HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dom Anton Kēira merr pjese ne homazhe dhe dhuron 10 mijė dollarė

Njė shembull qė i nderon tė gjithė shqiptarėt

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Rochester(Warren) Michigan: Njė faqe elektronike e shqiptarve nė shtetin federal tė Michiganit me adresė http://www.albdreams.com/, nė dritaren "Letrat e Lexuesve", thotė se famullitari i Kishės Katolike Shqiptare "Shėn Palit" nė Rochester(Warren) tė Michiganit, Dom Anton Kēira, ka marr pjesė nė homazhet qė u organizuan pėr ēiftin shqipėtar Memo, tė aksidentuar nė qytetin e Hamtramck, afėr Detroit, nė shtetin e Michiganit. Sipas, kėsaj faqeje elektronike tė cilės po i referohet edhe gazeta "Bota sot", Dom Anton Kēira mbas parakalimit mortor cermonial nė emėr tė besimtarve katolik shqiptarė tė Kishės "Shėn Palit" nė qytetin Rochester tė Michiganit, pėr t'u ardhė nė ndihmė njėrėzeve qė duan tė dėrgojnė trupat e pa jetė tė Adrian dhe Dhurata Memos, nė Shqipėri, dhuroj $ 10 000 (dollar amarikan). Tė hollat, thekson kjo faqe janė tė grumbulluara nė meshėn e paradites tė sė dielės mė datėn 13 shkurt 2005. Famullitari i Kishės Katolike Shqiptare "Shėn Palit" nė Rochester(Warren) tė Michiganit, Dom Anton Kēira, pasi dhuroj $ 10 000 (dollar amarikan) luti zotin qė ēifti i ri tė pushoj nė paqe. Dom Anton Kēira

Gjithashtu, vijon njoftimi, Dom Anton Kēirėn e shoqeronin shume njerėz pa dallim besimi fetar, drejtues tė shoqatave shqipetare me aktivitetet nė Michigan. Z.Luigj Gjokaj, sekretar i shoqatės shqipėtare "Malesia e Madhe" gjate kėtyre ditėve ka ndikuar fuqimisht nė sensibilizimin e opinionit pėr grumbullimin e ndihmave pėr tė nxjerr trupat pa jetė nga morgu dhe pastaj pėr tė bėrė tė mundėshėm dėrgimin e tyre nė atdhe, mbajti njė fjalim tė shkurtėr para trupave tė pa jetė.

Me kėtė rast Elona Ismaili shoqja mė e ngushtė e Dhuratės se vdekur, i ka dėrguar faqes elektronike "ėndėrraeshqiptarve" kėtė shėnim tė shkurtėr:

Aksidenti qe mori jeten e ciftit te ri

Mė 8 shkurt 2005, ditėn e martė nė ora 3:00(p.m) pasdite, ēifti Adrian dhe Dhurata Memo, kanė gjetur vdekjen nė njė aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur nė qytetin Clinton TWP, tė shtetit federal verilindor, tė Michiganit, nė SHBA. Aksidenti ndodhi: kur Adriani 37 vjeēarė sė bashku me bashkshorten Dhuratėn 33 vjeēare ishin duke udhėtuar me makinėn e tyre dhe nė njė kryqėzim rruge janė pėrplasur me njė kamion tė tonazhit tė lartė, duke gjetur vdekjen. Dhurata jetonte nė SHBA-s, qyshė prej njė viti sė bashku me djalin e vetėm 10 vjeēar Kristin, ndėrsa bashkėshorti i saj Adriani kishte vetėm 2 muaj qė kishte arritur nė SHBA-s. Ēifti qė ka gjetė vdekjen aksidentalisht, nuk kanė shumė njėrėz tė afėrm, dhe pėr pasojė tė mungesės sė pareve pėr tė mbuluar shpenzimet e funeralit trupat e tyre tė pa jetė gjenden nė morgun e spitalit nė Michigan. Disa miq dhe shokė tė ndjerėve kanė mbledhur njė sasi paresh por ato janė ende tė pamjaftueshme pėr dėrgimin e arkivoleve nė Shqipėri.

Thirrje, duket u bėhet tė gjithė bashkėatdhetarve. Aty thuhet se janė tė lutur tė gjithė bashkėatdhetarėt me mundesitė financiare qė kanė tė kontribojnė kėto ditė qė tė bėhet e mundur pėrmbushja e shpenzimeve financiare, pėr dėrgimin e viktimave nė atdhe.

Kontributet e tyre mund t'i derdhin ditėn e homazheve nė adresėn e funeralit ose nėpėrmjet llogarisė bankare tė deklaruar, e cila ėshtė e hapur pėr kėtė qėllim. Llogari Bankare nė CHARTER ONE BANK me Nr. 0386 467 9218, JURKIEWIEZ&WILK FUNERAL HOME,INC HAMTRAMCK MI 48212 Phone (313)365-9600

Disa te dhena per ēiftin qė ka humbur jetėn:

Dhurata Memo, ka lindur nė qytetin e Ballshit-Fier. Ka nėnėn gjallė mbasi babai i ka vdekur kur ajo ka qėnė e mitur. Ka njė motėr dhe dy vėllezėr. Dhurata ka mbaruar shkollėn e mesme tė infermierisė nė qytetin e Korēės. Ajo ka 11 vjet martesė me Adrian Memo dhe nga martesa e tyre kanė njė djale Kristin 10- vjeēarė, i cili tani do tė jetojė nė Amerikė, tek daja i tij Alban Sulkaj.

Adrian Memo ka lindur dhe ėshtė rritur nė qytetin e Tiranės. Nėna Adrianit i ka vdekur kur ai ka qėnė 3 vjeē. Ai ka nė Shqipėri edhe 2 vėllezer nga babai. Ka punuar nė Shqipėri deri nė vitin 1997 me Shėrbimin Informativė Kombėtar(SHIK), thuhet nė mbyllje tė kėtij njoftimi nga Michigani tė faqes elektronike shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara