HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kujtesė pėr Ermir Dobjanin

-- nga Bedri Blloshmi

Ka disa ditė qė juve morėt dhe njė detyrė tjetėr pėrveē asaj tė Avokatit tė popullit. Dolėt vullnetar pėr tė monitoruar administratėn e majtė qė erdhi nė pushtet me grykėn e pushkės. Juve qė rrini kot qė nuk bėni asnjė gjė pėr detyrėn qė ke marrė pėrsipėr bashkė me njė grumbull hetuesish e operativesh. Natyrisht dhe me rrogat e majme. Ku keni qenė ju nė vitin 97 - 98, kur qeveria e dalė nga revolucioni hoqi tė gjithė ata oficerė qė kishte vendosur Partia Demokratike? Fatos Nano hoqi tė gjithė ata qė nuk mendonin si ai dhe nuk vepronin po si ai. Ju atėherė keni marrė nė punė tė gjithė ata qė morėn pjesė nė djegien e grabitjen e institucioneve. Ju kėrkoni qė kėta zullumqarė qė populli i pėrzuri me pėrbuzje me anė tė votės tė 3 korrikut, tė mos preken? Unė kam qenė oficer nė Gardėn e Republikės me gradėn major, n/kryetar i degės tė O.R.V, sapo erdhėt ju barbarisht na hoqėt nga puna bashkė me 30 e mė shumė oficerė, dhe na latė rrugėve.

Pse nuk e ngrite zėrin atėherė, por tani vė ulurimėn. Ju mendoni se e keni privatizuar komplet Shqipėrinė? Pse keni frikė apo dyshoni qė ato mund tė pushohen nga puna? Kur ato nuk kanė bėrė as gjė, kanė ardhur nė mėnyrė tė rregullt dhe janė punėsuar. Jeni ju bashkė me drejtuesit e majtė tė shtetit qė i kthyet nė punė tė gjithė gjakatarėt, qė ju nė gjuhėn juridike i quani hetues, operativ, apo kryetarė tė degėve. Tė gjithė ata qė dolėn nė reformėn e domosdoshme tė 1992, kur u pėrmbys sistemi gjakatar i bijve tė Stalinit. A ke menduar ndonjė herė pėr ne tė mbijeturit e klasės sė pėrmbysur? A e di ti qė shumė nga ne nuk kanė shtėpi, punė jo se jo? A e di ti qė ne kemi 8 vjet qė endemi si ēifuti nė shkretėtirė pėr shkak se erdhėt ju nė pushtet? A e di ti more ombudsman, se marksistė leninistėt kanė hequr nga puna edhe pastrueset?!

Ku ishe ti, more mbrojtėsi i popullit, kur ne protestonim pėrpara kryeministrisė, se ishim pa bukė, pa punė, pa asnjė lloj pėrkrahjeje? Juve nga zyra hapnit cepin e perdes dhe na shikonit me kėnaqėsi kur policia e dalė nga revolucioni na tėrhiqte zvarrė? Pse nuk dole tek dera qoftė dhe duke fėrkuar barkun? Kush ombudsman duhet tė na mbrojė ne? A je ti qė ndihmove kriminelin Selim Caka pėr ta vėnė prokuror nė krimet e rėnda? Juve jeni shprehur se Selimi do ndihmuar se ka merita nė grupin e Librazhdit aty nė zyrėn tėnde ėshtė bėrė dhe pazari se sa do merrje ti dhe sa do merrte njė ish hetues nga Librazhdi qė ka folenė nė presidencė? Selimi ka dalė i dėshpėruar nga pėrgjigja negative nė presidencė dhe te porta duke dalė ėshtė shprehur tani mė ngelet tė vras veten se para nuk kam mė, m'i morėn tė gjitha. Mbas disa ditėsh piu helmin qė kishte siguruar 28 vjet mė parė. Atje ku pėsoi krizėn nervore se kėmbėngulja e tij pushkatoi dy poetėt e rinj, Genci Leka dhe Vilson Blloshmi nė kėmbim tė teserės sė partisė.

Unė kam shumė besim se mbi kėtė katrahurė do hidhet dritė. Kėsaj i trembeni ju qė kėmbėngulni qė ata tė mos lėvizin. Sado qė gjykatat dhe prokurorėt mendojnė se ato gjėra kanė zėnė pluhur nė gjumė e harresės dhe lidhet miqėsore apo ryshfetet astronomike qė qarkullojnė. Ėshtė gjaku i derdhur dhe mallkimet e nėnave qė i lanė me shami tė zezė nė kokė pėr 58 vjet rresht, janė mallkimet e nuseve tė reja, apo ulurimat e fėmijėve nė djep qė kėrkojnė shpagim se i latė tė rriten jetimė. Kėsaj duhet t'i trembeni se do ndodhė, edhe pse mendoni se jeni tė pa prekshėm. Drejtėsi nuk ka pasur as njė herė dhe as nuk do tė ketė, por gjithsesi mendoj se diēka duhet tė sqarohet. Kaluan 60 vjet nga lufta e dytė botėrore dhe Holokausti kujtohet, por dhe fajtorėt dhe pse kanė vdekur janė dėnuar dhe nė Holokaustin Shqiptar s'ka se si mund tė ndodhė ndryshe. Ju nuk latė sigurimsa pa rikthyer nė punė, me pėrjashtim tė atyre qė kanė vdekur, se dhe ata qė janė ēmendur marrin shpėrblim nga fonde tė paprekshme tė krijuara nga ju.

Po pėrfundoj me njė thėnie qė oficerėve tė akademisė ruse u vendosnin nė gjoks kur niseshin pėr luftė, apo shėrbime tė detyrueshme: "Perfas-finem". Tė gjithė ata pėrpara se tė bėnin ēdo veprim kujtonin kėtė fjalė, tė shkruar nė gjoksin e tyre.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara