HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vdiq Ēensura!

-- nga Blerti Delija, Drejtor i gazetės "Veriu", Shkodėr

Blerti Delija Ndoshta po shenojme nje risi ne jeten e Shkodres, Veriut, pse jo edhe Shqiperise. Nje grup gazetaresh, deshirojne nje tribune krejtesisht te tyren. Jo vetem per te shprehur idete por edhe per te qene “Nje ze i fuqishem nga Veriu dhe per Veriun”.

Prej vitesh tashme, punojme dhe sigurojme deri ne nje fare mase jetesen e familjeve tona permes punes ne gazetari. Prej dekadash jemi kthyer ne zedhenes dhe shprehes te interesave te qytetareve. Me keqardhje pranojme se ne mjaft raste jemi bere edhe pjese e lojes se drejtuar nga pronare te mediave te cilet megjithate kane padyshim merite ne krijimin e nje shkolle sado modeste te gazetarise ne veri te vendit.

Kur kjo klase e sotme e gazetareve ishte ne hapat e pare te saj, pati padyshim edhe perkrahjen, bashkepunimin dhe nxitjen nga keta njerez qe drejtojne sot disa nga mediat e shkruara dhe elektronike ne veriun shqiptar. Sidoqofte krahas ketij bashkepunimi reciprok mes paleve, vitet e bashkejeteses gazetare – pronare kane patur ne realitet edhe shume luhatje ne raportet e ndersjellta. Ne mjaft raste gazetaret jane detyruar qe jashte vullnetit te bejne komente, te japin informacione te rezervuara e me “doreza”, packa se lajmin e kane patur te plote per ta publikuar.

Eshte dashur vetem nje nderhyrje e pronarit te medias per te mbyllur gjithcka brenda shtepise, pra televizionit apo edhe gazetes. Zeri i atyre qe aktualisht bejne gazetari jo rradhe here eshte ndrydhur nga interesa te ndryshme te pronareve. Sidoqofte ky nuk eshte nje fenomen vetem i Shkodres apo veriut. Ne mediat e kryeqytetit perplasjet mes mediave pas te cilave nuk eshte e veshtire te kuptohet se fshihen pronaret, kane ne pararoje gazetaret dhe opinionistet qe kafete e perbashketa te mengjesit ne shume raste i kane kembyer me perplasjet analitike per hir te “ dashurise” per shefin.

Pikerisht per keto por edhe te tjera situata aspak te kendshme te krijuara fatkeqesisht gjithmone ne kurriz te atyre qe ne me te shumten e rasteve jane pen ate afirmuara te gazetarise, kemi vendosur te ndryshojme rrjedhen. Kjo gazete qe lexuesi e merr sot ne dore, me nje emer plot kuptim por edhe e hapur per cdo anetar te komunitetit te medias eshte oguri me i mire jo vetem per keto te fundit, por edhe per interesat e nje zone te tere qe sistematikisht ka provuar mbi kurriz lenien si parcele eksperimentale nga qeverisjet e te gjitha ngjyrave.

Gazeta veriu vjen sot ne dore te lexuesit me nje staf tashme te afirmuar qe garanton jo vetem vijueshmerine, por edhe cilesine ne faqet e saj. Veriu shume shpejt krahas shume virtyteve te trasheguara ne shekuj, nga sot do te kete nje krenari me shume, vete emrin e tij ne faqet e nje gazete.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara