HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nikė Mernacaj, pėrcjellės i mesazhit tė lirisė dhe demokracisė shqiptare...

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

Nju Jork: Perkujtohet nje martir i demokracise dhe i lirise shqiptare - flamuri shqiptar per nje jave do te qendrojė duke u valėvitur ne majen e shtizes se bashkise se qytetit White Plains

"Kensico Dam Plaza", Valhalla - White Plains(Yonkers)(NY) : Per here te pare, pase pesembedhjetevejteve, Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA, dhe familja Marnacaj ne Amerike, jane bashkuar te shtunen(30 prill) te vendosur, qe dita "Dita e Lirise Shqipertare" dedikuar martirit te demokracise Nike Marnacajt, te perkujtohet me nje tubim tradicional - i njohur tashme si "Manifistimi Perkujtimor per Martirin e Demokracise" - Nike Marnacaj.

Gjithcka, per te perkujtuar ne menyre sa me dinjitoze kete shqiptar patriote, demokrate dhe atdhedashes i flaket, u arrite kesaj here mes familjarave te familjes Marnacaj, drejtuesve kryesor te Vatres, personaliteteve te larta te qytetiti White Plains(Yonkers) - New York. Duke vendosur, qe te shtunen me 30 prill, me rastin e kesaj dite, ne veri te qytetit ne parkun e madh te bashkise ne "Kensico Dam Plaza", ne Valhalla, te zhvillohej veprimataria e perviteshme.

Manifestimi zyrtar i bashkesise shqiptaro-amerikane, ne kete rrethine ""Dita e Lirise Shqipertare" dedikuar, Nike Marnacajt, nje manifestim vjetor ky per te nderuar kujtimin e tij te paharruar, i kushtohet si cdo her ketij simboli. I cili: 15 vjete me pare me 22 prill 1990, humbi edhe jeten ne nje aksident ne rruge, duke u kthyer nga Detroiti, ku kishte shkuar se bashku me shume bashhkeatdhetar, per te marre pjese ne nje demostrate kunder rregjimit komuniste te Tiranes.

Nikė Marnacaj

I riu Nike Marnacaj, veprimtar i perkushtuar ne perpjekjet e shqiptareve te Amerikes, per kthimin e lirise dhe demokracise ne Shqiperi dhe clirimin e Kosoves nga okupimi serb, ishte perhere ne balle te demostratave per kete ideal te larte kombetar e njerezor.

Per nder te Nikes, si ne te kaluaren dhe kete vit, ne Westchester County, New York, ku ai banonte me familje, i ndare tani nga ne ne nje dite prilli, e cila, sot, tek ketu ne Amerike po perkujtohet per 15 vjete, si "Dita e Lirise se Shqipertare" mblidhen plote krenari shume bashkeatdhetare Ata mblidhen, per te shprehur mirenjohjen e tyre, edhe ndaj zyrtareve amerikane, per nderin qe po na i bejne ketij martiri te demokracisie e lirise se Shqiperise, dhe ne te gjithe shqiptarve. Ne nderim te Nike Marnacajt, u zhvillua edhe ceremonia zyrtare ku moren pjese autoritetet me te larta lokale, perfaqesues dhe lider fetar e politik te komunitetit.

Moren pjese, veq zyrtareve vendor: County Executive Andy Spano dhe ish majorit te qytetit Henry Spilone, edhe kryetari i Federates PanShqiptare e Amerikes VATRA, inxh Agim Karagjozi, ish kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joesef J. DioGuardi, famullitari i Kishes Katolike shqiptare ne Amerike"Zoja e Shkodres", dom Pjeter Popaj, aktivistja e dalluar e komunitetit, gazetarja Shqipe Biba, kryetari i LDK-s per Nju Jork me rrethe z Agim Rexhaj, dr Gjon Bucaj, Zef Perndocaj, Tonin Mirakaj, Zef Mirakaj, Mairijan Cubi, Pashke Paloka, Rrok Nela, Gjon Zadrima, dhe familja Marnacaj - axhallaret e te afermit e tij, miq e shok si dhe media shqiptare ne Amerike.

Duke i bere thirrrje pjesmarresve, qe me nje minute heshtje te nderojne kete martire edhe te gjithe ata shqiptare qe dhane jeten per ceshtjen shqiptare, Nike Marnacaj, tha drejtuesja e ketij tubimi aktivistja e shquar e komunitetit gazetarja Shqipe Biba, humbi jeten ne nje aksident komunikacioni, ne sherbim te ceshtjes kombetare. Ne sherbim te kesaj ceshtje ne Amerike, tha ajo, e humben jeten edhe disa shqiptar te tjere. Te cilet, te gjithe sebashku, sot, jane martiret e lirise e demokracise shqiptare. Biba, tha se i paharrur do te jete kujtimi i Nikes, dhe i te gjitheve atyre qe vdiqen rruges per te ngritur zerin , per demokracine e Shqiperise dhe clirimin e Kosoves, lirine e saj, dhe pavarsine e saj.

Kujtojme me te gjitha nderimet e duhura heronjet dhe ata njerez te cilet, sot jane simbole

Famullitari i Kishes Katolike shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres", dom Pjeter Popaj, i cili njehereshit kreu dhe lutjen fetare kushtuar kesaj dite, i tha gazetes "Metropol" se " Sot, pa dyshim qe eshte nje dite e rendesishme per krejt popullin shqiptar, dhe sidomos per ne ne diaspor qe para disa viteve kemi pare d.m.th edhe nje shderrim tjeter te jashtezakoneshem ne truallin shqiptar. Edhe me kete rast njerez te ketill si Nike Mernacaj qe me te vertet kane besue tek liria e demokracia dhe e kishin kuptue se cdo te thote me jetue e punue ne liri e demokraci, duke sakrifikue edhe jeten e tyre do te nderohen e perkujtohen nga mote.

Sipas, dom Pjeter Popajt, ata do te kujtohen gjate ne rradhet tona, edhe si gjithe heronjet e deshmoret e popullit tone, sepse ata nuk mbriten me pa kete dite te madhe te lirise e demokracise shqiptare. Ata do te kujtohen deri ne pavdekeshmeri, se u munduan te mbjellin ate faren e liris dhe demokracis qe eshte sot, duke lulezue ne te gjitha trojet etnike.

Kryetari i Vatres, inxh. Agim Karagjozi, u shpreh se eshte nje pervilegje per mua qe ne emer te Vatres te pershendes kete tubim. Kryetari i Vatres, tha se Nik Mernacaj(Nick Marnacaj) humbi jeten me 22 prill te vitit 1990, ne moshen 31 vjecare, ne nje aksidenet automobilistik. I ndjeri po kthehej ne shtepine e tij ne Yonkers - Nju Jork, s'bashku me nje bashkekombasin e vet, pasi kishte marre pjese ne nje demostrate, kunder rregjimit komuniste te Tiranes, i cili po merrte at'here goditjet e fundit dhe po gerrmisej me veshtersi. Ai kujtoj me nostalgji gjithashtu kalvarin e gjate te vujatjeve te familjes Marnacaj neper kampet e ineternimit dhe burgjet e diktatures komuniste, ne Shqiperi.

Une i njoha shqiptaret per her te pare, tha ish majori i qytetit zoti Henry Spilone, kur isha nje hetus policie ne kete zone. Ruaj me thene te drejten edhe sot, e kesaj dite kujtimet me te bukura per keta njerez. Shqiptaret e Amerikes jane bere pjese e rendesishme e ketij vendi. Ata, per mua jane si nje familje e mrekullueshme, pjestar te nje kombi te mrekullueshem, tha zoti Spilone. Duke evokuar me tej me kete rast edhe disa kujtimet tija me familjen Marnacaj, e personalishte me Nike Marnacajn, ai kujtoj se sa te veshtir e kane pasur keta njerez te luftojne ketu ne mergim kundra rregjimit komuniste ne Shqiperi, qe ai vend te jete i lir dhe te jetoje ne demokraci te vertet.

Zyrtari me larte i zones, County Executive Andy Spano, tha: se eshte shume e rendesishme per ne te njohim zyrtarishte kete dite perkujtimore, duke ngritur ne kete vend flamurin shqiptar. Pikerisht, ne kete vend ku do te ngrihet shume shpejt edhe nje monunent memorial kushtuar te gjithe te reneve nga zona jone me 11 shtator 2001, si dhe nje monument tjeter qe do te kujtoje viktimat e diges. Pra ky vend tani, eshte vendi qe ne kujtome te gjithe sebashku me te gjitha nderimet e duhura, heronjet dhe ata njerez te cilet, sot jane simbole si edhe shqiptaro-amerikani Nike Marnacaj.

Éshte nje turp i madh, per ate komb qe nuk di te nderoje heronjet e tij, shprehet DioGuardi, kjo pra, eshte edhe nje arsye e fort qe kemi ne si shqiptare te nje gjaku, te kujtojme e nderojme te gjithe herronjet e martiret e kombit shqiptar ne cdo kohe dhe vend, te kujtojme ata dhe vepren e tyre, per ate qe dhane edhe jeten. Duke kujtuar Nike Marnacajn, tha ai ne kujtojme edhe te gjithe per ate cka ata bene per vendin e tyre, deri sa dhane edhe jeten. Kujtojm edhe historin e popullit shqiptar prej sundimit otoman, luften per clirim - deri tek clirimi i Kosoves.

Ne emer te nenes se Nike Marnacajt, Mrise, babait Marashit, vellezerve te tij Paulinit dhe Aleksit, te vese Maries, foli dhe pershendeti duke ju faleminderuar te gjitheve i biri i Maichel (Mikel) Marnacaj. Mark Marnacaj djali i axhes se Nike Marnacajt, i tha gazetes sone se : " Se jemi krenar per kete dite, pasi dhimbjen e madhe qe na e shkaktoje humbja e njeriut tone me te dashur, po na e ule ideali e tij dhe veprimatrija e perkushtuar kombetare, per te cilin ky njeri u vetesakrifikua, pa arritur t'i shoh keto dite te bukura qe po gezojme ne te gjithe shqiptaret".


Flamuri i yne kombetar shqiptar - nje jave do te qendroj duke u valvitur ne majen te shtizes se bashkise

E veqanta e kesaj dite, eshte se qyteti ne shenje nderi me ane te zyrtarit me te larte te qytetit County Executive Andy Spano, uli nga shtylla e madhe e flamurit (big flag pole) flamurin amerikan, duke ngritur mes duartrokitjeve dhe egzkutimit te himnit te te dy vendeve flamurin tone kombetar shqiptar - i cili, tani per nje jave do te qendroj duke u valvitur ne majen e shtizes se bashkise.

Ne mesazhin e ketij tubmi, u shpreh qarte, se 30 prilli i sivjetshem i vitit 2005, na kujtoj edhe nje herė - te bejme nje rikujtim te gjitha atyre problemeve dhe ceshtjeve shqiptare, qe si ne Shqiperi, e cila eshte para nje sfide te madhe per te mbajtur zgjedhje te lira, te drejta e te ndershme, Kosova drejt pavaresise, zgjidhja e ceshtjes came, me shume te drejta per shqiptaret dhe zgjidhja e problemeve te tyre, ne Presheve, Bujanovc e Medvegje, shqiptarve te Malit te Zi, e atyre ne Maqedoni. Mbasi, qe akoma shume probleme dhe ceshtje madhore shqiptare, nuk kane gjetur zgjidhje, ato presin impenjimin dhe angazhimin tone, ashtu sic vepronte dhe luftonte deri sa vdiq edhe ky deshmor i demokracise e lirise shqiptare, Nike Marnacaj

Nike Mernacaj, percjelles i mesazhit te lirise e demokracise shqiptare...

Ne White Plains(Yonkers) - New York, komuniteti shqiptar s'bashku me familjen Marnacaj, per gjate ketyre 15- viteve , rregullishte duket se e kane konceptuar kete dite si nje dite shume te rendesishme kombetare. Ne kete dite shqiptaret e Amerikes, bashkohen me familjen Marnacaj, qe te kujtojne me krenari vepren dhe idealin e Nike Marnacajt. Sebashku, ata i bejne nje homazh te gjithe atyre qe kane bere aq shume gjate gjithe ketyre viteve, per te mbrojtur dhe ruajtur te idealet kombetare: lirine e demokracine ne Shqiperi, per te arritur edhe pavaresine e Kosoves, per nje jete normale e me dinjitet njerezor.

Zyrtaret amerikane Nik Marenacajn, e kane quajtur" Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes". Bashkekombasit e quajne "Deshmori i pare i Mergates shqiptare, ne lufte kundra komunizmit". Dhe Shqiperia, me 1993, i akordoi me vendim te posacem nga ish-Presidenti demokrat Sali Berisha, medaljen "Martiri i Demokracise" me motivacionin: "Luftoi gjithe jeten ne mergim kunder ideologjise komuniste me flamurin e luftes per demokraci". Nje shkolle femijesh e ciklit te mesem ne Tamarė - Kelmed (Malesia e mbi Shkodres) ka marre emrin e tij dhe quhet sot, Shkolla e Mesme "Nik Mernacaj".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara