HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Akademia Shqiptaro - Amerikane e Shkencave dhe Arteve - Nju Jork, SHBA - zhvilloi dje, njė Simpozium Shkencor Mbarėshqiptar, nė nderim tė 600-vjetorit tė Lindjes sė heroit mė tė madh tė kombit tonė, Gjergj Kastriot - Skėnderbeut

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Nė tepullin e dijes nė Nju Jork, kryeqendra e kulturės dhe shkencės, shqiptarėt e Amerikės e pėrjetėsojnė figurėn Kryeheroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot - Skėnderbeut

"Adelphi Academy" - BROOKLYN NY: Akademia Shqiptaro - Amerikane e Shkencave dhe Arteve - Nju Jork, SHBA - zhvilloi dje, njė Simpozium Shkencor Mbarėshqiptar, nė nderim tė 600-vjetorit tė Lindjes sė heroit mė tė madh tė kombit tonė, Gjergj Kastriot - Skėnderbeut. Simpoziumi u mbajtė mė 19 - nėntor 2005, ora 9:30 tė ditės sė diel paradite. Nėn zėrin e kėngėtares sė njohur Merita Halilit dhe fizarmonikėn e mjeshtrit Raif Hysenit, salla plot emocione duke kėnduar nė kėmbė, pėrcolli dy Hymnet Kombėtare atė Amerikan dhe ate Shqiptar. Hymnet kombėtare tė dy vendeve Republikės s Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkura tė Amerikės, kanė shėnuar fillimin e aktivitetit, tė cilin, e ka ndjekur mė vėmendje tė madhe disa qindra pjesmarrės, bashkėatdhetar nga tė gjitha viset shqiptare, e trojet tona Etnike, studentė e intelektual amerikanė.

Skenografia e simpoziumt u pėrgatit nga skenaristi Astrit Tota nė bashkėpunim me arkitektin Muhamet Curi. Ndėrsa stema e simpoziumit u pėrpilua nga Elio Jakoeli, nė bashkėpunim me Petrit Muhametin. Kurse videoklipi me teknikė kompjuterimi u realizua nga studenti i talentuar Ardis Kadiu. Incizimi televizivė, xhirimi dhe intervistimi u realizue me mjeshtri nga Arben Kotoni. Tematika kishte si qėllim trajtimin nė mėnyrė shkencore tė temės :" Gjergj Kastrioti - Skėndėrbeu - Hero Kombėtar, strateg i fitoreve historike, farkėtues i bashkimit kombėtar, shtetar i madh, diplomat ikone, mbrojtės i popujve tė Ballkanit, i civilizimit europian dhe kristianizmit." Simpoziumi u mbajtė nė tepullin e dijes, shkollės mė tė vjetėr dhe mė prestigjoze nė Nju Jork, "Adelphi Academy", ku njė meritė pėr ndihmesėn i'u dha edhe "Njeriut tė Vitit 2000" tė shpallur nga kjo shkollė, shqiptaro - amerikanit Robert Kadiu. Pėrgatitja organizative e simpoziumit e kryer nga Agim Boba. Tė gjitha referatet, kumtesat dhe diskutimet ishin tė shoqėruara me hartat, skicat, skemat, grafikėt, fotografit, pikturat, skulpturat dhe sekuencat filmike tė filmit tė parė kushtuar Gjergj - Kastriotit - Skėndėrbeut, realizuar nė vitin 1952.

Simpoziumi nė fjalė qė qe i ndarė nė dy senaca dhe zgjati rreth 6-orė, dha njė pasqyrim mbi disa studime e reflektime tė histrorisė sė Skėnderbeut, - veēanėrisht, e parė, kjo sipas kumtesave nė kėndvėshtrimin Ballkanik tė Evropės sė qyteruar, e me gjėrė, duke tentuar tė sygjerojė dhe nxjerren nė dritė mbi tė vertat e heroit tonė kombėtar Gjergji Kastrioti - Skėnderbeu. Nė kėtė Sipozium referuan intelektual tė shquar shqiptar si Profesor Peter Prifti, Prfo. Dr Prof. Dr Skėnder Kodra dhe Prof. Dr. Agron Fico, Prof. Dr. Dhorka Dhamo, Dr Miokom Zeqo, Dr Mentor Quku, Dr. Lutfi Turkeshi e tjer. Ndėrsa e pėrshėndetėn disa intelektual tė shquar shqiptarė: sekretari shkencor i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės Mr. Zija Bylykbashi. Prof. Dr. Salvador Bushati drejtor i projekteve nė Akademinė e Shqipėrisė. Prof. Pjeter Prifti. Prof. Sami Repishti. Kryeredaktori i revistės Dituria Petraq Risto. Drejtuesi i shoqatės "Drita Hyjnore" Rev. Dervish Rame Ēelaj., Dr. Pirro Shtino, Piktori Vlash Droboniku.

Prof. Dr Skėnder Kodra, Kryetar i Akademisė, mbajti fjalėn e hapjes tė kėtij simpoziumi, i cila, u ndoq mė pasė nga 12- kumtesa tė tjera, tė mbajtura kėto, nė dy seanca prej ligjeruesish me tituj tė lartė nė histori, shkencė, kulturė, artė e mjeksi, tė njohur nė tė dy kontinetet nė Europė, e Amerikėn e Veriut. Seancėn e parė e drejtojė Prof. Dr Skėnder Kodra dhe Prof. Dr. Agron Fico, njė nga "artitektėt" e kėsaj ngjarje tė madhe nė komunitet.

Nė fjalėn pėreshendetėse oratori, Prof. Dr. Agron Fico, ju drejtua audiencės: "Tė nderuar miq e tė ftuar, Zonja e Zotėrinj !

Mirė se erdhėt nė sipoziumin Mbarėkombėtar kushtuar Heroit mė Tė madh tė kombit Shqiptar, Gjergj Kastriot - Skėnderbeut ! Jemi mbledhur nė kėtė tubim shkencor, kėtu nė Nju Jork, kryeqendra e kulturės dhe shkencės, qė tė nderojmė 600- vjetorin e lindjes sė Kryeheroit tonė kombėtar, Gjergj Kastriot - Skėnderbeut. Kjo ėshtė njė ditė e bardhė e shėnuar nė jetėn intelektuale tė Diasporės shqiptare !

Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro - Amerikane e ndėrmori organizimin e kėtij simpoziumi shkencor me pėrkushtim atdhetar, me njė program tė hollėsishėm dhe me moton: disiplinė shkencore, profesionalizėm dhe bashkėpunim. Nė kėtė program u hodh ideja dhe pėr ngritjene njė monumenti pėr Heroin tonė, nė njė vend qendror nė Nju Jork. Nė emėr tė Kryesisė sė Akademisė falenderoj publikisht tė gjithė autorėt e kumtesave, bashkėpuntorėt, e tė tjerė pėr ndihmesėn e dhėnė nė pėrgatitjen e Simpoziumit. Dėshirojė gjithashtu tė pėrgėzojė gazetat " Illyria" dhe " Bota sot" pėr pasqyrimin e punės dhe artikujve kushtuar organizimit tė kėtij tubimi shkencor. Natyrisht, sponsorėt e kėtij aktiviteti shkencor e kulturor meritojnė nderime tė veēanta dhe, nė tė ardhmen, le tė bėhen nxitje dhe pėr biznesmenė tė tjerė!

Referati kryesor i Dr. Moikom Zeqo, nė mungės, u lexua nga znj. Dhurata Risto, (gazetare e redaktore e revistės Dituria) titullohej "Aspekte te heraldikės tė Gjergj Kastriotit - Skendedrbeut."

Seanaca e parė:
Kumtesa "Figura e Skėndėrbeut nė folklor" u mbajtė nga Prof. dr. Agron Fico(gjuhetar e albanolog) n/kryetar i Akademis se Shkencave Shqiptaro - Amerikane, ose i quajtur ndryshe si "Profesori i pesė kontineteve". Prof. Dr. A Fico, ndėrtėtjera nė kumtesė tha se :"Kėngėt popullore, vendase dhe arbėreshe pėr Skėnderbeun janė krijime artistike tė lindura nė bazė tė ngjarjeve heroike tė shekullit XV-tė, dhe janė ushqyer nga gurra e traditės poetike popullore shqiptare, prandaj mendimi i folkloristit sovjetik B. N. Putilov se, "Nė eposin pėr Skėnderbeun ka motive qė tė kujtojnė eposin pėr Krajleviē Markun" ėshtė pa bazė dhe nuk gjen mbėshtetje nė materialin faktik. Putilovit po i kujtojmė se, qysh mė 1636, folkloristi ynė i parė, Frano Bardhi, i kishte dhėnė njė shuplakė tė fortė peshkopit tė Bosnjės, Tomeus Marnavitius, qė orvatej tė nxirrte Skėnderbeun me origjinė boshnjake. Bardhi sjell si argument faktin qė, kujtimi i Heroit Kombėtar ėshtė akoma i gjallė nė popullin shqiptar, qė e kėndon ndėr kėngė si njė hero tė vetin

Mė pasė referoi sekretari shkencor i Akademisė, Dr Namik Shehu me kumtesėn "Gjergj Kastrioti - Skėndėrbeu nė optikėn e historianėve". "Historiografia shumė shekullore e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, tha nė kumtesėn e tij Dr. Shehu,; e paraqitur nė rrafshin shumė dimensional dhe tė shumėfishtė, shfaqet sot, nė ditėt tona, mjaft e begatėshme ; me thesare zbulimesh tė larmishme; qė evidentojnė mė shumė dinjtet; presonalitetin, heroizmat dhe trimėritė e Tij epokale, tė kthyer nė legjendė. Sa mė tutje tė shtyehn vitet dhe shekujt, po aq e paharrueshme dhe aq mė e qartė; na duket dhe na afrohet epopea e Skėndėrbbeut, e thurur me lavdi. Bota Arbėrore - Shqiptare, Kombi ynė, i kudogjendur; e njeh dhe e ka shpallur vitin 2005-; "Motin e tė Madhit Skėndėrbe"; pėr tė pėrjetuar, festuar dhe nderuar korifeun e tė gjitha kohėrave - Gjergj Kastriotin - Skėndėrbeun", tha nė vijim Dr Namik Shehu sekretar shkencor i Akademisė.

Profesori i njohur shqiptaro amerikanė Prof. Piter Prifti, u paraqitė nė kėtė simpozium me kumtesėn qė lexojė mbesa e tij gazetarja shqiptaro-amerikane Rafaela Prifti me titull:" Njė letėr e Pal Engjėllit drejtuar Skėndėrbeut mė 1463". Letėr, e cila solli para pjesėmarrėsit fakte shumė interesante. Ndėrsa gazetari Hysen Kosovrasti nga Dibra e Madhe, lexojė kumtesėn e Dr. Lutfi Turkeshi, bashkėqytetar i tij me titull:"Lufta e Skėnderbeut nė Sfedigrad" e cila fliste mbi bėmat dhe trimėrit qė solli popullit tonė nė kėtė luftė Gjergj Kastrioti - Skėndėrbeu. "Skėndėrbeu dhe Harry Hodgkinson" ishte njė tematik e zgjedhur prej shkrimtarit shqiptaro -amerikanė Naum Prifti, i "shkoqitur" mirė nė tė gjitha vėshtrimet qė kishte bė autori i saj. "Gjergj Kastrioti - Skėndėrbeu nė Diasporė", qe kumtesa e mbajtur nga veterani i komuntetit aktivistit tė dalluar zotėri Ahmet Zherka, atdhetar i shquar i Diasporės. Ai solli tė freskta kujtimet e tija rreth shfaqjes sė filmit "Skėndėrbeu" pėr herė tė parė nė kolonitė shqiptare tė Amerikės. Pėr herė tė parė tha Zherka, ky film u shfaq nė ish-"kryeqytetin" e kolonive shqiptare nė Bostonin e Nolit, e mė masė nė "kryeqytetin" e gjithė shqiptarėve nė Amerikė - Nju Jork-un".

Senaca e dytė:
U drejtua nga Dr. Namik Shehu, sekretar shkencor i Akademisė dhe bashkėorganizues i kėtij evenimenti kultural me rėndėsi tė veēantė."Figura e Skėnderbeut nė artet figurative" qe tema qė trajtojė Prof. Dr. Dhorka Dhamo."Personaliteti i Skėnderbeut, pohojė Prof. Dr. Dhorka Dhamo, lufta e ti vigane 25 vjeēare, frymėzuan autorė tė kombėsive tė ndryshme nė krijimin e veprave tė panumėrta e tė shumėllojshme,. Njė vend rėndėsor midis veprave artistike me temėn e Skėnderbeut, zenė krijimet figurative nė pikturė, skulpturė si dhe gravurat aq tė shumta nė botimet historike dhe letrare, tha ajo. Nė fund Prof. Dr. Dhorka Dhamo, se :"nė kuadrine Jubileut, veprat e krijuara nga artistė tė shquar tė brezave tė ndryshėme, do tė kenė fatin tė paraqiten gjithashtu jo vetėm nė Tiranė por dhe nė Prishtinė, nė ekspozitėn qė do tė organizohet me kėtė rast. Midisa veprave tė pėrzgjedhuara tha ajo, do tė bėjė pjesė edhe kuadri, dikur i refuzuar, i Alush Shimės, vepėr fituese e konkursit nė Artet Figurative 2005.

"Skėndėrbeu figurė qėndore nė poezinė e Ndre Mjedės" titullohej kumtesa nga Dr. Mentor Quku, lexuar nga mėsimdhėnsja Valbona Ēomo."Epoka e Skėndėrbeut, ėshtė pėr Dom Ndre Mjedėn gjėja mė e lavdishme e mė e madhėrishme nė tėrė historinė kombėtare, ėshtė elementi mė i qenėshėm i krenarisė sonė kombėtare. Ajo nuk ėshtė njė epokė e mbyllur nė kronikat apo nė librat e historisė, por periudhė qė ndez dhe mban tė gjallė botėn shpirtėrore, idealet dhe frymėzimin e brezave tė tėra shqiptarėsh, thuhej ndėr tė tjera nė kumtesėn, e Dr Mentor Qukut, lexuar nga zonja Valbona Ēoma.

"Gjergj Kastrioti Skėndėrbeu nė vėshtrimin kinematografik", u mbajtė nga Astrit Tota, piktor e skenogarf me rrenome, njeri shumė emocinal qė tėrhoqi vemendjen e audiencės. " Nė kinematografi tha ai, tentativė e parė pėr xhirimin e figurės madhore tė Gjergj Kastriot - Skėndėrbeut, mbetet inisiativa e njė pasardhėsi Shqiptar i Epokės Skėndėrbejane nė Itali qysh me pushtimin ottoman, i cili mundi tė realizojė nė vitin 1939, vetėm njė suzhet tė filmit"Kalorsi i Krujės", - "Kruja Knight", i cili u trumptua menjėher nga pushtuesit italianė". Mirpo tha Tota, se me t'u ngritur mė 1952- Kinostiudio "Shqipėria e Re" nė bashkėpunim me mes krijuesve, kinesatėve dhe artistėve Sovjetikė e Shqiptarė mė 1953- u realizua filmi "SKENDERBEU".

"Kanuni i Skėndėrbeut" titullohej kumtesa e studiuesit Ndoc Gjergji.

Ndėrkaq studiuesi tjetėr Agim Boba, kishte zgjedhur temėn"Gjergj Kastriot - Skėnderbeu dhe mbėshtetėsit dibranė". "Eshtė fakt, tha studuesi Boba, se madhėshtia e luftės sė Skėnderbeut, lavdia e veprės mahnitese tė tij, bėri qė historiografia shqiptare dhe ajo botėrore ti kushtojnė kujdesin mė tė madhe paraqitjes sė figurės e veprės sė lavdishme tė tij dhe tė shkruajnė mė pak pėr origjinėn e Kastriotėve, tė familjes sė Skėnderbeut. Dhe kjo ka bėrė qė historianė tė kohės sė Skėndėrbeut e pas tij, tė trajtojnė me tė meta e pa saktėsi tė plotė burimet dokumentare pėr origjinėn e Kastriotėve dhe vet rininė e Gjergj Kastriotit. Sipas tij:" Teza kryesore e historiografisė shqiptare qė ishte lėnė nė harresė dhe ėshtė vėrtetuar nė kohė teė vona, fundi I Shekullit XIX tė dhe nė shekullit XX-tė e nė ditėt tona, ėshtė se Kastriotėt e kanė origjinėn e tyre tė vėrtetė nė rrethin e Dibrės , sepse nė veri tė Peshkopisė 8- kilometra larg kėtij qyteti ndodhet fisi i Kastriotėve dhe fshati Kastriot me tė njėjtin emer." Theksoi studuesi Agim Boba. Kumtesa e fundit qe ajo qė mbajti studuesi tjetėr dhe njė ndėr aktivistėt mė tė dalluar nė komunitet, zotėri Luan Isufi, me titull: "Beteja e Torviolit."

Nė vazhdim i jepet fjala Prof. Skėnder Isakut qė hedh dritė mbi shėrbimin sekret tė Moisi Golemit dhe Hamza Kastriotit. Mė tej e merr fjalėn Dr. Prenja Imeraj, ku hedh idenė e shėrbimit shėndetėsor nė periudhen e Skėndėrbeut dhe mbyll diskutimet Tom Paloka, gazetar e publicist i komunitetit.

Sipoziumi qe i shoqėruar edhe me vargje poetike, recituar nga Jessica Mulliqi - aktore e aktiviste nė komunitetin shqiptarė tė Amerikės, gazetare nė Radio"Melosi" dhe disa grimcave humoristike tė interpretuara me plotė mjeshtėri nga humoristi i njohur komunitetit shqiptarė tė Amerikės, aktori Astrit Sula. Pėr nder tė kėtij simpoziumi u shtrua njė drekė nė ambjetet komode tė Adelphi Academy pėrgatitur nga Pashkė Maksutaj me bashkėshorten e tij. Kurse nė mbremje u organizue nje darkė nė restaurantin "Fino" tė pronarit Pjetėr Vulaj nė Manhattan.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara