HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Festivali i XV-tė Artistik i Kėngės e Valles Shqiptare nė Amerikė, organizuar nga Qendra "Nėnė Tereza" e Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale

Nė Nju Jork u zhvillua "Festivali i XV-tė Shqiptar" nėn bukurinė dhe madhėshtinė e kėngėve dhe valleve nga e gjithė Shqipėria

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Kumbojnė fuqishėm dashuria e malli pėr atdhe, lartėsohen e shkėlqejnė ndėrgjegja dhe krenaria kombėtare

Lehman College, Bronx, NY: Festivali Folklorik i kėngės, valles dhe melodisė shqiptare nė Nju Jork, njė ndėr evenimentet mė tė mėdha kulturor, qė mbahet nė diasporė, tregonė mė shumė se ēdo gjė, se: nė komunitetin shqiptar nė Amerikė, shqiptarėt janė njerėz tė apasionuar, cilėt, dinė tė respektojnėdhe e paraqitin folklorin autentik kombėtar shqiptar, edhe nė njė largėsi kaq tejet oqeanike, nga vend-lindja e tyre. Festivali Folklorik i kėngės, valles dhe melodisė shqiptare nė Nju Jork, ėshtė njė pasuri e madhe dhe njė famė e madhe, pėr gjithė folklorin e bukur shqipėtar. Pikėrisht, kjo i bėnė shqiptarėt nė Amerikė, tė dallojn nga popujt e tjerė kėtu(SHBA) me kėtė manifestim tė madh kulturoro-artisitk.

Poster i Festivalit

Festivali Folklorik i kėngės, valles dhe melodisė shqiptare, nė Nju Jork, ka bėrė traditė dhe ėshtė njė prej aktiviteteve tė komunitetit shqiptar mė tė vlershėm, qė mund t’i japin dinamizėm e gjallėrimin e jetės kulturo - artistike kombėtare shqiptare, kėtu nė SHBA-s. Asgjė tjetėr nuk mund tė bashkojė njerėzit kaq shumė, ashtu siē i bashkojnė e lidhin vallet tona dinamike, kėngėt e bukura dhe melodit e ėmbėla tė folklorit tė blirant shqiptar nga tė gjitha trojet Etnike, prej nga Shqiperia, Kosova, Plave, Gucie e Ulqini, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova, Gostivari, Struga, Kumanova, Dibra, Ēamėria e tėrė Diaspora.

Nė kėtė kėndėvėshtrim, ėshtė me shumė rėndėsi tė ceket, se me kėtė Festival - lidhet edhe Historiku i famullisė " Zoja Shkodrės". I cili, ėshtė e nevojėshme sė pari tė japim njė pėrshkrim tė tė dy enteve qė i paraprinė asaj: Qėndrės Katolike Shqiptaro - Amerikane " Zoja e Kėshillit tė Mirė", e themeluar nga i ndjeri Msgr. Zef Oroshi, nė 1969, dhe Qendrės Katolike Shqiptare "Shėn Pjetri e Pali" , e themeluar nga i ndjeri Dom Lazėr Sheldia, nė 1973. Si rezultat i bashkimit tė tyre, u formua ajo qė sot, ėshtė krenaria jonė - Kisha Katolike Shqiptare: "Zoja e Shkodrės".

Pėr kėtė, ėshtė e rėndėsishme tė theksohet, se gjatė gjithė historisė tė tė dy qendrave, si dhe gjatė ndėrtimit tė kishės, pėrveqse shėrbimeve fetare, meshtarėt dhe Kėshilli i Kishės i dhanė rėndėsi tė veqantė ruajtjes sė gjuhės, kulturės, folklorit dhe traditave tė mira shqiptare. Kohė pas kohe u organizuan seminare kulturore e festivale folklorike. Festivali Folklorik i kėngės, valles dhe melodisė shqiptare, u bė njė ent kulturor, pėr tė cilin, ka shkruara mjaft favorėshėm edhe gazeta e famėshme amerikane "The New York Times". Prej pesmėdhjetvjetėsh me rradhė ky manifestim kulturor, vazhdon ende tė tubojė mbarė komunitetin shqiptar, pa dallim feje - apo ideologjije.

Prof. Dr. Agron Fico, albanolog i njohur - gjuhėtar dhe publicist, mendon se me kėtė Festivalė, por edhe me ruajtjen e kultivimin e muzikės, kėngės e valles popullore tek shqiptarėt e Amerikės, Folklori shqiptar po tregon, si ai ėshtė shpirti artistik i kombit tonė, ngjizur nė rrjedhėn e shekujve si pashaporta e tij etnike. Ai karakterizohet nga kėto tri veēori" Lashtėsia, unitetit dhe diversiteti" , shkruan Fico.

Natė e kėngės, valles dhe muzikės shqiptare nė Nju Jork, ishte Fesitivali i XV-tė Shqiptar u zhvillua nė Lehman College, Bronx, NY i organizuar nga nga Qendra " "Nene Tereza" e Kishes Katolike "Zoja e Shkodres" ne - Hartsdale. Festivali u ndoqė nga mė shumė se 3500 shikues.

Nė festival morėn pjesė tė ftuar nderi, e tė ftuar special si: I pėrndershėmi Dom Pjetėr Popaj, me bashkėpuntorėt e tij tė devotėshėm, tė pėrnderėshmit Dom Nikolin Pergjini dhe Dom Viktor Dedaj. Avokati i njohur Majkėll O’ Rajlli, kordinatori i ekipit tė mbrojtėsve tė ish kryeministrit tė Kosovės z Ramush Haradinajt, i shoqėruar nga z Hajdar(Harry) Bajraktari, z. Zabit Bytyqi, z. Rustem Gecaj dhe z. Agim Rexhaj e z Luan Bukolla. Morėn pjesė lider shoqatash dhe organizatash mjaft tė njohura nė komunitetin shqiptar.

Kėnga pėr Gjergj Kastriot Skėndėrbeun - kėnduar e vallėzuar nga Grupi "Rozafati", ishte ajo qė shėnoj edhe fillimin e evenimetit mė tė rėndėsishėm muzikor nė Festivalin e XV-tė Shqiptarė. Ashtu si dhe vitin e kaluar, Festivalin e drejtuan konferencieret Anxhela Zagreda dhe Valdez Murati. Bekimi dhe fjala hyrėse, u mbajtė nga famullitari i Kishės Katolike Shqiptare ' Zoja e Shkodrės" Dom Pjetėr Popaj. I cili - qysh nė fillim tha se :"Kur sheh njė numėr kaq tė madh si pjesmarrės tė kėnaqet zėmra, dhe siguron suksesin e festivalit. Suksesi mė i madh i kėtij Festavili ėshtė qė jemi mbledhur gjerė e gjatė pėr gjėrat qė na bashkojn: "Ruajtja e traditės, gjuhės , kulturės, sė artit tė kėngės sė valles, ėshtė ruajtja e indetitetit tonė kombėtar, e gjakut tonė, e jetės sonė , e flamurit tonė me shkabėn dykrenare tė Heriot tonė tė madh Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu."

"Ky Festival, vijoj Dom Pjetėr Popaj, i dedikohet Gjergjit tė Madh duke pėrkujtuar edhe 600- vjetorin e lindjes sė tij. Kur lindi Gjergji - lindi fati, lindi mbrojtja e Shqipėrisė. Sonte ndėrsa pėrkujtojmė me nderim tė posaqėm Herion tonė tė dashur, kujtojmė edhe dėshmin e tij qė bėri kur qe khtyer nė Shqipėri, kur tha:" Jamė shqiptar! Edhe ne ndonėse larg trojeve tona, vendlindjes sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, nė kėtė Festival jemi bashkuar pėr tė ndėnjė besnik prosisė sė tij duke thėnė:"Jamė Shqiptar ! dhe jamė krenar qė jamė Shqiptar!".

Tė gjithėve ju, Ju falemenderojmė! qė keni ardhė nė Festivalin tonė shqiptar, I falemnderojmė sė parit organizatorėt e kėsaj mbramje, qė nuk kursyen kohėn, e mundin, atė talentin , por muej javė e ditė ja dedikuan pėrgatitjes sė kėtij Festivali. Njėrėz tė till, tha Popaj, na frymėzojnė edhe ne - pėr tė qėnė edhe mė tepėr tė dedikuar pėr njeri tjetrin. Shėmbulli i mirė i juaji nxitė edhe brezin e ri tė komunitetit tonė, pėr tė dashur edhe ma shumė popullin tonė, pėrfundojė fjalėn tij famullitari i Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" Dom Pjetėr Popaj duke u lutur " Dhashtė Zoti qė tė qėndrojmė sė bashku dhe tė gėzohemi sė bashku, e kalofshi mirė dhe gėzuar Festivalin."

Konferencierėt Angela Zagreda dhe Valdez Murati ftuan nė skenėn e madhe tė festivalit grupet dhe kėngėtarėt, qė do tė "ndezin" sallėn nga duartroktijet e pa fundėme...

Ndėrkaq, "Kėnga Arbėresha" - kėnduar dhe luajtur nė kitarrė nga arberishi i Italisė, ardhur enkas pėr kėtė Festival, u kėndua nga Enriko Granafei. "Syrin si qershia" - e kėndoj Gjok Vata. Mė pasė u kėndua kėnga "Nga Kosova nė jugė tė Shqipėrisė" - nga Besim Muriqi - Haki Krasniqi. Pėr tė vijuar mė tej me kėngėn:"Pėr Flamur t'a lidhim besėn", kėngė kosovare - kėnduar nga Dile Gecaj. Potpuri kėngėsh vlonjate - solli Mentor Veizi. "Festa e Madhe Shqiptare", valle(koreografia Lisa Shala) - vallėzuan grupi" Rozafati". "Kėnga pėr Mitrovicėn" - qe kėnga e Enver Kabashit e shoqėruar nga grupi "Bashkimi" nga Georgia duke u ndjekur me "Potpuri Kėgėsh" - . dhe me "Valle me motive Shqiptare - me ēifteli, fyell, tupan - grupi "Bashkimi" nga Georgia

Dekorimi i z. Mark Shkreli u shoqėrua me duartrokitje. Z Mark Shkreli - drejtor i Festivalit tė 15-tė Shqiptar, gjatė marrjes sė dhuratave dhe shpėrblimit si ēmim pėr punėn e madhe qė ka bėrė, ai nė realizimin e e kėtij Festivali, dhe veprimtarive tė tjera kulturo - artisitike nė Kishėn Katolike Shqiptare" Zoja e Shkodrės", tha se "Ky ēmim dhe kėto dhurata janė pėr tė gjithė ju, tė gjithė ju, qė nė kėto momente, nuk po di pėr tė cilin tė flas mė parė, pra fjala e juaj, mendimi juaj, puna juaj, kėngėt e vallet tuaja, dhe organizimi i kėtij festivali, janė tė mrekullueshme" tha z Shkreli.

Pjesa e dytė vazhdoi duke ja lėnė vendin njė "Valle me motive Gjakovare", (koreografia Angjelina Nika) - vallėzuar nga grupi "Rozafati". "Po i kėndojmė Gjergj Kastriotit" - titullojen kėnga, Shefqet Krasniqi me rapsodėt e grupit "Bashkimi Kombėtar", nga Nju Jorku. Recitim "600 vjetorit tė Gjergj Kastriotit" nga Nosh Rrok Camaj dhe Recitimi " Rruga jote ėshtė mė e mira" - Sokol Muhadri ishin dhe dy recitimet evetme."Lavdi veprės o Fan Noli", ishte kėnga me lahutė - e Gjon Dedvukajt ."Nė festival mė thirri Vitoja" - qe edhe kėnga e vogėlushit 11 vjeēarė Albert Stanaj, pėrcjell me ēifteli nga e motra Aleksandra Stanaj. "Kalle, kalle moj rini" - e ndezi atmosferen festive me kėngėtaren Elizabeta Dukaj . "Vallėzimi i Shqipeve" dhe " Valle me motive nga Ēamėria" ( koregografia Bashkim Braho) luajtur nga grupi "Bashkimi" - Boston u duartrokit me brohortije tė mėdha.Valle me motive gjakovare, me koreografi tė Angjelina Nika - ishte vallaja e grupit "Rozafati"

Pjesa e tretė
"Kėngė pėr Nėnė Terze" - me shumė melodi e ėmbėlsi u kėndua nga Sebahate Berjajolli. "Putpuri me klarinet - luajti Sokol Asllani. Motiv poetik "Shqipėria ime" - nga Erion Spiro ( pozi nga Asdreni,n.Frashėri,Ēajupi,Noli,Migjeni) u duken sikur kushtrim E ftuara nė Festival, qe edhe kėngėtarja nga Tropoja - Fatmira Brecani. E cila ndoshta ishte dhe kėngėtarja mė e duartrokitur, tė cilė nė duet me kėgėtarin tjetėr nga Tropoja Gėzim Nika, u rikthyen disa herė. "O sa mirė qė jam shqiptar" - kėndoj vetė Gėzim Nika duke u shoqėrua nga rreth tre mije spektatorė. "Mos e qaj Nanė loke djalin" - e kėnduan Lisa Shala dhe Ylli Sufaj ."Valle Festive", e koreografia Angjelina Nika u vallėzua nga - grupi "Rozafati". Humor dhe kėngė humoristike - sollėn ne kėtė festival Gjovalin Lumaj, Albina Ndrejaj, Fran Gjoka( grupi nga Michingan-i)

Pjesa e katėrt
" Ky merak", Kėngė Shkodrane - kėnduar nga Albert Popaj i lėnė vendin njė Melodie me ēifteli - tė Edmond Xhanit. Me kėngė nga veriu nė jug - qe titulluar njė tufė me kėngė tė Fitore Manaqi. "Gjuha Jonė" - kėndoj Alba Ēano. Dueti - Besim Muriqi dhe Haki Krasniqi lujtėn e kėnduan kėngė e valle nga grupi "Bashkimi Kombėtar" Nju Jork.

Nė fund pjesa garuese e Festivalit, u mbyll kur edhe u tėrhoqė Juria, qė tė vendoste fituesen e Natės sė kėngės, valles dhe muzikės shqiptare nė Nju Jork, Fesitivalit i XV-tė Shqiptar. Juria e pėrbėr nga Prof. Dr. Dhorka Dhamo, Semiramiz Krjaka, muzikane, Ismer Mjeku, jurist e kryetar Jurie, Gėzim Nika, kėngėtar, Bardhyl Ukcamaj, intelektual, shpallėn fitues te nderuar me ēmimin e parė grupin "Bashkimi Kombėtar", nga Nju Jork-u. Nė vend tė dytė: u zgjodh grupi "Bashkimi" nga Bostoni dhe nė vend tė tretė: grupi i "Rozafati" Qendra Nėnė Tereza - Kisha Katolike Shqiptare nė Amerikė '' Zoja e Shkodrės". Tė tre ēmimet fituan nga njė ēmim me vlerė dollarėsh (chek).

Me daljen nė skenė, tė kėngėtarve, vallėtarve, instrumentistėve dhe organizatorvė duke kėnduar e vallėzuar nė korė, kėngėn "Nusja jonė e bukur" dhe pjesmarrjen e tė gjithė Grupeve: "Rozafati" Qendra Nėnė Tereza - Kisha Katolike Shqiptare nė Amerikė '' Zoja e Shkodrės", "Bashkimi" nga Bostoni, "Bashkimi" nga Georgia , dhe "Bashkimi Kombėtar" nga Nju Jork-u, u bė edhe mbyllja madhėshtore e me plotė sukses e njė ndėr evenimenteve mė tė mėdha kulturorė e artistik, qė mbahet nė diasporė: Festivalit i XIV-te Artistik i Kenges e Valles Shqiptare ne Amerike, organizuar nga Qendra " "Nene Tereza" e Kishes Katolike "Zoja e Shkodres" nė - Hartsdale - Nju Jork.

Drejtuesi i kėsaj vatreje drite e bashkimi,z. Mark Shkreli , i cili, qė nė moshė tė re ėshtė detyruar tė marrė rrugėn e mėrgimit e vazhdimisht u ka prirė dhe u prinė me besnikėri e pėrkushtim levizjeve e veprimtarive patriotike shqiptare kėtu nė Amerikė, duke mos u kursyer nė asgjė, me modesti tregonė pėr historikun e Festivalit Shqiptar nė Nju Jork.

Ai, sipas broshurės sė Festivalit, ka thėnė se :" Ėshtė i 15-ti, ky qė pėrkon me ditėlindjen e madhe tė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriotit. Fillimisht Festiavlin e kanė drejtuar me shumė kompentencė, e me shumė pėrkushtim , z. tonin Mirakaj, z Prelė Sinishtaj,z Marjan Cubi. Festivali i parė shqiptar u mbajt nė vitin1991-, dhe po vazhdon edhe nė ditėt e sotėme. Festivali i ka bashkuar tė gjithėa grupet amatore e profesioniste, kudo qė ato ndodhen nė SHBA-s. Nė themel tė repertorit tė festivaleve kanė qėnė kėngė e valle, rapsodi, parodi, humor e recitime nga ė gjitha tervat e atdheut etnik. Nė brendi tė kėtyre krijimeve ka kumbuar shumė ideja madhore e pavarėsismit tė Kosovės, i ėshtė kėnduar qendresės dhe heroizmit tė luftėtarėve tė UĒK-sė, i ėshtė kėnduar me pathos ēamėrisė, qendresės shekullore tė shqiptarėve nė trojet e veta nė Ulqin, Malėsi, Plavė e Gusi, Medvegje, Preshevė e Bujanovc, rezitencės sė popullsisė shqiptare nė Maqedoni.

Nė pėrmbajtjen e krijimeve tė festivalit, kanė qėnė dhe janė tė gershetuara epika me lirikėn, u ėshtė kėnduar luftėrave shekullore tė popullit tonė pėr liri, figurvae tė ndritura tė historisė sonė kombėtare, flamurit kuq e zi tė Skėndėrbbeut. Ideja e bashkimit tė trojeve tona ka qėndruar e qėndron nė themel tė krijimtarive qė janė paraqitur dhe do tė paraqiten para artėdahsėsve. Plot ngjyra , edhe nė Festivalin e 15-tė, i kėndohet mallit dhe dashurisė pėr atdhe. Nė Festiavl njė vend me rėndėsi zėnė kėngėt festive, tė dasmės, tė dashurisė. Portata e arta tė kėngėve janė tė hapura edhe pėr figura tė ndritura tė kulutrės dhe tė politikės botėrore, e nė radhė tė parė, asaj amerikane, qė i kanė kontribuar ēėshtjes sonė kombėtare".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara