HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 12 (34) i revistės letrare shqiptare "ars

-- nga Irhan Jubica

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim
pėr daljen e numrit 12 (34) tė revistės letrare shqiptare "ars"

"ars" dhe "buzuku" shpallin konkursin e vitit 2005 pėr roman, tregim dhe ese

Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit 12 (34) nė Shqipni, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, ditėn e martė, me 28 dhjetor 2004.

Ars 34

Nji vend kryesor nė kėte numėr i asht kushtue njoftimit pėr shpalljen e konkursit letrar tė vitit 2005 tė organizuem prej revistės letrare shqiptare "ars" dhe Ndėrmarrjes Botuese "Gjon Buzuku". Shpėrblimet e konkursit janė: 2000, 1500 dhe 1000 euro pėr romanin (pėrkatsisht ēmimi i parė, i dytė e i tretė), 300, 200 dhe 100 euro pėr esenė (ēmimi i parė, i dytė i tretė) e po kaq edhe pėr tregimin. Tekstet pjesmarrėse kanė me u botue nė revistėn "ars" tu' fillue prej numrit tė janarit, te i cili kanė me u ba tė dituna statusi, platforma e gjithēka tjetėr n'lidhe me kėte konkurs.

Revista hapet me nji fragment prej romanit "Dashni" tė nobelistes amerikane Toni Morrison, (pėrfshi nė rubrikėn "romani").
Editoriali me titull "www.kultura2004.al" asht shkrue nga Blendi Kraja.
Nė rubrikėn "Kushtim" tė kėtij numri botohet nji fragment prej kapitullit XI tė librit "Ftesė nė studio" t'autorit Ismail Kadare, botim i vitit 1990 (redaktor Ilirian Zhupa, piktor Gėzim Tafa, recensues Besnik Mustafaj e Remzi Lani), e pikėrisht ajo pjesė e konsiderueshme e hequn pa shpjegim nė ribotimin e kėtij libri mė 2004. Asht fjala pėr faqet nė t'cilat autori Kadare sulmon shkrimtarėt Bilal Xhaferri, Kapllan Resuli, Kasėm Trebeshina e Arshi Pipa: "Jashtė shtetit pėrpiqet tė luajė rolin e disidentit, mirėpo meqėnėse talentin e ka mė tė paktė se ambicien, nuk arrin dot tė bėjė gjė, dhe ashtu, pa fat, pėrherė duke u ngutur, vdes." - shkruen autori nė kėte fragment pėr shkrimtarin Bilal Xhaferri. Nė lidhje me komentet qė autori e botuesi kanė ba pėr ribotimin e kėtij libri, Gilmana Bushati boton shkrimin "Guximi i Kadaresė te "Ftesė nė studio".

"ars" vazhdon me hulumtimin e arkivit tė gazetės "Drita" tė vitit 1981, ku botohen shkrime, fragmente e poezi prej autorėve t'ndryshėm, si: Sefedin Ēela, Pavllo Gjidede, Xhevahir Spahiu, Ilir Bushi, Agim Isaku, Adem Istrefi, Violeta Allmuēa, Dritėro Agolli, Bashkim Trenova, Teodor Laēo, Agim Cerga, Floresha Haxhiaj, Zef Toma, Tefik Ēaushi, Luan Hajdaraga, Qemal Xhaka, Ndoc Papleka, Skėnder Rusi, Agim Pipa, Jorgo Bulo, Xhevat Lloshi, Fatmir Gjata, Dalan Shapllo, Ali Podrimja, Agim Shehu, Nasi Lera, Shefki Karadaku, Isu Nelaj, Gėzim Kame, Petraq Risto, Ilia Nikolla, Koēo Kosta, Shvqet Musaraj, Hajro Zeneli, Muzafer Xhaxhiu, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Llazar Siliqi, Spiro Dede, Natasha Lako, Shefqet Peēi, Ruzhdi Pulaha, Luan Qafėzezi, Qazim Sheme, Rudolf Marku etj. Kėto shkrime, t'cilat n'pjesėn e tyne ma tė madhe i janė kushtue Partisė sė Punės e dikatorit, janė pėrmbledhė nė titullin "Shqipėri, se ē'yll shkrepi; Enver Hoxha, mendjedeti".

Nė reagim tė shkrimit "Disidenca (pa disidencė) - katovicizmi i letėrsisė shqiptare" t'autorit Kolec Traboini, botue nė numrin 9 (31) tė revistės "ars", Kapllan Resuli boton shkrimin: "Gur prove".

Nga Myrvete e Begzad Baliu botohet shkrimi "Pse ankohej Profesor Jup Kastrati".

Dy shkrimet e natyrės studimore mbi veprėn dhe jetėn e poetit Ndre Mjeda janė: Mentor Quku: "Mjeda, pararendėsi i kohės sė vet"; Begzad Baliu: "Konceptet filologjike tė Ndre Mjedės".

Rubrikat e pėrhershme t'"ars"-it paraqesin: - "premisa" nga Katerina Xukaro: "Mikelanxhelo la Luna, studiuesi i pėrmallur qė qan tė kaluarėn e ndonjė pėrsiatje mbi lulen e barin e egėr".
- "hebraisht" nga Elisha Porat: "Muzika asht domethania".
- "italianėt" nga Martino Baldi: "Joshja pėr me qenė i ri".
- "hap n'hap: intervista me shkrimtarė amerikanė" nga Erica Weitzman: Intervistė ekskluzive me poeten amerikane Melissa Monroe: "Fituesit e shkruejnė historinė".
- "poezi gjermane" pėrkthye nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Rose Ausländer (shoqnue me origjinalin gjermanisht).
- "poezi n'anglisht" pėrkthye nga Blendi Kraja: Poezi nga Melissa Monroe (shoqnue me origjinalin n'anglisht). - "hispanoportugalisht" pėrkthye nga Ardian Muhaj: Poezi nga autorė tė njohun brazilianė tė 50-vjetshit t'dytė tė shekullit XX: Ferreira Gullar, Ledo Ivo, Affonso Romano de Sant'Anna, Mill™r Fernandes, Jose Paulo Paes, Regis Bonvicino, Heitor Ferraz e Felipe Fortuna.
- "zgjedhje": "Dolla njė ditė nė verė", poezi nga Andon Zako Ēajupi.
- "romani" nga Gazmend Krasniqi: "Eldorado". Vazhdon botimi i kapitujve t'romanit me tė njajtin titull. - "shqyrtime" nga Genevieve Vaughan "Nji kritikė feministe mbi shkėmbimin".
- "shfletime" nga Anila Xhekaliu "Nata e kaligrafeve" fragment prej romanit me tė njajtin titull t'autores turko-franceze Yasmine Ghata.
- "mbishkrim" nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit "Letėrsia dhe e Keqja" nga George Bataille me pjesėn e fundit t'kapitullit mbi veprėn e Donatien-Alphonse-Francois dė Sade. Numrin e ardhshėm ka me u botue i plotė kapitulli mbi veprėn poetike tė William Blake.
- "miti dhe letėrsia" nga Brikena Smajli: "Cikli i legjendės irlandeze".
- "intimitete" nga Flora Xhemani: "Gustav Suits, - nji burrė serioz"
- "libri - ma t'shitunit" pėr herė tė parė nji revistė letrare shqiptare ban pasqyrėn e librave ma t'shitun nė libraritė e Shqipnisė, Kosovės, Maqedonisė, Italisė, Francės, Spanjės, Anglisė e Amerikės.
- "ese" nga Jorge Luis Borges: "Nathaniel Hawthorne".
- "ēmimi" nga Edward Wyatt: "Epika e Amerikės Jugore fiton Ēmimin Kombtar tė Librit".

Shtojca e pėrhershme "arsplus" i kushtohet kritikės letrare. Me kėte rast botohen: Terry Eagleton: "Ēfarė ėshtė letėrsia?", David Macey: "Fjalori i teorisė kritike", si dhe nji pėrzgjedhje e pėrkufizimeve e pėrfaqsuesve tė kritikės. Krijimtaria shqipe kėte numėr paraqitet me autorėt: Laura Shimili, Faruk Myrtaj, Gazmend Krasniqi, Ardiana Shala-Prishtina, Mikelanxhelo la Luna, Andon Zako Ēajupi, Edvin Kukunja, Valbona Bozgo, Genc Spahija, Albert Marjakaj, Valmira Peci, Arbenita Rrmoku, Vilson Culaj, Shefqet Bylykbashi, Argjend Krasniqi, Manushaqe Veliu e Artan Kajtazi, nsa krijimtaria e huej me autorėt: Toni Morrison, Yasmine Ghata, Rose AuslŠnder, Ferreira Gullar, Ledo Ivo, Affonso Romano de Sant'Anna, Mill™r Fernandes, Jose Paulo Paes, Regis Bonvicino, Heitor Ferraz, Felipe Fortuna, Melissa Monroe e Abba Kovner. Pėrkthimet e kėtij numri janė krye nga: Blendi Kraja, Gilmana Bushati, Katerina Xukaro, Irhan Jubica, Laura Shimili, Ferdinand Laholli, Flora Xhemani, Anila Xhekaliu, Gilman Bakalli, Ardian Muhaj dhe Esmeralda Kapisyzi.

Nji faqe e veēantė i asht lanė nė kėte numėr njoftimit pėr botimin s'shpejti tė pesė librave "ars", e konkretisht: Gilmana Bushati: "Ndryshe ėshtė femėr", prozė, 150 faqe. Hida Halimi: "Ato letra i shkrova vetė", novelė e tregime, 150 faqe. Brikena Smajli: "Eliot, poeti me buzėqeshje si tė Xhokondės", studim, 100 faqe. Teuta Dhimarko: "Kthina e ēudirave", tregime, 100 faqe. Jonathan Culler: "Ferdinand de Saussure", studim, 150 faqe (pėrktheu Blendi Kraja).

irhan jubica, kryeredaktor

___________________
Revistėn "ars" mundeni m'e gjetė nė tė gjitha pikat e shitjes sė gazetave dhe nė libriaritė kryesore nė Shqipni (me ēmim 300 lekė), nė Kosovė (me ēmim 3 euro), nė Mal tė Zi (Ulqin, Tuz) (me ēmim 3 euro), nė tė gjitha pikat e shitjes sė shtypit shqiptar nė Maqedoni (me ēmim 180 denarė). Numri i ardhshėm i ars-it me 30 janar 2005.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara