HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zanafilla e nji hajnie

-- nga Blendi Kraja

Blendi Kraja - Mbi vjedhjen e pėrkthimit tė nji libri nga Xhevat Lloshi, Xhevdet Shehu e Fatmir Toēi -

Bahet fjalė pėr librin e historianes britanike Miranda Vikers (Vickers) Between Serb and Albanian: A History of Kosovo, vjedhjen e pėrkthimit tė tė cilit e ka nisė Xhevat Lloshi, e ka vazhdue Xhevdet Shehu dhe e ka pėrmbyllė Fatmir Toēi, pronar i shtėpisė botuese Toena.

Nė vitin 2002, me pėlqimin e autores, z. Xhejms Petifer (James Pettifer) na pajton neve me e pėrkthye kėtė libėr, punė qė e pėrfundojmė nė fillim tė vitit 2003 dhe pėr tė cilėn marrim pagesėn e caktueme. Ngaqė kishte vėshtirėsi nė gjetjen e nji shtėpie botuese nė Kosovė, dorėshkrimi mbetet nė kompjuter i paprekun deri nė pranverė-verė t'atij viti. Me rastin e promovimit nė kėtė kohė tė librit Blue Guide tė Petiferit nė Prishtinė, ku vjen edhe pėrkthyesi i kėtij libri Xhevat Lloshi, zoti Petifer na autorizon t'i japim Lloshit dy disketa qė kishin pėrkatėsisht dorėshkrimin e pėrkthimit tė librit tė Vikersit (pėr t'u redaktue prej Lloshit) dhe librin e Petiferit Kosovo Express (me u pėrkthye po prej Lloshit).

Edhe pse ishte hera e parė qė kishim nderin e madh ta takonim Xh. Lloshin, qysh at' ditė qė e kemi takue pėr herė tė parė e kuptuem se ēfarė formimi kishte (sic). Tė nesėrmen nė mėngjes kemi lanė takim me z. Petifer nė Hotel Grand nė Prishtinė dhe i kemi thanė fjalė pėr fjalė: "Z. Petifer, unė i qėndroj mbrapa pėrkthimit tim, por me at' njeri unė kam me pasė probleme…" Miku i mirė Petifer u pėrpoq me na qetėsue por ne ia shprehėm edhe nė nji mėnyrė tjetėr dyshimin pėr aftėsitė e Lloshit: "Teksti asht i pėrkthyem shum mirė, jam gati me u pėrgjegjė pėr kėtė, ka nevojė vetėm pėr redakturėn e zakonshme." E, n't'vėrtetė, veē pėr redakturė kishte nevojė, siē ka me u pa ma poshtė.

Nė gusht 2003, Xhevat Lloshi vjen nė Prishtinė dhe kėrkon me na takue. Na thotė se "nuk kam kohė ta redaktoj pėrkthimin qė i ke bėrė librit tė Mirandės, prandaj sugjeroja Xhevdet Shehun asaj si redaktor" (dhe ndėrkohė tue na dhanė dy fletė me disa "kritika" tė tij pėr pėrkthimin), tue mos e pasė as burrninė njerėzore me ja thanė nė sy nji njeriu qė puna e kėtij nuk vlen dhe se, sipas mendimit tė tij, ai e hedh poshtė. Sepse Lloshi asht jo vetėm frikacak dhe shpirtulėt, por ka ndėr mend tjetėr gja…

*
*    *

Nė vitin 2004, z. Petifer na thotė se Xhevat Lloshi e ka hedhė poshtė pėrkthimin tonė si tė pavlerė dhe autorja, tue pranue rekomandimin e tij, ia ka dhanė librin nji pėrkthyesi tjetėr. Ia pėrsėrisim nė sy mikut tim, siē edhe ia shkruejmė po at' ditė nė email autores, qė pėrkthimi asht i mirė dhe ka nevojė veē pėr redaktim edhe ta ēojnė pėrkthimin te njė palė e tretė, qė s'e njeh as Krajėn e as Lloshin dhe ne kemi me ju bindė kėtij gjykimi cilido qoftė ai. Por si miku jonė, si autorja, na thonė mos u shqetėso, s'ka problem, mbaji paret. Por kjo nuk asht ēashtje paresh…

Nė fund tė vitit 2004 botohet libri "Midis serbėve dhe shqiptarėve, njė histori e Kosovės" i Miranda Vickers-it, "pėrkthye" prej Xhevdet Shehut, botue prej shtėpisė botuese Toena. Kqyrja e kėtij libri nga ana jonė na bani me kuptue se Xhevat Lloshi ka rrejtė kur e ka hedhė poshtė pėrkthimin tonė si pa vlerė, Xhevdet Shehu ka rrejtė kur e ka paraqitė pėrkthimin si tė tijin dhe Fatmir Toēi ka rrejtė kur e ka botue nji dorėshkrim tė vjedhun.

Pėrveē kapitullit I, tė cilin edhe pse i pėrkthyem prej Xh. Lloshit e kemi ripėrkthye, nė kėtė shkrim po krahasojmė pėrkthimin tonė nga fajlli i cili ruhet nė kompjuter (dhe ka si atribut datėn se kur asht vu dorė pėr herė tė fundit nė te) dhe "pėrkthimin" e Xh. Shehut nga libri, tue botue vetėm disa rreshta nga paragrafėt e parė tė secilit prej 13 kapitujve tė tjerė. Teksti i pėrkthimit qė botohet kėtu asht ai i pėrkthyem prej nesh dhe, pėr ta ba lexuesin me kuptue se sa mirė e ka "pėrkthye" tekstin Xh. Shehu, po japim nė kllapa me forcim variantin e tij (fjalėt me vizė nė mes janė tė hequna prej Xh. Shehut ndėrsa shenja + tregon se fjala asht shtue, nė krahasim me pėrkthimin tonė):

Kapitulli 2
Mėrgimet (migrimet) e mėdha serbe dhe forcimi (konsolidimi) i sundimit otoman (osman)

Pushtimi otoman (osman) i Ballkanit pati pasojė lėvizjet e herėpashershme tė popullsisė, ndėrsa banorėt vendas lėviznin o nė jug o nė veri (banorėt vendas lėviznin nė jug ose nė veri), ndėrsa nė lindje u shfaqėn kombėsi tė reja (ndėrsa elementė tė rinj etnikė u shfaqėn nė lindje). Ushtria otomane (osmane) nė Kosovė ishte e shoqėruar nga anėtarė tė fiseve tartare turke (turko-tartare) qė u vendosėn kryesisht nė qytete. Kėtyre iu bashkuan mė vonė arixhinjtė (romėt) dhe cirkazianėt, qė u nxitėn nga pushteti otoman (autoritetet osmane) tė vendoseshin nė trevėn (rajonin) e sapokolonizuar tė Ballkanit.

Ky ėshtė shkaku pėr atmosferėn relativisht kozmopolitane qė u zhvillua nė qytete tė tilla si Prizreni, qė e ruajti popullsinė e tij tė pasur e tė pėrzier deri nė shpėrnguljen e turqve nė vitet 1950. Nga fundi i shekullit XVI, barinj tė maleve tė Shqipėrisė veriore kishin filluar tė zbrisnin nė fushat e Kosovės ku dalėngadalė u vendosėn nė ngulime (krijuan vendbanime) tė vogla. Shumica erdhėn nga rajoni i ashpėr i Dukagjinit pėr t'i shpėtuar gjakmarrjes apo nga mungesa e kullosave (kullotave)… tė cilat japin pėrshtypjen qė (sikur) luzma shqiptarėsh tė dhunshėm, prirė (tė prirur) nga pėrdhunimi e grabitja, po derdheshin nė Kosovė…

Kapitulli 3
Kosova dhe rėnia otomane (e Perandorisė Osmane)

Ēėshtja e Kosovės u ndėrkombėtarizua nė Ēėshtjen (Krizėn) e Madhe Lindore tė vitit 1875, qė (e cila) ngriti pikėpyetjen (shtroi ēėshtjen) e mbijetesės sė Perandorisė Otomane (Osmane) dhe e solli kėtė krahinė tė humbur evropiane (europiane) drejt e nė vėmendjen e Fuqive tė Mėdha. Pas njė varg kryengritjesh kundėr otomanėve (osmanėve) nė Bosnjė e Hercegovinė mė 1875, Portės iu ngarkua (imponua) njė plan reforme propozuar nga Austro-Hungaria me qėllim tė parandalimit (pėr tė parandaluar) ose tė paktėn paraprirjes (pėr t'i paraprirė) sė ndėrhyrjes ruse. Njė Sulltan i ri, Abdyl Hamiti, kishte hypur nė fron mė 1876 kur kriza e jashtme dhe e brendshme ishte nė kreshtėn (kulmin) e saj; ai i dha fund politikės sė mėparshme tė reformės modernizuese (Tanzimatit) e (dhe) filloi njė kohė e (periudhė tė) gjatė sundimi autokratik. Ai u pėrpoq tė rithemelonte ligjshmėrinė (legjitimitetin) e shtetit (+ osman) dhe (+ tė) dinastisė otomane (x) mbi mbrojtjen e (nė mbrojtje tė) vlerave e (dhe) interesave islame nga ajo… Nė Kosovė kjo kish kuptimin (u nėnkuptua), nė thelb, tė nxitjes sė popullsisė shqiptare pėr t'i larė (si inkurajim pėr popullsinė shqiptare pėr tė larė) hesapet me pjesėn vendase sllavo-ortodokse…

Kapitulli 4
Turqit e rinj (Xhonturqit) dhe Luftrat Ballkanike

Gjatė fundshekullit (Nga fundi i shekullit) XIX njė faktor i ri politik kish nxjerrė krye (ishte shfaqur) brenda Perandorisė Otomane (Osmane), me rrėnjė (rrėnjėt e tė cilit zinin fill) nė vitet 1860. Kjo ishte Lėvizja e Turqve tė Rinj (+ Xhonturqit), qė pėrbėnte njė kundėrshtim (formoi njė opozitė liberale) ndaj regjimit tė Sulltan Abdyl Hamitit. Turqit e Rinj (Xhonturqit), prodhim i reformave tė hershme dhe edukimit (arsimimit) mė tė mirė nė shkolla modeluar sipas vijave perėndimore (tė modelit perėndimor), kėrkuan ta rigjallėronin, rindėrtonin e ripėrtėrinin Perandorinė. Njė ndjesi kryenxjerrėse (ndjenjė nė rritje) e identitetit kombėtar 'turk' ishte shfaqur tashmė dhe rizbulimi i teksteve nė Kuran (Kur'an) qė mbėshtetnin (duke mbėshtetur) qeverinė me anė tė shtjellimit (diskutimit), ndėrthurur me njė lėvizje tė re letrare me themel (tė bazuar) nė modelet franceze, themeluan (krijuan) njė atmosferė ndryshimi e pėrparimi. U hodhėn themelet, pra, pėr njė shtet tė veēantė turk tė dallueshėm (shtet pėrfundimtar turk) nga Perandoria Otomane…

Kapitulli 5
Lufta e (viteve) 1914-1918-ės

Shkėputja e Kosovės nga Shqipėria shkaktoi tronditje tė rėndė (thellė) e ankth mes (midis) shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės. Pėrveē pasojave tė kuptueshme psikologjike, kufiri i ri kishte ndėrlikime tė rėnda tregtare (ekonomike) pėr gjithė shqiptarėt e veriut, pa marrė parasysh anėn e kufirit ku (+ ata) gjendeshin. Sipas Suajėrit (Swire-it), Serbia tani i ndalonte shqiptarėt tė kalonin kufirin e saj tė ri e (dhe) kėshtu ia ndalte (ua ndalonte) popullsive tė tėra fshatare tregjet e tyre tradicionale qė lidheshin nga njė rrugė e lashtė prej Shkodrės nė Gjakovė e Prizren, qė ishin tani (tani ishin) tokė serbe. Gjakova ishte qyteti i tregut pėr banorėt e Nikaj-Mėrturit, Gashit, Tropojės e Pukės, qė (por) tani fshikulloheshin (rriheshin) ose gjuheshin (qėlloheshin) me armė kur pėrpiqeshin tė kalonin kufirin. Alternativa e tyre e vetme (+ tani) ishte njė rrugėtim katėrditor pėr nė Shkodėr. Nė lindje, edhe mė shumė fiseve shqiptare iu pre rruga pėr nė qytetet e tregjet e tyre, si Lura qė ishte (ndodhej) nė burimin e Zallit tė Milthit dhe shtrihej mbi qafėn nė luginėn e Malės (Lurja Mala), qė e zinte (dhe zbriste poshtė) deri nė Drin. Dibra, qytet pazari (+ pėr Lurėn), tani pėrfshihej nė Maqedoni…

Kapitulli 6
Programi i kolonizimit

Ndėrsa vitet '20 (1920) kalonin, brenda shtetit jugosllav doli njė problem themelor mbi ēėshtjen e identitetit kombėtar. Me gjithė shpresat e disa intelektualėve e politikanėve para vitit '14 (1914), s'lindi njė kombėsi jugosllave (njė kombėsi jugosllave nuk mundi tė krijohej). Sipas Barbara Jelaviqit, nė kėtė kohė drejtpeshimi kombėtar (pėrbėrja etnike) (+ nė Jugosllavi) ishte afėrsisht (+ e tillė:) 43 % (pėr qind) serbė, 23 (+ pėr qind) kroatė, 8.5 (+ pėr qind) sllovenė, 6 (+ pėr qind) muslimanė boshnjakė, 5 (+ pėr qind) maqedonas sllavė (sllavo-maqedonas), 3.6 (+ pėr qind) shqiptarė dhe 14 % (+ pėr qind) pėrbėheshin nga pakicat gjermane, hungareze, vllehe, turke, ēifute e magjype (rome). Me gjithė retorikėn e shumtė tė mėparshme, kėta njerėz s'e mendonin veten (+ e tyre) njė komb. Jelaviq (+ i) vėren (thekson,) se duhet shėnuar qė (+ nė periudhėn) midis luftrave, ēėshtja e statusit tė malazezėve, maqedonasve e shqiptarėve s'(nuk)ishte (njė) ēėshtje e rėndėsishme nė politikat shtėpiake (e brendshme). Malazezėt trajtoheshin si serbė e Maqedonia ishte 'Serbia e jugut'. Ēėshtja e ndjeshme shqiptare luajti rol nė marrėdhėniet e jashtme, por jo nė ēėshtjet e brendshme…

Kapitulli 7
Lufta II (e Dytė) Botėrore

Analisti amerikan Denison Rusinou (Rusinow) pėrshkruan pushtimin e Jugosllavisė nga Boshti, i cili filloi mė 6 prill 1941, me njė bombardim t'egėr (tė egėr) tė Beogradit, dhe mbaroi mė 16 (17) prill (,) me njė armėpushim qė ishte n't'vėrtetė (nė tė vėrtetė ishte) dorėzim pa kushte. Mbreti Peter II dhe qeveria e tij e sapozgjedhur mė 27 mars nga puēi ushtarak dhe nga demonstratat kundėr Boshtit (,) qė (tė cilat) pėrshpejtuan vendimin e Hitlerit pėr tė sulmuar, kishin ikur nga vendi duke formuar rrugės njė qeveri nė mėrgim nė Londėr dhe mandej nė Kajro. Jugosllavia atėherė u nda nga aleatėt e (midis aleatėve tė) Gjermanisė. Si pasojė, kur nė Serbi u formua mė 29 gusht 1941 (kur mė 29 gusht 1941 nė Serbi u formua) qeveria bashkėpunėtore (kolaboracioniste) e Milan Nediqit, kjo trevė dalėngadalė u vu nėn drejtimin e t'ashtuquajturės (tė ashtuquajturės) 'Qeveri e Shpėtimit Kombėtar'…

Kapitulli 8
Kosova nė Jugosllavinė e re socialiste

Edhe pse lufta civile (,) nga e cila dolėn jugosllavėt (jugosllavėt dolėn) ishte shumėpėrmasore (shumėdimensionale), (+ mjaft) e pėrhapur dhe e vrazhdė, njė shpirt idealizmi mbizotėroi (ekzistonte) anembanė (midis) skalioneve (njėsive) partizane. Sipas Jelaviqit, Jugosllavia ishte tashti (tani) qartėsisht shteti mė i fuqishėm nė Ballkan - vėrtet (nė tė vėrtetė), shteti drejtues (kryesor) jashtė Bashkimit Sovjetik nė Evropėn Lindore (nė Europėn Lindore pas Bashkimit Sovjetik). (Jugosllavia) Kishte njė ushtri madhėshtore prej 800 mijė ushtarėsh me pėrvojė nėn njė drejtim (komandė) pastėrtisht kombėtar (e) dhe njė regjim revolucionar ishte nė pushtet qė (,) me sa dukej (,) kishte marrėdhėnie tė ngushta e (dhe) miqėsore me Moskėn.

E nxehtė (ngazėllyer) nga fitorja, PKJ e shtjelloi t'ardhmen (diskutoi tė ardhmen) e Kosovės dhe statusin e saj nė Jugosllavinė e re nė Kuvendin e Pėrfaqėsuesve Kombėtarė tė Kosovės dhe Metohisė mbajtur nė Prizren nė korrik 1945. Kėtu u shtjellua (ra dakord) qė treva (krahina) duhej tė bėhej pjesė pėrbėrėse e Serbisė Federale. Sipas Pipės dhe Repishtit, Rezoluta e Prizrenit shpalli me tė madhe (bujė) qė gjendja (situata) nė Kosovė ishte qetėsuar dhe qė popullsia shqiptare, si tė gjithė popujt e tjerė tė Jugosllavisė, s'kishte (nuk kishte) pranuar as shpėrbėrjen e trevės (krahinės) nga pushtuesi, as shpėrbėrjen e Jugosllavisė...

Kapitulli 9
Vetėpohimi shqiptar kap rastin (Vetėdijėsimi i shqiptarėve merr hov)

Demonstratat nė Kosovė dhe jehonat e tyre nė Maqedoninė perėndimore dėshmuan kthimin e ēėshtjes kombėtare nė ballinė mes (nė epiqendėr tė) problemeve tė Jugosllavisė.

Kapitulli 10
Roli jobindės i Kosovės si ndėrtuese urash shembet (Shembet roli jobindės i Kosovės si urėndėrtuese)

Vdekja e Titos u njoftua mė 4 maj 1980 pak ditė pėrpara ditėlindjes sė tetėdhjetetetė tė (88-vjetorit tė) tij, dhe (bashkė) me tė shkoi (ikėn) nocioni i ēlirimit kombėtar, vetė-drejtimit (vetadministrimit), bashkim - vllaznimit (vėllazėrimit) dhe rrugės jugosllave drejt socializmit. Krejt vendi u mbėrthye nga njė ndjesi (gjendje) ēorientimi dhe paralajmėrimi (parandjenjash), por askkund (askund) mė shumė se nė Kosovė: shqiptarėt ndjenė se kishin humbur mbrojtėsin e tyre. Pa pasardhės tė pėrgatitur, Titoja e kishte sajuar (lėnė me testament) zėvendėsimin e tij nė formėn e njė drejtimi tė pėrbashkėt (udhėheqjeje kolektive), ku tė gjithė zyrtarėt zgjidheshin me themel tė njė pėrfaqėsimi tė njėjtė tė gjashtė republikave dhe dy krahinave vetėqeverisėse (njė presidencė tė shtetit me pėrbėrjen e tetė anėtarėve qė qarkullonin, ku tė gjithė zyrtarėt zgjidheshin mbi bazėn e pėrfaqėsimit tė barabartė nga gjashtė republikat dhe dy krahinat autonome).

Kėshtu shpresohej se ndėrtimi i tij shumė-kombėtar (pėrbėrja shumė-etnike) nuk do ta copėzonte Jugosllavinė. Gjithsesi (Megjithatė), mediat botėrore menjėherė filluan tė meditonin (parashikonin) nėse vendi do tė mbijetonte pas ikjes sė tij. Titoja e kishte mbajtur vendin tė bashkuar me diplomaci mjeshtėrore kundėr kėrcėnimit tė pushtimit sovjetik dhe duke kėmbyer trazirat nacionaliste me vetėqeverisje (autonomi) krahinore. Vdekja e tij tashti (tani)...

Kapitulli 11
'Idemo na Kosovu' (Tė shkojmė nė Kosovė)

Pasoja mė e qartė (dukshme) e kryengritjeve (demonstratave) tė vitit 1981 ishte shtysa dhėnė (stimulimi qė iu dha) (+ rigjallėrimit tė) nacionalizmit serb, maqedonas dhe malazez. Shteti centralist i pasluftės kishte ndrydhur ndjenjat kombėtare, por decentralizimi i pėrshpejtuar pas vdekjes sė Titos ēoi nė njė gjendje ku serbet ndjenė qė nuk kishte interes tė vėrtetė 'jugosllav' nė mbrojtjen e tė drejtave tė tyre (tė deriatėhershme). Kur Aleksandėr Rankoviqi vdiq (vdiq Aleksandėr Rankoviēi) mė 20 gusht 1983, (+ tensioni i) dhjetėra mijėra serbė (+ ve qė) e ndoqėn (morėn pjesė nė) varrimin e tij n'atė qė u bė (+ u kthye nė) protesta (protestėn) e parė masive pėr gjendjen e serbėve nė Kosovė dhe nė Jugosllavi pėrgjithėsisht (pėrgjithėsisht nė Jugosllavi)…

Kapitulli 12
Serbėt rindėrtojnė (korrigjojnė) republikėn e tyre

Nė vjeshtėn e vitit 1989, hendeku gjithnjė e mė i gjerė mes (mosmarrėveshjet gjithnjė e mė tė mėdha midis) bashkėsisė serbe dhe asaj shqiptare po acarohej (pėrkeqėsoheshin) ndėrkohė qė pushteti republican kėrkuan tė themelojnė njė drejtim tė pėrgjithshėm (autoritetet republikane deshėn tė vendosnin njė administratė tė pėrgjithshme) mbi krahinė pėrmes (me anė tė) centralizimit tė qeverisė (,) dhe trysnisė politike dhe propaganduese (shtėrngimit tė politikės dhe propagandės) (+ por edhe tė epėrsisė sė dukshme fizike tė represionit policor). Nė njė parashfaqje ogurzezė tė (Si njė prelud ogurzi i) ngjarjeve qė do pasonin (tė ndodhnin shumė) shpejt, reaktivėt luftarakė (avionėt reaktivė) tė forcave ajrore tė Jugosllavisė silleshin mbi qytetet kryesore tėkosovės (tė Kosovės), rrugėt e tė cilėve tashti (tani) ishin mbushur me mjete ushtarake dhe patrulloheshin nga policia serbe e armatosur deri nė dhėmbė.

Mė 30 tetor filloi gjyqi i Azem Vllasit, por u shty menjėherė pėr shkak tė kundėrshtimeve (vėrejtjeve) tė ndryshme t'avokatėve (tė avokatėve tė tij) qė kėrkuan, mes tjerash (ndėr tė tjera), zėvendėsimin e gjykatėsit (krygjyqtarit) dhe (+ tė) prokurorit publik. Gjyqi rifilloi mė 23 nėntor, por pėrsėri u shty (pezullua) kur gjykatėsi vendosi qė mbrojtja e Vllasit kishte nevojė pėr mė kohė qė tė pėrgatitej (pasi mbrojtja e Vllasit kėrkoi mė tepėr kohė qė tė pėrgatitej)...

Kapitulli 13
As luftė, as paqe

Nė mesin e vitit '92 (1992) atmosfera nė Kosovė ishte bėrė tej mase (jashtėzakonisht) e tendosur, (+ e mbushur) me njė ndjenjė mbizotėruese pasigurie e (dhe) frike pėr pėrplasjen n'ajėr (konfliktin e pashmangshėm) qė ndjehej (ndihej) nga tė gjithė qytetarėt e saj. Gjithsesi, (megjithatė) ndėrsa nė luftė hynė vetėm republikat perėndimore, Kosova ia doli tė mbante paqen e saj relative, kryesisht pėr shkak tė njė drejtpeshimi frike nė tė cilin drejtuesit e si (ekuilibri nga frika qė kishin si drejtuesit e) bashkėsisė serbe, ashtu edhe (tė) asaj shqiptare, (+ pasi) e dinn (dinin) qė ēdo shpėrthim armiqėsish (i armiqėsisė) mes (midis) tyre do tė tejkalonte edhe luftėn boshnjake sa i pėrket dhunės, e si pasojė do t'ishte vdekėsore (ndaj dhe do tė ishte fatale) pėr interesat e tė dy kombeve.

Kėshtu, me gjithė mosbesimin e ndėrsjellė (ndėrsjelltė) dhe marrėdhėniet thellėsisht tė ēara (ndera), serbėt dhe shqiptarėt e Kosovės u kujdesėn tė mos shkonin pėrtej njė pike (,) ku pėrplasja (konflikti) do tė nxitej (provokohej) nė mėnyrė tė pashmangshme. Kėshtu, problemi mė i rėndė kombėtar nė Jugosllavi shpėtoi pa u tėrhequr (pėrfshirė) nė vorbullėn e luftės qytetare (civile jugosllave), por marrėdhėniet mes dy bashkėsive mbetėn tė ngrira nė njė mėnyrė (shkallė) tė paparė askund (asgjėkundi) (+ tjetėr)…

Kapitulli 14
Ēdo gjė (Gjithēka) filloi me Kosovėn dhe ēdo gjė (gjithēka) do pėrfundojė me tė (Kosovėn)

Nė pėrgjigje tė gjendjes pas Marrėveshjes sė Dejtonit, kosovarėt, tė mospėrfillur dhe poshtėruar, u detyruan ta rivlerėsojnė qėndrimin e tyre politik. Tė ndėrgjegjshėm qė politika (e tyre) pasive kundrejt luftės jugosllave ua kishte mohuar njė ftesė nė bisedimet paqėsore, shumė shqiptarė tė rinj (tė rinj shqiptarė) nuk ishin mė gati t'i bindeshin njė zgjidhjeje 'tė papranueshme' tė statusit tė Kosovės - me fjalė tė tjera, Kosova qė mbeste krahinė vetėqeverisėse (autonome) brenda njė Jugosllavie tė re. Kjo ishte njėlloj e papranueshme pėr serbėt e Kosovės, pėr tė cilėt kjo paraqiste njė kthim nė kushtetutėn e urryer tė vitit '74…

Pėrfundim

Shihet qartė se "pėrkthyesi" Xhevdet Shehu e ka pėrdorė tekstin e gatshėm nė format elektronik marrė nga autorja e librit (dėrgue prej nesh) dhe tue vu emnin si pėrkthyes ka krye veprėn e vjedhjes, hajnisė. Tana strukturat sintaksore tė tė tana fjalive janė tė njejta, gja fort e ēuditshme me ndodhė me dy pėrkthyes tė ndryshėm qė pėrkthejnė tė njejtin tekst, aq ma shum tė gjatė. Pėrveē kėsaj, kjo tezė pėrforcohet ma tepėr edhe nėse lejojmė hapsinėn e interpretimit. Nėse i heqim pjesėt me forcim qė "pėrkthyesi" Shehu s'ka pasė arsye me i ndėrrue (tė llojit ishte tani-tani ishte) edhe nga ana pamore numri i vogėl i ndryshimeve nė tekstin pėrkthye nga ne do ta kishte paraqitė qartė se asht e pamundun qė dy pėrkthyes tė ndryshėm tė pėrkojnė kaq shum. Si duket, hajni Shehu paska gjetė nji shpirt binjak…

Aq hajn "i kujdesshėm" asht Xhevdet Shehu sa ajo ēka ndėrron asht e me dhe, qė me e cila dhe tregon se e urren shum fjalėn mes qė e ndėrron gjithmonė me midis! Prej titullit (sepse qysh nė titull fillohet hajnia) e deri mbrenda nė tekst. Ky hajn pėr me i fshehė gjurmėt pėrdor sinonimet e fjalėve ose fjalė qė s'luejnė asnji rol, tue ndryshue trevėn me rajonin, kullosave me kullotave; shkatėrron shqipen tue heqė kreshtėn pėr kulmin, gjendja pėr situata, pėrplasja me konflikti dhe do tė nxitej me provokohej; hajni "i kujdesshėm" Xhevdet Shehu pėrmbys rendin e fjalėve pėr me u largue nga teksti zanafillor si ishin tani e ban tani ishin; tashti e urren sepse asht shum gegė dhe pėrdor tani.

Te pjesa "…pėr njė shtet tė veēantė turk tė dallueshėm (shtet pėrfundimtar turk) nga Perandoria Otomane…" hajni Shehu tue dashtė me heqė vetullat nxjerr sytė sepse te origjinali "distinct from the Ottoman Empire" fjala distinct nuk e ka n'asnji opsion kuptimin "pėrfundimtar" dhe hapsina e pėrkthyesit asht me e pėrkthye vetėm "tė dallueshėm". Hajni Shehu, me sa duket, ka dashtė me e pasunue edhe gjuhėn angleze si filolog i mbaruem qė qenka.

Meqė ka pasė dorė tė lirė me ndryshue tekstin, hajni Shehu ka mendue pse mos me shpikė rregulla tė reja edhe pėr gjuhėn shqipe, kur te pjesa "shqiptarėt e veriut…pa marrė parasysh anėn e kufirit ku (+ ata) gjendeshin…" shton pėremrin ata, tue u sjellė si nji pėrkthyes adoleshent qė sapo i ka mėsue dy-tri fjalė prej emisionit Selec tė Top-Channel-it dhe nuk e din se atributet e pėremnit qėndrojnė tek "shqiptarėt e veriut". Tė paktėn tė pyeste Xh. Lloshin!

Nji nga shembujt ma tė qartė se Xhevat Lloshi, Xhevdet Shehu dhe Fatmir Toēi kanė kry nji hajni tė madhe asht fjalia "…tė cilat japin pėrshtypjen qė (sikur) luzma shqiptarėsh tė dhunshėm…", ku fjala luzma (e pėrdorun si nė tekstin tonė ashtu edhe n'ate tė Shehut) asht aq e veēantė sa duhet nji stėrmundim tepėr i madh qė dy pėrkthyes tė ndryshėm me ardhė bash te kjo fjalė.

Jo ma larg se dy muej ma parė, pėrkthyesit Brikena Ēabej, Shpėtim Ēuēka, Ardian Klosi, Afrim Koēi, Piro Misha, Virgjil Muēi, Donika Omari, Aurel Plasari dhe Edmond Tupja dolėn publikisht tue bėrtitė se po vidhen pėrkthimet. Kėta jo vetėm qė u kujtuen me vonesė, me shum, me tepėr vonesė, por e kishin edhe hajdutin mbrenda (Toēin) nė sallėn ku bėrtitėn. Nuk po kėrkojmė qė kėta pėrkthyes me reague ndaj Toenės pėr kėtė rast, sepse s'e kanė ditė. Por, athue kanė ditė gja se Toena e ka nji pėrvojė hajnie me Vedat Kokonėn? A thue kanė ditė gja se Toena e Fatmir Toēit e ka nji pėrvojė hajnie edhe me nji libėr tė Shuflajt? Tue qenė se asgja s'ka ndodhė prej asaj kohe, njeriu mundet me mendue se shtysat e asaj lėvizjeje janė tė dyshimta, shum tė dyshimta.

Dukunia e hajnive, matrapazllėqeve dhe mediokriteteve nė Tiranė tashti asht ba diēka e zakonshme qė nuk tė habit. Nė kryeqytetin tonė mundesh me qenė akademik e mos me pasė vepėr, me qenė elitar dhe me u sjellė si rrugaē, me qenė shkenctar dhe me ba veē politikė. Por kjo nuk don me thanė se modeli tiranas asht ai qė duhet ndjekė. Lloshit, Shehut e Toēit t'u vijnė turp sepse nėse s'e pėlqejnė pėrkthyesin tė pėrballen me te publikisht, por jo t'i pėrziejnė edhe tė huejt nė matrapazllėqet dhe vneret e tyne tė pista.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara