HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gjergj Kastrioti, 600 vjet (mė) pas

-- nga Blerti Delija, Drejtor i gazetės "Veriu", Shkodėr

Blerti Delija Gjate 365 ditėve te ketij viti, shqiptaret ne mbare globin, I janė pėrkushtuar kujtimit te 600- vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit – “I madhi”. Titulli “I madhi” mbase duhej pėrmendur shume shekuj me pare, ashtu siē e mbante edhe Aleksandri i Madh. Gjate 25 viteve, 1443-1468 ai u be nje barriere e pakapėrcyeshme pėr perandorinė ushtarake te asaj kohe, Osmanlinjtė. I mbėshtetur vetėm ne nje grumbull « fshataresh » te Arbėrisė, Gjergj Kastrioti arriti te thyen ne shume beteja jo vetėm pashallarė, por edhe vete sulltanėt. Historia ka treguar shume dhe ne mjaft vende te ndryshme pers Kastriotin e madh, port ne do te donim ta perceptonim kete figure 600 vite pas lindjes se tij.

Jo vetėm ne historinė e shkruar nga shqiptaret, por edhe ne krijimet e shumta te te huajve pėr kete « Atlet te Krishtit », mese shumti pėrmendet emri me te cilin e pagėzoi sulltani, Skėnder Beg. Ndėrsa termi « Skėnder » ne gjuhen turke, eshte nje pėrshtatje e emrit « Aleksandėr », termi « Beg » eshte nje grade ushtarake apo ofiq. Sigurisht, kjo nuk ia zbeh aspak famėn Gjergj Kastriotit ne Evrope, por tenton ta « turqizoje » me shume se c’duhet « Heroin Evropian » te Mesjetės, i cili shpėtoi Kontinentin Plak nga pushtimi i Osmanllinjeve.

Nga ajo qe kemi lexuar jo vetėm ne shkrimet e shqiptareve, apo te huajve, konstaton jo pa keqardhje se pėrdorimi me I shpeshte I emėrtimit te heroit si Skėnder Beg, nuk eshte I rastėsishėm. Diku, ne nje nga filmat dikurshėm, eshte pėrdorur termi se “nuk mund te bėhen Hasha” 500 vjet nen Turkun. Kėtij mentaliteti, nuk I ka shpėtuar as figura e Kastriotit. Edhe pse emri dhe figura e tij, “u shtiheshin” edhe ne ėndėrr turqve dhe sulltanėve, pėr ironi te fatit, pėr ta afruar sa me prone tyre, thirrej vetėm pak vite pas vdekjes (1468) me shume Skėnder Beg se Gjergj Kastriot. Nuk janė te pakte ata “studiues” qe e kane cilėsuar “tradhtar” Gjergjin, siē ka edhe te tjerė qe e konsiderojnė “rebel” ushtarak kundėr regjimit te Sulltanit, por vetėm pėr te marre pushtet pėr vete.

Nuk dėshirojmė te ndalemi tek ceshtja e besimit, pasi ajo eshte e qarte si drita e diellit, por nuk qėndrojnė aspak versionet edhe te historiografisė shqiptare pėr “paqendrueshmerine deri ne ateizėm” jo vetėm te babait te tij, Gjonit, por edhe vete Gjergj Kastriotit. Ka nga ata, qe ndoshta me “humor qesh e ngjesh” kujtojnė se Kastrioti nuk I ka shpėtuar dot “synetit” I cili e ka kthyer se bashku me emrin, automatikisht ne mysliman. Kete version, mendojmė se nuk mund ta mbroje, por edhe as ta pėrgėnjeshtroje askush dhe faktet nuk do te gjenden kurrė.

Mbetet te vlerėsojmė atė qe na kane sjelle kronikanet e asaj kohe deri ne ditėt tona, por sigurisht, te paktėn princat, veēanėrisht Araniti qe lidhi krushqi me Kastriotin, do ta kishte ditur faktin e “muslimanizimit” te tij dhe ne kėto kushte, ai nuk do te kishte marre pėr dhėndėr nje Skender Beg. Ne kete linje, mbase e njejta gje, nuk mund te thuhet per Hamza Kastriotin, I cili me tradhetine ndaj xhaxhait te tij fillimisht e me pas Arberise, tregoi se jo vetėm nuk kishte gjak shqiptari ne deje, por nuk e lidhte asgjė me kete vend.

Me pak peshe ne kete linje, ka edhe versioni pėr nje besim “ortodoks” te Kastriotit. Me se shumti, kjo piste lidhet me Vojsaven, nėnėn e heroit, e cila, me shume duke u nisur nga emri se sa nga fakte reale, eshte paraqitur me origjine sllave. Nuk duhet harruar se behet fjale pėr Ballkanin e Mesjetės, ku kishte rreth 7 shekuj qe sllavet kishin ardhur nga stepat dhe Uralet. Vendėsit, ne kete rast Iliret apo Arbėreshėt me pas, kane qene zoter dhe eshte e pamundur qe me nje mėnyrė apo tjetėr, brenda 700 viteve, te mos ishin krijuar “oaze” familjare “te sllaveve te albanizuar”.

Nuk eshte aspak ēudi, qe pikėrisht Vojsava te kete qene nje nga kėto “sllave” por qe ne dejet e saja, rridhte te paktėn 50% gjak alban ose arbėresh. “Ortodoksia” si besim e Kastriotit, hidhet poshtė edhe nga nje fakt tjetėr. Vojsava, edhe nėse ishte aq “sllave” dhe “ortodokse”, duke u martuar me nje princ shqiptar, me mentalitetin e asaj kohe, ata duhej te kenė vene kurore ne nje kishe katolike, nga nje prift apo murg I ketij besimi. Sipas eksperiencave te principatave homologe, as qe behej fjale se bashkėshortja e princit do te merrte fenė e bashkėshortit, siē edhe fėmijėt do te rriteshin sipas ritit katolik.

Megjithatė, faktet me kokėforta, janė vlerėsimet qe I kane ardhur Gjergj Kastriotit nga te huaj. Vlen te pėrmendet dhe te proklamohet, se qofte edhe thjeshte si ushtarak, apo kundėrshtar “dinjitoz”, Kastriotit nuk I ka ardhur asnjė vlerėsim as nga Sulltanėt, por as me vone nga Xhon- turqit qe ridimensionuan historinė. Po na ndjenin bir te tyre, do ti vinin emrin e tij ndonjė institucioni, siē ndodhi shekuj me pas me Sami Frasherin apo pinjollėt e tij, pėr meritat e veēanta dhe kontributin pėr Turqinė. Te vetmet vlerėsime, madje maksimale, I kane ardhur nga Kisha Katolike dhe Papati, duke arritur kulmin me “Mburoje e Krishterimit” dhe “Atlet I Krishtit”. Nga ana tjetėr, duhet pranuar se as nga Venediku, as nga Papati dhe as nga Napoli, Kastrioti nuk u mbėshtet siē e meritonte.

Ndėrsa sot, teksa qeshte quajtur viti jubilar I 600 vjetorit te lindjes se tij, Kastrioti thuajse nuk pėrmendet. Duke perifrazuar nje koleg ne nje te pėrditshme, nuk duhej te kalonte dite pa e kujtuar me nje aktivitet. Nuk ndodh dhe deri ne fund, nuk do te ndodhe kėshtu. Edhe pse mund ta pėrdorim fare mire si nje “ikone” qe na lidh fort me rrėnjėt tona evropiane, si nje hero qe shpėtoi Evropėn nga turqizimi dhe islamizimi me dhune I sulltanėve, ndoshta duke qene nje “spirance” qe na afron edhe me ėndrrėn tone- Anėtarėsimin ne BE, nuk mund ta pėrdorim dot. Me se shumti, eshte pėr vete fajin tone. Ne historinė tone, ai rezulton me shume si nje mbrojtės i Arbėrisė (Shqipėrisė) nga pushtimi turk, sesa si nje “mburoje” e te gjithė Evropės se Mesjetės.

Tjetėrsimi duket se ka filluar nga emri, i cili nuk thirret me siē e pagėzuan prindėrit Gjergj Kastrioti, pėr Skėnder Beg. A thua te jete rastėsi se ne shumicėn e krijimimeve dhe te raportimeve historike, eshte pėrdorur me shume emri turk i tij? A mos valle me shume e kemi kujtuar si nje person, I cili gjithsesi dėshironte te ishte Arbėria nen Turkun? Ndoshta kemi kėrkuar qe duke qėndruar ne kete “llogore” te justifikojmė faktin e te qenit nje vend ne zemėr te Evropės me nje popullsi ne mazhorance (ndoshta 70%) e besimit mysliman? E ne kete drejtim, nuk na mbetet veēse te themi se kemi qene, jemi dhe do te vijojmė te jemi, e keqja me e madhe e vete vetes sonė.

Ne kete pėrvjetor te 600-te te Kastriotit te madh, nuk na mbetet me te krenohemi me te si nje nga kombet formuese te Evropės, si nje mburoje, te paktėn pėr 25 vjet e Krishterimit Evropian, I cili I dha jete edhe Bashkimit Evropian drejt te cilit jemi nisur prej 15 vitesh.

Ndėrsa duhej te ishte nje lajtmotiv Kastrioti, tashme na mbetet te kapemi fort pas Nene Terezės. Por edhe ne kete pike, ne skene dalin fqinjėt tanė, madje edhe India. Vendlindja ne Maqedoni, kalimi I jetės ne Kalkuta (Indi) duket se e kane zbehur perkatesine shqiptare, botėrisht te deklaruar te Nene Terezės. Pėr ironi te fatit, 19 tetori, Dita e Lumturimit te Nene Terezės kalon thjeshte si nje dite pushimi, e shėnuar me te kuqe ne kalendar, pa ndonjė aktivitet apo seri aktivitetesh.

Nje popull dhe komb qe nuk ka te kaluar, vėshtirė te kete te ardhme. Postulati fatkeqėsisht po vėrtetohet pėr ne shqiptaret. Edhe pse nje komb formues I Evropės, gjeografikisht ne zemėr te saj, mentaliteti zotėrues vazhdon te jete ai, I nje vilajeti ne Perandorinė Osmane. Ndėrkohė, edhe vete Turqia, tashme ka trokitur me force ne dyert e Evropės, por ne shqiptaret, sipas gjasave do te futemi shume pas saj ne BE. Ndoshta vazhdon forca e zakonit, vasaliteti nga Porta e Larte, qe nga viti 1468, kur vdiq Gjergj Kastrioti, te cilin qe pas vdekjes, te gjithė e kujtojnė si Skėnder Beg, duke mos e lidhur asgjė me Shqipėrinė, e aq me pak me Evropėn mburoje ė se cilės ishte pėr mese 25 vite.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara