HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Përse është "Çamëria - kjo plagë e kombit"?

61- vjet - prologu i një beteje të pashpallur në mes grekëve dhe shqiptarëve

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

Çamet dhe mbar populli shqiptar me 27 Qershor po perkujton njeren prej ngjarjeve me te dhimbshme ne historine evropiane - spastrimin etnik dhe shpernguljen e dhunshme te mijera pjesetareve te popullsise çame nga shtepite e tyre, ne Greqine veriperendimore". Duke perkujtuar kete date historike, 61 vjetorin e Masakres e Gjenocidit grek gazeta kombetare Bota sot, i mori nje interviste eskluzive nje bije te çamerise, pedagoges se kolegjit:"Globe Institute"ne Nju Jork, zonjes Majlinda Myrto, e cila ka diplomuar ne Master Degree me temen: "Per njohjen e ndergjegjesimin e çeshtjes Çame".

BOTA SOT : Çfare eshte kjo dite per Ju ! si nje bije denje e çamerise se martirizuar?
Majlinda MYRTO : Kane kaluar me se 61 vjet kur per te disaten here populli martir Çam provoi ne kurrizin e tij egersine me te shfrenuar te spastrimit etnik nga te vetequajturit pasardhes te Sokratit dhe Aristotelit, dhe te megallomaneve te Napoleon Zerves. Kjo dite do te ishte prologu i nje beteje te pashpallur ne mes grekeve dhe shqipetareve, kupto Camet e lindur dhe te rritur n ate vend. Beteja e filluar qe ne kohen kur Veziri i Janines dhe shume Shqiptare te tjere i dhuruan popullit Grek me gjakun e tyre lirine dhe pavaresine nga perandoria osmane, perfundoi ne luften e dyte boterore me gjakun e derdhur te çameve krejtesisht te pafajshem.

Arvanitasit - prejardhja greke

E nese gjyshi im ne ato dite (46 vjeç) mbante ne krahe babain tim (5 vjeç) dhe perdore dy vellezerit e tij te medhenj duke udhetuar rruge pa rruge edhe vetem naten per t’i shpetuar menxyres, moshataret e tij, sipas fjaleve te tij, “provonin ne kurrizin e tyre terbimin shtazarak te barbareve shoviniste te andarteve greke edhe pse e hiqnin veten si popull i kulturuar nuk lane pa provuar trupin e vajzave te njoma e te grave came, nuk lane pa e treguar vesin e tyre shtazarak duke ju hequr nenave femijet nga krahet dhe shtatezenave pjellen nga barku.”E kur gjyshi im me thoshte per ato mijera te vrare e te persekutuar nga fqinjet e tyre greke, kur me pershkruante ngjarjet e Paramthise dhe Margalliçit, nuk harronte te me thoshte qe shoku i tij me i ngushte ishte nje shqiptar greko-foles i cili i afroi besen per ta mbrojtur nga kushdo qe do t’i kercenonte jeten dhe pasurine.

Por gjyshi im nuk ishte vetem, ai perveç femijve kishte dhe te aferm te tjere dhe bashkefshatare pa te cilet nuk mund te jetonte dhe per te cilet kishte pergjegjesi si udherrefyesi i tyre.E rritur ne mes te ketyre memorjeve te dhimshme, kjo dite nuk ka sesi te mos me ngjalle mallengjim dhe nje deshire edhe me te forte per te plotesuar deshiren per drejtesi te prinderve dhe gjysherve te mi.

BOTA SOT : Pse, shume historian, shkrimtar, poet, politikan studiues dhe ju vet disa here perdorni shprehjen"Çameria, kjo plage e kombit"?
Majlinda MYRTO : Fakti qe ne kohen e perandorise otomane, vendi i banuar.nga shqiptaret ishte i ndare ne kater vilajete, prej te cileve vetem ai i SHKODRES pothuaj u perfshi nè kufijte e shqiperise nga konferenca e ambasadoreve ne Londer, ndersa te tjeret u coptuan per te kenaqur ambicjet e fqinjeve dhe te fuqive te medha qe i mbeshtetnin ata, nuk ishte fillimi i shperberjes te kombit shqiptar,ai kishte filluar qe nga kongresi i Berliniti vitit 1878 ku mbizoteruan tezat Rusosllave ne percaktimin e hapsirave e si pasoje ne shperberjen e Shqiperise,por qe u vonua nga rezistenca me arme e te gjithe popullit tone nen flamurin e Skenderbeut te shpalosur nga lidhja e Prizerenit.

Shpallja e pavarsise, veper e te gjithe atdhetareve te kombit nga PREVEZA ne PRISHTINE, duhet ti vinte fuqite e medha perpara pergjegjesise per te ripare politiken e tyre te mbajtur gjate dhe pas krizes lindore, por edhe nje here me neneshkrimin e protokollit te Londres qe u ratifikua pas luftes se pare boterore, me gjithese ishin shpallur 14 pikat e presidentit amerikan Wilson, u degjua zeri i qeverise shqiptare e dale nga kongresi i Lushnjes dhe i gjithe diaspores, keto fuqi europiane nuk mesuan asgje nga ngjarjet qe ndodhen nè vitet 1913-14 ne te gjithe hapsiren shqiptare te lene jashte kufijve nga konferenca e ambasadoreve te pa shpirte e te pa zemer te Londres.

Tajar Zavalani - Histori e Shqipis

Shqiperija e kater vilajeteve u nda ne shqiperi ne kater shtete, e nese Kosova, pjesa me e madhe e aneksuar nga serbet pas me shume se nje shekulli do te shohe, lirine e shume pritur, mbeshtetje edhe te vete Amerikes, edhe pse vetem liri te kufizuar po shohin pjesa tjeter e shqiptarve ne Maqedoni, Mal te Zi dhe ne Kosoven Lindore(Presheve, Bujanovc,dhe Medvegje), per te martirizuaren Çameri duhet edhe shume kohe, duhen edhe me shume perpjekje, duhet edhe nje here te mblidhen te mencurit per te vene ne vend cmendurine e te pareve te tyre, ja perse Çamerija eshte nje plage e hapur e kombit,ja pse- kjo vater e patrioteve, mendimtareve dhe heronjeve te saj, kjo vater e mijera çameve apo e miliona shqiptareve e lene ne duart e atyreve qe ne asnje kohe dhe ne asnje moment nuk na duan, per kete do te jete gjithmone nje plage e hapur,e si te mos jete e hapur kur qe nga kriza lindore dhe deri ne ditet e sotme me fshesen greke ndaj emigranteve shqiptar, jane shume varre ende te pa mbyllur, duke filluar me shperngulje te viteve 1878-80 me debime treprazaljete viteve te luftes Ballkanike, me andallaine e viteve1923-26 nen ombrellen e Lidhjes se kombeve per te ardhur ne me te egren masaker te 1944-1945.

E si te mos rjedhe gjak nje plage e shkaktuar nga ata, per te cilet kombi shqiptar me heronjt e tij si Kollokotroni, Odhisea, Bubulina, trimat e Sulit dhe i madhi Ali Pasha Tepelena iu dha lirine dhe i beri me shtet e mbret, dhe qe ata e perdoren per t’i marre vatren, pasurine dhe jeten shpetimtareve te tyre.

Ne kete dite me kujtohen gjithmone fjalet e tim ati: “E si te mos jete nje plage e hapur kur ne nje trup (kombe) nje pjese e tij (gati nje e katerta) te jete e shkeputur, kur ne ate pjese nuk te lejojne as edhe ta shohesh se si eshte, nuk te lejojne as te shohesh dhe te regullosh varret e te te pareve te tu, nuk te lejojne as edhe te kalosh ne ato rruge dhe shtigje kur me placka ne krahe dhe femije ne duar te ndjekur nga bandat andarte dhe zerviste mernim rruget e mergimit edhe pse mbrapa kishim lene gjithe ato kufoma per te ushqyer korbat dhe skifteret grek te çdo ngjyre.”

Ja perse çamet, shqiptaret dhe te gjithe ata qe vatres ku kane lere i thone Atdhe duhet te bejne gjithcka per te vene ne vend kete padrejtesi dhe per t’i kthyer te zbuarit ne vendin e tyre te patjetersueshem.

BOTA SOT : Çfare po bejne Shqiptaro-Amerikanet mbi Çamerine ?
Majlinda MYRTO : Ka shume organizata Shqiptaro-Amerikanesh, te cilat jane angazhuar ne menyra te ndryshme per te ngritur çeshtjen çame perpara autoriteteve Amerikane dhe nderkombetare. Per shembull organizata si “Shoqata per te drejtat e njeriut: Çameria” dhe “Vatra” me ndihmen e shume organizatave te tjera, kane organizuar protesta perpara zyrave te OKB-se, simpoziume shkencore dhe promovime librash rreth historise dhe kultures çame, kane organizuar takime me senatore dhe kongresmene Amerikane por duhet angazhim i gjithmbarshem i diaspores tone per te sensibilizuar çeshtjen çame ashtu siç kemi ditur ta bejme edhe per Kosoven.

Kohet e fundit, komuniteti Shqiptaro-Amerikan, u trondit nga deklaratat ofenduese dhe diskriminuese te presidentit Grek Stefanopulos, i cili mohoi çeshtjen çame perpara autoriteteve te bashkimit Europjan. Ne pergjigje, organizata “Vatra” protestoi prane sekretarit te shtetit Condolezza Rice dhe Ambasadorit Amerikan ne Athine.

BOTA SOT : Cilat jane veshtersite e problemeve?
Majlinda MYRTO : Perderisa Shqiptaret e Kosoves, ata te Maqedonise dhe lugines se Presheves nuk kane qendruar te qete dhe ende nuk jane te qete pa u zghedhur problemi shqiptar ne keto treva, populli Shqiptar ne Shqiperi edhe ne vise te tjera shqiptare dhe ne mbare diasporen ku jetojne duhet te ngrene zerin per te drejtat themelore qe duhet te gezoje çdo komb ne boten e civilizuar ashtu edhe populli Shqiptar ne çameri. Shpresoj se qeveria shqiptare me ne fund do te ndergjegjesohet per problemin madhor çam.

BOTA SOT : Çfare lidhje kane Ligji i luftes Greqi-Shqiperi dhe Fshesa e Athines ne çeshtjen çame ?
Majlinda MYRTO : Besoj se lexuesit kane dijeni mbi ligjin e luftes te cilin Greqia ia shpalli Shqiperise ne vitin 1940, ne pergjigje te sulmit Italian.Trupat Italiane nderkohe kishin pushtuar Shqiperine ne 1939-en dhe ndermorren sulmin ndaj Greqise nga kufiri Shqiptar. Me gjithe mend eshte absurditeti me I madh te besosh se nje vend i pushtuar dhe qe pushtuesin e kishte pritur me pushke, kupto Shqiperia, t’i hape lufte nje vendi fqinj, me te cilin do te vuante nen te njejten zgjedhe edhe nje dite do te bashkonte armet per ta perzene armikun e perbashket. Le te vazhdojme me “logjiken”e tyre e cila pretendon se vete populli shqiptar) i jugut i shpalli lufte popullit Grek. Shovinistet greke pretendojne edhe sot vorio-epirin, pra gjysmen e Shqiperise si pjese e Greqise se vertete, e thene ndryshe, gjysma “shqiptaro-greke.”

Mirepo, ligji I luftes u shpall, dhe po vazhdon sot e kesaj dite te jete ne fuqi, mbi argumentin se ishte populli shqiptar ai qe paraqiste nje rrezik kombetar per Greqine.Sipas fjaleve te presidentit Stefanopoulos, pra, lufta Italo-Greke eshte interpretuar si lufte Shqiptaro-Greke. Ne keto dy qendrime politike-historike te shtetit dhe akademise Greke, shihet qarte nje kontradite themelore.

Mbase, se dikur ka pasur shume burra epiriote qe e kane marre neper kembe Greqine, por sot ne kohet moderne askush nuk i merr seriozisht shkaqet e tyre dhe aq me teper se keta te fundit treguan ne fund te luftes se dyte boterore fytyren e tyre te vertete duke shkelur mbi gjakun e mijra çameve te vrare. Se greket edhe sot vazhdojne te shfaqin meskinitetin e tyre duke mohuar te drejtat e nje popullsie autoktone shqiptare atje si dhe çameve per t’u kthyer ne tokat e te pareve te tyre. Shteti grek ende sot merr neper kembe te drejtat e te gjithe shqiptareve qe jetojne dhe punojne ne token helene, te drejtat e arvanitasve per te patur shkollat e tyre ne gjuhen amtare, te drejtat e imigranteve per hyrjen dhe daljen ne vendin e tyre.

Keta te fundit ne menyre peiodike ndiqen nga operacionet e herepashershme si te padeshiruar, kur ne nje kohe minoriteti Grek ne vendin e shqipeve gezon te gjitha te drejtat qe ju jep ligji perfshire edukimin ne gjuhen e tyre, biles edhe perfaqesi ne qeverisje dhe parlament. Mendoj se ajo qe njihet tashme midis shqiptareve si ‘Fshesa Greke’ (kupto, menyrat e uleta te diskrimit ndaj imigranteve shqiptare ne Greqi, perfshire ketu akuzat kriminale, vrasjet si dhe perzeniet me dhume) jo rastesisht ndodh sa here qe ngrihet çeshtja çame perpara autoriteteve shqiptare dhe kombetare.

BOTA SOT : Po deklarata e presidentit te Greqise dhe ajo kryeministrit Nano se problemet lidhur me disa çeshtje i perkasin se kaluares se historise ?
Majlinda MYRTO : Qe para dhjete vjetesh eshte nenshkruar nje traktat miqesije ndermjet dy vendeve, e pra ne mes dy popujve nga presidentet perkates, e nese nje prej tyre kthehet prapa ne kohe dhe ne ide e bertet me te madhe per neperkembjen e minoritetit grek ne Shqiperi, e ne te njejten kohe kur policia vret dhe terrorizon shqiptaret ne greqi, te jep te kuptosh se çeshtja çame nuk i perket te kaluares por per ata eshte nje kocke qe i ze ne fyt ne cdo kohe, qe edhe pse mundohen ta pertypin nuk do te arrijne kurre sepse populli I çamerise mbeshtetur nga vellezerit shqiptare e kosovare kudo qe jane ne bote, shpresojne qe do te vije nje dite qe do ti fitojne te gjitha te drejtat e tyre te mohuara nga politika greke.

BOTA SOT : Na flisni pak edhe per diplomimin tuaj ne Master Degree per studimin me titull "Per njohjen e ndergjegjesimin e çeshtjes Çame"?
Majlinda MYRTO : Siç e permenda edhe me pare, kane qene historia e familjes sime qe me ka shtyre t’i perkushtohem hulumtive dhe studimit te historise se popullit tim çam. Per kete aresye vendosa te zgjidhja kete çeshtje si teme te tezes sime perfundimtare te Masterit. Kjo, mendova se do te me jepte mundesine per te studjuar me imtesi dhe per te popullarizuar kete çeshtje edhe ne akademine Amerikane e cila nuk e njeh pothuajse fare historine e kesaj popullate. Ketu une paraqita me hollesi nje permbledhje te historise se popullit çam, duke u bazuar ne burime shkencore si dhe paraqita nje plan afatgjate mbi metodat per njohjen dhe ndergjegjesimin e çeshtjes çame.

Kjo teze i hap rrugen nje projekti me te gjere i cili synon te organizoje nje inisiative per te mbledhur dhe publikuar tregimet e atyre qe i mbijetuan masakres se 1944 ne menyre qe kujtimet dhe deshmite e tyre te mos harrohen dhe qe bota t’i kushtoje me teper vemendje kerkesave per mbrojtjen e te drejtave te popullsise çame.

BOTA SOT: Se fundi na tregoni diçka rreth optimizmit tuaj dhe se ku e bazoni ju dhe çamet ketu ne Amerike optimizmin rreth zgjidhjes se kesaj çeshtje ?
Majlinda MYRTO : Nuk kam ndonje optimizem tjeter pervec realitetit qe e verteta nje dite do te triumfoje. Çeshtja e çamerise eshte nje çeshtje madhore per kombin Shqiptar qe sdo mend qe se shpejti do te vije nje dite qe te gjithe shqiptaret se bashku te vene Çamerine ne krye te problemeve te shumta qe ka kombi yne padrejtesisht u copetua. Natyrisht qe çdonjeri nga ne duhet te kryej me nder obligimin e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara