rekuperue kohėn e talonave e tė triskave, a thue se kanė frikė se po japin shpirt unshėm, kurse tempuj pėr me mbetė nė historķ nuk kam pa askund! Por antikėt kanė thanė: primum vivere deinde philosophari - ēka shqip tingėllon: mā s'parit po hamė, mbasandej po merrena me kopalla.

*Logo marrė nga faqja e Bashkisė sė Tiranės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara