HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ne moshen 91-vjeēare vdiq ne Bethlehem, Pennsylvania Korifeu i Lumės Miftar Spahia

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Bethlehem, Pennsylvania: Burime te aferta me te ndjerin kane njoftuar sot, se nderroi jete ne nje spitale te Pensilvenias ne moshen 91- vjecare Prof Miftar Spahija. Miftar Spahija - Korifeu i Lumes, u nda prej nesh sonte, ne oren 19:00- te mbremjes me kohen e Nju Jork-ut, ku qendronte i shtruar ne St. Luke's Hospital (Spitalin St. Luke) ne Bethlehem, Pennsylvania. Njoftime prane familjes se tij thane per median se : Sherbimet fetare do te bahen ne xhamine shqiptare ne adresen:

Albanian American Islamic Ctr.
43 Monroe Street
Garfield, NJ 07026
Tel. 973-546-4095

Sipas nje amaneti te lene per se gjalli prej te ndjerit familja njofton; se Trupi i te te ndjemit do te niset per ne Shqipni per tu preh ne token qe e lindi dhe e donte aq shume. Familja ka leshur, per te gjithe te njohurit dhe ata qe kane mundesi te nderojne kujtimin e tij nje numer telefoni, i cili mund veje ne kontakt me z. -Mithat Gashi : ++1 - 914 - 426 - 1462.

Miftar Spahija Kush ishte Miftar Spahija (Thaēi)

Nga Dr. Shefqet Hoxha

Ka lindur ne mars 1914 ne Kolesjan te Lumes, 2 vjet pas betejes se famshme midis malesoreve te kesaj krahine, e hordhive serbe ku mbeten disa qindra armiq (nentor-dhjetor 1912). Ne shkollen fillore te fshatit pati mesues patriotin Riza Spahija. Gjimnazin e Tiranes e mbaroi shkelyqeshem (me 1935) duke jetuar ne konviktin Vaso Pasha. Si kreu edhe shkollen e plotesimit (1936) u regjistrua ne Universitetin e Torinos ne fakultetin Letersi-Filozofi, dega e letersise, te cilin e kreu ne qershor 1939, dy muaj pasi Italia fashiste kishte pushtuar atdheun e tij.

Pas disa diteve qe kthehet ne vendlindje, ndalohet nga karabineria e Bicajt per dy jave. Ne nentor te atij viti arrestohet serish dhe dergohet ne Tirane dhe prej andej ne burgjet dhe kampet e internimit ne Itali. Si ndenji per do kohe ne burgjet e Barit e te Manfredonias, dergohet ne ishullin e gurte San Nicola di Tremiti ku qendroi per 2 vjet e 3 muaj. Ketu u njoh me te internuar te tjere shqiptare si Halim Begeja, Sulejman Lleshi, Petraq Vuēani, etj. Edhe pse i internuar, ne vjeshten e vitit 1941 doktorohet per letersi. Pas nje qendrimi ne Sinalunga te Toskanes, lihet i lire per t'u kthyer ne atdhe. Ne Tirane takon Anton Krajnin, funksionar ne Ministrine e Arsimit dhe me ndihmen e tij caktohet profesor ne gjimnazin e Prishtines ku per nje vit (1941-1942) jep lendet e historise dhe gjeografise. Ne kete qender arsimore te rendesishme per popullin e Kosoves, jepnin mesim edhe patriote e antikomuniste te njohur si Rexhep Krasniqi, Vasil Andoni, Ymer Berisha etj..

Ai largohet nga vendlindja fillim te shtatorit 1944, i ndjekur kemba kembes nga Sigurimi dhe forcat e ndjekjes, ndersa familja i internohet ne Berat ku i vdes edhe vajza 15-muajshe. Ne gusht 1946 largohet nga Shqiperia se bashku me nje shpure nacionalistesh ku bente pjese edhe Muharrem Bajraktari dhe vendoset ne Greqi. Ne kampet greke jetoi deri ne vitin 1952 dhe pastaj kaloi ne Rome ku qendroi deri ne vitin 1956. Ne ate vit pat vdekur ne duart e tij intelektuali antikomunist, ish prefekti i Tiranes Qazim Mulleti (ne Rocca di Papa).

Ne nentor 1956 Miftar Spahija emigron ne SHBA ku jeton ende sot, ne nje moshe te thyer, por i lidhur me vendin dhe njerezit e vet. Ne SHBA per 16 vjet rresht (1964-1980) qe profesor i asociuar ne James Madison University ne Harrisonbourg dhe ne Mansfield University te Penssylvania-s. Ne 1980, pensionohet dhe vendoset ne North Bergen te shtetit te New Jersey-t. Ne qershor 1992 "me syte qe i shkrepnin xixa te nji zjarri te motshem, tue denese imtas, tue u shkllahe se qami" ky lumjan i mire, krenaria e krahines se tij u perqafua me te vetet ne Tirane, ne Laē, ne Kukes e ne Kolesjan duke puthur me permallim token ame.

Ka shkruar e botuar qindra artikuj politike, historike, gjuhesore e letrare, ne shqip e ne anglisht, si edhe vepren "About Kosova" (Rreth Kosoves) dhe romanin "Hasimja" (1990), "Arbanet e Curranet" (1998), "Taf Bardheti" (2000), "Met Malushi" (2001). Shume vepra te tij jane ende te pabotuara.

Aktiviteti politik i prof. Miftar Spahise eshte shpaluar sidomos ne vepren e tij "About Kosova" (1998) botuar ne shqip nje vit me vone. Ketu autori ka permbledhur nje numer te madh letrash, memorandumesh, protestash, derguar burrave me te fuqishem te kohes si presidentit te SHBA Bill Klinton, presidentit te Frances Franēois Miterrand, presidentit te Rusise Boris Jeltzin, kryeministrit britanik John Major, Zhak Shirakut, Al Gorit, kancelarit Helmut Kohl, Felipe Gonzalesit e shume e shume te tjereve duke paraqitur me besnikeri gjendjen e rende te popullit te Kosoves dhe duke mbrojtur me argumente bindes te karakterit diplomatik e historik kombin shqiptar. Sidomos protestat e kerkesat e prof. Miftarit jane fokusuar ne Kosove ku rezistohej e luftohej kunder Beogradit, por edhe ne Ēameri, popullsia shqiptare e se ciles u shkaperderdh e u perzu sidomos pas Traktatit te Lausanne-s 1923, por veēanerisht nga bandat e Zerves me 1945, duke iu mohuar deri ne ditet e sotme e drejta mbi pronat stergjyshore, dhe ajo e kthimit ne trojet e tyre te lashta.

Ne nje leter qe i ka shkruar Boris Jeltzinit (25 korrik 1993) Miftar Spahija eshte shprehur: "Te gjithe shqiptaret kudo qe jane ndihen thellesisht te fyer, te plagosur nga vendimi juaj per te mos e njohur pavaresine e Kosoves. Vendimi juaj eshte normalisht i gabuar, indinjues, sepse shperblen pushtuesin, i padenje, sepse buron nga filozofia e agresionit, e shtypjes, e imperializmit, kolonizimit, serbizimit te afer 4 milion, po te 4 milion shqiptareve ne Jugosllavine e vdekur."

Miftar Spahine e kane karakterizuar ne vijimesi bindjet monarkike e antikomuniste. Ne nje leter qe i ka shkruar nje bashkekrahinari me banim ne SHBA (23 shtator 95), Miftari eshte shprehur: "Ti thash keto mendime, jo se jam apologjist i Ahmet Zogut dhe as me qellime polemizuese, por i shfaqa mos me mohue vetveten ku qendroj.

Miftar Spahia i eshte kushtuar edhe qemtimit dhe shpalimit te vlerave gjuhesore te kombit. Ne nje sere artikujsh dhe ne vlerat letrare te tij ai ka zbuluar fjale e frazeologjizma thjesht shqipe, duke ngulmuar si nje rilindas i vertete per pastrimin e gjuhes nga lenda e huaj dhe duke gatuar fjale te reja me burim vendas, mbeshtetur ne modelet e gjuheve klasike, sidomos te latinishtes qe e njeh mire. Ne kete leme ky zen nje vend te veēante, te merituar. Ai e sheh gjuhen si nje element ne zhvillim e ne perfeksionim, prandaj ka shkruar: "Gjuha si kombi asht e gjalle, i gjalle kombi, e gjalle gjuha. Kombi nderron, gjuha nderron; kombi para, gjuha para. Na duhet te herrim gjuhen, ta qerojme."

Dhe pastrimit te saj i pati hyre qe heret. Teza e doktoratures qe mbrojti para Bartolit, albanolog i njohur italian, 1941, mbante titullin "Elemente te huej ne gjuhen shqipe". Ai me pas, e ka deshmuar veten jo vetem si qemtues i zellshem i vlerave me te mira gjuhesore te shqiptareve, por edhe si purist i tejskajshem, nje rilindes i shquar i koheve moderne qe kerkon qe bashkekombesit te hyjne ne Europen e bashkuar me fytyren e vertete te tyre si shqiptar.

Fjalet e krijuara prej tij, prof. Miftari i ka jetesuar ne veprat e tij letrare dhe nje pjese e tyre jane bere apo mund te behen mish i shqipes. Ashtu si rilindesit e shekullit XIX, ky lumjan i ditur me horizont te gjere ne shume fusha dhe me vullnet te pamposhtur, ne hulline e tyre, por me ndjesi bashkohore vazhdon luften per dekada te tera per t'ia arritur synimeve te tij te formuluara kthjelltas edhe kunder moskuptimit e mosdurimit te disave, qe te ruhet kombi e gjuha e tij para rrezikut te sigurt te zdrodhjes, te bjerrjes nga proceset konvergjente europiane dhe te globalizmit.

Mbi te gjitha Miftar Spahija mbetet nje krijues i perkushtuar, nje letrar idealist, nje romancier i plleshem. Veprat kryesore te tij jane romanet voluminoze: "Hasimja" botuar ne Kanada 1990 (728 faqe); "Arbanet e Curranet", Tirane, 1998 (966 faqe); "Taf Bardheti, Tirane 2000, (1046 faqe). Nderkohe ka botuar edhe novelen "Met Malushi", Prishtine 2001. Romani "Arbanet e Curranet" siē e ka pare nje studiues, - eshte nje nder veprat me perfaqesuese te shkrimtarit. I shkruar para viteve '80-te te shek.XX, ai u perket veprave psikologjiko-filozofike, eshte nje pasqyre e zakoneve, sjelljeve, normave e dokeve, si edhe e menyres se te jetuarit ne malesite shqiptare, me te mirat dhe te keqijat e tyre, te cilat i ka vene ne site te komte autori.

Ne vijen e dy romaneve te para shkon edhe "Taf Bardheti", prandaj mund te thuhet pa medyshje se te trija keto vepra formojne nje te tere ne permbajtje e ne forme e veē vlerave letrare. Ne kete veshtrim veprat letrare te Miftar Spahise duket se vijne per te plotesuar nga kendveshtrimi i nje vendasi, kerkimet e Nopēes, Durhamit, Hasllekut si dhe pershkrimet dhe mendimet historiko-letrare te Pashko Vases, Ndoc Nikajt, Shtjefen Gjeēovit. Sepse ne ēdo faqe te romaneve te prof.Spahise gelon fryma e Rilindjes kombetare dhe ajo e Kanunit te Maleve, ketij korpusi vigan qe eshte krenaria e shqiptareve. Megjithese nje veper jo e karakterit letrar, por e gjinise se kujtimeve, "Intervista" e gjate qe i pat dhene Miftari shkrimtarit kosovar Hasan Hasani, mbetet nje gur themeli per te njohur jeten, veprimtarine politike, bindjet dhe formimin e gjithanshem te profesorit (Hasan Hasani, "Miftar Spahija - Korife i Lumės", Prishtine 1995).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara