HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]
 
  [ Prapa ]


Intervistė e TV Malėsia me biznesmenin e njohur shqiptaro-amerikan, Ekrem Bardha

Dua tė investoj nė Shkodėr - qė dikur ka qenė kryeqendra e Shqipėrisė

-- nga Rush DRAGU & Rifat YMERI

Ekrem Bardha Pyetje : Kush eshte Ekrem Bardha ?
Pėrgjigje: Une nuk dua te flas se kush jam dhe nuk dua te pretendoj se kush jam. Jam edhe une ashtu sic jane dhe qindra dhe mijra shqiptare te tjere ne diasporen e Amerikes Jam nje nga ata qe jam arratisur nga Shqiperia nga rreziku i diktatures komuniste qe ishte nje nga me te egrat jo vetem ne Evropen Lindore por edhe ne bote .U detyruam te largohemi nga atdheu per arsye politike, per arsye se diktatura nuk na pranonte qe ne te ishim te lire dhe ato qe kemi endrruar ne jeten tone qe te jemi te lire i besum vetem ne demokraci. Me gjithe ate une perfundova ne Amerike,ne Ameriken e madhe ne Ameriken e demokracise. Sic thashe une kam nje kohe te gjate, pothuaj nje gjysem shekulli qe jam marre me tregti ne Amerike. Kemi punuar dhe me mundin e djersen tone kemi arritur gjithcka .
Por kur thoni se kush eshte Ekrem Bardha. Une ju them se nje boshllek te madh e kam pase dhe e kam;ai boshllek eshte Shqiperia.,ka qene atdheu yne i dashur. Keni qene ju njerzit tone, te dashurit tone, te persekutuarit,te internuarit me vuajtje te medha.
Nuk kane qener dite dhe as nate qe nuk kemi menduar dhe biseduar per Ju atje ne Shqiperi.

Une kam nje simpati te madhe per Shkodren sepse kam shume miq dhe dashamires qe kam jetuar per nje kohe te gjate me ta ne Amerike .
Ajo qe mund te them se e ndjej veten si detyre si patriot eshte qe ata qe kane mundesi dhe sipas mundesive ,sepse diaspora eshte e madhe e fuqishme,eshte e re dhe per fat te keq e quaj e re dhe tragjedi kombetare te kontribuojne per atdheun. Por duhet te kuptojme se cilat jane arsyet qe kjo rini po iken. Tjeter situate u krijua ne kohen e diktatures kurse sot eshte tjeter situate sepse une e kuptoj qe ata qe largohen jashte atdheut jane te detyruar sepse edhe ata duan te jetojne .Megjitheate mesazhi im do te jete ky,se diaspora eshte e pasur,e madhe ,e fuqishme por nuk kryejne detyren karshi atdheut. Diaspora prape duhet te mendoj ashtu sic kam menduar une dhe qindra te tjere; "Te kthehen ne Atdhe Te inevestojne ne Shqiperi."

Shqiperia eshte nje vend i mrekullueshem, jo vetem qe eshte atdheu yne, balta jone, por eshte i mrekullueshem ne cdo aspekt,si klime, si toke, toke pjellore dhe te kthehemi te investojme ne Shqiperi. Dhe Shqiperine duhet ta bejme ne, nuk duhet te presim nga Greket apo Jugosllavet, ne vete, ne shqiptaret te kthehemi dhe te investojme ne Shqiperi.
Une konkretisht neqoftese lejohem

...mund tu them, te mos keqkuptohemi e kam edhe me pasion ne disa investime qe kam bere sic e dine; une kam nje lokal ,nje kompleks "Piaca" ne Tirane, kam hape nje librari nga me modernet po ne Tirane- ashtu sic kane thene Kadare i madh dhe Dritero Agolli. Kam edhe investime te tjera qe une jam ne ndertim e siper;nje spital ne Llixha te Leskovikut, nje hotel ne Leskovik, dhe ajo e fundit sic thashe me pasion te madh me nje teknologji te vecante , eshte kantina ose fabrika e veres.

Pyetje: Ku jeni duke e ndertuar ate Z.Bardha ?
Pėrgjigje: Ndertohet ne Marikaj,jashte Tiranes nja njezet kilometra. Eshte prollimi i pare sivjet. ( tregon disa foto te vreshtave ne Marikaj ) Ketu eshte djali im,ketu eshte shqiponja ,nje dekoracion ne vreshte.
U tregoj nje dicka ketu qe jane nje mrekulli; portokallet, fiqet, sheget nje dicka qe te kenaqin qe rriten ne kete vend te mrekullueshem.. Rrushi qe eshte prollim i pare nga te cilet kam nxjerre vere te mrekullueshme. Dhe te gjitha keto me bejne qe ta ndjej veten shume te kenaqur mbasi une jo vetem jap nje shembull por edhe krijoj nje ambicje per te tjeret. Por me nje lule nuk behet asgje, duhet te gjithe te kuptojme qe ta ndertojme atdheun tone te dashur.

Pyetje: Ketu ne diaspore Z.Bardha,a kane mundesi shqiptare te tjere,biznesmene te tjere qe te inevstojne edhe ata ne Shqiperi?
Pėrgjigje: Une nuk mund ti jap vetes kredi se vetem une jam,por te jemi te sinqerte se per fat te keq nuk di qe ka investuar njeri. Por deshira ime do te ishte qe te kthehen te investojne atje ,te investojne ne Tirane, ne Shkoder qe Shkodra ka qene kryeqyteti i Shqiperise ne nje kohe. Eshte per te ardhur keq ne kete situate qe ka arritur Shkodra.
Pra ne jemi te fuqishem si diaspore per te investuar.Une nuk mund te investoj vetem une, dua edhe shoke, miq, kolege. Dua qe te investoj edhe ne Shkoder.

Pyetje: Z.Bardha dua tju bej nje pyetje ne lidhje me diasporen ketu. A jane te bashkuar shqiptaret ketu ne diaspore?
Pėrgjigje: Kjo eshte nje pyetje jo e lehte. Sinqerisht mund te them se edhe ne biseden qe beme pak me perpara e cekem kete ceshtje. Une do te desheroja qe te ishim me te bashkuar.
A jemi te bashkuar? Por mund ta them sinqerisht se ne nuk jemi aq te bashkuar sa lypet dhe duhet te jemi.
Akoma merremi me te kaluaren. Akoma ka disa ndarje, jo toske, jo gege, akoma ka jo shkodrane jo korcare jo ku e di une. Une gjithmone kam qene per bashkpunim, per mirkuptim, per vllazerim. E kaluara vertete ka qene e hidhur. Une kam botuar dhe librin ne te cilen kam treguar tolerancen qe duhet te kemi, ta harrojme te kaluaren por te kemi me teper tolerance dhe mirkuptim me njeri tjetrin sepse vetem keshtu mund te kete vlera me teper per te ardhmen e Shqiperise.

Pyetje: Z.Bardha, vitet e fundit po ndodhe nje braktisje e dhimbshme nga Shqiptaret. A e ndjeni ne shpirte se kjo hemorogji do ta demtoje kombin shqiptar?
Pėrgjigje: Kjo eshte absolusht nje dhimbje e madhe e per kete do ti referohem nje profesori te madh,Abaz Ermenjit qe thote se eshte nje tragjedi kombetare .Ajo qe ka ndodhe ne kohen e diktatures eshte dy ose trefishuar keto kohet e fundit me teper .Dhe ky boshllek kaq i madh mund te quhet me te vertete tragjedi kombetare.

Pyetje: Ketu por edhe ne Shqiperi njiheni si patriot dhe veprimtare per ceshtjen kombetare.Sa ka qene roli juaj ketu ne SHBA ne takimet me politikanet amerikan per ceshtjen shqiptare?
Pėrgjigje: Ne kete rast mund te them se une personalisht kam qene dhe vazhdoj te jem nje aktivist qe kam punuar per 45 vjet dhe aktiviteti im ka filluar nga vitet 1964-65 qe donim nje Shqiperi te lire dhe demokratike,mund te them dhe jam krenar qe kam qene jam e do te jem deri sa te marre fryme nje aktivist per ceshtjen shqiptare.

Pyetje: Ne mjaft fotografi qe keni vendosur ne murin e zyres tuaj shoh qe keni pasur takime me personalitetet me te medhaja te SHBA-se. A eshte rastesi kjo apo eshte deshmi e asaj pune qe beni ju si atdhetar i flaket dhe si patriot i madhe ne drejtim te ceshtjes kombetare?
Pėrgjigje: Natyrisht qe une ndjehem krenar per kete. Por duhet qe te mos keqkuptohemi.Takimet qe kam bere une dhe kam investuar, qe te jete e kjarte kjo sepse kam investuar per ceshtjen shqiptare edhe mbasi kam pasur raste ,qe sigurisht ka te beje edhe me biznesin tim qe kam pasur mundesi finaciare,kete pune, kete aktivitet une e kam vene ne sherbim te ceshtjes se kombit. Sidomos une e kam cilsuar ne librin tim "Larg dhe prane Shqiperise" dhe ata qe mund te lexojne librin tim , mund te kuptojne qe ky aktivetet deri me presidentet e SHBA ka luajtur nje rol te madh. Nuk duhet te keqkuptohemi se ka edhe qindra shqiptare te tjere ne diaspore. Por une kam qene nje nga me te paret qe kam krijuar mardhenje me diplomatet amerikan. Sot eshte shume me lehte te takosh nje senator apo kongresmen, qe te penetrosh ne kongresin amerikan, por kur flasim para tridhjet vjetesh nuk ka qene aq e lehte, sepse ne nuk njiheshim, sepse Shqiperia ka qene e izoluar, keshtu qe une jo vetem se kam qene nga me te paret qe kam vene ne dieni median amarikane, kongresin amerikan, kam folur para kongresit.

Kemi pasur problem te madh Ceshtjen e Kosoves dhe kur atehere kur flisnim me senatoret dhe kongresistet per kete ceshtje, ata nuk dinin se cfare ishte Kosova. Sot e dine se kush eshte ajo. Por kjo pune s'ka filluar sot, ajo e ka zanafillen para dyzet vitesh dhe keshtu qe mund te them me pak fjale se une aktivitetin tim e kam vene ne funksion te ceshtjes shqiptare, ne funksion te ceshtjes se Kosoves ne vecanti.

Pyetje: Cili do te ishte vlersimi juaj per politiken Shqiptare pas viteve 90-t ?
Pėrgjigje: Une mendoj se ne Shqiperi te kete nje demokraci, nje barazi. Sepse pa demokraci te mos mendojme se ecet perpara. Mos te mendojme qe te hakmerremi,te urrejme njeri tjetrin.Do te mendoj qe pushtetaret, qofte te majte apo te djathe, socialistet apo demokratet te kene nje fare rruge, rruge te qarte per te ndertuar shqiperine per nje fare harmonie e nje fare bashkpunimi. Qe Shqiperia te kete nje te ardhme sepse i ka te gjitha kushtet. Sepse ne mund ta bejme nje shtet te forte, ne mund ta bejme Shqiperine duke u soledarizuar me njeri tjetrin.
Opioni im eshte jo i mire kur qeveritaret perfshire edhe ne parlament merren me grindje dhe acarojne artificialisht situatat.Keto nuk me bejne optimist dhe nuk i sherbejne interesit kombetar.

Pyetje : Ahetere nese keta njerez te politikes Shqiptare do te mendoshin nje dite qe ti kerkonin Ekrem Bardhes qe te merrte nje post politik. A do ta pranonte z. Bardha?

Pėrgjigje: Kjo pyetje me eshte bere edhe tjera here nga gazetar te tjere por une mund tju them se mua me eshte bere propozimi me kohe, para 12 vjeteve dhe nuk kam pranuar dhe une nuk kam kohe qe te merrem me politiken shqiptare,por une jam nje sherbetor i Shqiperise dhe kam vendosur qe ti sherbej vendit tim me aq mundesi sa te kem deri sa une te marre fryme. Dhe as kam pranuar dhe as qe mendoj qe te pranoj nje post te tille.

Pyetje : Atehere pervec aspektit te punes suaj ketu ,ju jeni edhe botues edhe i Gazetes "Illyria" gazetes me te madhe qe botohet jashte Shqiperise,nderkohe keni botuar edhe librin "Larg dhe prane Shqiperise", keto jane ne kuadrin e atyre investimeve qe nuk jane fitim prurse. Mund tju pyesim, gazeta "Ilyria" cfare qellimi ka?

Pėrgjigje: Eshte pyetje fare e lehte por eshte edhe shume pyetje me vend dhe me vjen mire qe ma ben. Dihet qe diaspora eshte fuqishme dhe e madhe,fatkeqesisht qe jemi larg atdheut,por nje diaspore kaq e madhe te mos kete nje gazete eshte nje problem dhe as nje shqiptar nuk do ta pranonte.
Megjitheate para tete vjeteve kur gazeta ishte ne falimentim e siper une e mora kete barre persiper vetem per patriotizem vetem per ti sherbyer atdheut tim sepse ne kete menyre roli i gazetes "Illyria" qe eshte nje gazete e vetme shqiptaro-amerikane qe botohet dhe shkon ne te gjitha kontinentet e botes eshte qe ne ketu te tregohemi se sa jemi, se si jemi, se cfare jemi. Jemi apo s'jemi dhe kush jemi. Dhe neqoftese nuk ka si mund te ndodhe qe ne diasporen e amerikes mos te kete gaete,radio television shqip.
Une them se do te ishte turp dhe nuk do ti sherbeja ceshtjes se kombit n..q.s nuk do ta kisha marre nje detyre te tille per ti sherbyer atdheut tim. Si i sherben gazeta "Illyria" ?

Kjo gazete eshte e paanshme, nuk eshte gazete partiake, ne i perfaqesojme, i permbledhim te gjitha opinionet,gazeta eshte e lire eshte e hapur.Per mua kjo eshte nje detyre qe i behet diasporas shqiptare jo vetem ketu ne shtetin e Michiganit por ne SHBA e me gjere per ti bashkuar shqiptaret per tju thene se ne kemi mundesi qe te krijojme nje "Lob" ne Washington, te jemi me te fuqishem ne senatin amerikan,ne kongresin amerikan,qe zeri jone te degjohet. Kosova akoma se ka marre pamvarsine,akoma se ka marre lirine dhe ne ketu,roli qe mund te loze diaspora ,roli qe mund te loze medja shqiptare ose gazeta "Illyria" etj eshte e madhe dhe keshtu ne kemi kryer detyrat tona patriotike.

Pikrisht duke pare gjithe keto qe i permblodha me siper e ndjeva para vetes detyre qe ka te beje me patriotizem per te dhene te gjithe per ceshtjen Shqiptare.

Pyetje: Z.Bardha vitin e kaluar, pikrisht ne diten e festes kombtare te Shqiptarve ishte i pranishem shkrimtari i madh Ismail Kadare. Cili eshte opinioni juaj rreth kesaj figure te madhe te kombit tone?
Pėrgjigje: Une jam kryelarte qe kam mik personal Z.Kadare, por figura e tij eshte nderi i kombit. Ashtu sic mund te flasim per rilindasit, sic mund te flasim per At Gjergj Fishten, ashtu sic mund te themi per Fan Nolin, per Nene Terezen qe jemi kryelarte dhe ne duhet te jemi kryelarte per figuren e shkrimtarit te madhe me fame botrore Kadare. Nga ky aspekt jam kryelarte qe e kam mik dhe mendoj qe cdo shqiptar te mendohet e te mos merret me gjera personale,gjera qe nuk kane rendesi, duhet qe cdo shqiptar te jete i sinqerte me vetveten. Ai nderon kombin,nderon atdheun jam i gezuar qe e kam mik.

Pyetje: Une jau bej pyetje,jo qe e di se e keni mik por e di edhe vlersimin qe kane shqiptaret per shkrimtarin e madhe Kadare. Une e kam qe a ka ardhe koha qe ky burre i madhe, ne mos ka kaluar, ky fenomen i Shqiperise te jete edhe president i Shqiperise ne vitet e ardheshme?

Pėrgjigje: Duke pase nje miqesi te ngushte me te mund t'ua kthej me shume kopetence kete pėrgjigje. Dhe kete bisede e kemi bere shoqerisht kohe me pare dhe ai nuk e pranon ne asnje menyre. Flitet,eshte folur dhe vazhdon te flitet dhe ju garantoj qe ai nuk e pranon dhe sepse ne politiken shqiptare eshte nje kompleks qe nuk eshte e lehte te jeshe president qe une...
- A mund te u bej nje pyetje edhe ju.. ( e qeshe...)?
- (gazetari) Me kenaqesi.
E.B -Presidentėt e Shqiperise dhe do te kete edhe presidente te tjere, konkretisht ne nje dite te mevonshme keta, kush do te permendet me teper; presidentet, kryeministrat apo Kadare?

(gazetari) - Une besoj qe Kadare.
E.B.- Ahere ai eshte mbi presidentat, mbi kryeministrat. ( qeshje ...)

Pyetje: Z. Bardha a mund te na thoni cilat jane planet ose projetket tuaja per te ardhmen?
Pėrgjigje: Une ne realitet nuk e vras mendjen te merrem shume me plane.I bej keshtu spontane. I bej kur vijne,kur piqen kushtet. Ajo ka rendesi per mua dhe jam i prekupuar per te ardhmen e biznesit tim.Ma bere me perpara pyetjen dhe stu pergjigja tani po te them dicka. Investimet e mia ketu ne Amerike jane fare te pakta, jo aq sa i kisha me perpara,nuk jam aq i obliguar sa isha me perpara me biznesin ketu ne Amerike. Une i jam kthyer Shqiperise dhe e kam marre seriozisht dhe te bej ate sipas mundesive te mia financiare por ndoshta do te kete edhe persona qe mund ta keqkuptojne,une jam tregtar dhe duhet te jeme i sinqerte se nuk ka tregtare ne bote se desheron e mendon te humbase. Une kam investuar ne Shqiperi dhe deri me sot nuk kam humbur dhe as mendoj se mund te humbe dhe te kem ndonje problem. Probleme atje ka dhe keto i dime te gjithe por une jam koncentruar dhe kam investuar dhe jam duke kaluar perpara nje situate qe do te vazhdoj investimet e mia ne Shqiperi.

Pyetje: Z. Bardha a mund te shpresojne keta banore te Shkodres te cilen e vlersuat me pare, se nje dite Z.Bardha mund te investoj edhe ne rajonin e Shkodres?
Pėrgjigje: Shqiperia megjithese eshte nje shtet i vogel por eshte nje vend seriozisht ku mund te investosh ne shume vende. Per nje investor qe mund te investoj ne Shkoder, Tirane, Korce apo Gjirokaster si une nuk eshte edhe aq e lehte. Por kur une them per inevstimet e mia qe jane ne Tirane (vreshta "Bardha" ku punojne 20-25 punetor ne dite) kjo ka vlerat e veta, me kete rast jam duke biseduar me vajzen time Donika, e cila ka tete vjet qe menaxhon dhe drejton kompleksin "Piaca" ne Tirane qe eshte nje restorant, kafe, pianobar, librari "Piaca" dhe ajo ka disa investore, te cilet nuk i kane precizuar gjerat mbasi jemi ne bisede e siper qe ne Shkoder te behet nje investim me fonde te huaja, por ala e percaktuar por dua te them qe edhe vajza ime Donika edhe une jemi te interesuar per te investuar ne Shkoder.

Pyetje: Cili do te ishte nje mesazh i z. Bardha sot ne prag te Krishtlindjeve dhe vitit te ri?
Pėrgjigje: Mesazhi im do te ishte shqiptaret te jene me te bashkuar, me te sinqerte me me njeri tjetrin, te mos merren shume me politike, me pak fjale dhe me shume pune.
Te kthehemi ne Shqiperi, te investojne ne Shqiperi dhe mosha ime ma lejon te them me sinqeritet sidomos per te rinjet dhe ata qe kane mundesi te kthehen ne Atdheun e tyre dhe te punojne per Shqiperine duke filluar me Tiranen, bregdetin deri ne Shkoder dhe keto investime do te bejne te me kujtojne mua mbas dhjete ose pesemdhjete vitesh sepse ata do te kene nje te ardhme te mire per femijet e tyre.
Uroj qe shqiptaret te kalojne festat, krishtlindjet dhe vitin e ri 2006 gezuar, me nje bashkpunim e mirkuptim me njeri-tjetrin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara