HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


American Composers Forum

Altin Volaj: Muzikanti shkodran, simfoni pėr Universitetitn e Bostonit

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

BOSTON MA: Se, kur geni i tij mbante fshehur muzikėn, kėtė Altin Volaj nuk e dėshifron dot. Veē kujton orėt e zgjatura, qė i vogėl ngulte vėmendjen mbi orekestėr. Po ashtu, ishte pėrpjekur shpesh qė me andrralla pėrfytyrimesh tė improvizonte me fizarmonikė disa nota muzikore.

Kėto janė fijet qė e lidhin fėmijėrinė e Altinit me atė ēka ka arritur sot. Nga studimet greke ai gjendet nė Amerikė. Ėshtė ndihmės profesor nė Universitetin shtetėror tė Maryland, ndėrkohė qė kompozimet e tij janė vlerėsuar dhe luajtur nga muzikantė tė njohur, dy prej tė cilėve janė dirigjentėt Theodore Antoniou dhe Sergey Khaunev, si edhe nga Alea III, Greek Ensemble of Neė Music dhe orkestrat simfonike tė universiteteve tė Bostonit dhe Maryland.

Altin Volaj

“Nėpėrmjet kompozimeve tė mia, kam arritur tė nis karrierėn muzikore si nė Amerikė ashtu dhe ne Europė dhe jam cilėsuar si njė ndėr kompozitorėt mė tė rinj aktiv, nė artin e muzikės klasike tė kohės sonė”, thotė Altini pėr gazetėn kombėtare Bota sot nė SHBA-s.

Si u gjende nė Amerikė, pikėrisht nė majė tė njė karriere jo tė zakontė?
Kam lindur nė Fier, por u rrita nė Lezhė dhe Shkodėr nga njė familje e thjeshtė Shkodrane. Hapat e para tė krijimtarisė i mora nė qytetin e Shkodrės, nė shkollėn e muzikės "Prenk Jakova" nė degėn e fizarmonikės. Nė Shkodėr, kisha pedagoge mjaft tė njohur si Kolec Gajtani dhe Zef Ēoba, dy pedagogė tė shquar shqipėtarė. Nė vitin 1992 u largova nga Shqipėria dhe u vendosa nė Selanik tė Greqisė bashkė me familjen. Aty fillova studimet nė konservatorin shtetėror tė Selanikut, dhe nė vitin 2001 u diplomova si njė ndėr studentėt mė tė mirė tė kėtij konservatori. Po kėtė vit, fitova tė drejtėn e studimeve pėr nė Amerikė, dhe mė saktėsisht pėr nė shkollėn e arteve nė Universitetin e Bostonit. Aty pata mundėsi tė studioja me profesorė tė shquar botėrore, si Lukas Foss dhe Theodore Antoniou. Nė vitin 2003, u diplomova me “mastėr degree” duke fituar ēmimin e njohur "Phi Kappa Lambda", i cili ndahet nga universiteti i Bostonit. Menjėherė mbas diplomimit, pata njė ofertė pėr tė vazhduar studimet pėr nė doktoratė nė universitetin shtetėror tė Maryland, ku aktualisht jo vetėm studioj e kompozoj, por edhe punoj si ndihmės profesor.

Po nė botėn e muzikės si hytė?
Qė nė moshėn 7-vjeē si njė dhuratė qė vjen nga zoti, duke patur talentin pėr muzikėn, por njėkohėsisht ishte dhe trashėgim nga familja. Me sa mbaj mend nga mosha fėmijėrore, ideja pėr muzikė ishte njė dėshirė natyrale, sepse muzika, ishte diēka pa tė cilėn s'mund tė jetoja. Babai mė tregoi hapat e para nė botėn e muzikės, dhe nė veēanti tė fizarmonikės, pasi ai vetė ishte muzikant. Nė moshė tė vogėl luaja nė fizarmonikė melodi nga festivalet e kėngės sė lehtė shqiptare dhe asaj botėrore. Shpeshherė, kisha dėshira tė improvizoja nė kėto melodi pėr tė krijuar diēka tė re. Kėto ishin shenjat e para, tė cilat tėrhoqėn vėmendjen e prindėrve tė mi sė pari, ashtu si dhe atė tė pedagogėve tė muzikės nė Shkodėr. Siē mė tregojnė prindėrit, kur isha i vogėl kisha gjithmonė dėshirė tė ulesha pranė njė orkestre dhe tė qėndroja me orė tė zgjatura. Them se ky fakt ka ndikur qė tė jem kaq i apasionuar mbas muzikės dhe tė jetoj nė botėn artistike.

Si e shihni tani vetveten pas muzikės ?
Mendoj se ėshtė vėshtirė tė flasėsh pėr vet-veten, ndaj dhe shpeshhere mundohem t'i shmangem kėsaj pyetje. Megjithatė, t'i pėrgjigjem pyetjes tuaj...lidhja ime me botėn e muzikės ka filluar qysh 23 vjet mė parė. Pra ėshtė njė lidhje shumė a gjatė dhe besoj se do tė vazhdojė deri nė ditėt e fundit tė jetės time. Eshtė njė lidhje natyrale dhe pa interes. Shumė vite tė jetės sime i'a kam kushtuar muzikės dhe studimeve. Kam studjuar nė shumė vėnde tė botės, nė shumė shkolla prestigjoze, me shumė pedagogė tė njohur dhe kam pasur sukses tė madh, mendoj.

Dijmė qė ky sukses i juaj ėshtė shoqėruar me ēmime dhe nderime tė ndryshme. Mund tė na thoni konkretisht cilat janė kėto nderime, dhe si jeni ndjerė?
Gjatė kėtyre viteve kam fituar konkurse dhe ēmime muzikore, prej tė cilave mund tė pėrmend ēmimet Phi Kappa Lambda, Robert Casdesus dhe Fontainebleau. Muzika ime ėshtė luajtur nė shumė salla botėrore si pėr shembull, nė “Athens concert Hall” nė Greqi, nė “Tsai Performing Center” dhe “Clarice Smith Performing Center” nė Amerikė. Kompozimet e mia janė vlerėsuar dhe luajtur nga muzikantė tė njohur, dy prej tė cilėve janė dirigjentėt Theodore Antoniou dhe Sergey Khaunev, si edhe nga Alea III, Greek Ensemble of Neė Music dhe orkestrat simfonike tė universiteteve tė Bostonit dhe Maryland. Nėpėrmjet kompozimeve tė mia, kam arritur tė filloj karriere si nė Amerikė ashtu dhe ne Europė duke u cilėsuar si njė ndėr kompozitorėt mė tė rinj aktiv, nė artin e muzikės klasike tė kohės sonė.

Cili ka qenė reagimi i kritikės dhe specialistėve tė muzikės pėr kompozimet tuaja?
Kjo pyetje ėshtė pak e vėshtirė pėr mua pasi, nuk flas shpesh pėr vetveten ose veprėn time. Shpeshhere lexoj dhe dėgjoj komente shumė tė mira pėr muzikėn time, si nga specialistet e muzikės klasike, ashtu si edhe nga adhuruesit e saj. Tė them tė drejtėn, ndiej njė kėnaqėsi tė veēantė kur degjoj dhe lexoj artikuj tė kushtuar muzikės sime. Filozofia ime ėshtė tė respektoj mendimin dhe kritikat e publikut nė ēdo moment dhe nė tė njėjtėn kohė tė bėhem kritik i vetvetes. Kjo, ėshtė shumė e rėndėsishme si pėr mua ashtu edhe pėr veprėn time.

Kujt ia dedikon arritjen tėnde nė muzikė?
Kur isha fėmijė, ashtu si shumė moshatarėt e mi, edhe unė ėndėrroja tė bėhesha njė muzikant i shquar dhe njė futbollist i mirė. Por, jeta ime mori njė drejtim nė fushėn e artit. Ishte diēka natyrale dhe asnjėherė nuk u ndjeva nėn presionin e prindėrve pėrsa i pėrket rrugės qė duhej tė ndiqja. Pasioni pas muzikės erdhi duke u rritur derisa fitova konkurisn dhe m'u dha e drejta tė studioj nė shkollėn e muzikės "Prenk Jakova", nė Shkodėr. Ishte njė kėnaqėsi pėr mua por edhe njė sukses i madh, pasi kjo shkollė ishte shumė e dėgjuar nė atė kohė. Tek shkolla "Prenk Jakova" fillova tė hidhja hapat e para nė fushėn e filarmonisė dhe tė kompozicionit, ku u dallova dhe njė ndėr nxėnėsit mė tė mirė. Edhe pse muzika predominon nė jetėn time, prapėseprapė pėr sportin kam dobėsi tė madhe. Atė e dua shumė sepse pas tij vjen shplodhja impulsive.

A e keni ndjer mungesėn e Shkodrės nė Amerikė ?
Shumė, por tė them tė drejtėn ndryshimet janė shumė tė mėdha. Kėtė e pėrforcon dhe fakti se flasim pėr dy vende shumė tė ndryshme me kulturė, tradita dhe histori tė ndryshme. Nė Amerikė, jeta artistike ėshtė mė e gjallė dhe mundėsitė pėr karriere janė mė tė shumta. Sukseset dhe sakrificat e njė artisti respektohen me shumė ndonėse mundėsia pėr karriere ėshtė mė e vėshtirė, pasi konkurenca ėshtė mė e madhe. Megjithatė, pėr vendin tim ku kam lindur dhe jam rritur kam njė nostalgji tė madhe. Kam njė nostlagji tė madhe pėr prindėrit e mi, tė cilėt i adhuroj dhe i jamė shumė mirėnjohes nė jetė, pėr vendin dhe shoqerinė time atje, ashtu si dhe pėr pedagoget e mi tė cilėt i respektoj dhe i falenderoj, pėr respektin dhe ndihmėn qė mė kanė dhėnė. Megjithese studimet e larta dhe karrieren po e bėj nė Amerikė, kurrė nuk do t'a harroj faktin, qė hapat e para i hodha nė Shqipėri, dhe pėr kėtė jam shumė i lumtur.

Na flsini pak si e kaloni kohėn rreth qytetit ku punon dhe jeton?
Qyteti ku jam tani quhet College Park dhe ėshtė njė qytet i vogėl dhe i qetė. Megjithatė kohėn me tė madhe e kaloj nė Washington D.C., pasi, ai ėshtė shumė afėr qytetit tim. Pėrveēse ndėrtesave politike si Shtėpia e Bardhė, Capitol Hill, Instituti Smithsonian, monumenti Lincoln, mė pėlqejnė shumė edhe teatrot, galeritė, restorantet dhe parqet e Washington D.C. Washington D.C. ėshtė njė qytet plot me ngjyra, me njė larmi etnicitetesh tė banorėve tė tij si edhe me njė pafundėsi vendesh pėr t'u zbavitur.

Ēfarė ju tėrheq mė shumė veē muzikės?
Pėrveēse muzikės, qė ėshtė njė pjesė e jetės sime, mė pėlqen shumė tė lexoj. Mė pėlqen shumė letėrsia ruse, kryesisht veprat e Tosltoy dhe Dostoyevsky, mitologjia greke dhe historia e Ballkanit, e cila pėrfshin edhe kombin tonė shqiptar. Pėrveē letėrsisė mė pėlqen shumė tė udhėtoj nėpėr botė. Deri tani, kam pasur mundėsi tė vizitoj disa vende tė botės, tė zbuloj kultura tė ndryshme dhe tė mėsoj rreth traditave tė vendeve tė ndryshme. Kjo ka qėnė njė eksperiencė personale e pazevendėsueshme. Natyra, ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė frymėzimin e muzikės sime. Mė pėlqejnė shėtitjet nė parqet natyrale, ashtu si edhe vizitat nė muzeume tė ndryshme. Gjate kohės sė lirė, merrem edhe me sport. Jam i apasionuar pas futbollit e tenisit, dhe mė pėlqen tė notoj.

A po e ndjek muziken nė Shqipėri ?
Tė them tė drejtėn, kjo, ėshtė njė pyetje e vėshtirė pėr mua pasi kam shumė kohė qė jam larguar nga Shqipėria. Gjatė kėtyre viteve nuk kam pasur shumė mundėsi qė tė kem kontakt me muzikantė shqipėtarė, megjithatė jam informuar sado pak nga inerneti dhe nga shtypi elektronik. Megjithatė, ėshtė e vėrtete se muzika nė Shqipėri po zhvillohet nga dita nė ditė. Me vjen shume keq qė nė kėto momente nuk mund tė veēoj ndonjė emėr artisti. Por jam shume i sigurt qė vendi ynė ka pasur, ka dhe do vazhdoje tė ketė artistė tė talentuar. Ju urojė tė gjithė artisve shqiptarė vetem suksese.

Intervistoi BEQIR SINA
New York, Qershor 10/2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara