HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Urojnė shėrim tė shpejtė

Lexuesit shqiptaro-amerikanė, dėnojne ashpėr atentatin ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

Kosova, duhet tė jetė nje vend shembelltyre, me nje pasqyre pozitive te vetvetes, kur eshte fjala per te drejtat e njeriut, fjalen e lire, qe garanton jeten tek te gjithe qytetaret e saj.

BENSONHURST - BROOKLYN (NY) Lider shoqatash e organizatash, politikan, intelektual dhe biznesmen shqiptaro-amerikan, me shqetesim te madh kan marr lajmin per sulmin agresiv me arme zjarri, me 17- maj 2005 - ndaj gazetarit z. Bardhyl Ajeti. Akt, i cili edhe njehere deshmon per rrugen pakrye qe po i fusen keto lloj veprimish, proceset e nisura ne Kosoves, e posaqerisht ate te gazetareve, e politikaneve, dhe lidereve te Kosoves, te cilet koheve te fundit jane vene ne shenjester te kercenimeve, shantazheve, shpifjeve dhe sulmet e dhuneshme nga me te ndryshmet.

Ne kete kuader, tentimin per vrasje te gazetarit te gazetes kombetare Bota sot, Bardhyl Ajeti, lider shoqatash e organizatash, politikan, intelektual dhe biznesmen shqiptaro-amerikan, lexues te shumte te saj ne Amerike e vleresojn si tentim per vrasje te fjales se lire ne Kosove dhe te bartesve te saj, vrasje e parmenduar te vlerave te demokracise e te lirise se qytetareve te Kosoves.

Bardhyl Ajeti Sipas, tyre akti kriminal ndaj gazetarit Ajeti, perben nje nga rastet me te renda te cenimit te fjales se lire kohet e fundit ne Kosove. Gjithashtu, ata me ane te regaimeve edhe njehere terheqin vemendjen dhe kerkojn me force nga organet e hetusesise dhe te drejtesise ne Kosove, qe autoret e ketij krimi, si dhe te akteve te tjera te gjate ketyre 6-7 vjeteve, te zbulohen dhe t’i vene para drejtesise duke i dhene edhe denim e merituar.

Rreagimet :
Kryetari i shoqates patriotike - Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA, inxh. Agim Karagjozi, na tha se " Tentimi per vrasjen e shemtuar me atentat ne mes te rruges, me 17 maj 2005, te njerit prej gazetarve me te guximeshem te gazetes kombetare Bota sot, njerit prej gazetareve me te shquar, njerit nga luftetaret per pavaresine e Kosoves dhe per ngritjen e demokracise ne Kosove, tregon edhe vlerat e tij e te gazetes ku ai punonte. Te cilat, tani qe ai po lufton me jeten ne nje spital te Milanos, do te rriten edhe me teper ne syte e te gjithe atyre qe e njohen ate, dhe te gjithe atyre qe e lexuan ēdo dite ate.

Me keqardhje, tha ai them se tentativa per ti marr jeten gazetarit te kombetares Bota sot Bardhyl Ajetit, sikurse edhe disa vrasje qe kane ndodhur ne Kosoves, gjate 6 - 7 vjeteve te fundit, jane tipike komuniste, jane te atyre qe nuk kane mundur gjate ketyre viteve te fitojne kurre besimin e respektin e popullit te Kosoves, dhe kerkojne t'a zevendesojne fitoren e "tyre" me ane te dhunes, me ane te vrasjeve, kercenimeve dhe shantazheve dhe shpefijeve.

Mendoj se liria e demokracija ne Kosove, rruga e pashmangshme drejt pavaresise se Kosoves, e ndiejne thell ne zemer kete dhimbje qe te shkatojne akte te tilla, por, ndjejne edhe nje gje tjeter - qe ata jane ne rrugen e drejte, qe ata jane me te forte, qe ata jane me te perkushtuar per pavaresine e Kosoves," thote i indenjuar, kryetari i shoqates patriotike Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA inxh. Agim Karagjozi.

Syle Lajēi - N/kryetar i deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves per Nju Jork e rrethe, thote se jame i shokuar me ngjarje te ketilla, teper te rende per jeten e njeriut dhe te renda shume edhe per vete Kosoven. Ne keto raste, eshte shume e veshtir te gjesh fjale te shprehesh dhimbjen, por gjej kurajon, t'a denoj ashper aktin e tentimit per vrasje te gazetarit te gazetes kombetare Bota sot, kolumnistit te saj Bardhyl Ajeti.

Ndersa, Klajdi Kapinova - Gazetar, publicist, shkrimtar i njohur shqiptaro-amerikan, u shpreh i pikelluar ndaj atentatit, dhe e denoje me force ate njekohesishte. Kapinova, tha se, "Antetati per vrasjen e gazetarit te Bota sot, kolumnisitit Bardhyl Ajeti, me shkas per t'i marre jeten atij, eshte nje akt i denueshem qe na shqeteson te gjithe ne kolegeve te tij. Ai eshte atentat ndaj fjales se lire, nje dhune e pameshirshme ndaj nje gazetari - dhe ndaj medies se lire asaj qe ai i sherbente. Te kryesh nje veprim te till, tha ai, do te thote se je presekutor i fjales se lire dhe te kerkosh qe te kthesh ne shoqeri diktaturen, friken dhe shantazhin.

Hakik Mena Kryetar i Organizates Kombetare Levizja e Legalitetit(sot -Partia e Legalitetit) dhe antar i kryesise se deges se LZHK-s, per Amerike e Kanada, thote se :"Ne emer te, te gjithe mbreteroreve, legalisteve dhe deges se LZHK-s, per Amerike e Kanada duke denuar atentatin lutemi per sherimin e tij.

Sipas Menes, "Ky akt i shemtuar dhe trondites me emrin ”tentim vrasje” eshte dhimbje, eshte vrasje e nje njeriu, eshte kercenim i hapur ndaj gazetarve, qe ndodh dite per dite ne mediat, ne politike, ne Kosove. Ai i jep nje goditje te forte tere sistemit te ruajtjes se rendit ne Kosove, dhe shoqerise kosovare, duke e krahasuar me ate te rregjimit te katilit dhe kryekasapit te Ballkanit, Millosheviqit, gjate viteve te sundimit mbi Kosove. Autoritet nderkombetare, me kete akt, duket se jane vene para nje sprove te veshtire , qe te perdorin gjithe autoritetin e vet ne te gjitha drejtimet, me te cilen do te garantojne se nuk do te kete me vrasje te tilla makabre dhe te shemtura ndaj te gjithe atyre qe thone fjalen e lire.

"Ajeti gjithmone fliste me guxim te drejten. Asnjehere nuk tremb pa marre parasysh se sa te rrezikeshme ishin situatat e shkrimet e tija. Ai besonte duke shkruar per te verteten siē e shihte ai, qe Kosova, te jet nje vend shembelltyre me nje pasqyre pozitive te vetvetes, kur eshte fjala per te drejtat e njeriut, fjalen e lire, demokracine e pavaresine, qe garantoje jeten tek te gjithe qytetaret e saj, mendon Hakik Mena Kryetar i Organizates Kombetare Levizja e Legalitetit(sot -Partia e Legalitetit) dhe antar i kryesise se deges se LZHK-s, per Amerike e Kanada

Prof.Dr. Skender Kodra, Kryetar i Akademise Shqiptaro - Amerikane me qender ne Brooklyn - New York, mendon se "Te gjithe gazetaret qe kane punuar, mbuluar e ndjekur zhvillimet edhe ngjarjet ne Kosove, e hapsirat shqiptare, prej kur atje filluan te fryjn edhe ererat e lirise, demokracise e pavaresise, jane dalluar me raportet e tyre plote ngjyra kombetare, te thella ne shpirt, e profesionalizem dhe korrektese. Sipas, vleresimit te shumices kane qene frymezuese per popullin tone. Njeri prej tyre ka qene edhe gazetari i kombetares Bota sot Bardhyl Ajeti. Gazetar i kompletuar, dhe i perkushtuar ndaj ketij misioni e profesioni kaq fisnik te kesaj gazete. I deshiroj sherim te shpejt dhe kthimin e tij ne krye te detyres.

Biznesmeni i sukseseshem, aktivisti i dalluar i ēeshtjes kombetare zoteri Leke Gojēaj, sponsorizuesi i ngritjes se shtatores se "Nene Terezes" ne vendlindje dhe ne SHBA-s, tha se e denoi ashper sulmin me arme ne nje prite, kunder gazetarit te gazetes kombetare Bota sot, Bardhyl Ajeti, duke i quajtur sulme te ketilla si teper shqetesues per te gjithe ne shqiptaret kudo qe ndodhemi.. Duke denuar aktin kerkoj prej te gjithe shqiptareve qe ta denojne kete akt te rende, qe siē tha ai, synon te demtoje te ardhmen e Kosoves, edrren shekullore te popullit tone pavaresin e Kosoves.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara