HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Aktore Shqiptare nė Amerikė

Laureta Meci: Vajza e aksionit nė filmat amerikanė

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

Laureta Meci, vajza shqiptare qe emigroi para shtate vitesh ne Amerike realizon endrren e saj ne boten e filmit; per pak kohe behet ikona e produkteve te flokeve ne te gjithe Ameriken, derisa arrin te hyje si nje aktore e vleresuar e aksionit ne serialet e filmave "Shadow kill", "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda" etj.

LONG ISLAND - New York NY: Para shtate vitesh kur shkoi ne Amerike nisi ta kerkonte fatin te rastesia. Laureta Meci, sot nje aktore e kerkuar, fillimisht iu desh te bente "headshots" me shpresen qe nje dite do t'i hapeshin dyert.

"M'u desh mundim, sakrifice dhe sigurisht disa vjet qe te hidhja hapat e para ne rrugen e artit", kujton Laureta, imazhi i se ciles u be ikone e nje serie produktesh te flokeve ne te gjithe Ameriken. Fotografite dhe posterat e saj shoqeronin produktin neper dyqane dhe vitrinat e tyre, duke zene dhe faqet e para te revistave, si Billboards. Kur vajza e bukur u vu per here te pare ne cakun e filmit amerikan. Tani nuk behej me fjale per endrra, por per nje realitet te prekur. Ambicja, pergjegjshmeria, jane armet qe i dhane shpirtin e aventures Lauretes. Ndersa ne auditore te ndryshem te Manhatanit, iu dha mundesia te jepte prova per filmin e saj te pare "Shadow kill". Ne Florida, filmi ku ajo interpreton rremben cmimin e pare ne nje festival filmi. Media dhe kritika leshojne nje sere vleresimesh dhe per aktoren e bukur shqiptare. Me pas vijne serialet e filmave "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", qe perbejne rezymene e deritanishme te vajzes shqiptare qe u ul para 7 vitesh ne token e premtuar, ne Amerike.

Laureta Meci

Kush eshte Laureta Meci, sot ne boten amerikane te kinematografise?

Por, as shume e as pak, po mundohem te ec dhe te vazhdoj rrugen te cilen me kane lene qe nga me te medhenjte e skenes dhe ekranit te vendit tim si: i madhi Kadri Roshi dhe Sander Prosi, duke vazhduar te gjigandet e skenes evropiane dhe asaj boterore: si Aleksander Moisiu, Stan Dragoti, vellezerit Belushi e me radhe...

Si u "zbuluat" ne boten e filmit?

Mund t'ju them se nje sere faktoresh kane ndikuar per zbulimin ne boten e filmit. Mund te permend kembenguljen, deshiren dhe pasionin tim per artin, mund te them rastesia dhe fati dhe sic eshte dhe thenia amerikane "In the right place at the right time", "Ne vendin e duhur dhe kohen e duhur", kane ndikuar paksa per hyrjen time ne boten e filmit. Po eshte e ditur se isha une qe kerkova rastesine dhe fatin, e nuk erdhi ai tek une. Une jetoj ketu qe prej 7 vjetesh dhe ne vitet e para kisha filluar te dergoj fotoportrete (headshots) ne destinacione te ndryshme, me shpresen qe nje dite mund te arrija dicka ne boten e artit. Por u desh mundim, sakrifice dhe sigurisht disa vjet qe te hidhja hapat e para ne rrugen e artit, duke filluar atje ku u zgjodha si modelja kryesore per nje seri produktesh te flokeve ne te gjithe Ameriken, dhe fotografite e posterat e mi shoqeronin produktin neper dyqane dhe vitrinat e tyre, ne revisten "Billboards" dhe reklama te ndryshme.

Pavaresisht se isha dhe jam e apasionuar me artin ne pergjithesi, kisha shume deshire filmat "aksion".

Sic edhe e permenda, se duke shkuar neper auditore te ndryshem ne Manhatan, m'u dha mundesia dhe qe te jepja prove per filmin e pare amerikan qe luajta, me titull "Shadow kill". Por kryesore dhe vendimtare nga faktoret ka qene ajo enderr, qe filloi ashtu si nje enderr feminore qysh ne moshen 7-vjecare, ne te mesmen, kur mesuesit, prinderit, shoket e miqte e prinderve e kishin fiksuar portretin tim, por mbi te gjitha ata kishin fiksuar shpirtin tim per artin. Por do te duheshin komente me te vertete profesioniste, qe te fokusonin portretin dhe shpirtin tim per art. Dhe ajo enderr, qe filloi si enderr feminore, arriti te shnderrohej nga nje enderr e madhe, te kthehej ne realitet, vetem ketu ne "Perendimin e larget", ne SHBA.

Si e keni pare vetveten deri tani ne rrugen e kinematografise amerikane?

E shoh veten si ne boten e cudirave, sepse qe kur isha ende femije 7 vjec, sic e thashe dhe me lart, e enderroja kete bote te cudirave, derisa sot e shijoj dhe e prek kete bote. Sigurisht qe ky udhetim ne boten e artit qe kam filluar do te vazhdoje edhe me tej, edhe pse enderroj dhe mendoj se kjo i kushtohet dhe vendit tim te lindjes, Kucoves, ku une kalova nje pjese te konsiderueshme te jetes time.

Shkele ne Amerike gjithnje me nje enderr te fshehte ne mendje dhe qe e preke si realitet, filmin. Cili eshte ky sekret i juaji qe ju beri ta ndryshonit jeten?

Jane nje sere faktoresh, por me te rendesishmit dhe te qenesishmit jane: ambicja, (duhet te dish se cfare kerkon nga vetvetja), kembengulja, (ndonese ne momente te zbehta kurre nuk duhet te dorezohesh). Pergjegjesia, per mendimin tim eshte ndryshimi midis suksesit dhe humbjes, dhe me se fundi shansi kur te jepet shfrytezohet ne maksimum, me te gjitha aftesite.

A kishte perputhje kjo e gjitha me endrren tuaj?

Qysh e vogel, sic e permenda me siper, qe ne moshen 7 vjece, ishte teper e cuditshme, sepse me te njejten enderr kam jetuar qe perpara 20 vjetesh, enderroja qe te dilja e te flisja perpara mikrofonit te radios, te dilja perpara kameras se televizionit, perpara kameras se operatorit te filmit dhe perpara ekranit te televizionit. Me pelqenin shume filmat aksion, por qe mund te mbaja dhe une nje pistolete ne dore nje dite, nuk e kapte imagjinata ime ne ate kohe. Ne femijerine time kenga ka qene dashuria ime e pare, duke u pasuar me filmat aksion, kercimin dhe sigurisht pozimin.

Cfare ndryshimi mendon se ka pesuar jeta juaj nga Kucova ne Amerike?

Si ne Kucove e deri ketu ne Amerike, per te mos marre rolin e modestes, ne pergjithesi, une rrjedh nga nje familje e thjesht dhe modeste. Edhe pse rasti me ka dhene te bisedoj e te punoj me njerez te artit, gjithnje mundohem te bej nje jete modeste dhe te thjeshte.

Cfare ju terheq me shume ketu?

Ketu ka shume gjera qe me pelqejne. Por mbi te gjitha me pelqen Amerika, eshte vendi i mundesirave dhe hapesirave, dhe mbi te gjitha ketu jo vetem arti, kultura dhe sporti qe me te vertet vlereson virtuozet, por ketu edhe puna me e rendomte shperblehet dhe vleresohet.

A mund te na thoni cila eshte kritika qe ke marre nga specialistet e filmit, publiku dhe gazetaret?

Deri tani te them te drejten kam qene teper e mirepritur si nga publiku dhe nga gazetaret amerikane. Para disa muajve isha ne Florida ne Megacon, nje festival teper i madh i filmave. Media e Florides si dhe publiku e priti mjaft mire ekipin tone, u perkedhela nga vleresimi qe me bene. Sigurisht qe kjo me jep kurojo si mua dhe stafit, pasi jemi duke xhiruar nje pjese te filmit ne keto momente. Gjithashtu, filmi ka fituar disa cmime te para dhe eshte nominuar ne shume festivale te tjere. Kjo eshte jo vetem kenaqesi dhe vleresim i punes tone, por eshte privilegj dhe krenari qe kritiket e filmave te na vleresojne me cmim te pare. Dhe kjo eshte teper me rendesi jo vetem per mua, por edhe per regjisorin, rezymeja e te cilit perfshin serialet sci-fi "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", etj.

Mirepo, cfare te pelqen me shume rreth qytetit ku po jeton e punon?

Me pelqejne shume gjera, por e vecanta eshte se ketu behet nje jete e vrullshme, e larmishme dhe plot aktivitete. Per mua, Nju-Jorku eshte qyteti i endrrave, i artit dhe i emigranteve. Ke mundesi te komunikosh me njerez nga te gjitha vendet e Botes, te mesosh dhe te informohesh me jeten dhe kulturen e tyre.

Nderkaq, cfare mendimi keni per artistet, filmin dhe kinematografine sot ne Shqiperi?

Mund te flas me superlativa me te larta, qe vij nga nje vend si Shqiperia, me nje histori ku ke per cfare te flasesh. Ne pergjithesi, artistet, filmi, kinematografia ne Shqiperi jane per t'u inkurajuar dhe vleresuar me notat me te larta, por inkurajimi dhe vleresimi me i madh qe artisteve, filmit, kinematografise shqiptare, eshte qe duhet nje mbeshtetje totale financiare, mjete teknike e profesionale dhe akademira kualitative per pergatitjen e artisteve per perzgjidhjen dhe kualifikimin e tyre.

Dhe se fundi, cfare mesazhi do t'u jepnit te rinjve, te cilet kane endrra sikurse ju?

Te gjithe te rinjve dhe te rejave u jap kurajo qe te vrapojne pas endrrave te tyre, sepse realiteti nuk eshte shume larg nesh. Dhe Shqiperine ta shikoj ne standardet me te larta.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara