HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Benussi, shkodrani nga Trieste, qė u bė Ministėr nė Tiranė

-- nga Anton Benussi

Aty nga fillimi i vitit 1945 filloi dhe kalvari i familjes sonė, pasi komunistėt qė sapo kishin ardhur nė pushtet arrestuan babanė tim Zefin i cili ishte diplomuar pėr Jurisprudencė nė vitin 1932 nė Romė dhe gjatė kohės sė pushtimit fashist tė vėndit kishte mbajtur pėr njė periudhė dy mujore postin e Ministrit tė Arsimit. Pasi u mbajt pėr disa kohė nė hetuesi, babai u nxor nė Gjyqin Special qė u zhvillua nė muajt mars-prill tė vitit 1945 nė Tiranė, sė bashku me 63 ish-funksionarė tė tjerė tė lartė tė qeverive shqiptare qė nga koha e Ismail Qemalit e deri tek ajo e fundit nėn pushtimin gjerman.

Pas goditjes sė parė qė pėsuam ne si familje, fisi ynė Benussi u godit pėrsėri nė marsin e vitit 1948 kur u arrestua xhaxhai im Baltazari, i cili po ashtu si edhe babai im Zefi, ishte diplomuar pėr Jurisprudencė nė Romė nė vitin 1924. Qė nga viti 1932 kur xhaxhai Baltazari ishte larguar vullnetarisht nga Gjykata e Diktimit e Monarkisė sė Zogut e deri nė vitin 1947 ai nuk ishte pėrzier me asnjė aktivitet politik, por ishte marrė vetėm me profesionin e avokatit duke u bėrė njė nga mė tė famshėmit qė kishte Shqipėria nė ato vite sė bashku me ortakun e tij Suat Asllanin.

Pas dėnimit tė babait Zefit me dy vjet e gjysėm burg dhe tė xhaxhait Baltazarit me shtatė vjet, komunistėt na sekuestruan dhe tė gjitha pasuritė e luajtshme dhe tė paluajtshme, ku vetėm Baltazarit i morėn tre vila luksoze nė qytetin e Tiranės. Pas kėsaj familjet e vėllezėrve Benussi qė kishin ngelur nė gjėndje tė vajtueshme ekonomike pėsuan dhe njė goditje tjetėr nga regjimi komunist i Enver Hoxhės nė mesin e viteve '50-tė kur kėrkoi azil politik jashtė Shqipėrisė djali i xhaxhait tonė Gjushit, Gaspėr Benussi, i cili ishte diplomuar nė Sofjte tė Bullagrisė dhe kishte zbatuar projektin e ndėrtimit tė fushės sė Aviacionit tė Rinasit.

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 64-vjeēari Anton Benussi i diplomuar pėr Biollogji-Kimi dhe djali i vetėm i Zef Benussit, ish Ministrit tė Arsimit nė vitin 1943, i cili rrėfen tė gjithė historinė e familjes sė tij me origjinė italiane nga provinca e Rovignio d"Istria, ku i pari i tyre Giorgio Benussi erdhi dhe u vendos nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1828, pas kėrkesės sė Vezirit turk tė atij qyteti. Po cila ėshtė e kaluara e familjes shkodrane Benussi, me origjinė italiane dhe si jetuan ata nė Shqipėri? Cilėt ishin pinjollėt e saj, ku u diplomuan ata dhe cili ishte fati i tyre gjatė periudhės sė Monarkisė sė Zogut dhe nė vitet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės?

Familja Benussi me origjinė nga Rovignio d'Istria e Italisė

Origjina e hershme e familjes shkodrane Benussi ėshtė nga njė provincė italiane afėr qytetit tė Triestes e quajtur Rovignio d'Istria, qė nė atė kohė ishte nėn Perandorinė Austro-Hungareze dhe sot ndodhet nė territorin e Kroacisė. Ajo provincė italiane prej nga ėshtė dhe origjina e hershme e familjes shkodrane Benussi, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore kaloi nėn administrimin e ish-Jugosllavisė dhe pas shpėrbėrjes sė saj nė fillimin e viteve 1990-tė ajo kaloi nėn juridiksionin e shtetit Kroat nė tė cilėn ndodhet edhe sot. I pari i kėsaj familje ėshtė quajtur Giorgio Bernardo Benussi dhe ai ka lindur nė nė atė provincė tė Italisė nė vitin 1801. Giorgio u diplomua nė Akademinė Navale (Detare) tė Triestes aty nga viti 1823 dhe punoi pėr disa vjet si marinar pranė Flotės Ushtarake Italiane nė specialitetin e udhėtimeve tė gjata pėr tė cilėn dhe ishte diplomuar. Pasi kishte shėrbuer pėr disa vjet pranė asaj marine, aty nga viti 1828 atij i erdhi njė kėrkesė nga Veziri turk i Shkodrės, pėr tė ardhur nė atė qytet si specialist i armės sė Artilerisė sė rėndė.

Giorgio Bernardo Benussi iu pėrgjigj pozitivisht ftesės sė Vezirit tė Shkodrės dhe aty nga shtatori i vitit 1828 ai la vėndlindjen e tij Triesten dhe erdhi nė qytetin e Shkodrės sė bashku me bashkėshorten e tij Terezėn, e dy vajzat Antonian dhe Giovanėn. Nga dėshmi tė ndryshme gojore tė trashėguara nė disa breza thuhet se Veziri turk i Shkodrės i bėri njė pritje tė ngrohtė Giorgio Benussit dhe i ngriti atij njė shtėpi tė mirė aty ku sot ndodhet lagjia Perash, nė pjesėn e banuar nga katolikėt. Po kėshtu lidhur me ardhjen e Giorgios nė qytetin e Shkodrės ka dhe njė version tjetėr, ku thuhet se ftesa nga Veziri i Shkodrės iu bė atij pasi ai kishte ardhur nė atė qytet si vizitor, ku dhe u njoh personalisht me Vezirin. Pasi shėrbeu pėr disa vjet si specialist i Artilerisė sė rėndė pranė Vezirit tė Shkodrės, Giorgio Benussi u largua qė andej dhe hapi njė farmaci private nė qėndrėn e qytetit, pėr tė cilėn thuhet se ka qenė dhe e para farmaci qė ėshtė hapur nė Shkodėr.

Po kėshtu krahas aktivitetit tė tij tregtar faramceutik me tė cilin kryesisht merrej bashkėshortja e tij italiane Terezina, Giorgio hapi dhe disa kurse tė gjuhės italiane me pagesė, ku mėsonin kryesisht fėmijėt e aristokracisė sė qytetit tė Shkodrės tė cilėt pėrgatiteshin pėr tė ndjekur studimet nė Itali dhe shtete tė tjera tė Europės. Aty nga viti 1850-tė teksa Giorgio Bernardo Benussi vazhdonte tė banonte nė qytetin e Shkodrės, i lindi dhe njė fėmijė tjetėr i cili u quajt Gaspėr. Giorgio jetoi deri aty nga viti 1869 dhe pas vdekjes sė tij me aktivitetin farmaceutik u muar djali i tij Gaspėri, i cili u shkollua nė Kolegjin Saverian tė qytetit tė Shkodrės qė ishte fare pranė shtėpisė sė tyre.

Pas mbarimit tė Kolegjit Saverian nė qytetin e Shkodrės, Gaspėr Giorgio Benussi shkoi nė qytetin e Tristes pranė njerėzve tė familjes sė babait ku dhe ndoqi studimet dhe u diplomua pėr mėsues. Pas diplomimit ai u kthye pėrsėri nė qytetin e Shkodrės dhe pėr shumė vjet punoi si pedagog pranė Kolegjit Saverian ku jepte lėndėn e gjuhės italiane. Nga vitet e fundit tė karrierės sė tij si pedagog pranė atij Kolegji, Gaspėri u thėrrit nga Konsullate Austro-Hungareze qė ishte vendosur nė qytetin e Shkodrės dhe pėr disa vjet punoi aty nė funksionin e Kryesekretarit tė saj. Gjatė karrierės sė tij si pedagog i gjuhės italiane pranė Kolegjit Saverian, Gaspėri u mor edhe me hartime tekstesh shkollore dhe botoi shumė artikuj publicistik nė shypin e kohės. Puna e tij shkencore nė lėmin e pedagogjisė konsiston nė botimin e dy Abetareve shqipe, tė njė metode pėr mėsimin e gjuhės italiane tė cilėn e kishte filluar babai i tij Giorgio, si dhe tė librit "Shqiptari i mėsuem nė gjuhė tė vet".

Gaspėr Giorgio Benusssi ka jetuar deri nė vitin 1931 dhe vdiq nė qytetin e Tiranės nė moshėn 81-vjeēare. Varrimi i tij u bė nė qytetin e Shkodrės pranė varrezės familjare ku mė parė ishte varrosur dhe babai i tij Giorgio. Akoma edhe sot nė qytetin e Shkodrės ka shumė persona tė cilėt e mbajnė mėnd pritjen madhėshtore qė iu bė kortezhit me trupin e Gaspėrit nė hyrje tė Lagjes sė Baēallėkut ku kishte dalė gjithė paria e qytetit si dhe banda frymore qė e shoqėroi atė me marshe funebre deri nė varrezat e Rrmajit. Gaspėr Giorgio Benussi me bashkėshorten e tij Ēeēilia Ēekja, (nga fisi i njohur shkodran i Filip Ēekjat) lanė pesė fėmijė: njė vajzė tė quajtur Tereza, si dhe katėr djem, Gjushin, qė u lind nė vitin 1894, Baltazarin (1897) Zefin (1900) dhe Luigjin qė u lind nė vitin 1903. Vajza e madhe e Gapsėrit, Tereza, nuk u martua, ndėrsa tė katėr djemtė e tjerė pasi u shkolluan nė Universitetet e Italisė dhe Austrisė u martuan e krijuan familjet e tyre nė qytetin e Shkodrės e Tiranės ku jetojnė edhe sot fėmijėt e nipėrit e mbesat e tyre.

Gjush Benussi, 24-vjet Kryesekretar i Parlamentit

I pari i fėmijve tė Gaspėr Benussit, ishte Gjushi (emri i vėrtetė Gjergj) i cili u lind nė vitin 1894 nė qytetin ne Shkodrės ku banonte asokohe familja e tyre. Mėsimet e para Gjushi i mori nė Kolegjin Saverian tė qytetit ku asokohe punonte si pedagog i gjuhės italiane dhe babai i tij Gaspėr Giorgio Benussi. Pas mbarimit tė atij kolegji me rezultate shumė tė larta, Gjushi u dėrgua dhe ndoqi studimet e mesme dhe mė pas ato tė larta nė Vjenė tė Austrisė. Nė kryeqytetin e Perandorisė Austro-Hungarze nė Vjenė, Gjush Benussi qėndroi pėr tetė vjet dhe u diplomua nė degėn e Ekonomisė Tregtare pranė Universitetit vjenez. Pas diplomimit nė atė universitet nė vitin 1918-tė kur pėrfundoi dhe Lufta e parė Botėrore, Gjushi u kthye nė qytetin e lindjes nė Shkodėr ku pėr disa kohė punoi nė adminstratėn vendore tė atij qyteti.

Aty nga viti 1920 me krijimin e Parlamentit tė Parė shqiptar, Gjushi erdhi nė Tiranė pas kėrkesės qė i bėnė disa miq tė tij politikanė nga qyteti i Shkodrės dhe filloi punė si Kryesekretar i Parlamentit. Lidhur me kėtė, nipi i tij Anton Benussi, dėshmon: "Nė atė detyrė xhaxhai ynė Gjushi punoi pa ndėrprerje pėr 24 vjet me rradhė deri nė vitin 1944 kur dhe u shkri Parlamenti i periudhės sė Luftės. Gjatė asaj periudhe tė gjatė kohe, ai u perfeksionua nė zanatin e tij dhe ishte i pari qė krijoi Stenografinė shqiptare. Nė vitet e Monarkisė sė Zogut, Gjushi hartoi dhe botoi librin "Stenografia shqiptare" i cili ėshtė dhe i pari dhe i vetmi i llojit tė tij nė Shqipėri.

Duke qenė se ai ishte njė profesionist i vėrtetė nė zanatin e tij, edhe pas mbarimit tė Luftės komunistėt qė erdhėn nė pushtet e mbajtėn pėr disa kohė nė punė nė Agjensinė Telegrafike Shqiptare. Mė pas aty nga vjeshta e vitit 1945, pas goditjes qė pėsoi familja jonė me dėnimin e babait tim Zefit, qė kishte mbajtur funksionin e Ministrit tė Arsimit, u hoq nga puna dhe Gjushi, i etiketuar si reaksionar dhe pinjoll i klasave tė pėrmbysura. Nė atė kohė qė e hoqėn nga puna, Gjushi mbeti nė njė gjėndje tė mjerueshme ekonomike pasi ai kishte dhe pesė fėmijė pėr tė rritur.

I detyruar nga vėshtirėsitė financiare nė tė cilat u ndodh, ai humbi edhe shtėpinė e tij qė e kishte aty nė "Bllokun" e sotėm nė Tiranėn e Re. Atė vilė shumė tė mirė qė ai e kishte ndėrtuar me djersėn e ballit, u detyrua dhe e shiti pėr bukėn e gojės", dėshmon 64-vjeēari Anton Benusi, lidhur me xhaxhanė e tij Gjushin i cili pėr 24 vjet me rradhė punoi si Kryesekretar i Parlamentit shqiptar dhe njihet si themeluesi i Stenografisė shqiptare.

Arratisja e Gaspėr Benussit

Aty nga viti 1955, Gjush Benussi dhe familjet e tre vėllezėrve tė tjerė Baltazarit, Luigjit dhe Zefit, pėsuan edhe njė goditje tjetėr nga ana e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, pasi nė atė kohė u arratis nga Shqipėria djali i madh i Gjushit, Gaspėri i cili ishte diplomuar nė Sofje tė Bullgarisė pėr inxhinier ndėrtimi. Lidhur me kėtė, Anton Benussi dėshmon: "Djali i xhaxhait tonė, Gaspėri, gjatė viteve tė Luftės kishte simpatizuar e ishte lidhur me lėvizjen antifashiste dhe duke pėrfituar nga ai qėndrim politik, menjeherė pas mbarimit tė Luftės fitoi tė drejtėn e studimit dhe shkoi nė Sofje tė Bullgarisė ku u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė degėn e Inxhinierisė sė Ndėrtimit. Aty nga viti 1950-tė Gaspėri u kthye nė Shqipėri dhe qeveria e asaj kohe i ngarkoi tė zbatonte projektin e Fushės sė Aviacionit tė Rinasit tė cilėn ai e pėrfundoi me sukses tė plotė.

Pas pėrfundimit tė atij projekti tė madh, qeveria e asaj kohe si pėr ta shpėrblyer pėr punėn e bėrė i dha leje qė tė shkonte nė Sofje tė Bullgarisė pėr tė marrė bashkėshorten e tij bullgare me tė cilėn ishte martuar qė kur studjonte nė atė universitet. Por pasi iku nė Sofje dhe u bashkua me familjen e tij, Gaspėri kėrkoi azil politik dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri. Pas disa kohėsh qėndrimi nė Bullgari, ai u largua edhe qė andej dhe vendos nė SHBA ku bėri njė karrierė brilante, pasi ishte tepėr i pėrgatitur nė zanatin e tij. Ndėrsa Gaspėri u largua pėr nė Amerikė ku jeton edhe sot, babai i tij dhe njėkohėsisht xhaxhai im Gjushi, jetoi nė qytetin e Tiranės nė njė gjėndje tė vėshtirė ekonomike dhe i persekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Gjushi vdiq nė vitin 1963 dhe e gjithė puna e tij si themelues i Stenografisė Shqiptare nuk u pėrmėnd asnjėherė gjatė viteve tė regjimit komunist", kujton Anton Benussi lidhur me xhaxhanė e tij.

Baltazari, hartuesi i Legjislacionit shqiptar

Djali i dytė i Gaspėr Giorgio Benussit, ishte Baltazari i cili u lind nė 6 janar tė vitit 1897 nė qytetin e Shkodrės. Edhe Baltazari ashtu si i vėllai i tij mė i madh Gjushi, ndoqi mėsimet nė Kolegjin Saverian nė qytetin e Shkodrės dhe i ndėrpreu ato pėr tė vazhduar katėr vitet e fundit tė gjimnazit nė qytetin Pechshit nė Hungari. Nė vitin 1916-tė pas mbarimit tė mėsmimeve nė atė Kolegj Jezuit qė konsiderohej si njė nga mė tė famshmit e tė gjithė Perandorisė, Baltazari u kthye nė vėndėlindjen e tij nė Shkodėr. Pas dy vjetėsh ai u thėrrit dhe u mobilizua nė ushtrinė austro-hungareze, pėr arsye se ai kishte marrė nėnshtetėsinė e asaj Perandorie.

Lidhur me kėtė, Anton Benussi dėshmon: "Pasi kreu shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė rradhėt e armatės sė Perandorisė Austro-Hungareze, nė vitin 1920-tė Baltazari u kthye nė vėndėlindjen e tij nė Shkodėr dhe pak kohė mė vonė babai i tij Gaspėri mori njoftimin se djalit tė tij Baltazarit i ishte aprovuar e drejta pėr tė ndjekur studimet nė degėn e Jurisprudencės pranė Universitetit tė Romės nė Itali. Nė vitin 1924, Baltazari mori diplomėn me rezultate tė shkėlqyera dhe gradėn shkencore Doktor nė Drejtėsi.

Baltazari, 7 vjet burg

Por si rrodhi me pas karriera e Baltazar Benussit ne fushen e Jurisprudences dhe avokatise per te cilen ai ishte bere teper i famshem ne te gjithe vendin? Lidhur me kete Anton Benussi deshmon: "Gjate vitit 1944 Baltazari u arrestua nga gjermanet per arsye se ndihmonte financiarisht nga arka e "Stamles"-it disa familje te vobegta te punetoreve qe kishin lene punen dhe kishin dale partizane. Ai mundi te shpetonte nga internimi i sigurte prej gjermaneve, vetem ne saje te nderhyrjes se Perikli Spiros, keshilltarit delegat te shoqerise "Stamles". Pas mbarimit te Luftes, Baltazari punoi perseri si avokat dhe ne vitin 1947 ai u arrestua ne qytetin e Beratit, i akuzuar per agjitacion e propagande. Fillimisht ai u denua me 15 vjet burg, por pas apelimit Gjykata e Larte ia uli ne 7 vjet, por i la ne fuqi nenin e sekuestrimit te pasurise, per te cilat dhe ishte arrestuar.

Si rezultat i kesaj Baltazarit i sekuestruan tre vila luksoze ne Tirane dhe familjen e tij e nxorren perdhunisht nga shtepia vetem me plaēkat e trupit dhe i debuan nga Tirana per ne Shkoder. Denimin e plote Baltazari e vuajti ne burgun e Burrelit dhe me pas vuajti dhe kater vjet internim ne Kuē te Kurveleshit. Ai vdiq ne vitin 1982 ne qytetin e Shkodres, pasi per 12 vjet u lejua qe te shiste cigare ne nje kinkaleri per te siguruar buken e gojes. Nje nga tre veprat kryesore qe la Baltazari ne fushen e Drejtesise, ishte Komentatori i Kodit Civil "Sendet, zotnimi dhe modifikimet e tij", i cili u ribotua perseri ne vitin 1995 dhe ka gjetur nje perdorim te madh ne Jurisprudencen shqiptare" e perfundon deshmine e tij Anton Benussi per xhaxhane Baltazarin, i cili njihet si nje nga hartuesit e Legjislacionit modern shqiptar ne periudhen e Monarkise se Zogut.

Dėnimi i Zefit, ish -Ministėr i Arsimit

Djali i tretė i Gaspėr Giorgio Benussit, ishte Zefi, i cili u lind nė vitin 1900 nė qytetin e Shkodrės. Edhe Zefi ashtu si dy vėllezėrit e tij Gjushi dhe Baltazari, pasi u shkollua nė Kolegjin Saverian tė qytetit tė Shkodrės, shkoi nė Itali ku pėr pesė vjet ndoqi Universitetin e Romės nė Fakultetin e Jurisprudencės. Nė vitin 1932 Zefi mori diplomėn me rezultate maksimale duke u cilėsuar si njė nga studentėt mė tė pėrgatitur tė asaj plejade, gjė e cila ėshtė shėnuar nga rektorati i atij universiteti nė diplomėn e tij. Pas diplomimit Zef Benussi u kthye nė Shqipėri dhe Ministria e Drejtėsisė e asaj kohe e emėroi si antar tė gjykatės sė shkallės sė parė nė qytetin e Korēės. Lidhur me kėtė, djali i tij Anton Benussi, dėshmon: "Pasi punoi pėr disa vjet nė qytetin e Korēės, babai Zefi u transferua nė qytetet e Tiranės dhe tė Shkodrės ku pėrveē detyrės sė gjykatėsit punoi edhe si prokuror.

Nė ato detyra Zefi shėrbeu deri nė vitin 1943 dhe nė atė kohė ai u thėrrit nė Tiranė ku u emėrua nė postin e Ministrit tė Arsimit e Kulturės. Nė atė post ministror babai nuk punoi mė shumė se dy muaj dhe mė pas ai kaloi nė zanatin e tij duke u marrė me avokati, gjė tė cilėn e vazhdoi deri nė mbarimin e Luftės. Aty nga fillimi i vitit 1945 kur filluan arrestimet nė masė pėr shumė nga ish-funksionarėt e lartė tė qeverive tė kaluara, u arrestua dhe babai Zefi, pėr arsyen e vetme se kishte mbajtur postin e Ministrit tė Arsimit nė vitin 1943.

Pas kėsaj ai doli nė Gjyqin Special i cili u zhvillua nė muajt mars-prill tė vitit 1945 dhe duke qenė se ai nuk ishte i implikuar me asnjė lloj veprimtarie tė cilėsuar nga komunistėt si armiqėsore, u dėnua vetėm me pesė vjet burg. Pas dėnimit tė babait, ne na sekuestruan edhe pasurinė qė kishim nė Tiranė (tokė dhe shtėpi) dhe nga qė mbetėm nė mes tė katėr rrugėve, unė me nėnėn u detyruam tė shkonim nė qytetin e Shkodrės tek tė afėrmit tanė. Babai bėri vetėm dy vjet burg dhe kur doli nė vitin 1947 punoi si punėtor krahu. Mė pas ai u internua edhe katėr vjet tė tjera nė Shtyllas tė Fierit dhe nė Kuē tė Kurveleshit. Pasi mbaroi tė gjithė internimin babai u kthye nė qytetin e Shkodrės dhe aty nga viti 1962 kur regjimi komunist bėri disa lėshime tė vogla ndaj atyre qė i konsideronte si armiq tė klasės dhe reaksionarė, Zefin e lanė tė punonte si avokat nė qytetin e Lezhės.

Nė kėtė profesion pėr tė cilin Zefi ishte doktoruar nė Romė, ai nuk arriti qė tė punonte mė shumė se tre-katėr vjet, pasi nė 1965-ėn ai u nda nga jeta nė moshėn 65-vjeēare, krejt i lodhur e i drobitur nga streset e njė jete plot vuajtje dhe peripecira qė kishte kaluar. Gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist familja jonė u konsiderua si reaksionare dhe vuajti nga lufta e klasave," dėshmon Anton Benussi pėr babanė Zefin, i cili veē tė tjerash ėshtė i njohur edhe pėr hartimin e librit"E drejta zakonore shqiptare". Familja e Zef Benussit edhe sot vazhdon tė banojė nė qytetin e Shkodrės, pasi shtėpia dhe toka qė ua sekuestroi regjimi komunist i Enver Hoxhės nė Tiranė, akoma nuk u janė kthyer.

Luigji, diplomohet pėr Mjekėsi nė Romė

Djali i katėrt i Gaspėr Giorgio Benussit, ishte Luigji i cili u lind nė vitin 1903 nė qytetin e Shkodrės. Edhe Luigji ashtu si tre vėllezėrit e tjerė: Gjushi, Baltazari dhe Zefi u shkollua nė Kolegjin Saverian tė qytetit tė Shkodrės. Nė vitin 1925 Luigji fitoi njė tė drejtė studimi pėr tė ndjekur studimet e larta pranė Fakultetit tė Mjeksisė nė Universitetin e Romės. Tė drejtėn e studimit pėr nė Itali, Luigji e fitoi pasi nė vitin 1925 ai pėrfaqėsoi Kolegjin Saverian tė Shkodrės nė njė konkurs ndėrkombėtar qė u zhvillua nė Romė me pjesmarrjen e studentėve nga tė gjitha vėndet e botės qė studjonin asokohe nė Itali. Luigji fitoi medaljen e argjendė nė atė konkurs ku morėn pjesė me mijra studentė dhe nė shenjė shpėrblimi atij iu akordua e drejta e studimit sipas kėrkesės sė tij pėr nė Fakultetin e Mjeksisė nė Universitetin e Romės. Lidhur me karrierėn mjeksore tė Luigj Benussit, nipi i tij Antoni dėshmon: "Fakultetin e Mjeksisė nė Romė, xhaxhai Luigji e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė vitin 1931 dhe nė korrikun e atij viti ai mori diplomėn.

Teza qė ai mbrojti doktoraturėn ishte: "Ndryshimi i grupeve tė gjakut A.B.O. tė burrit e gruas si shkak biologjik abortesh". Ajo temė qė mbrojti Luigji u konsiderua si punim tepėr origjinal dhe u vlersua me pikėt maksimale nga e gjithė juria. Pasi marrjes sė diplomės, Luigji u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua si mjek pranė Spitalit Ushtarak tė Tiranės. Pas njė viti ai shkoi pėrsėri nė Itali e vazhdoi studimet pasuniversitare dhe nė vitin 1934 ai u diplomua nė Universitetin e Peruxhias ku u specializua si kirurg. Krahas punės nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, xhaxhai Luigji iu pėrkushtua studimeve nė kėrkimet shkencore tė cilat iu bėnė pasionet e tija mė tė mėdha qė kishte nė jetė. Gjatė viteve 1935-1936 Luigji shkoi pėrsėri nė Itali ku u muar me studimet nė fushėn e mikrobiologjisė pranė Institutit tė Higjenės nė Romė, ku ai qėndroi pranė profesorit dhe shkencėtarit tė famshėm italian Giuseppe Sanareli, i cili ndikoi shumė nė formimin e tij", kujton Antoni lidhur me fillimet e karrierės mjkesore tė xhaxhait tė tij Luigjit, i cili do tė bėhej njė nga mjekėt shqiptarė mė tė famshėm nė fushėn e bakteriollogjisė.

Bakteriolog me famė europiane

Po si vazhdoi mė tej karriera mjeksore e shkodranit me origjinė italiane Luigj Benussi? Lidhur me kėtė, nipi i tij Antoni dėshmon: "Pas disa specializimeve nė Itali, Luigj B u angazhua edhe pranė Institutit tė Mikrobiologjisė nė Universitetin Mbretėror tė Romės, ku punoi edhe si asistent profesor me studentėt e Mjekėsisė. Pas kėsaj aty nga viti 1935 Luigji shkoi nė Belgjikė ku u diplomua si mjek pranė Institutit "Princi Leopold", pranė qytetit tė Anversės, ku ai u specializua nė patologji. Pas specializmit qė bėri aty, nė vitin 1938 Luigji shkoi nė Universitetin e Parisit ku u specializua si dermatolog pranė klinikės sė sėmundjeve tė lėkurės dhe atyre veneriane tė spitalit tė "Luos".

Mė pas Luigji u diplomua edhe si venerolog e sifiligraf dhe diploma e tretė qė mori ai ishte pėr terapinė e diagnostikėn laboratorike tė sėmundjeve dermato-veneriane. Pas shumė kėrkimeve shkencore disa vjeēare, nė vitin 1940 Luigji shpiku metodėn gazometrike pėr matjen e azotemisė nė gjak me mjete tė thjeshta dhe nė vitin 1960-tė ajo metodė u njoh nė literaturėn mjkekėsore botėrore si "Metoda gazometrike e Benussit". Pas gjithė atyre specializimeve qė bėri, Luigji pati shumė oferta pėr tė punuar nė Institutet e kėrkimeve shkencore tė Mjekėsisė si nė Itali, Francė, Belgjikė, Spanjė, Angli e deri nė SHBA e Argjentinė. Por Luigji nuk pranoi tė shkonte nė asnjė nga kėto shtete qė e kėrkuan dhe u kthye nė Shqipėri ku dha kontributin e tij mjaft tė madh nė ngritjen e Laboratorit Mikrobiologjik dhe Fakultetit tė Mjeksisė nė Tiranė ku ai punoi si pedagog.

Gjatė gjithė asaj kohe edhe pse ai ishte njė nga specialistėt mė tė mirė tė mikrobiologjisė, Luigji shikohej me sy tjetėr pėr shkak tė biografisė sė tij familjare ku dy vėllezėrit kishin qenė tė dėnuar si armiq tė popullit. Disa herė Luigji u bė objekt i pėrndjekjve tė Sigurimit pėr t'u dėnuar duke e akuzuar se vaksinat qė kishte shpikur nuk ishin tė sakta dhe prej tyre kishin vdekur pacientė. Edhe pse ai ishte specializuar nė Institutet mė prestigjoze tė Europės, pėr shkak tė biografisė familjare, nė vitin 1960 nė Tiranė, Luigjit i dhanė tė vetmen gradė shkencore "Kandidat i Shkencave Mjekėsore", e pėrfundon rrėfimin e tij 64-vjeēari Anton Benussi, pėr xhaxhanė e tij Luigjin, tė cilin regjimi komunist i Enver Hoxhės nuk e dėnoi si tre vėllezėrit e tjerė, Gjushin, Baltazarin dhe Zefin, pėr arsye se ai ishte njė mjek i talentuar dhe shkencėtar i pėrmasave europiane.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara